• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lekë Dukagjini

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,571
Pikët
113
Vendndodhja
Kush ishte Lekë Dukagjini?

Lekë Dukagjini është figura e dytë arbërore e shekullit të XV-të pas Skënderbeut, qe u mundua dhe e vazhdoi luften edhe pas vdekjes se Heroit Kombetar.

Per studiuesit, me trashegimine e tij te "Kanunit", ai gjykohet si nje figure e plotesuar e Arberise Mesjetare, qe ka luftuar per identitet. Duhet thene se, deri me sot, nuk mjaftojne dokumentat per te treguar fytyren e vertete te Leke Dukagjinit.

Ai ishte bashkekohes i Skenderbeut dhe si per nje koincidence dhe ai u be i njohur, si Skenderbeu, kur mori ne zoterim, principaten, qe i la trashegim i ati. Pal Dukagjini, i ati i tij, vdiq ne vitin 1446. Me qender ne Lezhe, Principata e Dukagjineve perfshinte Zadrimen, zonat ne veri dhe verilindje te Shkodres, qe sot jane te mbytyra nga uji i Drinit dhe shtrihej me nje kryeqender te dyte, me qytetin e Ulpianes, dhe zoterimet ishin deri afer Prizrenit.

Referuar autorit te monografise, Cobani, Leka kishte marre nje kulture te gjithanshme, qe ne ate kohe i shkonte per shtat frymes humaniste te Rilindjes Evropiane dhe ne qytete te tilla si ne Venecia, Raguze apo Shkoder.

Duke iu kthyer kohes se tij, kontakti i pare me Skenderbeun i familjes, ka qene ne Lidhjen e Lezhes me 1444 me Palin, te jatin e Lekes. Emri i familjes, qendron pak ne kronika sepse, me vone historia duket se eshte e fokusuar vetem ne figuren e Skenderbeut, qe ne ate kohe, kishte nje kontakt shume te madh, me Oborret me ne ze te Evropes dhe emri i tij ishte teper i lakuar nga te gjithe.

"Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishem shqiptar pas Skenderbeut dhe me me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portes se Larte, krejt afer pragut te shtepise se vet dhe u bashkua realisht me rezistencen e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorise Osmane (1463). Pas ketij viti, venecianet pushuan se perfoluri Leke Dukagjinin", thote Tonin Cobani, ne nje nga studimet e tij, kushtuar pak kohe me pare Dukagjinit te Ri.

Por, duhet thene se kronikanet e kohes kane shkruar per disa prej bemave te Leke Dukagjinit perkrah Skenderbeut, deri ne vdekjen e heroit (1468) dhe me pas ne krye te trupave shqiptare, perkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nenshkroi paqen me Porten e Larte (1479). Pas kesaj, historianet heshtin.

Gojedhena na ben me dije se Leke Dukagjini e vazhdoi rezistencen ne krye te trimave te principates se tij derisa ishte gjalle. Ne fund te viteve '50 ne shekullln e XV, nga kronikat e kohes permendet se Principata e Dukagjineve nuk ka me asnje nga qendrat e veta te zhvilluara. Lezha u eshte dorezuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqyteti i principates eshte shkaterruar me themele nga turqit e keshtu me rradhe.

"Ne keto kushte, Leke Dukagjini ka shkuar dhe i eshte drejtuar nje keshtjelle ne Zadrime, per ta pasur si rezidence princerore, por u sulmua nga Skenderbeu, i cili ua ktheu menjehere venedikasve. Pa nje rezidence princerore dhe, per nje fare kohe, ne mes te tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skenderbeu), Leke Dukagjini gjeti strehim ne thellesi te maleve te principates se tij, ku ndertoi saraje e keshtjella se bashku me banoret e lire te atyre aneve, te cilet kryezotin e tyre te deres se Dukagjineve me gruan e tij, Teodoren e Muzakajve te Beratit dhe te gjithe oborrtaret qe i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt", shkruan studjuesi.

