• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Letër nënës

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,260
Pikët
113
SE.jpg

Letër nënës

Gjallë je, nënoke?Edhe unë gjallë jam!
Shëndet më paç, shëndet!
Dritë e beftë krejt kjo mbrëmje e lum
Izben tënde, që me mall më pret
Thonë se je ligur e je tretur
Nga meraku im, por nuk ankon
Se, pështjell me një shall të vjetër
Fillikat rrugës shpesh kalon

Dhe kur mugëtirë e kaltër bie
Një vegim i zi të kall ty frikë
Sikur në sherr diku në pije
Vjen dikush e ma këput me thikë
Kot e dashur, vuan kaq, besomë
Brenga t’i fanit këto ndër sy
S’jam aq pijanec i lig sa thonë
Si do vdes pa të parë ty?
Unë jam po foshnje, si njëherë
Dhe një shpresë veç ushqej në gji
T’iki nga ky tym e kjo poterë
te shtëpiza jonë aty të vij
Dhe do vij, kur kopshti ynë i bardhë
Anekënd të vishet me blerim
Vetem ti, si tetë vjet më parë
Mos më zgjo aq herët në agim.
Mos e zgjo atë që u dëshperua,
Mos e ndiz atë që s’ka me prush!
Me zhgënjime zemra m’u lendua
Dhe me lodhje jeta shpejt m’u mbush!

Mos më shty t’i lutem perëndisë,
Tek e vjetra s’mbahem, s’ka më kthim!
Vetëm ti je mallë i dhëmbshurisë,
vetëm ti je dritë e shpirtit tim.
Hajt, harro, mos rri e shqetësuar
Dhe për mua hesht, mos u mundo!
Rrugëve mos dil shpesh e vetmuar
dhe me shall të vjeter mos nxito!
Sergei Esenin
___________________________________________
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,040
Pikët
113
Fshije, hiqu atyre se nuk ke lexuar akoma ate pjesen te recitali i malokut 😂 kur thoshte:

Ooooooo, si nuk kam nje shpulle të fuqishme!
Asaj Karenines që qeshë, mu në bycka me ia njesh! 🤔 davaj mamochka, devochka

Ta shof edhe ajo si i dridhen nga shapulle e modhe maloku ... edhe unë të kënaqem, të kënaqem tu' u
qeshe!
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
49,461
Pikët
113
Mutterliebe

Gerlinde.P.

PS...ka dhe POEZI nga Rusia,por auditori eshte.......AMFIB.

Danke.
 

Free`dahhh

Ça do?
Anëtar
Jan 31, 2020
Postime
652
Pikët
93
Leter kushtuar personit qe me do paster.
Mami , me fal. Vajza jote sot po te drejtohet me nje leter qe ti nuk do e lexosh kurre sepse nuk dua te ngelesh me koken mbrapa. Dua te te them te verteten e jetes time , qe ti nuk e di. Me fal mami qe te kam genjyer per gjithcka , qe te kam ardhur duke buzeqeshur me shpirtin cope. Me fal qe te kam genjyer duke te paraqitur perpara syve nje fasade qe nuk ka lidhje me ate realitetin qe une jetoj , nuk kam dashur kurre te te merzis.
Ma, vajza jote eshte vetem ne mes te nje qyteti ku ti mendon se eshte e lumtur. Ajo te genjen sa here te thote se eshte mire .
Te genjen kur t thote se gjithcka eshte ne rregull per te qene ti e qete.
Mami me fal qe te kam lene te jetosh nje jete me genjeshtra dhe faleminderit qe me do paster. ❤
 

Xhenet

Amoureus ❤️
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
1,858
Pikët
113
Vendndodhja
Ne mes endrrave dhe realitetit
Leter kushtuar personit qe me do paster.
Mami , me fal. Vajza jote sot po te drejtohet me nje leter qe ti nuk do e lexosh kurre sepse nuk dua te ngelesh me koken mbrapa. Dua te te them te verteten e jetes time , qe ti nuk e di. Me fal mami qe te kam genjyer per gjithcka , qe te kam ardhur duke buzeqeshur me shpirtin cope. Me fal qe te kam genjyer duke te paraqitur perpara syve nje fasade qe nuk ka lidhje me ate realitetin qe une jetoj , nuk kam dashur kurre te te merzis.
Ma, vajza jote eshte vetem ne mes te nje qyteti ku ti mendon se eshte e lumtur. Ajo te genjen sa here te thote se eshte mire .
Te genjen kur t thote se gjithcka eshte ne rregull per te qene ti e qete.
Mami me fal qe te kam lene te jetosh nje jete me genjeshtra dhe faleminderit qe me do paster. ❤
Zemer Zoti e dine se sa here edhe nenat na kan genjyer vetem te ndjehemi edhe ne mire, kshu qe vazhdo ta genjesh deri sa te gjejsh paq ne shpirt😙❤
 
Top