• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Letërsi popullore - Anekdota

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,108
Pikët
113
jo i gjithanshëm;
me njohuri të kufizuara;

këto po më kujtohen për momentin!
Nje njeri universal mund te jete edhe nje njeri etnik.

Universaliteti vene perballe me etnicitetin eshte me superior. I pari eshte bashkues dhe i dyti eshte ndares.

Nje ushqim universal eshte ai lloj ushqimi qe perdoret nga te gjitha etnicitetet. Por jo cdo ushqim etnik mund te perdoret nga nje universalist.

Etniciteti nenkupton aroma te ndryshme te cilat i shtohen universalitetit.

Ne qofte se une servir oriz dhe biftek plus disa perime ne nje pjate te cilat jane "shqeto" atehere cdo etni mund te perzieje kete ushqim me erezat e veta. Nje indian perdor ereza te ndryshme nga nje oriental apo nga nje italian a nje shqiptar.

PS. Erezat e shumta tregojne mungesen e shijes se ushqimit.
PS2. Ato qe lyhen me parfum mbulojne aromen natyrale te trupit.


El
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,108
Pikët
113
Nje fshatar qe nuk dinte shkrim e kendim merr nje leter nga i biri i cili ishte ne kurbet. Ai vete tek hoxha i fshatit dhe i kerkon qe ky i fundit t'i lexoje letren. Hoxha pasi e shfletosi i'a kthen fshatarit duke i thene se letra ishte e shkruar ne arabisht dhe se ai nuk e lexonte dot.

Turp te kesh, thote fshatari, ti je edhe me callme ne koke.

Hoxha heq callmen nga koka dhe i'a ve fshtarit duke i thene. Tani qe ke callme ne koke, lexoje vete letren.

Morali i Historise: Pellisni sa te doni nga majat e minareve dhe kishave. Personi qe do t'ju degjoje eshte HALLA juaj. Kujdes se mos i'u kap me breke ne dore.

El
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,108
Pikët
113
Nje burre plak duke ecur nen nje pallat degjon hapjen e nje dritareje dhe pasi ngre koken ndjen dicka t'i bjere ne fytyre. Eshte nje tip llastiku i mbushur me nje lloj qumeshti te bardhe.

Ai ngjit shkallet dhe troket tek dera prej dritares se te ciles fluturoi llastiku.

Nje grua plake i hap deren dhe ai e pyet ne se ajo eshte vetem.

Jo, thote plaka, kam edhe djalin me nusen qe po flene, ne dhomen e tyre.

Urdhero edhe nipin, i thote plaku dhe iken.


Morali i historise: Zhdukni faren tuaj ne qofte se nuk doni te keni femije ilegale ne dere.

El
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
se ku i gjen, mi Adea!
Më pëlqejnë këto që sjell ti.

Te kjo e fundit, moralin e historisë e shoh pak më ndryshe. M'i kujton spartanët, kur zhduknin fëmijët që konsideronin se nuk janë sojli. Ata këtë zhdukje e bënin në mënyrë mizore, sot kjo mund të bëhet me "llastikët" që përmende ti dhe ndoshta është e arsyeshme!
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,108
Pikët
113
Nje te pasuri i ngordhi qeni dhe ai donte t'a varroste me hoxhe. Hoxha i tha se nje kerkese e tille ishte nje shuplake per besimtaret dhe fyerje per fene. Plus kesaj edhe kadiu do te inatosej.

Pasi i pasuri e siguroi qe do t'a rregullonte muhabetin me kadiun, hoxha pranoi te varroste qenin me te gjitha ritualet.

Kadiu e merr vesh dhe inatoset. Ai therret te pasurin dhe i kerkon llogari.

Zoti Kadi, thote pasaniku, qeni im ishte si njeri. Ai kur ngordhi me la amanet te te jap ty demin me te mire te kopese dhe nje fuci me djathe.

Paska qene vertete njeri thote Kadiu.

Morali i Historise: Nuk ka absolutisht ASGJE qe nje i pasur nuk mund te bleje.