Dhe, referuar dokumentave te kohes, ishin po keta malesore te Principates se Dukagjineve, te njohur per trimerite e tyre, qe jo vetem e ndihmuan per te ngritur fortesat e tij, por edhe te siguronte kuoten e ushtareve, qe duhej te sherbenin nen flamurin e Lidhjes se shqiptareve.
Por, ne kete kohe eshte dukur edhe madheshtia e Lekes. Ai, duke iu pergjigjur besimit te ushtareve te tij, u siguroi ushtareve te tij shume mbrojtje dhe kur vdiq Skenderbeu edhe lirine e tyre, brenda organizimit fisnor. "Te cilen, ne kushtet e krijuara, e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqesive mbi baze fshati e krahine. Gjate kesaj periudhe (1458-1481), kur ai udhehiqte te gjitha kuvendet dhe pleqesite e malesoreve, u ngjiz Kanuni, qe u trashegua brez pas brezi, si praktike gjykimi dhe permes fjaleve te urta, te formuluara apo te rithena prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridike".

Duhet thene se per shekuj me rradhe, Kanuni mbeti i pashkruar dhe vetem do te vinte koha e Shtjefen Gjecovit, qe filloi te grumbullonte, ate qe populli e kishte plazmuar ne mendjen e tij, per shekuj me rradhe.

Ne ditet tona, lavdia e tij e prekshme, mund te ndjehet nga rrenojat e Shurdhahut, afer Vaut te Dejes, ish residenca e tij; ndersa ajo ligjvenese, mund te shijohet nga vepra e tij monumentale "Kanuni" mbledhur nga At Gjecovi, ne fillim te shekullit te kaluar. B.an


Kronologjia e jetës së tij
Në shek.VII-të permenden per here te pare "Dukagjinet e Arberise". Disa mendojne se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku ne kufirin e rrethinave te Pukes me Mirditen, afer fshatit Dardhe, ku kane qene te vendosur fillimisht te paret e Principates se Dukagjineve.

1202-4 Dukagjinet pushtuan Zadrimen dhe u shtrine shume shpejt ne Shqiperine e veriut me kryeqender Lezhen. Disa mendojne se ne kete kohe Dukagjinet u shfaqen ne trojet arberore te ardhur nga Franca si kryqtare dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga perngjitja e titullit Duke me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, qe do te thoshte Djali i Gjinit.

1356 Kur osmanet shkelin per here te pare ne Ballkan, Principata e Dukagjineve eshte zgjeruar ne Shqiperine veri-lindore dhe ka nje qender te dyte ne Fand, krahine e Mirdites se sotme. Disa mendojne se aso kohe Principata e Dukagjineve perfaqesohej me dy dege.

1389 Beteja e Fushekosoves. Thyhet nga osmanet koalicioni ballkanas, ne te cilin bente pjese edhe Principata e Dukagjineve, sadoqe nder burime nuk permenden.

1393 Dukagjinet ua dorezojne qytetin e Lezhes venedikasve, qe te mos binte nen sundimin e osmaneve, duke ruajtur te drejten e nje te tretes se te ardhurave.

1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i permendur per urtesi, vihet ne krye te Principates se Dukagjineve me kryeqender Ulpianen (qytet i themeluar prej tij), ku mbreteron se bashku me te vellane Nikolle Dukagjinin, i shquar per trimeri.

1410 Lind ne Ulpiana princi trashegimtar i Pal Dukagjinit, Leke Dukagjini, formimi kulturor i te cilit mendohet te jete bere ne qendra te zhvilluara te kohes, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe nje vella, Palin, me zgjuarsi te jashtezakonshme, por te verber; nje moter, Roza, me bukuri te rralle e shume krenare dhe, ndoshta, nje tjeter me emrin Maria, qe do te behet gruaja e Gjon Muzakes se Beratit.

1432 Pal Dukagjini me te vellane, Nikollen, mbeshtesin se bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshem te Skenderbeut, ne kryengritjen e tij te suksesshme kunder forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qene gruaja e Pal Dukagjinit, e ema e Lekes.

