• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Legjendat

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,352
Pikët
113
Përgjigje e: Legjendat

Sipas burimit tim del se legjenda rreth Ures se Artes dhe asaj te Kalas Rozafa jane pothuajse identike. Dicka qe tregon se Arta ka qene e banuar nga shqiptaret.


Disa mjeshtra duarart
Μάστορες χρυσοί αντάμα po ndertonin ure ne Arte
φτιάχνουν γέφυρα στην Άρταura diten lartesohej
ό,τι μέρα σηκωνότανvinte nata e rrezohej
φτάνει η νύχτα γκρεμιζόταν.

Vjen aty nje magjistar
Ένας μάγος εκεί πέρα…
- O fatkeqa pune e mbar
- Κακή μοίρα, γεια στα χέρια
kur nje nuse te flijoni
θέλει νύφη να θυσιάστε
uren e Artes ta maroni.
τς Άρτας γέφυρα να φτιάστε
Kryemjeshtri e degjoj
Πρωτομάστορας π’ ακούει
nje bylbyl nuses i coj
στέλνει σπίτι του τ’ αηδόνι
- I thuaj nuses zog i bardhε
- Ασπρο πες πουλί στη νύφη
tash tek ura mos me ardhe.
στο γεφύρι να μην τύχει.
Dhe bylbyli fluturoι
Πέταξε γοργά τ’ αηδόνι
lajmin vrap nuses i a coj.
άλλα πάει και λέει στην κόρη.
Dridhen mjeshtrat si purteka
Ψάρια τρέμουν οι μαστόροι tash prejt kujt po sillet dreka.
ποια το φαγητό θα φέρει.

Ne gryk te rruges del tuj ardhe
Βγαίνει στράτα. δρόμο παίρνει, nuse molla bor e bardhe
νύφη μήλο, άσπρο χιόνι.Kryemjeshtri kur e pa
Πρωτομάστορας τη βλέπειi shkoj zemra ne koke i ra.
η καρδιά ραγίζει πέφτει.- Dora u lumt o ustallare
- Γεια χαρά σας ρε μαστόροι pse spo shkoka puna mbar
στράφι η δουλειά σας όλη
kryemjeshtri ce ka gjet
τι τον μάστορά σας βρήκε
ka ule kryt e nuk po flet.
δεν μιλά στη λύπη μπήκε.- Una zen ne uje ka tret.
- Στο νερό η βέρα λειώνει.Ulet nusja me ia gjet
Να τη βρει η νύφη μόνη kur ne themel e paskan hedh
μπήκε κάτω στο θεμέλι e murrosen nusen vet.
την εχτίσαν πέτρα όλη.

- Si po me dridhen kemb e dur
- Όπως πόδια χέρια τρέμουν keshtu u dridh gjithmone kjo ure
τα γιοφύρια σας να κρέμουν - Mos mallko i thot kryemjeshtri
- Οι κατάρες σου δεν κάνειse vjen vllaj knej nga kurbeti
απ’ τα ξένα αδέρφι φτάνει
- Fjala mbrapsht, goja mu thafte
- Να’ ν το στόμα μου ξερόtrupi im hekur u beft
το κορμί μου σίδε ρο qumshti i gjinit drit e djellit
ήλιου φως τα στήθια καίει shpirti yje neper qiell
του ουρανού η ψυχή μου αστέριoj Cameri o vendi im
Τσαμουριά μου ωχ εγώ
ε καμ len nje djale jetim
έχω αφήσει ορφανό
gjini kurre mos mu shterofte
το βυζί να μη στερέψεινανα kurre mos e haroft
μάνα του νάχει στη σκέψηoj Cameri placave kulle e
όι, κάμποι Τσαμερ ίme ma rrit djalin per grue
κάντε άντρα το παιδί
kur ti vjen malli per drite
όταν ήλιο θα διψάσει qumesht e drite ti jap me pi.
μάνας γάλα να θηλάσει

P.s po me ben pershtypje kjo kenge malesore nga veriu per uren e Artes.
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
17,367
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Përgjigje e: Legjendat

Ia vleka të lexohet.
Hyra pe¨r pak e m,beta goxha gjatë!