El
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Marrë nga Emin Halimi

Çka na gjet k'shtu !?...

Njâni i kish pasë tre djem. Dy të parët dilingji, faqezi, hajna, budallë... i treti i mêçëm, i urtë, puntor...
- Oj grue, e thirri ky burri të shoqen, a thue çka na gjet kshtu me k'ta djem - njani budallë, tjetri faqezi, hajn...
- O njeri, i tha plaka, kur jam kânë me yzër, në të parin, e kam nie gjallë sefte, kur jam kânë nër lopë, tu e mjelë...
Të dytin, kur e kam nie gjallë jam kanë kah i qes qenit...
E të tretin, kur e kam nie gjallë jam kânë kah i qes me i la duert Xhemajl Obrisë...
 

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
7,802
Pikët
113
Gjithkush e njeh ( do ) bandën ( shoqërinë ) e vet

Shkon një magjup ( cigan ) ushtar, në atë kohë, d.m.th. të ish shtetit që u shpërbë. Gjuhë zyrtare ishte gjuha serbo-krote dhe në këtë gjuhë atë magjupin e thërrisnin shkurt “cigo”. Po magjupi ishte problem, kështu një ditë e thërrasin në raport te kapedani.
Pasi e qortoi shumë kapedani, mes tjerash e tha:
- E sheh cigo, kaq muaj je këtu dhe ende s’i njeh eprorët e tu! E njeh kapedan Gashin?
- Jo, - u përgjigj cigo
- Po, major Krasniqin e njeh?
Magjupi ngriti krahët në shnejë mohimi
- Po kolonel Berishën?
- Jo, as këtë s’e njoh!
- Ti s’njeh askë cigo. Ik tash! Shporru!
Sapo bëri magjupi dy tre hapa, u kthye kah kapedani e i tha:
- Shoku kapedan, a mund të të pyes ty diçka?
- Fol, – i tha kapedani.
- A e njeh Remzon?
- Jo, - u përgjigj kapedani.
- Po Hyskon?
- As këtë, - u përgjigj kapedani.
- E Haskon?
Kapedani ngriti krahët dhe shtrembëroi buzët në shenjë mohimi.
- E sheh, shoku kapedan, gjithkush e njeh (do) bandën e vet!

Porosia e anekdotës: Mos u brengos nëse nuk respektohesh nga të gjithë, sespe nuk je universal. Në disa raste ( varësisht nga banda ) ndiju mirë për këtë. Varet kush është tjetri!
Po pse? U cmenda une te behem evgjit? Cigan? Magjyp?

p.s. merr ore ndonje rrace ariane te jesh brenda... pse ngaterrohesh me ngjyra? (bzinjt)
 

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
7,802
Pikët
113
Nje te pasuri i ngordhi qeni dhe ai donte t'a varroste me hoxhe. Hoxha i tha se nje kerkese e tille ishte nje shuplake per besimtaret dhe fyerje per fene. Plus kesaj edhe kadiu do te inatosej.

Pasi i pasuri e siguroi qe do t'a rregullonte muhabetin me kadiun, hoxha pranoi te varroste qenin me te gjitha ritualet.

Kadiu e merr vesh dhe inatoset. Ai therret te pasurin dhe i kerkon llogari.

Zoti Kadi, thote pasaniku, qeni im ishte si njeri. Ai kur ngordhi me la amanet te te jap ty demin me te mire te kopese dhe nje fuci me djathe.

Paska qene vertete njeri thote Kadiu.

Morali i Historise: Nuk ka absolutisht ASGJE qe nje i pasur nuk mund te bleje.

