• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Letërsi popullore - Anekdota

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
LETËRSI POPULLORE

Anekdota



Për të gjetur më lehtë anekdotën përkatësi, kam sjellë lidhjen/tufëzën/linkun direkt me postimin - kliko mbi tufëzën/linkun e anekdotës
I. Salih Zogiani - në vazhdim, nën këtë titull do të postoj anekdotat prej tij.
* Tre burra në shtëpi, çohu nuse shko n'mulli; * Ish hyp n'kolicë ( karrocë dore ); * Nanën po ta përmendin ma shpesh ...

II. Ankedota të tjera:
1. Me t'hangër qeni yt, nuk shnoshesh, 2. S'jam kan' përbishtnue me ta ... - IRONI ME PSEUDOPATRIOTËT, 3. Laj duart, o mik, se ajo nuk merr vesh ..., 4. Hiçin, as mos e duaj, as mos e respekto, 5. Topalli dhe i verbri, 6. Livadhet e shtrenjta, 7. Mendjemadhi është më i keq se "plehu", 8. Surla s'ka në ramazan, 9. Njerëzit që nxehen e ftohen shpejt - nuk më duhen 10.Pazar i keq po u bâjke 11. U përzie pambuku 12. Ishalla nuk qillon Dul 13. E more vesh kush ta hodhi helmin? ( nga @SystemA ), 14. Kush m'ia shkurtoi hundën grues? 15. A ta paguan mysafirët konakun?, 16. Kabahati 100 lira 17. Hiqi poturet ( dimitë ) - nga @SystemA 18. Po tutna prej qati qi nuk po flet! 19. Nuk mbahet shtëpia me miell hua 20. Ujqit dhe qentë ( tregoi, Emin Halimi ) 21. Anton Çetta e ka pasur lehtë 22. Dita duhet diqysh me u nis 23. Puthne në b*othë shoqja - shoqen 24. Mos e fyeni, ky e ka fyer veten 25. Dy vajza në derë të parajsës 26. T'i hangtë dreqi vjetët ( Beqë M. Xhemaili ) 27. A po e sheh bre gru çfarë burri ke 28. Kali hujli 29. Duhet me i gjetë dy dorëzanë ( nga Adem Ademi, Kozhicë ) 30. Durimi ( nga Hamdi Kurti ), 31. ANEKDOTA - libër në PDF ( përgatitur nga unë ), 32. Vetë i hoqa brekët
 
Last edited:

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Ja prezantoj mbledhës të folklorit: Salih Zogiani


S’mund ta nis këtë shkrim pa subjektivizëm. Ishte shtatori i vitit 1969. Viti i parë, dita e parë në Gjimnazin ”Skënderbeu” në Gllogovc/Drenas. Në njërën nga orët e para të javës së parë hyri një profesor, me dukje tamam dinjitoze prej profesori dhe na tragoi se me të do të mbanim gjatë këtij viti lëndën e gjeografisë. Pastaj u prezantua se quhej Salih Zogiani. Që nga ajo orë e parë me të, kur shpjegoi për lëndën e gjeografisë, kurrë nuk e kam harruar emrin e Eratostenit – babait të gjeografisë.

Kaluan vite e dekada dhe tek para 5-6 muajsh e gjeta profesorin e resepktuar në FB. Mbeta tepër i mahnitur kur mësova se që nga viti 1965 kishte mbledhur nektarin, dijen e pashterrshme të popullit tonë – anekdotat. Ka botuar 6 vëllime me krijime të tilla që arrijnë dikund mbi 1800 anekdota.

Atëherë kush është Salih Zogiani?

U lind në vitin 1942 në fshatin Harilaç të Fushë Kosovës. Studimet në Fakultetin Filozofik, Dega e Gjeografisë, në Prishtinë i mabroi në vitin 1968. Ka punuar mësimdhënës në Gjimanzin “Skënderbeu” të Drenasit, në Gjimnazin “Sami Frashëri” të Prishtinës; pastaj në BVI-në dhe në Departamentin për Kulturë të Kosovës.

Me mbledhjen e anekdotave merret që nga viti 1965. Ka botuar gjashtë vëllime me anekdota në gjuhën shqipe dhe një vëllim në gjuhën angleze. Secili vëllim ka mbi 300 anekdota, ndërkaq ka të gatshëm materialin edhe për vëllimin e shtatë.

Ka marrë pjesë në hartimin e Planit Afatmesëm për zhvillimin e kulturës; në përkthimin e Astronomisë; në hartimin dhe publikimin e shumë materialeve nga lëmi i mbrojtjes së trashëgimisë kulturure.

