• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Legjenda e futbollit shqiptar Panajot Pano

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Në jetën e tij si futbollistike, “Pushkashi” shqiptar shënoi mbi 500 gola në 700 ndeshje

- Në jetën e tij si futbollistike, “Pushkashi” shqiptar shënoi mbi 500 gola në 700 ndeshje -

Një vit më parë, më 19 janar 2010, u shua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e një ataku kardiak, në moshën 71-vjeçare zemra e legjendës së futbollit shqiptar, Panajot Pano, ish-sulmuesi i Partizanit dhe i kombëtares.

Ai vlerësohet si njëri nga futbollistët më të mëdhenj të Shqipërisë. Djaloshi Pano e nisi karrierën e tij si portier, por cilësitë e tij të rralla e shndërruan atë si sulmuesin më të madh me fanellën e Tiranës e Partizanit, përpos ndonjë ndeshje ndërkombëtare si i huazuar me Dinamon.

Dikush në Shqipëri e quan një “Pele shqiptar”, një tjetër një “Pushkash i vogël”, një i tretë e konsideron magjistar përpara portës si një “Gerd Myler në versionin shqiptar”.

I zbuluar nga “profesori pa diplomë”, Xhavit Demneri, Joti, katër herë kampion i Shqipërisë (1961, 1962-1963, 1963-1964) dhe pesë herë fitues i Kupë të Shqipërisë (1961, 1964, 1966, 1968, 1975), autor i mbi 100 golave ndërkombëtarë, e mbi 500 të tillë në 700 ndeshje gjatë karrierës së tij të gjatë futbollistike, u shkëput nga fusha e blertë 35-vjet më parë, në vitin 1975, por të qenë përjetësisht e lidhur me të.

“Nëse Panajot Pano ndoshta nuk mund të më kujtojë më, unë e kam parasysh atë gjithmonë”, - është shprehur dikur për shtypin gjerman “Kaizeri”, Franc Bekenbauer, legjenda e madhe e futbollit botëror dhe Gjermanisë, për atë performancë të jashtëzakonshme te “Jotit” në ndeshjen e Shqipërisë kundër Gjermanisë në vitin 1971.

“I shpejtë si era, energjik, depërtues, i papërmbajtshëm, bombë e vërtetë”. Këto janë disa nga përcaktimet e bëra nga gazetarët dhe radiokronistët e kohës, për Panajot Panon, legjendën e futbollit shqiptar dhe ish-futbollisti i famshëm i Partizanit, që, gjatë karrierës së tij futbollistike, njeriun që ka luajtur mbi 700 ndeshje, 100 prej të cilave ndërkombëtare, përfshirë edhe ato miqësore të klubeve dhe ekipeve kombëtare dhe Olimpike.

Pano ka luajtur dhe ka shkëlqyer kundër lojtarëve të mëdhenj nga Gjermania, Jugosllavia, Polonia, Turqia apo Bullgaria. Ish-sulmuesi i madh nuk mundi të luajë për asnjë ekip të huaj, edhe pse pati disa oferta nga vëzhgues nga Gjermania, Holanda, Danimarka, Zvicra, Irlanda e Veriut, apo Turqia, të ardhur së bashku me ekipet e tyre kombëtare për llogari të klubeve të huaja.

Në nëntor të vitit 2003, me rastin e jubileut të UEFA-s, ai u shpall “Lojtari i artë” i Federatës Shqiptare të Futbollit. Në vitin 2005, ai u shpall “Futbollisti i më i mirë i shekullit”, një listë kjo e publikuar nga FIFA me 100 sportistë nga një për çdo vend, ndërkohë që në vitin 2009, pikërisht më rastin e 70-vjetorit të lindjes, u nderua nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me medaljen “Nderi i Kombit” - medalja e tij e tetë personale.

“Panajot Pano nuk ka qenë vetëm një personazh brilant i sportit, por dhe një njeri shumë i respektuar, një njeri me të gjitha parametrat qytetare”, - u shpreh Topi, një ish-president nderi i Klubit të Futbollit “Tirana”. “Mjeshtri i Merituar i Sportit, Panajot Pano, mbetet sportisti më popullor në Shqipëri, një “Pele” shqiptar.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në mbledhjen e kabinetit të tij, e shpalli ditë zie kombëtare ditën e zhvillimit të ceremonialit funebër në nderim të legjendës shqiptare të futbollit, Panajot Pano.