1444 Pal dhe Nikolle Dukagjini jane pjesemarres te Beselidhjes se Skenderbeut ne Lezhe. Ata mbeshtesin Lidhjen me 5 000 ushtare nga 15 000 qe kishte gjithsej Skenderbeu. Pali shoqeron Skenderbeun ne Kruje.

1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjese edhe trupat e Principates se Dukagjineve nen komanden e Tanush Topise. Pali, se bashku me princer te tjere, do te prese ne Kruje Skenderbeun per ta pershendetur per fitoren.

1445 Ne dasmen e Mamices, se motres se Skenderbeut ne Muzakine, shfaqet per here te pare princi Leke Dukagjini. Dueli i tij me Leke Za****ne per doren e princeshes se bukur Jerina Dushmani.

1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij ne krye te Principates se Dukagjineve e ze i biri, Leke Dukagjini.

1447 Vriten ne pusi Leke Za****a se bashku me Bozhdar Cernovicin dhe per kete perflitet Leke Dukagjini.

1447 Nikolle Dukagjini, i nxitur nga njerezit e Skenderbeut, pushton perkohesisht Shatin, nderkohe qe Dejen e kane marre venedikasit. Skenderbeu i shpall lufte Venedikut.

1447 Leke Dukagjini martohet me Teodoren, motren me te vogel te Gjon Muzakes se Beratit. Nuk paten femije. Dukagjinet qe do te permenden pas Leke Dukagjinit ne Itali apo ne sherbim te Perandorise Osmane, rrjedhin nga familje te adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekes.

1447-8 Skenderbeu rrethon Dejen, Shkodren dhe Durresin, qytete ne zoterim te venedikasve. Perkrah Skenderbeut eshte Nikolle Dukagjini.

1448 Paqja e Skendebeut me Venedikasit. Leke Dukagjini nuk merr pjese.

1451 Martesa e Skenderbeut. Leke Dukagjini nuk merr pjese.

1451-2 Komploti i Krrabes kunder Skenderbeut. Perflitet Leke Dukagjini.

1452 Pajtimi i pare i Leke Dukagjinit me Skenderbeun ne Durres.

1454 Breksamus, diplomat i Leke Dukagjinit, perfaqeson Skenderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatesh per Leken prej mbretit Alfons.

1458 Bie Prizreni, qendra me e zhvilluar tregtare e kulturore e Principates se Dukagjineve, nderkohe qe kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkaterruar nga themelet para Prizrenit.

1458 Leke Dukagjini pushton keshtjellen e Shatit qe ishte ne zoterim te venedikasve. Skenderbeu nderhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve.

1458-81 Leke Dukagjini nderton disa keshtjella ne thellesi te trojeve te principates se vet, forcon pushtetin vendor te malesoreve, shtetas te tij, qe jetonin brez pas brezi ne gjendje te lire dhe institucionalizon permes praktikave gjyqesore nje sistem juridiko-popullor, qe do te trashegohet permes fjaleve te urta te thena nga ai, si nje veper fondamentale e kultures humaniste shqiptare. Kjo veper, e ruajtur ne nje shqipe kaq te bukur, qe u mblodh nga Shtjefen Gjecovi ne kapercyellin e shek.XIX-XX eshte Kanuni i Leke Dukagjinit.

1461 Perflitet Leke Dukagjini se u eshte drejtuar turqve per aleance. Papa Piu II e kercenon me ckisherim.

1463 Papa Piu II nderhyn per pajtimin e Leke Dukagjinit me Skenderbeun.

1463 Pajtimi i dyte me Skenderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skenderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernovicin e Malit te Zi.

1465 Ne betejen e Sfetigradit, Leke Dukagjini shpeton prej vdekjes Skenderbeun.

1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojne 13 mije forca shqiptare perkrah Skenderbeut kunder Ballaban Pashes.

1468 Ne Shkoder thyhen trupat osmane prej ushtrise shqiptare pa pjesemarrjen e Skenderbeut. Mendohet se kjo fitore eshte arritur nen drejtimin e Leke Dukagjinit.