* – Më poshtë po sjell mendimet dhe vlerësimet e kritikëve dhe të lexuesve për anekdotat:

FRAGMENTE NGA DISA VLERËSIME, PËR ANEKDOTAT DHE BOTIMET:

***Karakteri zbavitës e komik, humori i shëndoshë dhe nota realiste e anekdotave na bëjnë të qeshim dhe njëkohësisht na vënë përpara ironisë e satirës, që dalin nga rrëfimi lakonik i tregimtarëve, për të metat e njerëzve. Është tërheqës për lexuesin, sidomos dialogu i gjallë dhe interesant, me pyetje e përgjigje të shpejta dhe alegorike, që thumbon të keqen njerëzore dhe njëkohësisht aludon që njeriu të ketë veçori, siç janë: burrëria, trimëria, urtësia, zgjuarsia, drejtësia etj.
Titujt e kaptinave janë emërtuar sipas këtyre veçorive, është një përpjekje serioze e mbledhësit Salih Zogiani dhe do t’i provokojë edhe studiuesit e anekdotës për t’i thelluar studimet për këtë lloj të rëndësishëm të prozës sonë popullore.
Dr. ZymerNEZIRI

***Në shumë raste, me përmbajtjen e saj, anekdota thumbon dhe ironizon, por nuk karikaturon. Përmbajtja dhe ideja e saj depërton shumë thellë në psikologjinë individuale dhe kolektive, që të shtyn të mendosh dhe të thellohesh në probleme dhe dukuri jetësore, dhe defekte shoqërore.
Anekdotat e mirëfillta, sidomos ato që trajtojnë degradimin moral dhe politik të njeriut tonë, e posaçërisht përçarjen në baza politike dhe partiake, në përmbajtjen e tyre nuk kanë përshkrime të ndodhive, por ballafaqojnë situatat krejt të ndryshme jetësore me ato të sotmet, aktualet, mu ky ballafaqim apo kjo kundërvënie reflekton dhe rrezaton mesazh shumë të pasur me porosi të thellë etike dhe filozofike. Anekdotat e tilla të mirëfillta nuk përshkruajnë, nuk komentojnë dhe nuk përmbajnë didaktizëm, ato synojnë ballafaqimin me përgjigjet nëpërmjet dialogut dhe veprimit dramatik të mprehtë. Lexuesi i këtyre anekdotave do të ketë kënaqësinë të shijojë vlera të mirëfillta të anekdotës, si në rrafshin tematik ashtu edhe në atë estetik dhe kuptimor.
Dr. Myzafere MUSTAFA

***Anekdotat e botuara të autorit Salih Zogiani, sjellin porosi me një humor të shëndoshë dhe të këndshëm, përshkuar me nota të mprehta satirike, para të cilave nuk mund të mbetesh indiferent. Unë ndjeva kënaqësi të posaçme kur i lexova.
Pas Anton Çettës, për mendimin tim, SalihZogiani është mbledhësi më i mirë i anekdotave shqipe.
Prof. Ramiz KELMENDI

* * * Është thënë se anekdotat janë kallinjtë e pakorrur, të mbetur nëpër arat e historisë, për t’i ushqyer brezat që vijnë. Të gjithë brezat e mençur të njerëzimit kanë nxjerrë mësimet më të mira dhe më qenësore pikërisht nga këta kallinj, sepse në përmbajtjen e tyre kanë pasur ushqimin më të shëndetshëm, më të mençur…

Mbledhësit e anekdotave duhet të kenë njohje dhe prirje krijuese, për t’i dhënë shpirt e jetë që të komunikojë me lexuesit e kohës sonë. Njëri prej mbledhësve të suksesshëm të anekdotave shqiptare – natyrisht pas profesor Anton Çettës – është edhe SalihZogiani, puna e të cilit ka bërë që të shpëtohen nga harresa anekdotat tona, ky thesar i vërtetë i trashëgimisë sonë shpirtërore.
Prof. Daut DEMAKU

***Anekdotat nëpërmjet kuptimit tematik, nëpërmjet humorit e satirës, ironisë e thumbimit fshikullojnë vese e dukuri, të meta e padrejtësi, duke sintetizuar një tërësi normash, me anë të idesë e objektit, filozofi popullor me mençurinë, urtinë e tij në rrjedhë të zhvillimit të bisedës, në odat e burrave, arrin të shpreh gjendjen e frymën aktuale të aktualitetit shoqëror e politik. Ndaj anekdotës duhet gjetur momentin e kohën, kontekstin bisedor, sepse po nuk u tregua në kohën e vendin e duhur e të caktuar, anekdota falimenton.
Anekdota të këtilla me vlerë të shumëfishtë etno-folklorikem, ka shumë. Ato janë burim i pashtershëm, të cilat lindin e krijohen për çdo ditë në jetën tonë të përditshme të zakonshme e të jashtëzakonshme, prandaj, duhet të bëjmë përpjekje që ta ruajmë këtë thesar dhe ta paraqesim para Botës.
Dr. Mehmet HALIMi

