• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Letërsi popullore - Anekdota

Prishtinasi

V.I.P
Anëtar
Feb 14, 2013
Postime
2,702
Pikët
113
Kepi ( @Akrepi ), Beni ( @SystemA ) kjo eshte histori shume e lasht, mbi 40 vjecare. Mund te jete ngjarje e trilluar, por mund te jet reale ( sepse nuk permendet as vepruesi, as vendi )
Ne Shqiperi u njihka sikur vepruesi eshte dervish... te ne ishte hoxhe.
Kjo ngjarje shtjellohet ne nje liber, “ Rrushi ka nis me u pjeke” dhe tregimi njihet si “ Hoxhe ushkuri”

Keshtu duke u percjelle goje pas goje jane paraqitur edhe keto moterzime!
Gixhe,
e kam pase nji shok klase ne te mesmen,llapjan, ai na e tregonte punen e uqkurit e hoxhes, i te njejtit katund me hoxhen ky shoku.
Qysh tregojke ky shoku, mbas disa kohesh hoxha kishte perjetue shum gjana te randa ne familje....pis hoxhe.
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Gixhe,
e kam pase nji shok klase ne te mesmen,llapjan, ai na e tregonte punen e uqkurit e hoxhes, i te njejtit katund me hoxhen ky shoku.
Qysh tregojke ky shoku, mbas disa kohesh hoxha kishte perjetue shum gjana te randa ne familje....pis hoxhe.
Jane ligje te natyres o prishtinali... kushdo qe ka bere vepra te liga, sikur ky hoxha, spiunimi, ose pse e ke merzitur dike pse ke shpifur per te .... vec duhet me ia lane Zotit, se te gjitheve nje dite do te u dale nje perfundim i keq dhe i turpshem!
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Çka ka me e gjetë të zotin e ftonit!

Qohen tre katunarë edhe thonë dojmë me shkue me e urue mbretin …

- Mirë, more – tha njani- po shkojmë, por nashta s’u kanë keq me ia çue naj bakshish mbretit…
- valla, unë du me ia çue nji kumbull bardalike, - tha i pari.
- unë nji dardhë bishtje – tha i dyti
- e pra, unë një ftue po ia çoj – tha i treti dhe zgjodhi një ftua gati sa një kungull!

Mbreti i priti mirë katundarët, por kur pa dhuratat e tyre u zëmërua keqas, ndaj urdhëroi truprojet që këto dhurata t’ua fusnin “mbrapa”(nicë)!
I pari, ai i kumbullës e përballoi disi. Kur i erdhi radha këtij të dardhës i shkoi goxha britmë, por dikur ia nisi e po qesh me të madhe.
Truprojet e pyeten:

- Çka ke që po qesh? Ty deri tash të shkoi britme deri në kupë të qiellit, tash po qesh?
- Po – tha, se m’u kujtua ky që ka pru ftoinin, qysh do me ia bâ ky me ftonin sa nji kungull?!

Porosia: Mos u dekurajo nëse të gjen ndonjë e keqe, kujto se ka edhe më keq se ti!
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Përgjigje e: Letërsi popullore - Anekdota
Demke, e forte qenka kjo me Pazarin :D
kam menduar qe Drenica ka burra te mire, ama ne forum me nuk po shof, po me duket kane ik o ka Anamorava :D o ka Reka e keqe :D
Ama Anekdotat mos i ndal, ani se e shkruajta keshtu, se bukur ishin te qendisura ``fumato``
Gabim e ke. E kemi @kreksi-n.
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
ANEKDOTË - gjakovare

Ta di kah me ta nis

Një shofer kamioni, gjakovar, tek po kthehej për në Gjakovë, po ia qet dorën një autostoper - flokët e gjata deri në shokë ...
E mori me vete udhëtarin. Në rrugë e sipër, shoferi ia nisi e po e prek, nga gjuri e sipër...
- Hiqe, more dorën ... mashkëll jam!
- A t'u mor goja që s'kallxove ma herët, a? Qashtu kallëxo, more bacë, ta di kah me ta nis!
 