1468 Vdes Skenderbeu. Leke Dukagjini eshte nder kryetrimat shqiptare qe iu ndodh prane deri ne castet e fundit te jetes.

1477 Leka ne mbrojtje te Krujes, ku duhet te kete mbetur i plagosur, pasi u perfol se mbeti i vrare.

1479 Venecianet nenshkruajne pushtimin e Shqiperise prej turqve, por Leke Dukagjini vazhdon rezistencen keshtjellave, qe kishte ngritur thellesive te maleve te principates se tij.

1481 Leke Dukagjini permendet per here te fundit ne dokumentet e kohes, duke kaluar nga Raguza per ne principaten e tij.

1481 Mendohet vdekja e Leke Dukagjinit, pinjolli me i fundit i Principates se Dukagjineve. Asnje dokument nuk flet per vendvarrimin e tij. Gojedhena thote se iku duke bekuar lirine e viseve shqiptare dhe duke mallkuar roberimin e tyre, derisa te zotet te kthehen ne trojet e veta.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,653
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Lekë Dukagjini

Shume interesante Mandi

Konfliktet e tij me Skenderbeun......sipas kesaj kronologjie....
Figura e Lekes ,Pozita e tij prej prijesi dhe themeluesi te se Drejtes shqiptare

Histori E Burrave te vertete te kombit tone.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
48,324
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Lekë Dukagjini

Bukur , flm yllbardh :)
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,848
Pikët
113
Përgjigje e: Lekë Dukagjini

Shume interesante Mandi

Konfliktet e tij me Skenderbeun......sipas kesaj kronologjie....
Figura e Lekes ,Pozita e tij prej prijesi dhe themeluesi te se Drejtes shqiptare

Histori E Burrave te vertete te kombit tone.
Aktuale sot
 

bindi

dolcinio
Anëtar
Sep 24, 2010
Postime
1,884
Pikët
38
Vendndodhja
Ne bregdet
Përgjigje e: Lekë Dukagjini

"Ne keto kushte, Leke Dukagjini ka shkuar dhe i eshte drejtuar nje keshtjelle ne Zadrime, per ta pasur si rezidence princerore, por u sulmua nga Skenderbeu, i cili ua ktheu menjehere venedikasve. Pa nje rezidence princerore dhe, per nje fare kohe, ne mes te tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skenderbeu),
Me beri pershtypje kjo lart!

Lek Dukagjini eshte nder princat e pare Shqiptare qe aplikoi kanunin si ligj Shqiptare,,,.kjo kishte domethanje te madhe per ate kohe...
 

Xhebraili

El Pistolero
Anëtar
Jan 8, 2014
Postime
4,004
Pikët
0
Vendndodhja
Peja
Përgjigje e: Lekë Dukagjini

Per mendimin tem Lek Dukagjini edhe kanuni i tij kane qene ligj modern per ate kohe .por qe edhe zbatohet akoma edhe sot.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
48,324
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Lekë Dukagjini

Ka forme ose pjese qe mund te shkeputen dhe te perdoren edhe sot. ( meqe lidhet edhe me prejardhjen/traditen/kulturen Tone ) .. nese s'do ngaterrohej me fanatizmin..... Dhe do ishte dicka positive per te gjithe ne, si Komb/popull/individ.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
57,848
Pikët
113
Përgjigje e: Lekë Dukagjini

Kur bota kqyrin qe femrat vriten ne fushe per te jetuar mendojne: si su bene njerez keta kafshet.
 

yllbardh

R.I.P
Anëtar
Jul 8, 2012
Postime
958
Pikët
18
Vendndodhja
as vetë se di.... :)
Përgjigje e: Lekë Dukagjini

Çdo ligj modern bazohet ose përmban në mënyrë të drejtpërdrejt pasazhe nga ligjet e vjetra. Këtu mundë të shtohet se gati çdo ligj evropian është bazuar në një shkallë në të drejtën romake, e cila në të vërtet edhe është lëndë e posaçme në fakultetin e drejtësisë. Kështu që mos bazimi i ligjeve tona moderne në Kanunin e Lekës më duket e pakuptueshme.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
48,324
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Lekë Dukagjini

E kane korruptuar ne 1 fare mase.... qe I ka kthyer edhe njerezit ne fanatike/fanatizem, ne vend qe ti edukoje/frymezoje/detyroje, pa lene menjane kulturen dhe traditen qe po zhduket ne mase... Qeveri/Shtet I poshter.
 