* * *Në mesin e mbledhësve të përkushtuar të anekdotës është edhe SalihZogiani, autor i disa librave me anekdota, një vëllim nga të cilët madje i përkthyer edhe në gjuhën angleze.
Ndonëse në e parë, syzheu i rrëfimeve anekdotike duket tejet i thjeshtë e transparent, ai, megjithatë në vete përmban porosi nëntekstore praktike, diturore e filozofike, që burojnë nga konteksti kur kanë lindur anekdotat, porse që, nëpërmjet metaforës, ironisë, alegorisë e figurave të tjera stilistike, përkojnë me rrjedha të cilitdo kontekst jetësor, duke marrë kështu karakter mbarëkohor universal e polisemik.
Veç karakterit filozofik-edukativ, anekdotat përshkohen edhe me veçori komike, argëtuese, prandaj janë të lehta për lexim dhe lexuesi jo vetëm nuk do të lodhet, por, përkundrazi, në vazhdimësi do të ndiejë nevojë që të lexojë edhe më. Kjo nevojë, gradualisht shtohet në dëshirë për t’i mbajtur mend dhe në raste e kontekste të përshtatshme edhe për t’i rrëfyer ato, jo vetëm për argëtim, porse edhe për shpërfaqje të një opinioni, vlerësimi a qëndrimi përkitazi me dukuri, sjellje apo rrjedha të veçanta të individëve ose të shoqërisë në përgjithësi.
Librat e këtillë, ndaj, janë thesar i çmuar për çdo lexues, pavarësisht orientimit profesional e shoqëror dhe pavarësisht moshës së tij.
Prof.Sulejman DËRMAKU

*** Derisa anekdotën tek popujt e tjerë e përshkon fund e krye karakteri i saj humoristik dhe argëtues, tek anekdota shqiptare thelb i saj mbeten porosia, mesazhi, analogjia, aluzioni. Në këtë mënyrë, anekdota shqiptare, në rend të parë, ka karakter edukativ, shikuar nga brendia. Ndërkaq, nga ana e jashtme edhe ajo mbështillet me petkun humoristik e argëtues. Fryma edukative e anekdotës shqiptare shprehet nëpërmjet qortimit apo afirmimit që i bën ajo një ngjarjeje, një individi, një gjesti, një karakteri, një vesi, një virtyti, një ndenjeje, një gjendjeje. Anekdota është formë brilante dhe shumë koncize e komunikimit, duke e bartur gjithmonë brenda vetes porosinë, e cila shprehet në formë qortimi apo afirmimi duke u shtrirë në çdo sferë të jetës dhe të përditshmërisë sonë. Kështu, anekdota afirmon vlera a qorton jovlera.
Ky vëllim është fryt i një pune e përkushtimi të palodhshëm të Salih Zogianit, që e pasuron fondin e anekdotës shqiptare dhe njëkohësisht fondin e trashëgimisë sonë kulturore përgjithësisht. Ndërkaq, për lexuesin është një lekturë e lehtë e brilante, po dhe përplot porosi që i vjen atij si dhuratë shumë e çmuar.
Prof. Gani BYTYÇI

***Libri i Salih Zogianit “Anekdota shqiptare 5″, kushtuar mërgimtarëve, është ndryshe nga librat e tjerë të botuar në diasporën shqiptare. Ky zhanër i kësaj krijimtarie, të mbledhura nga të gjitha trojet tona shqiptare dhe nga shqiptarët që punojnë e jetojnë jashtë atdheut, lexohet dhe interpretohet me lehtësi të jashtëzakonshme. Anekdotat, mund të thuhet se janë kurorë e letërsisë gojore, të cilat me fuqinë e tyre interpretuese kanë përvetësuar masa të tërë lexuesish.Vetë fakti që ky zhanër i librave është ndër më të kërkuar, flet për një interesim dhe kultivim të vazhdueshëm. Ky interesim sforcohet edhe më shumë tek njerëzit tanë që ndodhën jashtë vendit, sepse përmjet këtyre tregimeve të shkurtra anekdotike, të cilat lexohen me përkushtimin, heqin mallin për njerëzit, për vendlindjen dhe për atdheun.
Autori Salih Zogiani ka bërë një përzgjedhje të kujdesshme të tyre, do të thosha deri në mrekulli. Këto anekdota për kah karakteri shquhen për gjuhën dhe përmbajtjen racionale, për mendimin e thellë filozofik brenda tyre, për përdorimin e fuqishëm të figuracionneve, duke prekur momentet më interesante të ngjarjeve dhe ndodhive aktuale e historike, të shoqëruara me një humor të hollë realist. Këto tregime, të sistemuara në këtë libër, kanë fuqi të madhe shprehëse sa që, shpeshherë, përmbajtja dhe porosia e tyre, flet më shumë. Personazhet që i gjejmë në këto tregime të shkurtra kanë karaktere dhe role të ndryshme, përmjet të cilave krijuesit popullorë, kanë venë në spikamë situata, dromca kulmore që i përkasin një vendi të caktuar dhe një realiteti të përjetuar.
Lexues i nderuar, ky libër do të jetë shoqëruesi yt më i mirë, edhe atëherë kur je i padisponuar, edhe atëherë kur ke pak kohë përkushtimi ndaj vetes dhe, edhe atëherë kur fati nuk ecën bashkë me ty.
Prof. Muhamet MJEKU (Botoi “Dielli” – SHBA)

