• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lëvorja aromatike mbron nga kanceri

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Kalojeni në rende lëvoren e një limoni, qiteni në çaj, si shtesë dhe kjo do t'ju mbrojë nga kanceri i lëkurës.
Lëvorja e agrumeve ose thënë më mire, vaji nga lëvorja e limonit, e portokallit dhe e grejpit përmban materie shumë të dobishme me limoneni-d.
Studimi amerikan, i publikuar në revistën profesionale Nutrition and Cancer, ka treguar se limoneni-d pengon zhvillimin e qelizave të kancerit të lëkurës, si dhe krijimin e tumorit të lëkurës, që është shumë i shpeshtë në botë. Natyrisht, lëvroja e limonit duhet të jetë e pastërpikur!

Krahas kësaj preventive aromatike, nuk duhet harruar as masat e njohura, të moçme, të mbrojtjes nga kanceri i lëkurës: gjatë gjithë vitit mbrohuni me kremrat me faktorin mbrojtës 15 dhe një herë në muaj bëni vetëkontrollimin në mënyrë që me kohë të mund t'i vëreni ndryshimet e mundshme
 
Top