Zëu_s

Hyllius
Anëtar
Jan 9, 2014
Postime
250
Pikët
0
Vendndodhja
Kasmos (gjithkund)
Përgjigje e: Lekë Dukagjini

A përfaqëson, kulturalisht, dicka të rëndësishme Lekë Dukagjini apo ishte thjesht një relike historike, sa për të zënë vend në muzera?”- për Tonin Cobanin, ishte shfaqur një pikëpyetje e madhe edhe pse prej vitesh nuk lodhej së kërkuari materiale me të cilat do të ndërtonte më pas, portretin e një figure historike, shumë të përfolur dhe pak të njohur.
Gjithnjë pinjolli i fundit i dukagjinëve të mëdhenj, shfaqej si një figurë që ngjallte kureshtje, por kjo nuk kishte përbërë asnjëherë një nxitje për autorë monografish, për studiues apo qoftë edhe kronikanët e kohës së vet. Skënderbeu e kish zënë fronin e protagonistit të një epoke të tërë, duke mbetur kështu për qindra vjet, po aq sundimtar. E megjithatë sa herë ngrinte krye, Leka shfaqej me të gjithë antagonizmin e tij. Legjendat shpesh e kishin vënë përballë Skënderbeut teksa asnjë prej herëve ky i fundit s’kish mundur t’ja hedhë edhe pse dinaku me personalitet i kishte të gjitha gjasat që të shndërrohej në protagonist të një monografie. Problemi qenë materialet, të dhënat, dokumentet… që do të skiconin figurën e tij.
Kanuni, vepra e lënë prej Lekë Dukagjinit, mbetet një dokument madhështor, por aspak s’kishte të bënte në mënyrë të drejtpërdrejtë me figurën e atij që është konsideruar si autor. Kësisoj, autori i monografisë së Lekë Dukagjinit duhet tja nisë nga mungesat e mëdha që duhen mbushur; pikëpyetjet e mëdha që duhen sqaruar; mendimet kundërshtuese që duhen kthjelluar.
I shumënjohuri Barleti (1450-1512), është një start i mirë. I pari historian që e paraqiti Lekë Dukagjinin si një princ shqiptar, antagonist të Skënderbeut në rastin kur duhej përligjur konflikti ushtarak që shpërtheu mes Skënderbeut dhe venedikasve. Biemmi\Tivarasi (shek.XV-XVI) qe një tjetër burim, i vetmi ku janë mbështetur historianët e mëvonshëm për të paraqitur duelin e Lekë Dukagjinit dhe Lekë Zaharisë. Dhimitër Frëngu (1443-1525) sqaron marrëveshjen mes Skënderbeut dhe Zaharisë mbi pronat… e kjo hedh dritë sërish mbi pozicionin e Dukagjinit në konfliktin që shpërtheu me Venedikun. Kurse Gjon Muzaka (shek XV-XVI) duket se është një kronikan tejet interesant, i nevojshëm madje i domosdoshëm në shërbim të ndërtimit të fiugurës së Dukagjinit. I martuar me Marien prej derës së Dukagjinëve, ai jep të dhëna mjaft interesante për këtë derë.
Noli, patjetër do të jetë një burim i përfillshëm po aq sa Shtjefën Gjecovi i cili edhe vetë do të përjetësohej falë Kanunit. E po aq të rëndësishme do të ishin në favor të skicimit të një figure që i takon 500 vjetëve të shkuara; toponimet, gojëdhënat apo poezia gojore.
Lekë Dukagjini për herë të parë do të skicohej në këtë formë teksa imazhi i tij i supozuar viziv u ishte shfaqur tashmë syve të njerëzve po aq sa e shoqja, Teodora Muzaka apo figura të tjera të familjeve princërore. Tek e mbramja, rezultati do të ngjante me një mozaik të dëmtuar nga koha, me boshllëqe midis, shkaktuar nga marrja me vete e gurëve nga erërat apo rrëketë. Por gjithsesi mozaiku qëndron në këmbë, dhe gurët e munguar nuk e pengojnë konceptimin e përgjithshëm të figurës.
Por kush është Lekë Dukagjini sipas monografit Tonin Cobani:
E para herë që e bën Lekë Dukagjinin protagonist të një ngjarjeje me vlerë për kronikanët, ishte një histori rivaliteti. Lekë Dukagjini dhe Lekë Zaharia. Mes tyre Jerina Dushmani. Gruaja, me bukurinë e saj, i ka ngasur dy princërit e rinj të cilët janë sulur t’i kërkojnë dorën. Ndodhi në ditët e që festohej me zhurmë të madhe dasma e Mamicës, motrës së Skënderbeut që martohej me Muzakë Topinë. Qoftë dy burrat, qoftë gruaja e re dhe e bukur, princesha e Zadrimës, ishin të ftuar në dasmë. Pas paraqitjes së dy pricave, i lihet në dorë princeshës për të zgjedhur. Lekë Zaharia u deklarua i preferuari i saj. E kjo për Dukagjinin ishte humbje. Një duel me rivalin e tij duket se ishte e vetmja zgjidhje të cilin koha e merrte në konsideratë. Por jo një duel në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Jo një ndeshje mes dy burrash. Inati i Lekë Dukagjinit e shndërroi duelin në një betejë të përgjakshme. Shpurat e princërve, u hodhën në sulm mbi njëra -tjetrën. Rezultati, sipas Nolit: 105 të vdekur dhe pothuaj 200 të plagosur. Tek e fundit, Lekë Dukagjinit s’i mbetet vec të pranojë humbjen. Por a është kështu në të vërtetë?
Dy vjet më pas vrasja e Lekë Zaharisë bëhet shkak për përfoljen e emrit të Lekë Dukagjinit. Ky i fundit mund të jetë një nga vrasësit. Për shkak të humbjes së dikurshme e cila ka gjasa të mos jetë shlyer për humbësin. E vështirë të thuhen arsyet po aq sa është e vështirë të vihet përfundimisht shenjë barazie mes Dukagjinit dhe vrasjes së Zaharisë. Hipotezat e autorit të monografisë, bazuar në hipoteza historianësh e kronikanësh të kohërave më të hershme janë tri: kanë lidhje me Skënderbeun, me Hamza Kastriotin si dhe Dukagjinin… Ja c’thuhet për të fundit: Ky e ftoi Zaharinë, të fejuar tashmë me Jerina Dushmanin, për gjueti në Ishull të Lezhës e aty e vrau. E ëma e kish paralajmëruar birin se “Dukagjini oe paemër, dukagjini oe tradhitur”. Edhe paralajmërime të tjera Zaharia kish marrë për faktin se Dukagjini mund të hakmerrej për plagët që kish marrë dikur. Por…
Ka detaje të një historie që duhen lidhur duke përfytyruar. Ka të ngjarë që kohën e vrasjes së Lekë Zaharisë, Leka tjetër, ai i Dukagjinëve të ketë qenë i martuar, dhe shija a humbjes së dikurshme t’i ishte fshirë. Në fund të fundit zëvendësimi i Jerina Dushmanit me Teodora Muzakën ishte i denjë për sërën princërore. Jo vetëm një grua e bukur dhe e fisme por me një pasuri për t’u pasur zili. Vejusha, gruaja e dikurshme e Gjosho Balshës, zotëronte prej të shoqit një shtet të tërë. Shtuar këtij edhe pronat që i kish marrë si prikë qysh në matresë, merret me mend se c’i bashkangjitej principatës së Dukagjinëve.
Dhe mbi të gjitha, kësaj here, Lekë Dukagjini nuk kish qenë një i refuzuar. Sërish një rast ku gruaja do të zgjidhte, pasi bëhej fjalë për një vejushë, ekzistonte rreziku i një “jo”-je të dytë. Por nuk ndodhi kështu.
Bëhet fjalë për një martesë që do të zgjaste deri në pleqëri, por që nuk do të linte pasardhës. Gjë që do të shënonte Lekë Dukagjnin si pinollin e fundit të derës së madhe të Dukagjinëve.
Dhe mes këtyre dy skajeve, çastit kur së pari përmendet Dukagjini në një kronikë dhe fundit të jetës së tij, është një libër i tërë. Një pafundësi ngjarjesh ku ai herë është protagonist e herë antagonist. Një mori të dhënash, marrë dokumentëve historikë por edhe të tjera që mbërrijnë prej legjendave.
E teksa zonës së veriut të Shqipërisë gjen jo pak copëra gojdhënash ku Lekë Dukagjini është i pranishëm, në folklorin e fqinjëve një cikël i tërë e ka atë një figurë të rëndësishme. Edhe pse cikli i Krajleviç Markut në të vërtetë ka protagoniste Rozën e bukur, motrën e Lekë Dukagjinit, përpara të cilës janë përulur 70 kapedanë që i kërkojnë dorën, për të vëllain flitet jo pak. Edhe pse nuk bëhet fjalë për të dhëna me bazë reale, gjithsesi ky fragment folklori nuk mund të mos bëhej pjesë e një monografie.
E mandej vijnë njëra pas tjetrës, të dhëna mbi angazhimet politike apo ushtarake të Lekë Dukagjinit… E mandej, pashmangshmërisht vështrimi kthehet kah Kanuni, vepra që e përjetësoi atë e po aq mbledhësin e tij Shtjefën Gjeovin.
Në fund fare Tonin Cobani ka skicuar një portret të ndërtuar deri në atë pikë sa të mund të lejohet parja, apo konceptimi i përgjithshëm i Lekë Dukagjinit…
 