***Anekdotat e librit të gjashtë përbëjnë gurin e gjashtë të themelit të kulturës anekdotike shqiptare. Mbledhja, filtrimi dhe përgatitja e tyre për botim, nën kujdesin dhe ekspertizën e studiuesit SalihZogiani, na jep mundësinë ta kuptojmë identitetin tonë kombëtar nëpërmes artit të humorit serioz dhe seriozitetit humoristik, ngaqë ndodhitë dhe personazhet anekdotike bazohen në ngjarje reale, por jo gjithmonë në gjeografi specifike. Ky libër mund të shfrytëzohet si një alternativë e besueshme për tek realiteti shoqëror shqiptar ndër kohë, si nga studiuesit shqiptarë ashtu edhe nga studiuesit e huaj.
Gjekë Marinaj, PhD,Texas

***Këto anekdota janë pjesë e historisë së përditshme të komunikimit midis njerëzve, ku humori dhe mençuria e bartësve të tyre i mbushin me një dritë të vezullimtë. Salih Zogiani di të vërejë xhevahiret, di të hetojë dhe di çka të mbledhë. Ai është një vijueshmëri e gjallë e punës së princit të kulturës popullore, Anton Çetta. Një punë serioze, që i kalon ndjeshmërisht përmasat e përkushtimit.
Prof. Petrit PALUSHI, Kukës

*** Një lexues nga Kanadaja, shkruan: -Për fundjavë, rëndom shkojmë te miqtë. Rrugës, që zakonisht e bëjmë me bashkëshorten, njëri lexojmë anekdotat, nga libri juaj, e tjetri e nget veturën. Kështu, rrugën, që zgjat gjashtë orë, na duket se e kemi kaluar për një orë. Ju falënderojmë shumë.
***Një lexuese shkruan: -Ju e pasuruat jo vetëm bibliotekën time, por edhe mendjen dhe, mbi të gjitha, shpirtin tim duke i sjellë freski, frymëzim, humor, ëmbëlsi shpirti dhe aromë Shqipërie! Ne mërgimtarët nuk duam para, as nuk kemi nevojë për asgjë më shumë sesa për dashuri dhe një fjalë të ngrohtë e të ëmbël, e ato na i dhuruat Ju përmes librit tuaj “Anekdota shqiptare 5” dedikuar mërgimtarëve! Faleminderit për këto dhurata me shumë vlerë dhe për mjaltin që na e dhurove si melhem shpirti nga trojet e Atdheut tonë. MakfireMaqedonci Canolli, Nju-Jork
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Ma t'hangër qeni yt, nuk shnoshesh

ME T´HANGËR QENI YT, NUK SHNOSHESH 855
(Junik, Deçan)

Ali Meta i katunit Junik âsht kanë mashkull i mirë. Ish kanë ni mledhje ktu. N´at mledhje ni nipash i veti. I thojshin Musë Haliti i Carrabregut. Kish pasë thanë:
- Daja Ali!
- Hoj!
- Shka âsht puna jote kshtu qi mashkull i mirë po, i zoti po, e ty kurrfarë zani nuk t´duel e s´qite kurrgja n´dritë?!
- Lé, Musë, mos t´ himë atje.
- Jo, kam qef me ditë dishka. Shka â´ puna jote kshtu?
- Musë me t´hangër qêni i huej, me ni pasul e shnosh varrën, po me t´hangër qêni yt, kurrfarë ilaçi nuk t´shnosh. E mue m´kanë hangër qêt e mij.



kthehu te përmbajtja
 
Last edited:

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Përgjigje e: Letërsi popullore - Anekdota

NGA GOJA E POPULLIT


S’jam kan’ përbishtnue me ta...

(Fatkeqësisht nuk po më kujtohet as vendi as personi që e ka treguar këtë ngjarje, ani se ka mundësi që ta kem dëgjuar në Sankovc!!).