Prishtinasi

V.I.P
Anëtar
Feb 14, 2013
Postime
2,702
Pikët
113
ANEKDOTË - gjakovare

Ta di kah me ta nis

Një shofer kamioni, gjakovar, tek po kthehej për në Gjakovë, po ia qet dorën një autostoper - flokët e gjata deri në shokë ...
E mori me vete udhëtarin. Në rrugë e sipër, shoferi ia nisi e po e prek, nga gjuri e sipër...
- Hiqe, more dorën ... mashkëll jam!
- A t'u mor goja që s'kallxove ma herët, a? Qashtu kallëxo, more bacë, ta di kah me ta nis!
Gixhe, i kishin pas ndrrue dashnoret gjakovari e prizrenalia, te dyve ju kishin dale virgjine....😁
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,442
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
ANEKDOTË
( ngjarje e vërtetë )

Vdes njâni, e hapen të panen edhe nisen gjindja po shkojnë me pa.
Shkoj një grup edhe e lanë njanin me pri. Kur hynë mbrenda ky po thotë:
- Zoti ju lashte shnosh për Muharremin, mos u mërzitni!
- Jo valla Muharremi qe aty po cet caj!_ ia kthyen ata.
- Ani pra Zoti ju lashtë shnosh për Rrustemin!
- Qitu valla ke deri qitash vec shkoj me iu qitë gjâve yshym ( ushqim ) - ia kthyen
- Zoti ju lashtë shnosh për Hetemin...
- Hetemi u shkue në sheher me ble harxh për të pame-ia kthyen
ky edhe e humbi durimin e tha:
- More dikujt ia kam ** nanën u dekë!
 

Marla

.
Anëtar
Apr 3, 2020
Postime
5,484
Pikët
113
Selmani vrau Selmanin; Stefani vrau Stefanin; Hasani vrau Kristanin; Mestani vrau Vasilin…

Puna rrodhi kësilloj:
Rrinin që të gjithë edhe vështronin malet e larguar. I pari i tha të dytit (Selmani Selmanit):
- Mali që përtej është më i lartë se ay tjatri.
- Jo, e ke jangëllësht. Ay tjatri është më i lartë nga ay që përtej.
- Jo, ti e ke keq!
- Jo unë, po ti!
Hynë në valle edhe të tjerë: dy Stefanë, një Hasan, një Mestan, një Kristan, një Vasil, një Halil…

Si trima që qenë e bënë fora edhe u vranë trimërisht në shesh të burravet. U ngritnë pastaj edhe far e fisi edhe i dogji shtëpinë njëri tjatrit.

Dhe malet mbetnë si ishin: male…
_________

- Lugati (pseud. i hershëm i Dhimitër Paskos), nga përmbledhja “A.B.C.-ja e Kreshnikis”, 1944
 

Prishtinasi

V.I.P
Anëtar
Feb 14, 2013
Postime
2,702
Pikët
113
Tregim popullor nga Drenica

Kasapi qe s`ipte veresi

Njani i merrke hua pare popllit e s`jau kthejke borxhin kurr.
Ni kasap n`at sheher ish kane tahmacar (doreshternguet) e s`i kish dhane kujt veresie.

I than poplli atij t`parit:
- shko n`mujsh me mashtrue kasapin e n`mujsh me i marr veresie edhe atina, na tane po t`i falim borxhet!

U cue ai burri, u vesh mire me qyrk e me kunra (kepuce) e po shkon nja ni sahat para akshami te
Kasapi e po i thote : Matmi 8 pare mish.
Kasapi ia mati mishin e ky i shtini duert n`xhepa e tha : uh, i pasna harrue paret n`shpi !
- Shko merri paret e hajde merre mishin, i tha kasapi.
- Qe po e qoj mishin se u ba nate e po t`i bie paret…dhe e mashtroi, e muer mishin e shkoi n`shpi.

Kur shkoi n`shpi, i tha t`shoqes me shti mishin per darke.
S`u ba as pes dakika e kasapi ja mrrini. Cakati n`dere.
Borxhlia e pa per dritore dhe e qiti t`shoqen me i thane qe a shkue n`qarshi. Duel e shoqja e i tha.
Kasapi shkoi e u kthye prap. Tri her shkoi e u kthye per ni sahat, e tan kohen e shoqja e borxhlise tue i thane, burri nuk a kthye pej qarshije.
Dikur borxhlia i tha t`shoqes : ky tri her erdh per ni sahat, neser nuk paskmi ven pej tina!
Cou neser n`sabah, celi dyert e banju za kojshive e hoxhes e un po shtrehna kishe jam deke e m`qoni te t`deknit.

Kur u ba sabah, borxhlia u shtre e ba si xhenaze. Thmia ja nisen e po kajne. I celen dyert, i thirren katunin e hoxhen
Nuk vanoi shume, erdh kasapi. Po e sheh gjith at kallabllak e po pyet :
- Cka a more ?
- Asht deke i zoti shpise, i thane
- Kur t`bani me la, bamni za, se vi e hallashtisna me ta, tha kasapi.