yllbardh

R.I.P
Anëtar
Jul 8, 2012
Postime
958
Pikët
18
Vendndodhja
as vetë se di.... :)
Përgjigje e: Lekë Dukagjini

Këtu më poshtë keni ligjëratën e Dr. Robert Elsie mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit në Simpoziumin Shqiptarë të mbajtur në Universitetin në Leiden më 28.XI.2012.

 

BARAT

tăl'ithu kyOO'mI
Anëtar
Nov 17, 2012
Postime
669
Pikët
28
Vendndodhja
Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
Përgjigje e: Lekë Dukagjini

Der Kanun

Das albanische Gewohnheitsrecht
nach dem sogenannten Kanun
des Lekë Dukagjini


kodifiziert von Shtjefën Gjeçovi,
ins Deutsche übersetzt von Marie Amelie Freiin von Godin
und mit einer Einführung von Michael Schmidt-Neke

herausgegeben mit Vorwort und Bibliographie
von Robert Elsie


Shkarkoheni ketu http://www.filedropper.com/b2001derkanun
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,571
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Lekë Dukagjini

Me rastin e 80 vjetorit të botimit të Kanunit të Lekë Dukagjinit në Muzeun e Shkodrës, është publikuar dorëshkrimi origjinal I At Shtjefen Gjeçovit
Për herë të parë në Muzeun e Shkodrës publikohet dorëshkrimi i At Shtjefën Gjeçovit, përmbledhës i dokeve dhe zakoneve që më pas u njoh si Kanuni i Lekë Dukagjinit. Historiani, Besi Bekteshi tregon rrugëtimin e Gjeçovit për të realizuar këtë Kodik.Për shoqëri kishte një shkop.Shkeli gjjithë viset e veriut shqiptar duke grumbulluar doket e zakonet. I përmblodhi në një kodik që sot njihet me “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Rrugëtimi i At Shtjefen Gjeçovit që nisi në vitin 1898 dhe u mbyll me botimin e Kanunit në vitin 1928.
Një fletore në të cilën është shenuar e gjithë puna në kodifikimin e Kanunit. Në këtë 80 vjetor të botimit të “Kanunit të Lekë Dukagjinit” studjuesi dhe historian i Muzeut Historik të Shkodrës, Besi Bekteshi për herë të parë akskluzivisht për “ABC News” nxjerr në dritë dorëshkrimin e At Shtjefen Gjecovit.
Këtu në muze të Shkodrës është ruajtur edhe shkopi i At Shtjefen Gjeçovit. Në të janë të shenuar gjithë vendet ku Frati Françeskan ka ecur për të bërë të mundur grumbullimin e këtij dokumenti ndër më të rëndësishmit i së drejtës zakonore shqiptare.