Po tregon njani: Ishim në një odë mbi 10 veta dhe filluam bisedë. Njëri aty t’ia nisi e po flet shkept: a po do për burrëri, për trimëri, për besnikëri, për patriotizëm dhe s’la epitet të keq pa thënë për të tjerët: jo ky spiun, jo ai UDB-ash, ai tjetri MUP-ovac, ky tjetri SUP-ovac etj etj... Dhe kur u bë boll kjo bisedë bajate, po i thonë plakut te oxhaku:
- Fol mixha Sahit, se sonte nuk na fole hiç. Ti ki ( ke ) fjalë!
Mixha Sahit që në këtë moment sapo e mbështolli një cigare kaçak, e lëpiu letrën e cigares, cigaren e futi në kamish, kapi çakmakun me vajguri dhe kur e shkrepi, ajo kërsiti sikur e mbush revolen dhe pasi nxori dy – tri shtëllunga tymi, ia nisi:

- Faleminer që ma dhatë fjalën. Unë ju ngova ( dëgjova me vëmendje ) deri tash. Ngomëni edhe ju mue. Unë e maj ( mbaj) men mirë kohë e aksionit të armëve. Në ni katun bani vaki, milicija i rrehi krejt burrat e ati katuni, veç njani pshtoj. Këta të rrehnit ja nisen e po flasin për tâ, çka asht ni e zezë e Zotit (spiun, UDB-ash....). Këtij i ranë në vesh këto fjalë, po nuk u mërzitke hiç se e ngjofke ( njihte ) veten. Dit pej ditsh ky shkoj në zadrugën ( shitoren) e katunit. Aty ishin kanë edhe nja 4-5 pej atyne në rrehnive. Njani po ia ban:

- Allahile, qysh u ba krejt katunin na rrehi milicija e veç ti pshtove. Çka u ba që ty nuk të ngucen hiç? ( edhe këta po rrehen në sy e besa edhe me bërryla me shoqi - shoqin, kishe shih çka i thashë, e nxuna ngushtë ).

Ky që e njihke veten foli serbez:

- Vallahi bre, unë nuk jam kanë përbishtnue kurrë me ta, me siguri për qata.


Këta mbeten si të dh*** e çile guri gojën. Asnjani nuk mujti me e thanë asni fjalë.

kthehu te përmbajtja
 
Last edited:

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Përgjigje e: Letërsi popullore - Anekdota

Laj duart or mik!

Kohë dimri, borë e madhe, dhe në këto rrethana mysafirët në fshat janë të mirëseardhur. Njërit i shkoi një mysafir, të cilin nuk ia dashti zemra pasi që mysafiri njihej si njeri i pamoralshëm. Erdhi koha e darkës. Një nuse futet në odë dhe i ofron legenin për t’i larë duart mysafiri. Ky edhe po e vonon duke u munduar që ta ngacmonte nusën. Mirëpo, ajo nuk ja varte. Në këtë mes i zoti i shtëpisë po i thotë: Laj duart lum miku, se nusja është krejt budallicë e nuk është kah të merr vesh!...

kthehu te përmbajtja
 
Last edited:

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Përgjigje e: Letërsi popullore - Anekdota

Hiçin as mos e duaj, as mos e respekto

ZHGËNJIM


( Ngjarjen të cilën do ta tregoj tash është e vërtetë. Kjo është thënë në një kolektiv punues në Drenicë. Mbase dikush edhe e di kush e ka thënë, por lutet të mos e bëjë publik emrin e personit që e ka thënë!)

***

Një here një punëtor pak më i vjetër u zemërua me ca punëtorë të rinj dhe nga zhgënjimi u tha:

- Valla bre djem, qe qitu në loçkë të zemrës ju kam pas’, veç tuj m’rrshitë, tuj m’ rrshitë më jeni zhdjergë e më keni ra në çukan të b*thës!

***

Porosia: Ruaje njeriun që të ka dashur e të ka respektuar; mos i bjer në "vend" të keq!

kthehu te përmbajtja
 
Last edited:

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Topalli dhe i verbri

Topalli dhe i verbri

Një topall hyri një ditë në një tavernë dhe u ul pranë një udhëtari.
Nuk do të arrij kurrë në kohë në banketin e sulltanit, psherëtiu, “sepse problemi im fizik më pengon të jem më i shpejtë

Tjetri ngriti kokën e tha: “Edhe unë jam ftuar në atë banket, por gjendja ime është më e keqe se e jotja. Unë jam i verbër, e nuk mund ta shoh rrugën”.

Një njeri i tretë, që kishte dëgjuar bisedën e tyre, ndërhyri e tha: Ah sikur ta dinit se ju të dy së bashku zotëroni mjetet e duhura për të mbërritur në vendin e shumëdëshiruar! I verbëri mund të ecë duke mbajtur të çalin mbi shpatulla: mund të përdorni këmbët e të verbërit dhe sytë e të çalit për tu drejtuar në rrugë

Në këtë mënyrë u bë e mundur që të dy udhëtarët të arrinin në kohë në banketin e sulltanit.

Megjithatë gjatë rrugës ata kishin pushuar pak në një tjetër tavernë. Dhe i kishin treguar historinë e tyre dy udhëtarëve të tjerë. Edhe ata njësoj si dy udhëtarët tanë ishin ftuar në atë festë, por njëri ishte i shurdhër, ndërsa tjetri memec.