El
Mua nuk me blen dot... ja pra qe jam nje rast...
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Marrë nga Emin Halimi ( 22.000 )

Emin Halimi

5 tSaTmpoetortdcn 2ersgao0l1rem3dSdm ·

Korita e qeni

Kur isha i vogël, shkova bashkë me nânën me i qit’ gjellë qenit, te hambari.
Unë e shikoja me kureshtje tek po e hante gjellën shllapa-shllupa, dhe kah i zgurdullonte sytë...
Nâna më kapi për dore e më tha:
- Hajde tash, mos e kqyr, se s’ka qef me i nêjtë te korita... T’ han!
- Qysh?! Qeni jonë a?
- Po, po, i joni se tutet që po ia han gjellën...
- Oj nânë, ai e din që unë nuk ha n’koritë t’qenit- i thashë.
- Jo, tha, nuk e din se ai âsht qên!
Prej atëherë e kam mbajtur mend se qeni, edhe pse i shtëpisë, mund të të kafshojë nëse i afrohesh te ‘Korita’ !
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
49,987
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Une k’te fjalen ne Shqip e kam ditur gjithmone me T dhe jo D .. dmth Anektoda dhe jo Anekdota ? dhe Nuk e shqiptokam dot me D vetem me T .?
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,934
Pikët
113
Drejt shkruhet: anekdotë
Ashtu shkruhet me t be fund. Eshte fjale e huazuar, por qe eshte keqshqiptuar ne te folur dhe te jep pershtypjen se eshte eshte anekdode. Tingujt t dhe d jane te ngjajshem ne shqip sidomos kur jane ne fund te fjales.

Do te thote 'nuk ka te dhena' zyrtare per cka trajtohet. Jane mbetje, gojedhena nga eksperienca te individit i cili ka dal ne konkluzion subjektiv!

'Anecdotal Evidence'
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Ashtu shkruhet me t be fund. Eshte fjale e huazuar, por qe eshte keqshqiptuar ne te folur dhe te jep pershtypjen se eshte eshte anekdode. Tingujt t dhe d jane te ngjajshem ne shqip sidomos kur jane ne fund te fjales.

Do te thote 'nuk ka te dhena' zyrtare per cka trajtohet. Jane mbetje, gojedhena nga eksperienca te individit i cili ka dal ne konkluzion subjektiv!

'Anecdotal Evidence'
Me siguri duhet të jetë fjalë e huaj ( nëse nuk gaboj është fjalë greke ). Në popull, këto lloj krijimesh njihen si mesele ose fjalë me rrotulla. Nëpërmjet anekdotës vihen në pah të metat shoqërore a të individit dhe kanë karakter edukativ. Ngjarja që shtjellohet në to jepet në mënyrë të tërthortë, por që përkon me dicka tjetër. Këtu vie në shprehje zakonisht metafora dhe alegoria.

Anekdota, porosia e saj është një fjalë e urtë e zgjeruar. P.sh. Në një positm më lart, ke përmendur fjalën e urtë:"Ate qe ta ben femija s'ta ben qeveria ", shiko në këtë temë dhe gjej anekdotën:"Me të hangër qeni yt, kurrë ilaç nuk të del"!

Unë i kam qejf anekdotat dhe i përdor goxha shpesh. ( ndonjë gojëkeq, sidomos ata që s'ua kanë haberin këtyre krijimeve, këto krijime i quan fjalë me bisht ose fjalë me kunxh/kunj )
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
TË KISHA DITË ME TË BÂ B*THË KREJT

U vra dhe pritej të binte shi. Sapo kishin kositur livadhin. Kishin mbledhur shumicën e barit, por nje pjesë kishte mbetur pa u mbledhur.
Po i thotë e ëma djalit:
- Çou bre bir mblidhe edhe qata sanë, se po do me ra shi e kalbet krejt.
- Jo valla nânë nuk po muj...
- Po pse djali jem, a po të dhemb kund?
- Po!
- A po të dhemb kryet?- i tha e ëma.
- Po
- E duert po të dhâmin?
-Po.
- E kam(b)ët?
- Po edhe kam'të po më dhâmin.
Nëna e humbi durimin e me nervozizëm ia ktheu:
- E b*tha e po të dhêm?
- Jo, b*tha nuk po më dhêm.
- Uh, qyqja unë e qyqja të kisha ditë prej vaktit me të ba b*thë krejt!
 
