• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lamtumirë, Floppy Disk

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Kush përdorë sot floppy disk 3.5 inç?
Askush.

Kështu që thjeshtë thënë, në një lajmërim simbolik nga Sony është lajmëruar se kjo kompani më nuk do të prodhojë këtë format as në Japoni, duke shënuan edhe zyrtarisht vdekjen e këtij formati

Sony ka ndalur prodhimin e floppy disqeve në SHBA dhe në shtete tjera të mëdha para shumë viteve, dhe secila korporatë tjetër e madhe është larguar nga formati, tani i quajtur arkaik.

Sipas Cnet, Sony ende ka menaxhuar të shes 12 milion floppy disqe në vitin e saj të fundit fiskal. Kjo mund të jetë për shkak se është ende i vetmi lojtar i vërtetë që është në këtë treg. Por ka megjithatë ka vendosur që është koha për të ecur para.

Sony bart me krenari epitetin e zhvilluesit të formatit 3.5 dhe e ofruesit në treg të këtij formati. Për herë të parë ka shpalosur këtë medium për kompjuterë në vitin 1981.

Në ditët e sotme ky medium është bërë atërisht i vjetruar, dhe në shkatërrimin e reputacionit të tij më së shumti kanë ndihmuar paraqitja në treg e kartelave të vogla të memories. Këto janë formatet e reja USB, CD dhe DVD, madje kohëve të fundit edhe standardi Blu-ray.

Në kohën e tij, një pajisje ruajtëse e dorës mund të ofronte hapësirë të mjaftueshme prej 1.44 MB, që për atë kohë ishte hapësirë jashtëzakonisht e madhe. Tani, ky medium ka një vlerë prej 10 cent.

Sony zyrtarisht do të ndal operacionet e saja për floppy disk në fillim të vitit të ardhshëm. E prej këtij momenti ne na mbetet vetëm të përshëndetemi nga Floppy disku.
 
Top