Memeci kishte dëgjuar historinë e udhëtarëve tanë, por nuk mund t’ia përçonte mikut të tij të shurdhër. Ky i fundit mund të fliste por nuk kishte asgjë për të thënë.

Asnjë prej këtyre të dyve nuk arriti kurrë në banket, sepse këtë herë nuk ishte njeriu i tretë që t'i shpjegonte se ata kishin një problem e aq më pak që t'i rrëfente mënyrën se si ta zgjidhnin.


kthehu te përmbajtja
 
Last edited:

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Livadhet e shtrenjta

LIVADHET E SHTRENJTA

Takohen në Fushë-Krujë Ismail Qemali dhe Ali pashë Gucia.
Ali pashë Gucia u ndal e po i sheh livadhet e bujshme, tërë rrafshinën e pëlleshme të Fushë-Krujës.
- A thua, more zotëri Ismail, këto livadhe kaq të mira e të buta, a janë të shtrenjta? - foli Ali pashë Gucia.
- Shumë të shtrenjta janë! - u përgjigj Ismail Qemali.
- Çka ta merr mendja, sa teneqe flori bëjnë?
- Eh, more Ali pashë Gucia, këto livadhe të buta e të mira e kanë vlerën e lartë, rrafsh sa një grua!
- Sa një grua, po unë në malësi...?!
- Jo Ali pashë, jo ashtu qysh po mendon ti. Këto livadhe të buta e të shtrenjta e kanë vlerën sa një grua e mirë, bujare e fisnike si ajo që ka lind një Ali pashë Guci!


kthehu te përmbajtja
 
Last edited:

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Mendjemadhi është më i keq se "plehu"

MENDJA E MADHE

Në një kuvend të burrave, hyri me pakë vonesë edhe Shaban Hoxha i Isniqit. Ishte vonuar pak dhe, natyrisht, plakun e mençur e pret kuvendi.

Mirëpo, një mendjemadh i Strellcit, me mustaqe të holla si bishti i miut, që ja kishte mbushur mendjen vetes se e ka vendin në kuvend të burrave, i hidhëruar pse kuvendi po e respektonte Shabanin, mezi priste që t’ia thoshte ndonjë fjalë.

Shaban Hoxha u rahatue në kullë. Ia sollën edhe kafen. Njëri prej pleqve në kuvend tha:
- Fol diçka Shaban Hoxha!

Ende pa e çelur gojën Shabani, ai mendjemadhi ia priti:
- Çka ka me fol Shaban plehu që vonohet në kuvend të burrave?

Të gjithë u prekën. Ai plaku që i tha Shabanit më parë “fol diçka”, u zu ngushtë, por foli:
- Mos u hidhëro lum Shabani, se është martue rishtas dhe e ka pak veten n’qejf?
- Jo - tha Shaban Hoxha, - nuk hidhërohem. Plehut ia sheh hajrin dikush, se plehu e rrit bimën, e mendjes së madhe, pasha zotin, kush mbi dhe hajrin deri sot s’ia ka pa!

Fjalor: ketu fjala "pleh" është eufemizëm ( formë e zbutur ) e fjalës m*t.
kthehu te përmbajtja
 
Last edited:

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Surla s'ka në ramazan!

A JE TUJ PRITË SURLET ME KRISË?

Ishte kohë ramazani. Tri-katër copë katundesh në Kabash të Prizrenit kishin pas bërë ramazan me një tupan. Ndërmjet atyre katundeve kishte qenë një kodër, Murlan e kishin pas quajtur. Për kohë të iftarit dilte në majte të kodrës tupanxhiu me rrahë për iftar.

Hoxha kishte pas shkuar tek njëri në Kabash dhe pritshin të bëhet iftar, pasi të gjithë ishin të uritur. I murrën orët e po i vendosin përpara me shikuar kohën. Një djalit të shtëpisë i thanë:
-Del n’ divanhane e vëzhgo! Kur t’krisin tupanat, na kallxo e t’bajmë yftar.
U bë koha e yftarit e djali nuk po lajmëron gjë. Këta të lodhur e të uritur po i ja lëshojnë një zë djalit:
- O djalë!
- Hoj! - Përgjigjet ai.
- A krisën more tupanat a shka u bo?
- Qe besa, more babë, ni tupan krisi qatje n’kodër...
- Po shka dreqin je tuj pritë. Me krisë edhe surlet a? Ramazani s’ka surle. Pse s’erdhe me na kallxue?


kthehu te përmbajtja
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Anekdotë – ritregim

* Këtë anekdotë e kam dëgjuar në Gllanasellë të Drenasit, sa kam shërbyer mësues në Çikatovë të Vjetër. Ka qenë si traditë, po thuaj se në secilën shkollë ku kam punuar kemi shkuar mysafirë të njëri – tjetri për dreka, po më shumë për darka dhe po thuaj se s’kemi fjetur fare. Anekdotën/tregimin që po sjell nuk jami i sigurtë nëse e kam dëgjuar në odën e Sabit, Adem a Lulëzim Nikajt apo në odën e Afrim Krasniqit ( tash aktor me grupin ”Stupcat”). Anekdotën e ka treguar G. Nika.