Kënaquni edhe ju!
 

angelinna

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 17, 2019
Postime
1
Pikët
0
Përgjigje e: Legjendat

po tashi une dhe nuk di kaq legenda ( vec ate qe i dime te tere) po mua me pelqejne zodiac ja vura nje vente ketu qe ka zodiac falas (lezoj kur kam kohe)
po juve dini do nje liber me legenda? Te them te verteten, mua me shihojne libra meshume ce keto gjera ne internet.



( po ta shikoj do njeri kete post, te lutem tregom si te ve nje pic ne profili tim kete se nuk e kuptoj )
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
10,525
Pikët
113
Legjenda e urës së Artës..

310px-Arta1.jpg

URËN E NARTËS NDËRTOJMË[6]

Tre vëllezer kaha Lluri:[7]
ki Panua, ki Mihal Guri,
Kiçua i vogël si nuri,[8]
— Të tre vëllezer që jemi,
dizet pëntorë i kemi,
urën e Nartës ndërtojmë,
natë e ditë nuk pëshojmë,
dot në këmbë s’e qëndrojmë.
Urë, moj urë e mallkuar,
ç’fal të kemi, ja na thuaj?
Ati shkon një plak e u thotë:
— Pënofshi sot edhe mot,
po ura s’u qëndron dot,
pa vënë një shpirt në botë,
e një dem të zi t’e vini,
e një dash të zi t’e vini,
atje nek bëni themelin,
Kushtu ndreqetë kjo urë,
të shkojnë gjithë në urë,
ujt’ e lumit — mos t’i njumë
të shendosh’ e të sumurë.
Në kloft’ se plakun dëgjoni,
nuseve mos u rrëftoni,
t’a bëni me besa-besë,
kush t’e sellë bukën nestër,
ne themeli ta mbëloni,
edhe demin t’e mbëloni,
edhe dashin t’e mbëloni
Kiçua i vogël ish me besë,
Panua e Mihua të pabesë.
Thotë vjehrra nuses madhe:
— Ngreu ti, oj nusa e madhe,
shperu bukën ustallarve.
— Vjehrrë, o vjehrrë, ku ma gjete,
le ta shperë nusa e mesme,
se e kam djalin me ethe.
Thotë vjehrra nuses mesme:
— Ngreu ti, oj nusa e mesme,
shperu bukën ustallarëve,
— Dale, nanë, se kam pak punë,
se kam duartë me brumë.
I thotë vjehrra nuses vogël:
— Ngrehu ti, oj nusa e vogël,
shperu bukën ustallarëve.
— Dale nanë, se kam pak punë,
sa të vë djalin në gjumë.
— Ikë ti, se e vë unë.
— Mirë nane, vete unë.
U nis nusa për në urë:
— Puna e mbarë, o ustallarë!
— Mbarë paç kunata jonë, —
i tha Panua me Mihalë.
Thotë Kiçua i vogëli:
— Grua, kur të paçë me si,
i tërë dheu m’u nxi.
Kemi tre vjet që pënojnë,
e dot urën s’e mbarojmë:
gjithë ditënë pënojmë,
gjithë natën n’e rrëzojmë.
— Sh’ke, imzot, që klan me lot,
pse vëzhdrin ashtu në gropë?
— Më ra ognaza në gropë
më ra ognaza në lumë.
— Atë ognazë ta marrte unë!
«Po nusa sa ishte ulë
nisin që t’i hedhin gurë.
Nusa u thotë: «Pse, o burrë
përsiper me hidhni gurë,
pa u bënë sumurë kurrë,
pa thertur as këmbë, as dorë,
pa thertur as këmbë, as kokë,
më vë të gjallë në botë?
Po ata të këmba n’urë
po e bëlojnë me gurë.
— More burr’, a i ziu burrë,
po më bën direk në urë.
O moj urë, e zeza urë,
kur të shkojnë të semurë,
të dridhesh si dridhem unë.[9]
Burrë, do të them një fjalë:
jamanet të zinë djalë,
kutu nek do vihem unë,
do bijë një fik i bardhë,
kur të bijë kokrrën e parë,
t’ia ipni djalit t’e hajë.
Jamanet dhe ju kunetë,
gjoksin të m’e lini jashtë.
Gjoksin jashtë ja kanë lënë,
rrodhi një krua i ergjëndë,
djalin e rritte e madhonte,
të sumurët i shëronte.

