• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Leonardo DiCaprio bën film për vrasjen e Kennedyt

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Los Angeles, 22 nëntor - E vërteta për vrasjen e presidentit amerikan nuk ekziston akoma, dhe për këtë është rast interesant për film.

Edhe pse siç duket nuk do të kuptojmë kurrë saktësisht se kush, si dhe pse ka vrarë John F. Kennedyn, kjo inspiron industrinë filmike të krijojë tregime të reja për njërin nga komplotet më të mëdha të shekullit XX.

Versionin e ri të së “vërtetës” do ta sjellë Leonardo DiCaprio, producent dhe njëri prej aktorëve të filmit të ri për JFK, i cili do të xhirohet sipas librit "Legacy Of Secrecy" të autorëve Lamar Waldron dhe Thom Hartmann, të cilët kanë lidhur mafinë me atentatin.

Filmi do të ketë premierën më 2013, në 50 vjetorin e vrasjes së njërit prej presidentëve më popullorë amerikanë.
 
Top