• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Letersia shqiptare ( Moderne )

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Poezi - Driton ZENKU

MENDIME Të PATHëNA

Gurra e tmerrit është aty
ku mendimi përfundon ku lind
ku fjala sëdel tej gjeografisë së njeriut
ku zëri lind tinguj memece
ku mendja ngulfatet
në pallate mendimesh,
... të pathëna
PëRULJE

Me ngjyrën e penës
vizatoj një botë,
jetë,
njeri
shpirtin e hedh në letër
tëi jap jetë
botës,
jetës,
njeriut

NUANCë

Lapsit i kërkova brushën
desha të ngjyros fletën e fjetur
fleta u zgjua e kreshtuar
me cinizëm më foli:
mos më pirsh nuancën,
e ngjyrës së bardhë

PREMIERA

Premiera e djeshme
në teatrin shqiptarë
e ndjeja se më ftonte
eja,
pranë meje sonte

pasi qëllova atje
tek miku im në Shkup
vendosëm asaj nate
të shkojmë...

...atje,
heshtja fliste
si në hënën e largët
sëtakuam as pamë njeri
vetëm rojtarin,
fjalët e tij,
premiera,
...nuk do të shfaqet sonte

DOSJE

Kot që kam penën në duar
sa shkarravis letrat e pafajshme
fjala nuk më dëgjon
vargu i katandisur
udhëton nëpër letër
mendime të egra
vjell para vetes
neveritem,
lëshoj penën nga dora
si me ëajin në gotë,
nxehem me mendimet e mia
letrat e strukura nën tavolinë,
...digjen

MOTI I EGëR

Shkronjat e gazetës më duken kërmij
nga fleta në fletë
më shfaqet rubrika sport,
lojtarët rezervë të skuadrave,
rezultate me kompromis të imponuar
nga ndikimi i motit të
...egër

ZGJUARJE

Qetësia e egër e natës
fle me gjumin tim
unë syhapur
përmbysem nëpër letra,
lexoj gazetën e djeshme
horoskopin gënjeshtar
...kotem.




KILOMETRA KOHE

Numëroj duëat në tabakë,
minutat natës
shoqërohem me hënën
përkrah qelqit të dritares
tretem mbi librin e Kadaresë
ëRa ky mort e u pamëë
me sy të lodhura peshoj
kilogramët...
e vrara të kohës

KRYEVEPRA

Kokë zvarrë pranë lumit
duhanin e bënte tym
poeti i tendosur me veten
dje,
në të njëjtin vend
kishte hedhur letrën në lumë,
letrën me poezinë e shkruar
ndoshta,
kryeveprën
...e kish bërë anije

FRENAT E ETURA

Rrugëve pa zebra
makinat në pah
frenat e etura
gëlltisin pamëshirshëm
... shenjat e komunikacionit

ëNDRRA Të DALLDISURA

Brenda manifestimit të gjumit
groposur isha
ëndrrave të dalldisura
nën strehën e ëasteve të luciferit
kur qielli,
ngjiti tokën
goja më ecte gërmadhave
strukur nën suke ...
të palltos sime


JO, JO

Sëmundem të qeshem
buzët më janë plasaritur
sytë le të qeshen,
le të shikojnë,
dëgjojnë,
...flasin
unë,
bashkë me veshët
do të ikim
... nga këtu

VERBëR

Lotoj,
shterem për pike
se kisha ditur
se jam syri i verbër,
në kokën e njeriut me bastun në dorë
trokit
në derën e shtëpisë së mbyllur
duke menduar se ndodhet...
para derës së shtëpisë së tij

NDJENJë E AKULLT

Veshur me petkun e kohës
ndjehem i zhveshur
kam të ftohtë
rrezet e diellit
gjë tjetër sëbëjnë
terrin petkun e kohës
së këndejmi më braktisin
shiut i shtrojnë rrugët
... me qilim të kuq

MINUTA

Sytë pinë kozmetikën e kohës,
diellin e terur,
valët e trazuara të detit,
shkopin magjik të plakut
...sytë më mbyllen njëherësh,
derisa lotojnë
... gjak e pluhur
LECKë

Leshin e botës mbarë
si magnet e mbledh
kjo leckë pantallonash
pise,
...e këtij shekulli

NESëR

Ngushëllohem,
nesër është e diel
ditë që do të vdesë
... në qytetin tim

EKSPOZITA IME

Zemrën e bëra galeri
të shumë pikturave
ngjyrë vaji,
korniza të shformuara
koka njerëzish
pa veshë,
pa sy

RRUGëN E RRUGëVE

Bashkë me rrugët sonte vdesim,
varrosemi nën errësirën e natës
kalimtarëve u kërkojmë ndjesë
ua vodhëm rrugën time
... rrugën e rrugëve

ëAST

Vetëm për një ëast
ndryshoi ëdo gjë
nga dikush askush
vetëm
... për një ëast

KUFIRI ME ZëRIN

Zërin e fundit lëshoj
bashkë me lumin që shteron
dua të them shumëëka,
sëmundem
buzët më mbyllen
tek zëri aborton heshtjen
...lumi tretet

PSE

Pse,
për se...
jo, jo, jo...
përgjigje sëke...
e di pse
nga se,
...pse
përse,
përgjigje sëke
...se

KOHA ëSHTë

Sëdo mend se më do,
ëkoha ështëë
e dija se do më duash
është koha
...këtë ta thuash

Në THOJZA

Fjolla e dëborës
sëarrin të zbresë në tokë
e pret krahëhapur dashuria
në fijen e flokut tënd

VALLJA SADISTE

Fis më të afërt kam ëndrrat,
shpresat,
dëshirat...
për popull ndjej zemrën,
shpirtin tim
besoj se je jashtë valles sadiste
besoj me droje
se ti vret,
shfaros
dëshirat,
ëndrrat,
shpresat,
shpirtin
zemrën time

VEGIM

Rruga,
libri,
kujtimet,
ëndrrat
mbathen me hijen tënde...
nxitje,
prehje,
puthje,
dashuri,
urrejtje
ofron dhe ik
dëshpërimi,
loti,
shpresa
... më mbeten në duar

VJEN

Vjen në ëndrrën time
si në koncertin e yllit të muzikës
vallëzon me këngët e mia,
dëfrehesh
unë me rrobat e dhëndrit
vështroj ulësen e zbrazët
pres të lodhesh,
të ulesh pranë meje
kënga i thotë valles hesht
ti bëhesh me krahë,
fluturon
del nga ëndrra ime
... lartë

LIGJI Në ëNDëRR

Dua sonte të më zë gjumi
të mos zgjohem asnjëherë
të zhytem në një ëndërr të thellë
të gjatë sa jeta
atje në ëndërr sëpyes kënd,
me kë dua do të jetoj
kush më kundërshton këtë
syhapur,
vdekjen do tëia tregoj
për mua dënim sëdo të ketë
... ligji në ëndërr nuk vlen

BOTA E TRETë

Numëroj botët e shkuara
e treta më kujtohet
kur unë linda,
jetova
vdiqa
ishte kohë mbretërore
ekzistonte një rob,
një mbretëreshë
Kleopatër
... ti ishe