Homazhe për Panajot Panon, katër herë kampion i Shqipërisë, pesë herë fitues i Kupës së Republikës, autor i 4 golave në 24 ndeshje me kombëtaren, autori i golit të parë të Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Europian 1964, në fitoren 1-0 kundër Danimarkës, kryen figurat më të larta të vendit, përfshirë Presidentin e Republikës, Bamir Topin, kryeministrin Sali Berisha, ministra të kabinetit, njerëz të botës së sportit, tifozë por dhe njerëz të thjeshtë.

Panajot Pano

(7 mars 1939-19 janar 2010)

- Ekipet

1955-1957: “17 nëntori” (të rinjtë)

1957-1959: “17 nëntori” (të rriturit)

1960-1975” Partizani

1962: Dinamo (për Kupën Ballkanike)

- Trofe kolektivë

4 herë më Partizanin: 1961, 1962-1963, 1963-1964, 1970-1971

5 herë fitues i Kupës së Shqipërisë: 1961, 1964, 1966, 1970, 1973

- Trofe individualë

3 herë golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar: 1960 (12 gola), 1961 (17 gola), 1969-1970 (17 gola).

- Medaljet ndërkombëtare

Medalje argjendi në Turneun e Ushtrive të Lindjes, Hanoi 1963

- Tituj sportivë

“Mjeshtër Sporti”

“Mjeshtër i Merituar i Sportit”

“Nder i Sportit Shqiptar”

- Dekoratat

Urdhri i Artë “Mjeshtër i madh”

Urdhri i Punës i Klasit të II-të

Urdhri i “Naim Frashëri” i Klasit të III-të

Urdhri i “Naim Frashëri” i Klasit të II-të

Urdhri i “Naim Frashëri” i Klasit të I-rë

Urdhri i Artë “Naim Frashëri”

Medalja e Meritës për 100-vjetorin e FIFA-s

Medalja “Nderi i Kombit”

- I zgjedhur

President Nderi i Klubit të Futbollit “Partizani”

President Nderi i FSHF-së
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,494
Pikët
113
Panajot Pano

