• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lamtumirë Google Wave

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Google Wave, një produkt i cili besohej se do ta ndryshonte mënyrën e komunikimit për të gjithë ne, “nuk është më në mesin tonë”. Dikur, njerëzit madje e shisnin llogarinë e tyre në eBay për 70 dollarë.
Në një postim në blogun e saj, Google ka deklaruar se “ata nuk janë duke planifikuar të vazhdojnë zhvillimin e Wave, si një produkt të vetëm” edhe pse kodi i saj do të jetë në dispozicion si “open-source”.

Ky hap nuk duhet të na habis edhe aq shumë duke e marrë parasysh vështirësitë e kompanisë në integrimin e këtij shërbimi me Gmail, dhe hapjen e llogarisë vetëm përmes ftesave.

Mirëpo, ajo që është më interesante në këtë drejtim, është “shkëlqimi dhe rënia” spektakulare e këtij produkti të Google. Gjatë vitit 2009, Google Wave me siguri ka qenë produkti më i përfolur gjatë një periudhe të caktuar vitit, mirëpo vetëm disa muaj pas lansimit zyrtar, gjithçka ishte shuar për Wave, dhe zhurma për të u shndërrua në heshtje të plotë.

Bashkë me Wave, edhe Google Buzz ka shënuar një dëshpërim të madh të kompanisë, e cila gjithsesi po kërkon të bëjë diçka më shumë sa i përket përfshirjes së saj në rrjetet sociale.
 
Top