P.S. Anekdota ka pak banalitet, por të përballueshëm ( fjala e përdorur ekziston si fjalë edhe në fjalor ).


Njerëzit që nxehen e ftohen shpejt - nuk më duhen!

Një herë njëri doli në fshat dhe u tha fshatarëve: eni shikoni se çka është në gjendje të bëjë prifti ynë. Shkuan fshatarët të shinin mrekullinë. Doli prifti dhe në ndrëkohë andej pari ia behu një sorrë. Bëri ç’bëri prifti dhe me “magji” e kapi sorrën.

Masa brohoriti dhe e ngritën në piedestal priftin. E kapën priftin dhe e ngritën përpjetë ... Të rrojë prifti ynë!

Prifti më pas u tha: Tani do të ju tregoj diçka edhe më ineteresate, por këtë do t’jua tregoj në kishë”.

U nis prifti kah kisha dhe masa po i shkonte pas. Kapi prifti rezenë dhe bëri ta hapte derën, por dera e kishës e rëndë dhe priftit i shpëtoi një pordhë ...

Fshatarët bënë uuuuuu, dhe u zbythën.

Prifti i shikoi butë dhe si me vete tha:
- Shkoni! Edhe ashtu, si të tillë nuk më duheni. Njerëzit që nxehen nga një sorrë dhe ftohen nga një pordhë – nuk më duhen!

Porosia e anekdotës: Kjo anekdotë u shkon njerëzve që nuk janë në gjendje të bëjnë vlerësimin e duhur të diçkaje; nuk e dinë ku qëndron vlera dhe janë në gjendje për diçka të pavlefshme ta dëmtojnë vlerën.

kthehu te përmbajtja
 
Last edited:

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,554
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Re: Letërsi popullore - Anekdota



Njerëzit që nxehen e ftohen shpejt - nuk më duhen!

Porosia e anekdotës: Kjo anekdotë u shkon njerëzve që nuk janë në gjendje të bëjnë vlerësimin e duhur të diçkaje; nuk e dinë ku qëndron vlera dhe janë në gjendje për diçka të pavlefshme ta dëmtojnë vlerën.

kthehu te përmbajtja


Jam dakord me porosine, por edhe priftin ama na e nxore me vlera te papara -qesh-

***************************

*** për të mos zënë shumë rubrika, komentin tim po e bashëngjes këtu:

Jo këtu nuk glorifikohet prifti, porosia është për njerëzit e pa vendosur, me një fjalë leshko, që nuk dinë cka është mirë e cka është keq apo edhe interesaxhinj.
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Re: Letërsi popullore - Anekdota, nga Salih Zogiani



TRE BURRA N’SHPI, ÇOHU, NUSE, SHKO N’MULLI
* nga libri im 999 Anekdota (nga Salih Zogiani - red.)

Kishin qenë tre vëllezër shumë dembelë. Martohet njëri prej tyre e e merr një nuse shumë punëtore edhe të mirë.
Nusja i bënte punët e shtëpisë, e ata meshkujt veç rrinin. Ishin mësuar t’i thonë nuses:
- Çohu nuse bane këtë punë, - e ajo çohej pa përtesë.
Një ditë ishte harxhuar mielli e duhej dikush të shkonte në mulli për të bluar.
Njëri prej meshkujve po i thotë nuses:
- Çohu, nuse, shko në mulli.
U ndal nusja e po i këqyr burrat për seri, e po u thotë:
- Valla kjo nuk asht n’rregull, tre burra n’shpi e çohu, nuse, shko n’mulli. Po shkoj, veç haram i koftë mullinxhisë qi s’ma blun drithin pa rend !

P.S. Në postimin e dytë kam sjellë një shkrim për autorin, Salih Zogiani.

kthehu te përmbajtja
 
Last edited:

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë


ISH HYP N’KOLICË (karrocë)

/Nga libri im “999 Anekdota /

Njëri e blinte verës një dhi për tambël, e dimrit e priste. Një dhi i qëllon fort e mirë për tambël, e vendos ta mbajë. Mbasi nuk kish cjap, shkoi e pyeti një të katundit:
- A ban me e pru me e majtë?
- Po, bjere,
- i tha ai.
Mbasi dhia nuk ecte, e qiti ky në karrocë, e çoi e majti, edhe e pyeti se qysh mund ta dijë a ka majtë, a jo?
- Këqyre nesër n’sabah, n’koft’ se han, ka majtë, n’koft’ se përtypet, nuk ka majtë, - i tha ai.
Të nesërmen, e këqyri, ajo përtypej. E qiti prapë në karrocë, e e çoi.
Për ta ditur a ka majtë a jo, të nesërmen i tha gruas:
- Shko e këqyre dhinë a po han, a po përtypet.
Shkoi ajo e u kthye për t’i treguar burrit. Si hyri në odë, burri e pyeti:
- A po hanke, a po u përtypke dhia?
- As s’po hanke, as nuk po u përtypke,
- i tha ajo.
- Po, çka po bajke ajo virane?
- Ish hypë n’kolicë,
- i tha ajo.