Ikja pa kthim e Panajot Panos



Nga: Ben Andoni


Ish-futbollisti i madh i përfaqësueses shqiptare dhe ekipit të “Partizanit”, nuk do të jetojë më. Në vitet e fundit kishte shkuar edhe një herë drejt vdekjes, por këtë herë, fatkeqësisht për të mos u kthyer më pas. Kështu e mbylli jetën një nga 50 futbollistët më të mirë të UEFA-s për shekullin e XX
Pak ditë më parë, legjenda e futbollit shqiptar, Panajot Pano, ka mbyllur jetën e tij në një spital të Floridës. Pak e papritur për familjen dhe njerëzit më të afërt, por jo mbase për vetë Panon, që në vitet e fundit i ishte afruar edhe herë tjetër vdekjes. Më kot, këtë herë s’ka mundur t’i shkëputet dot duarve të saj.
Pano ka pasur fatin e pak njerëzve në Shqipëri. Fat, që ai e ka mëkuar përmes talentit të tij të pakrahasueshëm dhe për më tepër simbolikën e tij në sport. Ajo është e merituar dhe e pakrahasueshme me sportistët e tjerë shqiptarë të topit të këmbës. Mund të kundërshtohet, mund të përflitet gjithçka, por për pak njerëz si Pano në historinë e Shqipërisë, nuk ka mëdyshje. Ai ka bërë atë që të gjithë palët të heshtin dhe të bashkohen në dhimbje për përkujtimin e madh, se ai ka qenë futbollisti më i madh i historisë së kampionateve kombëtare të Shqipërisë dhe i përfaqësimit të saj. E mbi të gjitha edhe një njeri i mrekullueshëm. Do të mjaftojë thjesht kjo simbolikë e tij dhe edukata me të cilën prej tij janë ushqyer breza të tërë sportistësh dhe të rinjsh, që ai të mbahet mënd gjatë. E pra, Panajot Pano nuk ishte njeri i rëndë apo që kishte ngritur rreth vetes barriera që ti të mos i afroheshe kurrë herë. Jo. Panon mund të takonte kushdo. Mund të fliste kushdo dhe t’i kërkonte mendim kushdo. Ai dha shembullin gjithmonë me atë që dinte të bënte në fushë dhe në jetë.
“Dëshiroj t’ju gjendem pranë shpirtërisht në këto çaste dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të pazëvendësueshëm, Panajotit tonë të shtrenjtë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta! Sportisti i rrallë, korifeu i futbollit shqiptar, që me lojën e mahnitshme, shpirtin e tij luftarak dhe sidomos me golat e paharruar do mbetet ngahera i gdhendur në historinë e futbollit shqiptar dhe në kujtesën e tifozëve dhe sportdashësve, do të vazhdojë ngahera të admirohet jo vetëm nga ata që e njohën personalisht dhe patën fatin të luajnë me të apo kundër tij, por ai do të vazhdojë të kujtohet si një legjendë e gjallë e sportit shqiptar”, i ka shkruar presidenti Topi, familjes së tij. Ai është zyrtari më i lartë shqiptar, që për herë të parë, i akordoi një nderim të tillë, një sportisti shqiptar.
Panajot Pano e nisi karrierën e tij me të rinjtë e Tiranës, por më pas kaloi te rivalët e Partizanit, ku edhe njohu famën dhe pa asnjë mëdyshje edhe shkëlqimin më të madh. Panajot Pano ka në jetën e tij plot 147 gola në karrierë, nga të cilat 8 janë me Tiranën, 136 me Partizanin dhe 3 me fanellën e ekipit kombëtar. Një nga hidhërimet më të mëdha, që mund të ndiejë sot një njeri që ka njohur atë dhe lojën e tij është se ai dhe një plejadë tjetër e tërë e sportistëve shqiptarë nuk patën mundësi të aktivizoheshin me ekipet e huaja. Pano do ishte dhuratë nëse do vishte fanellën e kujto ekipi në Evropë, cilido të ishte ai. Loro Boriçi, një nga legjendat e tjera të futbollit shqiptar, ish- futbollist i Serisë A në vitet para lufte, dhe më pas trajner i ekipit përfaqësues shqiptar do shprehej: “Kur ke në skuadër futbollistë si Pano, të lehtësohet shumë puna dhe me pak kujdes mund të arrish në majat më të larta”. Kurse Rexhep Spahiu (ish-trajner i Partizani): “Më mirë një Pano me një këmbë në fushë, sesa një tjetër me dy”. Seleksioneri më i mirë i të rinjve shqiptarë, Xhavit Demneri (trajneri i parë i Panos) do shprehej me krenari: “Për një seleksioner, mendoj se është mjaft të thuash: kam nxjerrë Panajot Panon”.
Por nderimi që i dha UEFA disa vjet më parë, do të jetë mbase mbi të gjitha nderimet. Ai u cilësua si një nga 50 futbollistët më të mirë të shekullit të XX. Një nder i jashtëzakonshëm por edhe një piketë e vetme për shqiptarët, që është vështirë të arrihet nga ndokush tjetër. Pano do të mbahet mënd dhe për shpirtin e tij të madh. Një partizan i vërtetë për tu dhënë dorë trainerve vendas dhe më shumë lojtarëve të kampionatit shqiptar dhe mbi të gjitha një partizan i vërtetë i ringritjes së “Partizanit”, ekipit që i fali të gjithë jetën. Për Panon mund të shkruash pafund, por duhet të ruhesh nga panegjirizmat dhe lavdërimet e kota. Ai e tregoi në fushë dhe vite më pas jashtë saj se çfarë ishte. Madje edhe ata që u munduan ta shfrytëzojnë imazhin e tij, ishte vetë ai njeriu i parë që u tregoi se kjo nuk ishte e ndershme. Ai nuk rendi shumë për gjërat e tij, madje edhe kur flitej për të birin e tij Ledion, një futbollist i këndshëm shqiptar, që mund të ishte një nga sportistët më të arrirë me fanellën kuqezi. E dinte se bota që jetojnë ishte plot me mëdyshje dhe me mërira. Gjithsesi, Pano nuk rendi andej-këndej. E dinte se gjërat që bëhen me sforcim nuk ishin gjërat e tij. Të paktën, la një familje të mirë, e mbi të gjitha kujtimin e sportistit të shkëlqyer shqiptar.
Dhe, nderimi që i bëri në fund ekipi i Realit të Madridit dhe Gramozit, që në ndeshjen miqësore kundër të mëdhenjve madrilen, gati ishte bërë si përfaqësuese, ishte plotësisht i merituar dhe në kohën dhe në vendin e caktuar. Sepse Panajot Pano e meritonte . Thjesht që arriti në caqe ku nuk arriti dot askush dhe që e tregoi ndryshe fytyrën e shqiptarit.

Mapo
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,494
Pikët
113
Panajot Pano

Kane thene per Panajot Panon




Loro Borici (Mjeshter i Punes, Mjeshter i Merituar i Sportit): "Kur ke ne skuader futbolliste si Pano, te lehtesohet shume puna dhe me pak kujdes mund te arrish ne majat me te larta".

Rexhep Spahiu (ish-trajner i Partizani): Me mire nje Pano me nje kembe ne fushe, sesa nje tjeter me dy".