RRUGA

Hyre,
sëpyete
tani ankohesh,
pse jam në zemrën tënde
qarkullove dejeve të mia
vërdallë
si ujëvara
në shtratin sovran
ndërtove ishuj,
oqeane
thua sëkam faj
lutem,
ik nga hyre
lëri gërmadhat,
le të mbeten kujtime

NJë FUND

Përsëri një fund
nga fundet e shumta
përsëri një lojë,
kult
përsëri një fillim,
një ndeshje sportive
me humbës,
fitues
...pritje
ndeshje e ardhshme
qëllimi
një humbës,
një fitues

QëNDRIM

Sonte do të vdes
nesër të lindem përsëri
engjëll të më thuash
si sot në mëngjes
nëse duhet prapë,
prapë do të vdes
deri sa Zoti tëua ndalon rrugën
rrugëtimeve të mia

MëKATARëT

Tre të vetmuarit e natës
unë,
ti,
hëna
tretemi ndaras
paguajmë mëkatet e bëra
hëna ndaj diellit,
unë ndaj teje,
ti ndaj meje
që të tre ndaj Zotit
... kujt i rrëfehem kështu
kur askush nuk më dëgjon
hënën e ka tretur dita,
ty të ka marrë era
kilometra
... masin rrugët tona

PORTRETI

Mungon lulja në vazo
mungon vazoja në tavolinë
mungon,
shumëëka mungon
në këtë dhomë
ku dielli dhe hëna,
nuk duken
mungon portreti i gjallë,
ndjenja,
gjumi,
ëndrra
mungon dita,
nata,
jeta
...mungon

BULEVARDIT

Bulevardit zotëroj rrugët
jo që jam dikush,
po jam i vetmi
natës tek endem rrugëve
rrugëve kaq vonë
kur dhe engjëjt flenë
unë numëroj shtyllat,
pikat e shiut tek rigojnë
sonte kërkoj,
dua të gjej
ëndrrën,
gjumin
ty
... sonte sa fort kërkoj

VDES PARA VDEKJES

Vdes para vdekjes
jetoj ashtu,
pa ndjenjën e të jetuarit
është rëndë të jetosh zbrazët
nga imazhi jetës,
lumturisë

SHKRONJA Të GDHENDURA

Thonë
koha shlyen ëdo gjë
unë e them të kundërtën
ndoshta pa të drejtë
koha,
sëmundet të futet atje
të shlyej shkronjat e gdhendura,
në ledhin e zemrës

NUK VDES

Tani që nuk takohemi më
dashuri mbeti rruga
ku jeta ime vret këmbët,
kohën,
fatin,
shpresën...
vegimi nuk shuhet
nga dita në ditë,
përcjell jetën time
kur dashurinë tënde e kam në zemër,
nuk vdes se sëjam me ty

PA ZEMëR

Zemra ime më sëdashuron
sot e varrosa
bashkë me ëndrrat,
shpresat për jetë
dhimbjet e fundit i mblodha
në zemër i mbylla
zemrën e varrosa,
për të mos e pasur më
tani,
do të jetoj pa zemër,
pa dashurinë për ty
dhe më nuk do të dashuroj
perëndova nga bota e dashurisë
... për ty

Në VARR

Gjitha këngët,
romanet
fjalët e shkruara për dashuri
mëi sillni në oborrin tim
dua tëi varros
të shkruaj në përmendore
...dashuria nuk ekziston
roje,
do të bëhem,
do të qëndroj në këmbë,
brenda në varr

PS: Përmbledhja me poezi e paraqitur ne kete portal, eshte perfshire ne librin me poezi te titullar "Rruga e Rrugeve" qe eshte botuar ne vitin 2008 ne Maqedoni
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Bujar Muëaj


Bujar Muëaj


Me Stalinin dhe në…




“Me Stalinin” ka shkruar më duket mua një libër goxha të trashë ai i madhi fare, por edhe unë me që jam me një këmbë në varr po i lë popullit ca tufëza të shpërndara kujtimesh, se aman ete s’kam ë’të lë,-nisi tregimin e tij xha ëomja.
Që thua ti, ka qënë pesëdhjetenjëshi kur i hipëm anijes luftarake e shkuam në Sevastopul. Atëhere unë isha kapiten anije. Shkollë nuk kisha, por ashtu vjedhurazi kisha mundur të mësoja dhe gjer në atë kohë s’kisha ndjerë ndonjë pengesë serioze nga shkolla. Me që anija do të rrinte dy tre muaj sa t’i vinte radha për rimont, ne bënim shpesh vizita nëpër fabrika e uzina të ndryshme në qytete të shumë republikave sovjetike. I hipëm trenit o vëlla e ec e ec e s’ka të sosur me ditë e me netë mezi arritëm në Moskë. Hajde Moskë për kokën e Moskës. Një ditë futemi për vizitë në Kremlinin e veshur me mure e jeshillëk në ëdo cep, kur ë’të shikoj, ulur në një stol të drunjtë , nën një bredh , vetë babai i proletarëve Stalini po tumoste me ëibuk, duke më kujtuar në ëast të vetmin personazh që njihja nga letërsia ruse Taras Bulbën. Do të thoni ju, dhe ti krahësim gjete të bëje more ëome. Ku Stalini i madh dhe ku Taraz Bulba.
-Do ta takoj, - i them shokut nga Lushnja që e kisha dhe zëvëndës kapiten, me të cilin ndodhesha atë ditë.
-Mos se do të na marrësh më qafë, do të hamë ndonjë plumb nga rojet e tij, është kokë bote Stalini e s’është do ku do.
-Lushnjari iku, duke më humbur nga sytë midis pemëve të shumta ndërsa unë u nisa ballëlartë.
Kur isha afruar rreth pesë metra dy ushtarë, shula të gjatë kryqëzuan pushkët e tyre përpara meje, për të mos më lënë që ë ecja më tej.
-Lëreni, tha Stalini, -dhe tundi të dyja duart drejt meje në shënjë mikpritje.
U përqafuam gjatë sikur të njiheshim prej një kohe të moëme.
-Nga jeë-më pyeti.
-E nga të jem a mos qofsha, nga vendi i shqiponjave jam, ëome më quajnë, me gjithë opinga i gjatë 157 -i thashë.
-Mos je nga fshati me tre gërma, -më tha duke e shoqëruar fjalën e tij me një të qeshur të lehtë, gjë që i nxori në pah disa dhëmbë të veshur me flori.
-Jo! Unë s’jam që andej, por afër e kam – i ktheva përgjigje jo pak i ëuditur.
-Në anët tuaja më kanë thënë more ëome se e pinë rakinë me ëizme.
Qesha dhe i thashë aty për aty:
-Jo me ëizme more baba Stalin, por me opingë! Megjithatë po më ëudit se ku i dini ju gjithë këto hollësira.
-Ai i madhi, juaji, Verua, sa herë takohemi këtë punë bënë. Do të bëjë, më thotë një ekspoze të shkurtër të historisë së Shqipërisë dhe ja fut dy a tri orë, sa mua shpesh, që më vjen turp ta them, më zë gjumi.
Pas disa minutash vjen një bionde e bukue e gjithë delikatesë na pyet se ë’dëshironim të pinim:






-Mirserrini, ë’dëshëroni të pini shoku Stalin dhe shoku...!ë
-ëome-plotësova unë fjalët e bukuroshes.
-Mikun pyet të parin, -ndërhyri Stalini.
-Një dopio koëimare,- i thashë biondes duke i shkelur syrin.
-ë’është kjo koëimare more ëome!ë-u bë kureshtar Stalini duke lëvizur paksa trupin.
-Ja si them,-nisa shpjegimin,-është një pije kombëtare shqiptare, që kur e tepron në të pirë pas dy javësh të del pija, dhe kokën duhet ta lidhësh me peshqir se s’të lëshon lehtë dhimbja.
-Koëomelo për fat të keq nuk ka, ose mund të themi s’ia kemi dëgjuar emrin,-qeshi në fund të asaj ligjërate e ëmbla bionde nga shqiptimi jo i drejtë i pijes së famshme.
Kështu që desha s’desha pimë të dy ë’porositi Stalini , vermuth nga Skocia.
Me që u bëra i njohur në Kremlin, një ditë me katër shokë ja morëm sië dimë ne këngës që u tronditën njerëzit dhe muret e lashta. Një nga kokat e udhëheqjes ruse më duket se Malenkovi vete me vrap drejt e tek Stalini dhe i thotë ashtu i mbytur në djersë:
-Shqiptarët i ka gjetur një gjëmë e madhe dhe janë mbledhur kokë më kokë e po qajnë aty poshtë nën hijen e bredhave. T’i dëgjosh të këputet shpirti. Duhet të bëjmë diëka që t’iu lehtësojmë dhimbjen.
Stalini që ndonjëherë më kishte pyetur edhe për doket e zakonet tona, s’kishte harruar të më pyeste edhe për këngët, kishte vënë buzën në gaz dhe i qe drejtuar Malenkovit:
-Di t’ia bësh eeeeeeee ti Malenkov! Në di shko e bëjë iso me ta, pastaj është mirë t’i lësh në hall të tyre, se kështu e kanë ata, kur qajnë duhet të mendosh të kundërtën, - më ka treguar ëomja shumë të fshehta e të pafshehta të tyre, ndaj di një ëikë më tepër se ty unë.
Në një takimet e shpeshta me të në një kopshtet e vilave të tij në Krime, ku zakonisht kalonte verën, e dini ë’më tha:
-Kemi vendosur more ëome që me rastin e festave të tetorit të dekorojmë. Do të japim dy dekorata, atë të luftëtarit trim të luftës së parë e të luftës s ë dytë.
-Dakort jam –hyra në bisedë unë, por atë dekoratën e luftës së parë nuk e dua, se atë vit kam lindur.
Stalini më pa n ë sy me qortim, pastaj vazhdoi qetësisht fillin e nisur të bisedës së tij.
-Të takon o ëome se je sua trimi, të takon e ta gëzosh!
-Po qe ashtu, - u hodha, -më jepni dhe dekoratën e luftës së tretë botërore.
Plasi e qeshura.
-Dëgjo!-më tha,-dekoratat do t’i verë në gjoks vetë ai i madhi juaj në Tiranë, dëgjova thuaj, -dhe Stalini u ngrit dhe dy hapa më tej shkundi ëibukun në trungun e një peme që s’ia mësova emrin ndonjëherë. Kur u kthye pa u ulur ende e pyes:
-E vërtetë është se e ke goditur Nikita Krushovin me ëibuk në kokëë
-Dëgjo!- më tha se të kam si Leninin, ja kam frikën atij rrufjani Hrushov, një e goditur me ëibuk s’është gjë, ai meriton karamangjollën. I aprovova në heshtje gjithë ato që tha për Nikitën dhe pasi pashë se atë po e vinte gjumi poshtë ua bëra me shënjë rojeve ta merrnin brenda.
Pasi u largova nga përfundimisht nga Rusia, shkëmbyem nja dy-tre herë letra e telograme, por vetëm kaq. Më pas ai vdiq dhe me dekoratat e mia nuk di seë u bë. Më kanë thënë se njërën atë më të madhen në peshë e mori Enveri ynë dhe tjetrën ia dha shoferit t ë tij. Kur vdiq Stalini zia e madhe që pushtoi rruzullin hodhi flatrat edhe në fshatin tonë. Nëna ime e gjorë Hafizeja e lidhi shamininë e zezë kokës, të cilën e mbajti për dyzet ditë dhe vuri kujën në shtëpi sikur ta kishte djalën e saj:
Të keqen nëna o Stalin.
Shokë i ngushtë me ëomen tim.
Me këto dy vargje shumë domethënëse e mbylli bisedën ëome shekullori, duke më dhënë dorën për tu larguar në shtëpinë e tij. Dhe unë s’
kam ë’të shtoj tjetër në letër. Ndonjë ditë të mirë kur të jetë “esëll” do ta “kurdis” mbase më tregon ndonjë ndodhi tjetër me kripë e piper nga jeta e tij apo nga lidhjet e tij me të mëdhenjtë që shpesh nga kokat e tyre të mëdha varej fati i kokave të vogla që nga stepat mongole deri në Adriatikun tonë.