Rokë - Llur (Filipjadhë), Fier 1954
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
10,525
Pikët
113
URA E NARTËS KUR ISHTE BËNË[5]

Ju t’e dini, mre, shokë e sahi,
Ura e Nartës mre, kur ishtë bënë,
tre vëllezër kaha Lluri klenë.
Të tre emrat na i kanë pasë.
Mihë Guri të madhit ia thoshin,
dhe të mesmit Pani mre, ia thoshin,
dhe i vogli Kiçi e kish ëmrin.
Tre, vëllezrit atje që penojnë.
Dizet djema pënëtore i kanë.
Punë natë bëjnë e punë ditë,
puna fare nuk u del për dritë.
Atje shkon një plak edhe u thotë:
«Ustallarë, ju mre ustallarë,
kurrë puna s’do t’u vejë mbarë!
Si mundet puna mre t’u vejë mbarë,
si mundet ura juve t’u qëndrojë,
pa u bënë një njeri kurban,
pa një dem që ta keni bëluar,
pa një dash që ta keni bëluar,
nënë këmbët e Urës së Nartës?
Kështu puna do t’ju vejë mbarë
Ura e Nartës kështu do ndërtohet».
Si t’ia binin mre e çish t’ia binin?
Kollaj kle mre për demin e dashin.
Berri i shkretë edhe theret me zor,
po çish njeriu mre ati të sellin?
Tre vëllezënit na janë mëjtuar:
— Më saba bukën — thanë — kush t’e sellë,
çil kunatë këtu të vijë e para,
në themel të gjallë do t’e vënë.
Edhe një dem atje do t’e vënë,
edhe një dash atje do t’e vënë,
kushtu ura do rrijë më këmbë.
Po i pari s’na kle gënjeshtiar,
s’na gënjente mre i pari inë:
se «vëllai ta xerr sirin më thellë».
Pani e Miha, të pabesë klenë,
grave tire ata u treguan.
Fushës Nartës, mre kur ura sabahu,
nusa e Kiços mre, nek ura shkon,
gosur torvat mre me bukë e gjellë:
— Mbarë u vaftë, o ju ustallarë!
— Mbarë paç, o moj kunata jonë!
Thanë Pani dhe ai Mihë Guri.
Kiçit vogël, po i thotë e shoqa:
— Çish ke, o ti imzot, që po klan?
— Në themele sa më ra ognaza,
më ra thellë e do ma marrë lumi.
— Atë ognazë imzot — do t’a xerr unë.
Kur ka zdrikur nusa atje poshtë,
bët e bët ata, i huadh gurë.
— O ti burrë, mre i ziu burrë,
pse me botë gjallë me bëlon?
Nonjë fal në jetë s’bëra kurrë:
Edhe ti e zezë Urë e Nartës,
të më dridhesh kùshtù si dhe unë;
gjithë njerzit të dridhen bi urë,
hoj shëndoshë, mre hoj të sumurë!
Dëgjo burrë edhe ju kunetë,
do t’u lë mre sot-o një amanet,
një amanet të rëndë gur mulliri,
djalin tim ju amanet t’e kini:
Do të mbijë kutù një fik i bardhë,
kur të pjekë aj kokrrën e parë,
ju t’ia ipni djalit tim t’e hajë,
edhe gjoksin jashta të m’e lini!
Gjoksin jashta mre, ia kanë lenë,
rrodhi ati një krua i ergjëndë,
vij e pij mre, djali e madhohej,
vij e pij i sumuri e shërohej.
Ura e Nartës mre, qëndron dhe sot.
Dhe nga njerzit bi të kur kalojnë:
po dëgjohet demi që pëllet,
po dëgjohet dashi që bërtet,
zeri i nuses që thotë «oh, medet!»