Xhavit Demneri (trajneri i pare i Panos): Per nje seleksioner, mendoj se eshte mjaft te thuash: kam nxjerre Panajot Panon".

Refik Resmja (Mjeshter i Merituar i Sportit): "Pano luajti me nje skuader me emer te madh, me Partizanin me futbolliste cilesore, por ai ishte supercilesor. Me i madhi mes te medhenjve".

Myslym Alla (ish-trajner i Tiranes): "Ne historine e futbollit tiranas, me te shkelqyerit kane qene Panajot Pano e Skender Halili. Panon do ta krahasoja me nje nga me te medhenjte e Evropes, si Krojfi".

Zihni Gjinali (Mjeshter i Merituar i Sportit, ish-trajner i Dinamos): "Nuk e kam drejtuar asnjehere, por e kam pare ne stadiume si trajner, futbollist e specialist. Do te thosha se eshte me i miri i vendit."

Mico Papadhopulli (ish-futbollist i Partizanit, ish-president i FSHF-se): Autoriteti sportiv, talenti dhe kontributi i Panajot Panos ne futbollin shqiptar eshte shume i madh dhe shume i cmuar, qe maten me emra te medhenj te fushave te tjera. Ne, qe kemi luajtur me te, emocionoheshim, mahniteshim me virtuozitetin e tij. Ah! Sa deshire do te kisha qe ta shihja perseri duke luajtur ne fushe".

Ismet Bellova (komentator dhe gazetar sportiv): "Pano ishte yll i futbollit tone. Me ate cka bente ne fushe, jo vetem te frymezonte, por dhe te detyronte te flisje, apo te shkruaje gjera te bukura, me superlativa".

Mico Ndini (ish-futbollist i Partizanit): "Nje futbollist me cilesi te rralla fiziko-teknike, qe, ne cdo moment, me fantazine dhe krijimtarine e tij, pershtatej ndaj kundershtareve dhe terrenit, duke arritur qellimin final, shenimin e golave".

Mehdi Bushati (ish-futbollist i Dinamos): "Lojtare si Pano i vine rralle futbollit tone. Nese ne ato vite kur luajti, do te ishte mundesia e levizjes se lire, me cilesite e mira fizike e teknike, qe ai zoteronte, me siguri ai mund te luante edhe me skuadrat e medha te Evropes, si Milan, Juventus e deri te Real i Madridit. I tille "prodhim" brilant i futbollit shqiptar ishte Pano. Ndoshta, do te duhen dekada te tera, qe te linde nje tjeter futbollist si ai.

Medin Zhega (ish-futbollist i Vllaznise dhe Dinamos): "Pano dinte gjithcka, qe duhet te dinte nje futbollist i klasit te larte. Pano realizoi gjithcka, qe mund te realizonte nje futbollist i klasit te larte ne karrieren e tij".

Mexhit Haxhiu (ish-futbollist i Flamurtarit dhe i Partizanit): "Te luaje me Panon ishte me teper se nje kenaqesi e deshire. Me Panon mund te luaje i qete, pasi ta lehtesonte shume lojen. Ai ishte kryefjala e futbollit shqiptar, duke realizuar te pabesueshmen, ishte i thjeshte dhe jo egoist, saqe asnjehere nuk e perdori fjalen "Une", "une gjuajta", "une pasova", "une shenova"... Kjo modesti ia rriti me teper personalitetin".

Fatmir Frasheri (ish-futbollist i Tiranes dhe i Partizanit): "Pano eshte nje nga legjendaret e futbollit shqiptar, i pakrahasueshem per kohen, kur luajti si sulmues. Spikaste per aftesine e jashtezakonshme me top, qe do te ishte edhe arma kryesore e tij. Edhe kur driblonte kundershtarin, e bente ne menyre origjinale, qe mund te quhet 'stili Pano'".

Helmut Shen (ish-trajner i perfaqesueses se RFGJ): "Ju keni nje kapiten te madh, Shllakun, dhe nje futbollist te madh, Panon".

Bekenbauer (ish-kapiten i perfaqesueses se RFGJ): "Te gjithe lojtaret me pelqyen, sa e kam te veshtire te bej dallime. Megjithate, me pelqeu kundershtari im, Bizi, ndonese ne Gjermani njohim me shume Panon".

Shulc (qendermbrojtes i perfaqesueses se RFGJ): "Askush, ne vendin tim dhe jashte tij, nuk ka guxuar te me sjelle rrotull, te me kaloje dore per dore, te me gjunjezoje, ashtu si Pano. Ai eshte lojtar i madh ne fushen e lojes".