Last edited:

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Mos u dëshpëro para se ta kuptosh çfarë vlere ke



Një djalosh i dëshpëruar shkoi te një njeri i urtë dhe i tha: “Kam ardhë të kërkoj këshillë nga ju. Po më mundon ndjenja e pashpresës dhe nuk dua të jetoj më. Të gjithë më thonë se jam një i dështuar dhe budalla. Ju lutem, më ndihmoni!”

Njeriu i urtë e vështroi djaloshin dhe i tha: “Më fal.... jam shumë i zënë. Ka një gjë urgjente që duhet të bëj. Por, nëse pajtohesh që të më ndihmosh, unë me kënaqësi do ta kthej mirësinë”.

“Sigurisht – tha djaloshi me entuziazëm, por me mendime të hidhura se shqetësimet e tij u neglizhuan përsëri.

“Mirë”, tha njeriu i urtë dhe nga gishti i tij hoqi një unazë të vogël me gurë të çmuar. “Urgjentisht kam nevojë ta shesë këtë unazë për t’i shlyer borxhet. Prandaj merre dhe shko në treg! Mundohu ta shesësh me një çmim sa më të mirë, por mos prano më pak se një monedhë ari! Shko dhe kthehu sa më shpejt që të jetë e mundur!”

Djaloshi mori unazën dhe shkoi. Kur arriti në treg, ua tregoi unazën shitësve të ndryshëm, të cilët menjëherë e vështruan me interesim. Por, kur dëgjuan se ai e shiste vetëm për një monedhë ari, ata shpejt e humbnin interesimin. Disa shitës e përqeshën të riun në fytyrë, ndërsa të tjerët thjesht ia kthyen shpinën. Vetëm një shitës i moshuar ishte mjaft i sjellshëm dhe ia shpjegoi se një monedhë ari është çmim shumë i lartë për një unazë të tillë, dhe se ka gjasa që të merr vetëm këmbim nga bakri apo eventualisht nga argjendi.

Kur i dëgjoi këto fjalë, djaloshi u mërzit shumë, i kujtoi fjalët e njeriut të urtë që të mos pranojë asgjë më pak se një monedhë ari. Ai tashmë kishte kaluar gjithë tregun… Shumë i dëshpëruar për shkak të mossuksesit të tij, u kthye te njeriu i urtë dhe i tha: “Më vjen shumë keq, por nuk munda ta plotësoja kërkesën tuaj. Më e mira që munda të arrija është argjendi, por ju më thatë që mos të pajtohem me diçka më të vogël sesa një monedhë ari! Ata më thanë se kjo unazë nuk është aq e vlefshme.”

Njeriu i urtë i tha: “Biri im, është një gjë shumë e rëndësishme. Para se ta shesësh unazën, do të ishte mirë që së pari të përcaktosh vlerën e saj të vërtetë! Po kush mund të bëjë këtë më mirë sesa argjendari? Shko tek ai dhe mësoje sesa është çmimi i vërtetë i saj. Por, mos ia shit atij, pa marrë parasysh sa ofron! Pastaj, menjëherë eja tek unë.”

Djaloshi e dëgjoi njeriun e urtë dhe shkoi te argjendari. Ai nëpërmjet një xhami zmadhues e kontrolloi unazën dhe pastaj e peshoi. Në fund, u kthye kah djaloshi dhe i tha: “Thuaj mësuesit tënd se unë momentalisht nuk mund t’i japë atij më shumë se 58 monedha ari për këtë unazë. Mirëpo, nëse më jep pak kohë, do t’ia blejë unazën për 70 monedha ari.

“70 monedha ari?”, bërtiti djaloshi i befasuar. E falënderoi argjendarin dhe nxitoi të kthehej te njeriu i urtë, i cili kur e dëgjoi tregimin nga djaloshi mjaft i ngazëllyer, i tha atij:

“Mos harro djalosh, se ti je si kjo unaza. I çmuar dhe unik! Vetëm eksperti mund ta vlerësojë vlerën tënde. Pse atëherë, po e humb kohën tënde duke humbur nëpër treg dhe duke dëgjuar mendimet e çdo budallai?”
 
Top