• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Laptop me stil nga MSI

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Nga kompania MSI vjen edhe një laptop i cili sjellë ekran të diagonales prej 14-inçësh si dhe shtëpizë të stilizuar.
MSI lëshon në shitje laptopin me të cilin vë në shënjestër adhuruesit e laptopëve “të bukur dhe me stil”. Rezolucioni i ekranit është 1.366 x 768 piksela, e në të janë integruar teknologjitë për rritjen e performansave Turbo Drive e GPU Boost.

Laptopi vjen me procesor Core i5 të Intel, DDR3 memorie me kapacitet sipas përzgjedhjes, si dhe grafikën GT 325M të NVIDIA-s me një gigabajt memorie.

Pesha e këtij laptopi është 2.2 kilogramë, disku mund të merret në kapacitet prej 250, 320 e 500 GB, ka DVD Writer, lexues të kartelave të memories, Bluetooth 2.1 dhe kamerë uebi prej 1.3-megapikselash. Bateria e tij është me gjashtë qeli, mirëpo të dhëna për autonominë e punës që ajo ofron nuk ka.

Prodhuesi nuk ka zbuluar datën e paraqitjes në treg e as çmimin.
 
Top