Mazrek — Margëlliç, Vlorë 1954.
 

Kontinenti

V.I.P
Anëtar
Oct 14, 2012
Postime
1,847
Pikët
113
Ne krahasim me Rozafen, ura e Artes eshte shume shume e re.
Legjenda e Rozafes eshte rreth 2600 vjecare.
Si legjende eshte nje mrekulli dhe se cfar fshihet pas legjendes, une per vete nuk e gjej dot.
Nga nje here mendoj se mos eshte nje hedhje hi syve per te fshehur nje te vertete tjeter qe ne nuk e dime?
Se pari, ne nuk dime asgje ne lidhje me kalane e Shkodres, pervec mesatares se kohes kur eshte ndertuar.

Nuk dime se kush ishte mbreti, prinjesi i asaj kohe qe urdheroi ndertimin e kalase.
Pse e dha kete urdher?
Kush ishte inxhinieri (apo inxhinieret) qe projektuan kalane e cila ka dhe 30 a me shume km nen toke me dalje ne Kir. (po qe se jam gabim dikush te me korigjoje).
Kush ishin ata qe punuan per ndertimin e kalase?
Kush financoi?
Nga cili armik ruheshin ?

Asnje emer nuk kemi qe lidhet me kalane, pervec Rozafes.
Jane tre vellezer dhe tre nuse, emri i del vetem Rozafes.
Pse legjenda i ka kursyer emrat e tjere?
Cfar fshihet pas legjendes ?
Apo duhej kjo legjende qe mos te kerkohet me tej per prejardhjen e kalase.
Kjo legjende e mund te kete lidhje me nje qellim fshehjeje ?

Po kjo legjende huazohet tek ura e Artes. Perse ?
Ketu, ndryshe nga kalaja, emrat nuk mungojne.

Duket se per veprat e medha paska qene dikush qe ka menduar nje legjende.
Ura e Artes e deshmon kete.
A thua se per uren e Artes, nuk e dinin njerzit e asaj kohe legjenden per kalane e Shkodres?
Pse ka qene i nevojshem ky kopjim ? Pse ka qene e nevojshme veshja e nje legjende dhe te ura e Artes?
Per uren e Artes duhet te kete dokumentacion, por per kalane...Zero !
Ku eshte qellimi i legjendes ?
 
Last edited:

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
10,525
Pikët
113
Legjenda e Pirro-burrit