...Kinë me Maon



“Do të shkosh ëome, do të shkosh, Partia ka besim të veëantë tek ty, e dimë që s’ke haber nga këto punë, por me ndihmën e Partisë do t’ia dalësh mbanë. Pastaj ke ke pak përvojë nga vizita që bëre në Bashkimin Sovjetik këtu e vite të shkuara.”
Këto më tha ministri pa portofol në zyrën e tij atë ditë shtatori të gjashtëdhjetreshit.
U nisëm me ballonë. Që të mos kisha të përziera piva hapje për gjumë, kështu që se ndjeva udhëtimin. Në Pekin na pritën një lumë i stërmadh njerëzish me banderola e lule të shumta dhe të gjithë këndonin në kor, “Lindja është e kuqe”. Midis mijra porttreteve të Babaxhanit tonë e të Maos dallova dhe tre apo katër portete të mitë.
Eh, ëome, ëome i fola vetes, deri në Kinë të vajti fama dhe nami. Më vonë mora vesh se ato portrete i kishin mbajtur në dorë për të më bërë qejfin punonjësit e ambasadës sonë në Pekin. Pas dy ditësh u rregullua të takoheshim me kryetarin Mao se ditën e ardhjes sonë kishte qënë për peshk.
Erdhi dhe ëasti i shumëpritur. U futa me ndrojtje pas shoqëruesit ëen, një kinez topolak që kishte mbaruar studimet në Tiranë. ë’të shikoj, Maoja qe shtrirë mbi një divan si i vdekur. Desha të jepja kujën, por gishti tregues i ëenit tek hunda më bënë që të mos e merrja një veprim të tillë. Pastaj Mao u ngrit, hapi të dyja krahët, lëvizi këmbën e djathëtë si të godiste topin, më pas me të majtën, u hodh me të dyja këmbët mbledhur pupthi dhe në vazhdim u sul drejt nesh si të bënte luftë me shpata. Unë rrija si buf i ngrirë në mes të dhomës dhe po prisja të merrja sinjal nga shoqëruesi se ë ëdo bëja më tej. ëeni mu afrua duke më thënë në rrëzë të veshit:
-Tani me të vërtetë mbaroi.
-Si mbaroi!,-sa nuk ulërita unë, -sot e gjeti për të ma lënë peng tërë jetën.
-Shët- ma bëri me shënjë ëeni, duke më pëshpëritur: -mbaroi gjimnastikën desha të them, ushtrimet marciale që bënë shpesh herë në ditë.
-Këtë më thuaj o të pifsha dollinë, ju ktheva duke i shtreguar dorën.
Pasi u bë ceromonia e njohjes e stërnjohjes, ë’ta zgjasim më tej, Maoja i tha ëenit:
-Na lërë vetëm me ëomen.
Unë s’prita të fillonte ai, por i zgjata përpara një listë të madhe me kërkesa, nga që se kisha palosur dot se ishte tepër e madhe e kisha bërë në formë ruloni.
-ëe këtë,-u habit ai,-dacibao!
Lista rulon u hap duke zënë krejt tavolinën.
-Ma dha qeveria, jepja kryetarit Mao këto kërkesa.
Maoja qeshi dhe më pas asaj qeshje ironike vazhdoi:
-Nuk i lexoj fare o ëome, se i di përmendësh që nga pesdhjetegjashta më duket, që jemi lidhur si mishi me kockën me ju, por kjo listë që ke prurë ti si shumë e madhe dhe e fryrë është!
-Deomos -ju përgjigja unë, -prandaj jemi miq.Hallet me miqtë do t’i qajmë.
-Do t’iua dërgojmë të gjitha o ëome, do t’iu dërgojmë një kombinat tekstili, por do të m’i thuash atij Cekes së Beratit, e de Ceke qerosit që kur të kem vdekur unë mos ta këndoj atë këngën me qesëndi, “O Berat ë’e pate fat, bëre goxha kombinat”, jo vetëm atij, por të gjithëve ju, dhe ty o ëome, se byëën doku i atij kombinati do t’ua mbulojë.

Vazhdon--->
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

vazhdimi...


-ë’është ky Cekja më qafsh,! -shpreha habinë unë,- ta kap e t’ia bëjë veshët si lëpushka misri.
-Lëre, lëre, -më qetësoi kryetari, -tani është me baluke, por më vonë do t’i ketë tullë, të thashë njëherë, kur të kem vdekur unë, aty pas shtatëdhjetetetës.
-Prapë s’po të kuptoj! -ndërhyra, ku e di se ë’do të ndoth më vonëë
-I di o ëome, i di kryetari, i di të gjitha, vërtetë jam komunist, por jam edhe magjistar. Tek unë kanë fole të gjithë që nga Konfuci e deri tek Stalini. E parashkoj të ardhmen unë. Ja e shikon këtë qelq si rruzull, këtu më dalin të gjitha. Edhe armiqtë që këtu i zbuloj unë. Edhe se’ë ndihmë do t’iu jap, ky rruzull do të më thotë, sa dhe kur ose kurrë!
-Për Fierin dhe Lushnjën se i bie të jem komshi me ta ë’do të bëshë Të lutem vërë dorën në zemër o kryetar,- fillova unë të qaesha dhe me këtë rast t’i kërkoja një nga pikat që më kishte dhënë qeveria në atë listën rulon. Domosdo më takonte të këmbgulja si zëvëndësministër i industri - minierave që isha paraqitur(komanduar sa për vizitën) ndërsa merresha me të vërtetë pas ikjes nga kapitenllëku i anijes, me shpërndarjen e kuadrove të lartë nga veriu në jug, atje ku kishte nevojë vendi, sa do që isha vetëm me shkollën e dyfekut.
-Dëgjo këtu,-e mori fjalën kësaj here më butë. -Për Fierin të jap fjalën se do t’i dërgojmë këto ditë Azotikun, ndërsa për Lushnjën do të dërgojmë më vonë atë të plasmasit. Me që kam dëgjuar se janë punëtorë të mirë po u ëoj një vapor me kazma e lopata.
-Dakord jam,-fola dhe u zgjata drejt tij për ta puthur në ballë.
-Ndërsa krahinës tënde o ëome vëllai do t’i dërgojmë nja dy vagona me stema me fytyrën time. Le të vërë ëdo njeri nga juve sa të dojë. Do tu dërgoj edhe ca kapota ushtarake e ca dyfeqe se kaq doni ju e bëni përpara, tutje, por ama me një kusht mos t’i mbani të gjitha për vete. I jepni ca Mallakastrës e ca Skraparit se u bëhet qejfi dhe atyre.
-Aman o Mao!- ju luta, -plotësomë edhe një dëshirë tjetër se kemi ca shokë të mirë nga Përmeti, dërgo ndonjë edhe për ta
-Përmeti, Përmeti, Përmeti....ah po,-tha Mao duke e rrutulluar gjithandej rruzullin e qeltë që mbante në dorë. -Ah po!, -vazhdoi -janë ata që u bien qemaneve, janë qjfllinj të ahengut. Le tu dërgojmë ndonjë gërnetë e ndonjë def, u del e u tepron atyre .
Sa mbaroi së foluri, u ngrita menjëherë në këmbë e nisa t’i lexoja disa këngë për të, të bëra nga populli ynë. Për njërën që e pëlqeu më ndërpreu e më tha:
-Pa përsërite edhe njëherë këtë të fundit .
Dy luanë që ka sot bota,
Një Azia një Evropa...
Më ndali përsëri duke më thënë:
-Mirë një luan jam unë, po tjetri kush është o ëomeë
-Legjendari ynë, i pagjumi ynë, ditëshumi ynë-ia ktheva.
-Pse ashtu thotë ai , që është luan, le që nejse, nejse. S’ka ndonjë krahësim më të butë se krahësimi me egërsira s’më pëlqen.
ë’t’i thoja! E mbylla gojën jo se nuk gjeja se me ëfarë kafshe ta krahësoja, por s’më dukeshin me vend zëvëndësimet në teks. S’ma nxinte dhembi psh, të thosha , dy buaj, dy derra, apo dy maëokë ka sot bota. Ndërkaq u hap njëra derë dhe brenda u futën pesmbëdhjetë vajza si yje, kështu dhe muhabetin e luanëve e harruam.
Vajzat mbanin në duar shporta me lule dhe nisën të këndonin në dy gjuhë, në shqip e kinesëe.
Mao më goditi lehtë në sup. Ktheva kokën.
-Të pëlqejnëë- më tha.
-Më pëlqejnë sa s’ka, -u lëpiva unë si dhelpra para pulës s ë majme dhe i them në vesh. -Amerikanët shkruajnë se ti ke arem dhe shkon me to kur të doj qejfi.
Mao qeshi, por e qeshura e tij ishte tepër e hidhur.
-Mos u beso përrallave të amerikanëve.
Në ëast grupi i vajzave yje nisi të këndojë internacionalen që me këtë rast do të thoshte shkoqur se dhe takimi ynë po merrte fund. U ngritëm dhe unë me kryetarin në këmbë, me grushtin ngritur nisëm të këndonim sejcili në gjuhën e tij, apo të bënim sikur të këndonim, se shumë herë zërat tanë stononin me ato të vajzave. Për Maon nuk e di nëse e dinte të plotë teksin, por unë për vete dija vetëm dy vargjet e para e rreth tyre sillesha si dielli rreth tokës ose më shqip si kapaku rreth tenxheres. Ky ishte takimi i vetëm me të, por edhe i paharrueshëm për mua, me të cilin nuk do të takohesha më fizikisht, por në një mënyrë tjetër shumë enigmatike vite e vite më vonë -e mbylli tregimin e tij xha ëomja.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Nga Bujar Muëaj


