• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lady Gaga: Jam si halla ime

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Lady Gaga mendon se ajo është kopja e hallës së saj të vdekur, e cila ia ka transferuar kreativitetin para se të jetë lindur.
Krijuesja e hitit “Bad Romance”, e cila kohëve të fundit është parë duke u takuar me këshilluesit shpirtëror, mendon se kreativiteti i saj vjen nga halla e saj Joanne, e cila e transferoi shpirtin në Gagan, kur kjo e fundit ishte në barkun e nënës së saj Cynthia.

“Motra e babait tim, Joanne, vdiq në moshën 19 vjeçare, kur babai im ishte vetëm 16 vjeç. Dhe kur nëna ime është dashur të martohet me babanë tim, ata qëndruan në shtëpinë e tij, ku ai është rritur dhe një dritë erdhi papritmas në dhomë dhe e preku stomakun e saj e më pas u largua. Ajo beson Joanne erdhi në dhomë dhe për babanë ishte gjithçka në rregull që Joanne e transferoi shpirtin në nënën time”.

“Kështu, kur unë jam lindur, ishte sikur unë isha puna e saj e papërfunduar. Ajo ishte poete dhe femër e vërtetë rilindëse, e pastër nga zemra dhe një person i bukur. Ajo vdiq e virgjër. Dhe një nga këshilltarët e mi shpirtëror më tha se unë kam dy zemra në gjoksin tim, ndërsa unë për vete e besoj këtë”, deklaroi Gaga e cila gjithashtu shtoi se ka dëshirë të vdesë në moshë të re, ashtu si halla e saj.
 
Top