• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kylie Minogue në korrik me albumin e ri

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Pritja e gjatë ka mbaruar për këngëtaren australiane Kylie Minogue e cila do publikojë në 28 qershor këngën e saj të re “All The Lovers”.


Kënga që synon të pushtojë majat e klasifikimeve verore do paraprijë daljen e albumit “Aphrodite” në 6 korrik. Në qëndër të albumit do jetë bukuria, dashuria, sensualiteti dhe ky është një rikthim pas për Minogue, e cila rindjek gjurmët e muzikës dance.

“All The Lovers” është kënga e fundit e shkruar në albumin e ri, por këngëtarja thekson se e dinte që do përfaqësonte gjithë albumin.

“Eshtë një këngë që të ngjeth mishin. Jam kurioze të mësoj si do reagojnë njerëzit ndaj kësaj kënge”, thekson bukuroshja austraiane. Disa nga autorët e teksteve të këngëve jane, Stuart Price, Calvin Harris, Jake Shears, Nerina Pallot dhe Tim Rice-Oxley.

Minogue ka shitur mbi 60 milionë disqe në gjithë botën dhe konsiderohet si një nga artistet më të talentuara të momentit. “Aphrodite” është albumi i 11-të i këngëtares australiane.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top