Në zbritje





ëoë kishte ndodhur në udhëheqjen e lartë, atje në Tiranën e kuqe. Tradhëti e madhe thoshin, dhe vetë ministri me shumë portofole, dikur pa portofol që më kishte nisur në Kinë kohë më parë më thirri urgjend në zyrën e tij.
-Nuk i kemi punët mirë, -u zbraz që në fillim. Ka marrë të krisur, seë ka dalë një grup komplotistësh nga radhët e birosë të lidhur me kinezët dhe kam frikë se mos të kanë futur në listë edhe ty si bashkpunëtor. Nuk e di ëfarë të them more ëome, por vetë ai i madhi më tha të vije dhe kërkon të flasë me ty. Dëgjo! -se mos të thotë goja nga frika emrin tim se na more më qafë pastaj. Tani shko, por me mënd në kokë ama!
Shkova me një frymë i shqetësuar se nuk ishte e paktë të vinin damkën e armikut e të tradhëtarit të kombit.
-Erdhe o ëomeë-më tha “Zeusi”dhe në këtë kohë goditi me vrasësen plastike një mizë që zhurmonte mbi një pjatë me rrush në tavolinën që binte menjëherë në sy nga forma si yll.
-Erdha, mos ardhëa -i ktheva përgjigje me kokën ulur, duke u dridhur e tëri si ai qëngji para ujkut.
-Ata kinezët s’po na dalin burra të mirë, dhe ti më duket sië e kam shkruar edhe në ditarin tim, ke qënë ca ditë atje, gjoja si zëvëndësministër i industrisë, u takove atje edhe me “timonierin” e pagabueshëm Mao. I thuaj troë Partisë në ta mbanë, se mos ke shkelur mbi ndonjë dërrasë të kalbur, apo mbi ndonjë bajgë se të mori dreqi dhe e theve qafën pastaj, do të thiesh ashtu si e kanë thyer qafën të tjerë para teje.
-Se ha ëomja atë koqe ulliri o komandant-iu përgjigja dhe nuk preferova t’i thoshja shoku Enver, pasi më dukej vetja si para një gjyqi të vogël, të parakohshëm dhe fjala shok mund vetëm të prishte punë, ndaj e thirra si në kohë të luftës që si do të ishte ai mbetej gjithmonë në distancën e komandantit ndaj një “dezerori” sië mund të quhesha unë.
-Fol, fol!- e mori sërish fjalën ai-ashtu të thom u, mos i mbaj të fshehtë Partisë, asnjë gjë se ndryshe do të ma hash atë të gjatin se dhe Partisë me të futur ia ke patur ti.
-Kë të gjatëë-ndërhyra unë i bërë piperkë e kuqe në fytyrë
-Atë more, ah që s’po në kujtohet tani.
-Panxharin e Maliqit -fola me gjysmë zëri dhe prisja të më thoshte:Bravo e gjete!
-Jo more ëome nuk e gjete, nuk është panxhari dhe as sallatori, është ca më i gjatë dhe në krye është i kthyer ashtu si krrabë, padyshim që është edhe më i hollë.
-Shkopin e policit -thirra si Arkimedi Eureka, i zhytur në thella, për të gjetur enigmën që po mundonte aq shumë komandantin. Vetja po më dukej në ato pak ëaste si të isha në një konkurs dhe jo dosido, duke harruar se nga ai takim mund të dilja edhe si Ali pashë Tepelena pa kokë a më keq, pa varr, pa nam e nishan. Të paktën tepelenasi i kishte dy varre.
-Qafën e patokut o ëome se tani m’u kujtua, por ajo është lule e kaluar lules para atij që të merr drejt e në ballë.
-Partia e di, por ti komandant marë nga ditët tona e tu bëftë dita njëmijë-fola pa e vështruar në sy. Më hip një e qarë e lotët nisën të binin sumbulla-sumbulla mbi tapetin e kuq.
-E boll u përlote e ta dish se s’jam dakort me tia -vazhdoi i nxehur dialogun me mua, duke tundur dhe kokën në shënjë mosaprovimi, -ti ditët e tua dhe unë të miat, ashtu de, pastaj mos na del se i ke premtuar “Matufit Mao” për ca ditë se tani i duhen atij, se është duke vdekur. Mirë, mirë o ëome,-vazhdoi ai-do të ëojmë në bazë, jo në bazë anijesh sië shive ca kohë. Na ta bësh dhëmbin! Në baltë, direkt në prodhim, që të nxërë daulle e kokës. Në dalë i përlyer e di seë të pret, s’është nevoja të ta them. Në prodhim që thua ti, do të kalitesh se ke nevojë ca, se qafa të është trashur e të është bërë më e trashë se e demave të kooperativës që i mbajnë vetëm për të mbarsur lopët. Ndaj të falenderosh Partinë dhe mua pesonalisht, që po të japin dorën dhe nesër të vesh që me natë atje ku të kemi ëuar na biroja. Një ndjenjë frike, por edhe gëzimi ma përshkuan trupin në ato ëaste, por më shumë ndjeja gëzim se nuk ishte e lehtë të dilje pa u lagur nga ato listat, ndaj një këngë më doli vetiu nga goja, apo ishte përgjigja e falenderimit që ma kërkoi komandanti vetëm dy minuta më parë, sot të them të drejtën s’jam në gjendje t’i ndajë:
Rrofsh o komandanti inë
Doli fjala që na the.
Mirë po sa u nisa për të dalë nga studioja e tij, një lëmsh m’u mbështoll në grykë e s’po flisja më. Provova t’i thosha mirupafshim “portierit”, por goja s’m’u bind.