Kur e qiten me la xheazen, i bane za e kasapi erdh. Iu afrue ngat e po i thote :
- Cou more mos dis per 8 pare, po lama borxhin !
- Hajt more pej shpie !, i tha hoxha e xhemati edhe e perzune. Shkoi kasapi.

Ne at vend e kishin pase ni japi (ndertese) t`madhe ku i lejshin t`deknit e s`i shtishin ne dhe.
Plot japia ish me xhenaze. Kasapi shkoi n`at japi, para xhenazes edhe u palue te ni qyshe (kand), qe mos ta sheh borxhlia.
Kur e prun xhenazen, e lan pshtet per stene (muri). Shkuen xhemati.
Kur po kqyr borxhlia pej qefini, pe sheh kasapin tuj nejt ni qoshe i mshefun. Ky rri, ai rri. Asnjani spo guxon me ba za.

Kur u ba gjysa e nates, cohen nja 7 - 8 hajna , thyen dugajte e mueren shum pare. I ndoqen mileti e hyqmeti,
e hajnat hyn ne japi t`xhenazeve, tuj kujtue qe aty nuk i lypin.
Ulen hajnat e po i dajne lirat n` cerge. Njani e kish pas vjedhe ni shpate. U met shpata pa e da.
Kapen ner vedi kush me marr at shpate. Njani qe ish ma i mocem (vjeter) thote:
Lemna mue, u po e daj.
Hajt daje, i thane tjerte.
Ky e nxor shpaten pej mehilli e po thote :
n`mujsha me pre xhenazen me t`paren, pe marr shpaten un. N`mos mujsha me pre, merrne kush te doni.

Kur e nxor shpaten ky me i ra xhenazes, borxhlia qe ke n`qefin i lshoi za kasapit :
- A cohmi more ?
- Cohmi, briti kasapi
- A tash a ?
- Tash pra, tha kasapi e u cue vet.
Edhe borxhlia duel pej qefinit. Si duelen keta pej qefinit, ata hajnat qe ken aty, kush per dere e kush per dritore, lane paret krejt per toke e iken, duelen n`bjeshke.
U ungjen kasapi e borxhlia e pi dajne ato pare nermjeveti.

Kur duelen hajnat ne bjeshke, tha njani : shum mall bre kemi lane atje!
Kush a njani ma trim e me shkue me kqyre cka u ba ? A jan cue tane t`deknit a vec qata dy qe folen ?
Shkon njani. E kish pase ni kapuc t`kuq.
Kur mrrin atje, e shtini kryet n`dritore e po kqyre. Ata dy sa i paten da paret. Po i thote kasapi borxhlise :
- Ami 8 pare borxh si mi kie.
N`qato fjale borxhlia e pa cubin qe e kish qite kryet me kapuc t`kuq n`dritore, e zgati doren, ja muer cubit kapucin, ja dha kasapit e i tha :
he bre, qet kapuc per 8 pare!
Cubi u trem e u cue iku vrap. Shkoi me ju kallxue shokve te vet n`bjeshke.
Kur mrrini atje, po e vesin (pyetin) shoket :

- Shka ka ?
- C`prej se a kurdis dyjeja, shka ka t`dekun, ishin cue.
Krejt at mall tonin e kishin da, e ka 8 pare u kish ra per nofuz. Nja ish mete pa hise.
Ma mueren kapucin e ja dhane per 8 pare.
U cuen cubat pej tutes dekneve e hiken.
Kasapi me borxhline u kthyen neper shpiat e veta.
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
11,215
Pikët
113
Selmani vrau Selmanin; Stefani vrau Stefanin; Hasani vrau Kristanin; Mestani vrau Vasilin…

Puna rrodhi kësilloj:
Rrinin që të gjithë edhe vështronin malet e larguar. I pari i tha të dytit (Selmani Selmanit):
- Mali që përtej është më i lartë se ay tjatri.
- Jo, e ke jangëllësht. Ay tjatri është më i lartë nga ay që përtej.
- Jo, ti e ke keq!
- Jo unë, po ti!
Hynë në valle edhe të tjerë: dy Stefanë, një Hasan, një Mestan, një Kristan, një Vasil, një Halil…

Si trima që qenë e bënë fora edhe u vranë trimërisht në shesh të burravet. U ngritnë pastaj edhe far e fisi edhe i dogji shtëpinë njëri tjatrit.

Dhe malet mbetnë si ishin: male…
_________

- Lugati (pseud. i hershëm i Dhimitër Paskos), nga përmbledhja “A.B.C.-ja e Kreshnikis”, 1944
Po kenga, ku eshte?
 
Top