Shumë burra e mbretër pa ki dhe
po si Pirron, burrë e mbret s’kish parë
Pirro-burri në Ledhezë leu *1
Pirro-burri jetim na kish betur
dhe i varfër në pikë të hallit:
S’ish lipsar, po ku kish me të tepër
s’ja përtonte të mirr me përdhunë
njonjë kaciq, apo njonjë ziur
dhe me shokët aj e piq me hell
Pirro-burri një ditë ish i vetëm
Pirro-burri çish bë atë ditë?
Ai në pill, në malin e Bozhurit*2
një kaciq e kish vënë më hell
dhe mëlshitë të gjalla ja haj*3
Pirro-burrit një ulk ju afrua
dhe ju huadh me kaciq t’e haj
Pirro-burri kaciqnë e la më hell
ulkut kamën ja xorri rëpara
dorë e kamë në golë ja hosi
Ulku Pirros në grikë ju huadh
Po jetimit në pikë të hallit
shpejt di ipje në dihmë i venë*4
Ja xuarr sitë ulkut të tërbuar
-ja xuarr sitë e ja kllapurisnë
dhe e pllaksën si shirkun bë dhe;
si shirku bë dhe ulku ra plasur
Pirro-burri ipjet si di motra
i përgushi me di lot në si
Pranë tire kaciqin e poqi
Ipjet hanë në mishin e ulkut
Pirro-burri në mish të kaciqit
Dita-ditës Pirro-burri rritet
dita-ditës i rritet dhe nami
Nami rritet, po rritet dhe frika
në rrezilët kumandarë vendi,
që rrëzuar ja kishin të jatin
edhe shinin si t’ua duaj qejfi
pa përfillur njerëzinë e shkretë
që për Pirron po këndonte këngën
“Pirro –burri ishte ipe e qjellit!”
Njerëzia e shkretë sa merr vesh
se rrezilët kumandarë vendi
jetim Pirron dojin që ta vrisnin
na e nisin si vllaun në vëllau
te mbreti i Shkodrës ata e shpunë
dhe i thonë, “o mbret i nderuar”
t’u rritët nami e rrofsh e klofsh sa malet
Kaha Iperoja na të kemi ardhur
të t’besojmë kët zok të ipjes
të na rritet ipje e vërtetë
që rrezilët kumandarë vendi
turp i madh i Dodonës së shenjtë
ne t’i zhdukim ngaha kjo faqe e dheut
dhe me nder e të lirë të rrojmë!”
Mbreti i Shkodrës si vëlla vëllaun
Pirro-trimin shumë mirë e rriti
ja psoi ki, çdo gjë që i duhej
për t’ia zbardhë kudo faqen vendit
klofshin kohët të mira e të liga
Dhe një ditë Pirro-burri kthehet
prap në Ledhëz, kutu ku na leu
si një ipje hipur mbalë kalit
Kali i tij, mre të madhe e kish hjénë
Dukej kali sa mali i Bozhurit
qafa e kalit sa Qafa e Dimalit*5
Bi’ të Pirroja si Mal’ e Flamurit
kurmi i tij arrinte lart në qiell
Pirro burri, vetë ipja e qiellit
koka jonë, në krahët e tij
Dhe rrezilët kumandarë vendi
turp i math për Dodonë e shenjtë
Ne i zhdukëm kaha dheu i Iperit
Dhe në dihmë i vajtëm kujt desh dihmë
për të mbrojtur nderin dhe lirinë*6

Margëllëç – Shijak, 1945

1. Për vendlindjen e Pirros gojëdhënat janë të ndryshme. Disa thonë se ka qënë nga fshati Ledhezë i Gumenicës; disa thonë për një topogërmadhë me emrin Ledhezë, në fshatin Shënmrizë po të Gumenicës, ku thuhet se është fundosur një qytet i lashtë, të tjerë thonë për një vend në bregun e djathtë të Lumit të Zi. (Lumit të Gliqisë, Akeronit)
2. Mal i Margëllëçit – Çamëri
3.Edhe sot ka raste që çamët e labët, ashtu si në kohën e lashtë, mëlçitë mushkëritë, shpretkat dhe dhjamët e berrit (sidomos të kecërve e qengjave të porsatherur (vazhdojnë t’i hanë të gjalla.
4. Ipje: fjalë e rrallë çame për shqipen, shqiponjën, shkabën
5. Qafë në mes të majave Flamur i Madh e Flamur i Vogël, në Malin e Bozhurit
6. Kjo legjendë për Pirron, është marrë nga Hamit Haxhi Braho, të cilit ia ka treguar papa Marko Kushovica, meshtar patriot nga fshati Kushovicë i kazasë së Gumenicës.
 
Top