ë’ më gjeti kështu!-pyesja veten, tani në pleqëri e gjei të mbetem gagaë. Në shtëpi ishte vënë kuja, por unë plus hallit tjetër gagaëllëkut ë’t’i bëja ë
Të nesërmen u paraqita për të marrë detyrën e re, drejtor në një ndërrmaje ku shumicën e përbënin gratë. Salla ishte mbushur plot, kuptohet me gra. E ndjeja veten si të isha ulur, mbi gjemba sepse i druhesha bindjes së gojës pa sa për atë të dënimit tim fundi- fundit punëtorët e mi qenë
Dëgjoja gratë që pëshpërisnin me njëra-tjetrën:
-Domethënë ky na qenka shoku ëo-Ma-Nge o mos duroftë! E morët vesh pse e sollën këtuë E ka dashur t’i a fus partisë ujin nën rrogos rrufjani, pa le pa le e kishte ca dorën të gjatë me ato kinezkat.
E bela me këto gratë, mendoja duke dëgjuar bisedat e tyre. Mirë që më akuzojnë për të pandershmen, por edhe emrin ma kthyen si të isha kinez. Një tjetër thoshte se në Kinë, Maoja me ëunë dhe Du Bi Unë më kishin bërë për vete, ndaj më kishin sjellë këtu për tu edukuar nën ëekanin e kllasës.
U ngrita.
Kam ardhur këtu t’ju drejtoooooj juve, ndaj nuk dua pooooshtë e lartë fjalë pa bukë. Mos ma hani bbbbbesën. Dua bashkë të qqqqqqqqqajmë hallllet tona, ndryshe...
-Duket qenka racë e zgjuar- më përqeshi një bukuroshe që kisha përballë, duke i zgjatur tamam si unë rrokjet e fjalës së fundit
-Do biografinë time ti shoqeë Gjyshi im ka qenë mutttttttesarif në kohë të B aba Qemos, babai i m ishte një kaaaaaaarrocier i ndershëm. Edhe unë s’jam kaaaaaqol fare, jam njeri me nder e ssssssedër. Të punosh mes grave e të dëgjosh porooooositë e tyre, prapë është muuuuuuundësi për të ecur para.
Gratë zunë të qeshnin. Ika e lashë sallën që gumëzhinte duke folur nëpër dhëmbë për to: “Ju keni futur shejtanin në shishe e jo më një ëome”
Kaluan ditët e para, javët, muajt dhe u bënë tre vite në atë kolektiv deri sa dola në pension. Goja sa vinte e më bindej sai puna e asaj mushkës xanxare pak e nga pak. Me djersë e mund ia ndryshova faqen ndërrmarjes, sa gratë zunë e betoheshin për kokën time. Qafa e pastokut s’më doli dhe aq keq se pati nga shokët tanë që hëngrën tetëdhjetëlekëshin(plumbin) kokës. Kur iku komandanti nga kjo botë vajta dhe unë e i ëova një tufë me lule mbi të. Po bëhesha gati të ikja kur dëgjoi një zë që po vinte poshtë mermerit.
-ëome,ëome! Sa burrë i mirë që jeshe, por unë dhe biroja kam bërë ca gabime me tija. Dekoratat që të dha Plaku i Moskës njërën e mbajta unë e tjetrën ja dhashë shoferit tim që të mburrej kur të vente në fshatin e tij. Edhe atë të gjatin a të gjatën nga unë e hëngre, por ia shpërbleve Partisë.
Amanet Partinë seë po ndjej që lëvizin ca hije ashtu tinëzisht në kurris të saj. Ngrita grushtin lartë duke i thënë:
-Të betohem o komandant se do të jem deri në vdekje me ju,. Kur zura fjalën vdekje në gojë, dëgjova përsëri zërin e tij, por kësaj here më të largët:
-Epo ditët ia fale Maos, s’m’i fale mua.
-Hajde o burrë boll u zgërlaqe, -dëgjova të më thotë ime shoqe në vesh(në vesh se kishte ëeëua biëak. Përreth nëpër varre silleshin kalecat). Nxito se ai ishte që të hoqi nga kolltuku e të vërviti baltrave të Myzeqesë.
-Atë e di Partia, komplotiste- i thashë gruas(dhe unë në vesh se eheeee biëaku i ëeëos ishte me dy presa) në kohën që ajo po më tërhiqte prej kollares.
-Jo moj jo, nuk iki unë që këtej!
Në këtë kohë gjeta një moment dobësie në duart e saj duke i lënë hijen e duke u shtrirë sa gjerë gjatë mbi varr të legjendarit.
-Ej ti rrip!-dëgjova një zë të ngjirrur mbi kokën time- do të ngrihesh të qerohesh që këtej apo si e ke hallin!ë Dëgjo! Aty poshtë është një varr bosh, nxorën një të padëshiruar para ca ditësh, meqë ke dëshirë po të hedhim dhe ty atje, se është gjunah të ngelet bosh.
U ëova, kapa gruan prej krahu e bëra teposhtë Tiranës. Që atëhere s’kam vajtur më në Tiranë. Kohë tjetër solli pas nëntëdhjeta, dhe ne se hedhim dot ëapin me ritmin e saj o tu bëftë pepja. Gjatë kësaj kohe më ngarkuan me një detyrë goxha të rëndë, atë të kryetarit të përvuajturëve politikë. Ndejta ca kohë e më pas ika. Për këto do të dëftenjë ndonjë ditë tjetër. Ti -m’u drejtua mua -shkruaj këto se je kalemaxhi e do t’i duhen historisë, si do që unë ëomja s’isha ndonjë figurë kushedi se ëfarë, paëka se ndonjë thotë për mua se mos të kisha ngrënë atë qafën e patokut, ndoshta do të isha president i sotëm.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Nga Bujar Mucaj