At Shtjefen Gjeçovi edhe arkeolog, albanolog dhe studiues i madh mundesoi edhe hapjen e Muzeut të Françeskaneve.Prej këtij muzeu në vitin 1945 janë marrë shumë arte fakte të cilat sot ndodhën në Muzeun e Shkodrës.
Një shkrim me shumë elegancë, një Shqipe e pastër e pa ndikuar nga barbarizmat gjuhësore ky dorëshkrim të cilin Gjeçovi e quan si përmbledhje ose thënë ndryshe Kokrra Kanuje të Kanunit të Lek Dukagjinit, janë një thesar të cilat i kanë rezistuar pluhurit të arkivave dhe vijnë në ditët e sotme si vlerë e shtuar e pasurisë tonë kombëtare./KultPlus.com

 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
48,324
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Lekë Dukagjini

Shkrimi ne faqen 100 , nuk eshte I njente me 3 faqet e tjera ...
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,571
Pikët
113
Vendndodhja
KËMBËT E SHPEJTA E FAQJA E BARDHË...

«Ma mirë të thonë ku dredhoj Leka, se ku met Leka.»

 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
10,495
Pikët
113
Përgjigje e: Lekë Dukagjini

©Dukagjin eshte korruptim shqip i Douk d'Cinna, pra Duke i Cinnes ose i Sinjes.

Gjon Muzaka ne testamentin e vet do shkruante: "Gjyshi i Zotit Skënderbe quhej zoti Pal Kastrioti, dhe nuk zotëronte më shumë se dy katunde të quajtura Sinja dhe Gardipostesi"

Po cfare ishte kjo Sinje, apo 'katund' i Sinjes?

Dukagjinet i dime qe shtriheshin ne zonen e Fanit e ne malesine e Permbi Shkodres. Ne Nje Fjalor Gjeografik te vjeter kam gjeture se Zeta njihej edhe si Cinna. Afer Lezhes kemi po ashtu Kacinarin- Kacinnar, mes matit dhe Mirdites.

POr ndersa dime se ne Nderfan jane vendusr Dukagjinet qe i shpetuan vresjes familjare, le te hedhim nje sy tek Dukagjinet qe udhehoqen Divanin Turk, despotati i te cileve ishte ne Bosnje afre Hercegovines/Hrvatia, te cilen e kam transkrituar si Harvatia/Arvanitia.

Per kete na duket te shikojme etimologjine mesjetare te Bosnjes, Bolsinna qe do te thote Bal_Sinna, ose Bali, Zoteriu i Cinnes, ne frengjisht Baux_de_Cinna ose Douca-d'Cinna. Dua te shtoj ketu se ne kronikat veneciane, Gjon Kastrioti emerohej si Duke i Bosnjes se poshtme dhe se kishte ne dore tagrat e kripes, qe flet per dalje ne det te pronesis se tij 'katundareske'. Pra zona qe posedonte Kastrioti ishte mbi zoterimet e dikurshme te Ardiejve te njohur per cilesine e kripes dhe te debuar me pas nga Romaket dhe te shtyre ne brendesi deri ne Kosove.
 
Last edited:
Top