Overat (mesfushor i perfaqesueses se RFGJ): "Skuadra juaj eshte shume e forte, sidomos ne fushen e saj. Me pelqyen, sidomos, Pano e Bizi".

Shnelinger (mbrojtes i perfaqesueses se RFGJ): "Pano mbetet nje 'lepur' i vjeter, sic themi ne ne Gjermani".
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,494
Pikët
113
Panajot Pano

Komuniteti sportiv kujton të madhin Panajot Pano

Dje, në orën 10:00, në ambientet e kompleksit “Aquadrom” në pishinat e Tiranës, komuniteti i gazetarisë sportive, në iniciativën e organizatorit dhe kolegut Dëfrim Met’hasani, ka kujtuar mjeshtrin Panajot Pano. Ish-futbollisti i famshëm shqiptar, i ndarë nga jeta përpara 2 vitesh (19 janar, USA) në moshën 70-vjeçare pas problemeve me zemrën.
Kupa “Panajot Pano” mori jetë në edicionin e tretë radhazi. Në këtë takim janë sfiduar 6 ekipe (FSHF, “Sporti shqiptar”, SuperSport, TringSport, Shkodra Sport, TVSH), të ndara në dy grupe. Në grupin e parë janë ndeshur midis tyre FSHF, SuperSport dhe Shkodra Sport. Ndërkohë që në grupin e dytë “Sporti shqiptar”, Tring Sport dhe TVSH. Në finale janë ndeshur mes emocionesh FSHF dhe Tring.
Fitues ka qenë FSHF, e cila me falë emrave të medhenj, si Bushi, Rraklli, Shulku, Zëri, Strakosha, Hyka, etj, me trajner Millan Baçin, ish futbollist i kombëtares ka ngritur në qiell trofeu “Pano”. Ndërkohë që Alban Bushi fitoi çmimin e golashënuesit me 8 gola. Në ceremoni, merrnin pjesë edhe figura si Papadhopulli, Rreli, Janku, Cungu, Llakaj, Mneri, Kona, Baku.
Ky aktivitet u mundësua nga suporti i zv.presidentit të Kukësit, Safet Gjici, kompleksit “Aquadrom” dhe firmës sportive “Sportika” (Top Sport). Në emër të familjes, kishte shumë vlerë prania e djalit dhe e trashgimtarit të legjendës Pano, Ledio Pano, që dorëzoi edhe një nga trofetë, ndërsa shkodranët dhuruan një foto të bukur të mjeshtrit Pano me simbolin tjetër të futbollit shqiptar, Saba Bizin. Gazeta “Sporti shqiptar”, fituese e dy trofeve të mëparshme “Pano”, nuk ka mundur shkojë drejt finales, pas 2 barazimeve ndaj TVSH (3-3) dhe Tring Sport (2-2).
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,494
Pikët
113
Panajot Pano

MAGJIA PANO premierë në AQSHF​





Ditën e mërkurë dt. 28.12.2011, ora 11.00, në sallën e kinemasë në AQSHF, u organizua premiera e filmit të ri dokumentar “MAGJIA PANO”, kushtuar futbollistit të shquar Panajot Pano, Nderi i Kombit.
Ky film i ri dokumentar është një bashkëpunim i suksesshëm i shtëpisë filmike BOTA SHQIPTARE me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.
Dokumentari, objekt i të cilit është jeta dhe vepra e këtij futbollisti të madh, është një ndërthurje mjeshtërore e kujtimeve të bashkëkohësve të tij me fotografi, dokumente, gazeta, vlerësime dhe kronikat më të zgjedhura e më brilante të kohës.
Ndërthurja emocionale dhe e kujdesshme e episodeve dhe ngjarjeve më të bujshme sportive të kohës me meditimin real dhe emocional të bashkëkohësve të Panajot Panos, transmetohen nëpërmjet një gjuhe të pasur e të zgjedhur filmike, plot emocion, dashuri dhe mjeshtëri artistike. Në ekran vjen natyrshëm atmosfera e gjallë sportive e viteve 60’-70’ dhe dashuria e madhe e njerëzve të thjeshtë për sportin e bukur dhe popullor të futbollit. Filmi “Magjia Pano” është një prodhim i realizuar nga “Bota Shqiptare” me producent Genti Gjonaj dhe në vijimësinë e gjatë krijuese është vepra më e re e regjisorit të njohur Kujtim Gjonaj.

Autorët kryesorë:

Regjisor: Kujtim Gjonaj
Skenari: Agim Doçi
Operator: Ibrahim Kasapi
Producent: Genti Gjonaj
 
Top