Erdhi dita të ngrihemi


-ëome, ëome!-ngriu o derëzi se rrëmujë e madhe është bërë në sheshin e qytetit tënë.
-ë’thua moj lugate se më trembe, gjakun ujë ma bëre- i fola gruas me inat dhe desha s’desha u ëova nga krevati ku isha shtrirë e po lexoja për të perstën herë një libër për fëmijë, “Lepurushi veshkaushi”.
Hapa dritaren ku puhiza më solli deri aty thirrjet:Liri-Demokraci. U vesha e dola. Ora ishte rreth njëmbëdhjetë. Sa hapa derën në fun d të shkallëve më prisnin dy burra që së largu i njihja, por pa këmbyer një fjalë me ta. Më kapët prej krahësh duke më thënë:
-Po ku je more ëome, se s’kemi lënë vend me të kërkuar, vate dielli tre hostenë e ti akoma fle. Brodhëm gjithandej e mezi të gjetëm. Je mbyllur në shtëpi si ariu në shpellë, ke frikë se mos të rrëmbejnë.
-ë’ju kam bërë unë o të uruar!ë-fola i friksuar.
-Hajde na pri, po rrëzojmë atë që na rrinte si hije e keqe kaq e kaq kohë. Gjindja është ngritur, do të bëhet dhe një miting ku do të flasim edhe na si të persekutuar. Para se të vemi atje, nuk do të na e prishësh, kemi një mendje, duam të ngremë që sot shoqatën e të përvuajturëve apo të persekutuarëve sië thuhet shpesh. E dimë se ai qeratai në Tiranë s’të kishte me sy të mirë ndaj të degdisi baltrave të Tërbufit.
Desha ta kundërshtoja e të thosha se s’më takonte mua ai nder, por ma mbyllën gojën.
-Tjetër njeri përveë teje s’vëmë, njeriu ynë je, botën e ke parë me sy, ne të paktën deri në Roskovec bie fjala e kemi hedhur ëapin.
Ndërkohë në derë u shfaq plaka ime, e cila duke më parë në mes të dy burrave që si njihte ia dha ulërimës:
-Lëreni ëomen e gjorë, që ju lëntë zoti pa sy, ë’iu ka bërë ai që edhe breshkës kur i del përpara i thotë-kalo!
-Më marrin për mirë, po futu brenda se do ftohesh s’kam ku të gjejë plakë tjetër që të më ngrohë krevatin- i thashë duke buzëqeshur.
Rrugës veshët më gumëzhinin dhe para syve herë pas here më bëheshin e më dilnin tërë udhëheqja me fytyrë ufosh të lidhur dorë për dorë dhe unë mes tyre që doja të dlja e s’dilja dot. Më bëhej vetja si të isha kec e veë blegërija be, be, be.
Të gjithë më nxirrnin gjuhën, ngrinin duart lart dhe në të njëjtën kohë më flisnin në kor:
-E drodhe ëome! Të lumtë kur s’të dhamë gjysmën e lekut atëhere.
Nga këto vegime të mprapshta më tërhoqi vemendjen Dulja që me shoqëruesin tjetër dukeshn si të ishin vëllezër, vetëm se Dulja, kishte mustaqe të vogla si ato që mbante qëmoti Hitleri.
-Vëllezër jenië -I pyeta me këtë rast.
-Jo!-m’u përgjigj tjetri që quhej Rreme, -kushurinj, - por do të thosha edhe unë si im kushëri Dulja, e kemi pleqëruar që të bëjmë njëherë atë tonën, pastaj shkojmë në miting ku pritet të vijnë edhe zotërinj nga Tirana.
-Ku do të mblidhemië -pyeta - në ndonjë shtëpi a ku!ë
-Kam unë ëelsat e këndit të kuq të ndërrmarjes sime, -u hodh e tha Rremja duke më tundur si tespie një tufë ëelsash para syve.
Shkuam. Në hyrje të këndit të kuq ishte një grup i shpërdarë njerëzish, të njohur e të panjohur për mua, të cilët sa na panë nisën të mblidhen dhe filluan pa ndonjë komandë të brohërisnin :Liri-Demokraci.
U emocionova, ngrita grushtin të përshëndesja, por Dulja që më gjindej gjithandej pranë ma uli me zor, duke më thënë me zë të ulët pa ndonjë ngarkese inati:
-Na turpërove, ule grushtin e ngri dy gishtat!
U futëm brenda. E kuqja sundonte sendet gjithandej, duke filluar nga perdet deri tek karriket. Në krye rrinte i paharruari në bronx i veshur si gjeneral.
-Po me këtë ë’do të bëhetë -i them Dules.
-Shëëëët!-ma bëri, -ule zërin se nuk i dihet si gdhihet nesër, mirë është aty, prej bronxi është, bukë s’na kërkon, të drejtë vote s’ka.
Askush s’u kujtua më për të. Të gjithë rendën kush e kush më parë të zinin vend në tribunë. Për mua që mendonin se isha “i madh” e do të isha udhëheqësi i tyre i ardhshëm e lanë të lirë kreun e nderit. Numëroj të vertëngjiturit në presidium, gjithsej bëheshim katërmbëdhjetë së bashku me mua. I hedh një sy shkarasi sallës tejembanë e më dalin gjashtëmbëdhjetë. Qesha dhe mora fjalën:
-Afrohuni, të gjithë në rreshtat e para, të bëjmë sië e bënë Europa, tavolinë të rrumbullakët, ndonëse kjo e jona është me cepa. Nga ana protokollare u ngrit Dulja, i cili pasi përshëndeti pjesëmarrësit dhe arsyen e këtij tubimi, me shumë delikatesë e me dorë në zemër ma dha sërish fjalën mua.
Ato ditë kisha dëgjuar në radio e televizion, kisha lexuar në revista e gazeta, se këtej e tutje ishte mirë t’i thërrisnim njëri-tjetrit me zotni, zonja e në veëanti zonjushe për të pamartuarat. Kështu e nisa dhe unë fjalën time. Do ti që të gjithë u ngritën në këmbë e filluan të duartrokisnin dhe të thërrisnin emrin tim:ëomja, ëomja,ëomja dhe më tej tre apo katër të tjerë:Evropë, Evropë,Evropë.
-Jam shumë i mallëngjyer vëllezër të më besoni- dhe m’u varën lotët si breshër faqeve. Dikush u shkëput nga mesi i sallës e më dhuron një tufë me lule të egra ku midis tyre bënte mu tërfili dhe jonxha e livadheve. I mora dhe desha të shijoja në ëast aromën e tyre, por sië duket lulet më bënë alergji dhe tështiva aq fortë sa që më shpërthyen jargët shatrëvan dhe disa stërkala vajtën dhe iu ngjitën në tullë njërit që kisha përballë. Su ndje i gjori. Nxori shaminë dhe e fshiu më nge “ciklonin” tim.
-S’ka gjë-më tha,-mos u prek nga ky ëast, gjera që ndodhin!
Fillova të flasë përsëri dhe nuk lashë gjë pa përmendur. Pas meje e mori fjalën një ish shef dege, i cili kishte qënë dënuar tre muaj me punë kolektonjëse në tharjen e Kënetës së Tërbufit, se kishte marrë disa herë rrshfete dhe se e kishin gjetur dy tri herë me këmbë të mpleksura me dëshirë me llogaritaren. Pas tij u ngrit një shul i gjatë me syze të errta i ngjashëm me vëllezërit bluz që s’foli, por ia mori këngëssë njohur:
ë’i uli supet kalaja,
Ulet mali se vjen maja.
-Mjaft!- i bëtirtën nja dy ëuna të bëhshëm që u ngritën në këmbë me dy gishtat përpjetë duke vërshuar drejt tij arsenalin e mundshëm të fjalëve.
-Provokator! Spiun i të kuqëve! Lamash i kokëkallëukut! Legen materniteti!
Shuli se prishi terezinë fare, hoqi syzet, tundi kokën si të ndonjë hajvani brenda në trastën e tagjisë e doli atje ku donte ai.
-Pse s’jemi mbledhur të mbrojmë atë burrë atje,-dhe drejtoi gishtin drejt njeriut prej bronxi.
Salla nisi të ulërijë në ekstazë:ëJashtë!jashtë!jashtë!
Shuli iki nën vërshimin e të sharave që s’kishin të mbarur, që fillonin nga nëna dhe përfundonin tek pulat e shtëpisë. Me ikjen e shulit u ngritën dhe tre pleq, të cilët kishin ngatërruar edhe ata vendin e mbledhjes së veteranëve të qytetit.
-Ama kështu qenka puna-u shpreh i pikëlluar njëri prej tyre-të na fani se në tjetër livadh kullosim ne.
Pleqtë nuk i shau njeri, por ra në sy shterja e tubuesve. Tani më shumë ishin në presidium se sa në sallë.
-ëohu ti!- po i thonin një plaku që dukej më i vjetër se unë në moshë,-ëohu se ti ke vuajtur njëzet vjet burgjeve të diktaturës. Plaku u ëua, dhe sot më kujtohet mirë emri i tij Sherif. Sherif i Nju Jorkut i thërrisnin të gjithë, nofkë kjo e marë nga një film policor që kishte bërë bujë, në ato kohëra.
-E ndjejmë që po jep shpirt diktatura , por ne që kemi vuajtur nën thonjtë e saj e ndjejmë më tepër dhe e dëgjojmë rrukullimën e saj mijra kilometra larg.
E pyes Rremën:
-ë’shkollë ka mbaruar se foli bukur e me kulturë Sheruaë
-Shkollën e hajdutit –m’u përgjigj.
-Por ë’farë vithte kërcurië
-ë’t’i zinte dora, pula,derra, gomerë. Herën e fundit e kapën me një derë haleje në kurris, e kishte marrë në një shkollë. Këtë punë ka bërë ai, sa dilte, rrinte një javë qetësi e shkonte prapë në shtëpinë pa qera.
Sherifi u ul nën duartrokitjet frenetike, të zjarrta të sallës që u ngrit e tëra në këmbë. Në mëndje më ka mbetur Sokrati, Sokrat Palloshi. Me mbiemrn jo të vërtetë Palloshi njihet më tepër, pasi është mbiemër i marë ose një lloj ëmimi Gines i vogël për shkak të hundës së madhe, më e madhe se e zakonshmja. Atëhere Lloshua ishte një burrë rreth të gjashtëdhjetave, thinjosh vetëm në tëmthat, i cili për arsye se i bënte keq klima atje ku kishte qënë bujti një mëngjez të largët e të bukur në qytetin tonë. Eh ë’fjalim që ka mbajtur atë ditë! Bilbil e kaluar bilibilit ishte nga goja. Ai fliste dhe të pranishmit zunë të lotonin të gjithë.
-Ta marrim në kryesi-i them Dules dhe Rremes tepër i emocionuar, dhe në vazhdim u kërkova shkakun, ku kishte vuajtur i fatziu, i cili me shumë e me shumë modesti foli për vuajtjet shokëve se sa të tijat.
-Drejtor burgu ka qenë-erdhi përgjigja rrufe e Dules.
-Domethënë ka qenë “Babai i të burgosurëve”, iu ktheva unë- kështu i bie apo jo!
Ndërkohë një e trokitur në xham na bëri të ngriheshim të gjithë në këmbë.
-Policia -mundi të thotë dikush dhe ja dha vrapit pas kories me plepa që vinte mbrapa Këndit të Kuq. Me atë veprim djaloshi ishte për ne si filli i Arianës për të dalë nga ai lloj labirinti. Në sallë nisi rrëmuja dhe njerëzit filluan lëvizjet për të dalë jashtë pas gjurmëve të djaloshit.
-Vëllezër!-bërtita unë-Mos lëvizni vendit, dhe ju që dolët hajdeni brenda se ia gjej unë ilaëin dhe telat kësaj meseleje!
Ashtu u bë. U nisa drejt bustit të bronxit me hap gati rreshtor, i hodha duart në qafë dhe nisa të këndojë drithërueshëm me grykë:
Pyesin popujt nëpër botë,
Një yll drite është në Evropë
Të tjerët në fillim u stepën, por pastaj e vazhduan krahas meje këngën. Në pragun e e derës u dukën një grup policësh me skafandra në kokë e shkopinj gome nëpoër duar, të cilët sapo u futën brenda u qeshi buza, kënduan dhe ata me ne pa i hequr pajimet, e së fundi u larguan duke na kërkuar të falur për keqkuptimin dhe shqetësimin.
Më pas erdhi lajmi që miting nuk do të kishte dhe ne u shpërndamë me premtimin se do ta gjenim njëri - tjetrin si do që të ishte puna. Më vonë dihet seë ndodhi tek ne e në tërë lindjen. Për pesë vjet kryesova shoqatën, më vonë dhashë dorheqjen dhe sot më kanë lënë si biëim kryetar nderi si i thonë. Ju do të pyesnit se kush të zëvëndësoii në atë detyrë të nderuarë! Flokëthinjuri Sokrat, Sokrat Palloshi, legjenda e burgut, legjenda e hundës së madhe ose e thënë me fjalë më tingëlluesee letrare, “Babai i të burgosurve”.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