kthehu te përmbajtja
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë



TY PO TË PËRMENDIN NGANJËHERË, E NANËN MË SHPESH

(Nga libri im “Anekdota Shqiptare 5”)

Një fshatar, kishte ardhë n’Prshtinë për pazar. Në rrugë e takon një deputet të anës së vet. Mbasi përshëndeten, deputeti kishte dëshirë të mësonte se çka po flitej për të atje, në anë e vet, e i tha fshatarit:- Hajde ta qes nji kafe, se nuk jemi pa moti.

Duke pirë kafe, po e pyet deputeti fshatarin:
- Çka po thonë për mua ata të anës sonë, tash mbasi jam bërë deputet, a po më përmend kush, a jo?
- Ty po t’përmendin nganjëherë, ma rrallë, e nanën po ta përmendin ma shpesh,
-
i tha fshatari deputetit.
 
Last edited:

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
PAZAR I KEQ PO U BÂJKE

Ish kanë ngatërrue njâni me do të nji katuni tjetër. Nji ditë pazari, i del gjumi herët edhe nuk i pret hiç kojshitë e vet e niset për në pazar. Tue shkue udhës zatetet me ata që kish bâ fjalë. Ata edhe kallabllak e të nxanë e ta rrehin goxha mirë, jo me e përgjak' veç e dugin koxha mirë. Ata shkuen, e ky u ungj nën hije të nji peme. Mas ni kohe erdhen kojshija e vet e po e pyesin:

- Pse s'na prite? Çka je ungj aty, hajde shkojmë në pazar!
- Jo, kesh ( isha),
-
u përgjigj ky mazun.
- Ani a po u bâjke ( bëhej) farë pazari?
Ky edhe i rrehun e i mërzitun, u përgjigj:
- M*t pazar po u bâjke!

Tregoi: Ramadan Dautaj

kthehu te përmbajtja
 
Last edited:

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
14,759
Pikët
113
Përgjigje e: Letërsi popullore - Anekdota

Demke, e forte qenka kjo me Pazarin :D

bjere ketu çka ke per te shitur, lere atje ku po i nxjerre tezgat :D jo tezet :p se nuk jane duke ju shitur me askujt :D

kam menduar qe Drenica ka burra te mire, ama ne forum me nuk po shof, po me duket kane ik o ka Anamorava :D o ka Reka e keqe :D

Ama Anekdotat mos i ndal, ani se e shkruajta keshtu, se bukur ishin te qendisura ``fumato``
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Re: Letërsi popullore - Anekdota: Po të vjen marre

U PËRZIE PAMUKU

E kish martue njani nji djalë si frik dhe nusja u doli e mirë, po pak jo taman prej menve.

Nji natë po e pyesin djemtë babën për njifarë hesapi cfarë zgjidhej mund të ketë. As baba nuk ish në gjendje të thotë një zgjidhje adekuate, ndaj u shpreh me një fjalë popullore:
- Pasha zotin bre djem u përzie ...( edhe i ra ndërmend se është nusja aty e tha) - u përzie pamuku krejt tybe nuk po i bie në fije kësaj pune.

Nusja si ke tuj mbush gotat me çaj, u kthye e po i thotë:

- Jo valla babë u përzie leshi thonë, por ty po të vjen marre me thanë!!

kthehu te përmbajtja
 
Last edited:

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Përgjigje e: Letërsi popullore - Anekdota

Demke, e forte qenka kjo me Pazarin :D

bjere ketu çka ke per te shitur, lere atje ku po i nxjerre tezgat :D jo tezet :p se nuk jane duke ju shitur me askujt :D

kam menduar qe Drenica ka burra te mire, ama ne forum me nuk po shof, po me duket kane ik o ka Anamorava :D o ka Reka e keqe :D

Ama Anekdotat mos i ndal, ani se e shkruajta keshtu, se bukur ishin te qendisura ``fumato``
hahahahha. Jo, jo gabim e ke. Mos e vlerëso ti Drenicën në bazë të njerëzve që janë në forum, se të del prej hujit krejt.

"Nuk ka pyll pa derra" thotë fjala, kështu njerëz të mirë ka edhe në Drenicë, edhe në Anamoravë edhe në Rekë të Keqe.


Qysh thojke njâni: "Mos hudh krane...."
 
Top