• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Leonard voci, piktori i ngjyrave

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Piktori Leonard Voci ka çelur mbrëmjen e djeshme ekspozitën “Albanian Artist” në Muzeun Historik Kombëtar me rreth 500 punime të teknikave të ndryshme.

Kjo ekspozitë e rradhës e Vocit në Shqipëri është e ndarë në pavionin e punime të viteve të fundit, pavijonin e punimeve të një viti më parë të realizuara në Akropol të Greqisë, si dhe pavijonin me punime të viteve të shkuara.

Rreth 200 punime janë të ekspozuara në korniza, por në “Albanian Artist” Voci prezanton për publikun edhe 300 të tjera jashtë tyre. Tek pikturat e Leonard Vocit dominojnë ngjyrat, kryesisht ato të fortat dhe vetë piktori e cilëson veten si piktori i ngjyrave.

“Nuk jam artist tematik, apo një artist politik, unë kam ngjyrën dhe dua t’i flas publikut me ngjyra”, tha Voci.

Sipas piktorit, kjo ekspozitë, menjëherë pas asaj në “Sheraton Tirana”, lindi si një dëshirë e tij për t’u paraqitur edhe një herë para publikut, por kësaj here në mënyrë më të zgjeruar.

Në lidhje me teknikat e tij të të pikturuarit, Voci u shpreh se ai njihet për një mënyrë tjetër të krijuari duke qenë se vjen nga shkolla gjermane. “I përkas artit modern abstrakt dhe formave të të pikturuarit që janë bashkëkohore dhe që aplikohen në Evropë dhe SHBA”, tha Voci.

“Albanian Artist” do të qëndrojë e hapur në Muzeun Historik Kombëtar deri në datën 10 shkurt.

Leonard Voci ka lindur në Bajze të Shkodrës në vitin 1968. Pas mbarimit të studimeve në Gjermani, në vitin 1994 hap Atelienë e tij “Leonardo” në Agsburg. Në vitin 2003 ai kthehet në Tiranë dhe hap ekspozitën e tij permanente në “Sheraton Tirana” deri në vitin 2010. Voci ka hapur edhe ekspozita të tjera në Shqipëri në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Muzeun Historik Kombëtar, por edhe në qytetet si, Shkodër, Durrës, Sarandë.
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,891
Pikët
113
Përgjigje e: Leonard voci, piktori i ngjyrave

“I përkas artit modern abstrakt dhe formave të të pikturuarit që janë bashkëkohore dhe që aplikohen në Evropë dhe SHBA”, tha Voci.

Bravo..para arti bashkekohor dhe boll me ate art te viteve 400..:p..
 
Top