ZOT NA RUAJ! (Poeme satirike nga Jorgo S. TELO)

ZOT NA RUAJ!
(Satirë politike)
Nga Jorgo S. TELO

Eh, moj Shqipëria jonë,
ë’ke që stepesh,
moj e gjorëë
Të përngjajnë ditët – muaj…
Ndihna, Zot,
Zot, na ruaj!

Pret të gjendesh në Evropë.
Ec e ngec
e s’arrijm’ dot…
Pse na sheh si mish i huajë
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Moj Evrop’, ti je melhemi
Kemi qenë të tutë
dhe jemi.
S’dimë, pse jemi distancuar.
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!

Dikur fliste veë një Zë.
Qe një Zë,
Që s’është më.
Pra, me ne Evrop,’mos luaj!
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Na ka mike Amerika,
E kur do,
Na jep shumë “pika”…
Ne të duam, ti na duaj!
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!

Drejt Evropës me vaporë
Me hejbe
E presh në dorë.
Na janë grirë goma e shuaj.
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Amerikë, Evrop’ – e dimë:
Kryefjalë
Kanë lirinë.
Ne me të… sikur po luajm’…
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!

Uf, Evropë, ta dish ti,
Kemi plot
Njëqind parti.
Bëjmë mitingje… bluaj-bluaj…
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Edmond Shallvari

Gazeta ne gjuhen shqipe ne Greqi, ALBANIAPRESS ne daten 5 dhjetor 2008 botoi shkrimin e meposhtem te shkrimtarit Bujar Mucaj, per krijimtarine dhe librin e fundit me poezi te Edmond Shallvarit,( ANETAR I NDERUAR I FORUMIT TONE-BLEDI) "Cu beme keshtu!"


Edmondi i antitezës ...




Edmond Shallvari poeti nga Korëa ka kohë që po e thotë bindshëm dhe pa droje fjalën e tj poetike, përherë duke e filtruar e situr imtësisht, për të marë atë që do ai, atë përëusen, të aritshmen jo lehtësisht, plot imazhe ngacmuese, plot ndjenjë. Sidoqoftë kjo vepër do ta ngrerë autorin në një nivel më të lartë tiparesh, të bashkrendura këto me përbërsit dhe prirjet e domosdoshme kryesore, pa të cilat nuk ka se si kuptohet poezia, aq më tepër ajo shqipe. Nëse do t’i bënim një potret, potreti i tij poetik mund të jetë i paplotësuar dhe i paarrirë nëse armën e tij të përheshme e të pandarë mendimin filozofik si vë në krahë me antitezën, me një nga figurat më të dashura të njërit prej kolosëve të letrave shqipe Fan Nolit. Vallja e vërtetë e vargjeve të Shallvarit të rrëmben në centrifugën e saj shumëfletëshe e të kërkon që ta hedhësh deri në fund, pa u lodhur e pa u mërzitur e pa u ngjinjur aspak. Filozofia e jetës së përditëshme të shpaloset në poezitë e tij me një thjeshtësi ndjellëse që s’është "thjeshtësi", por një lloj rrjete joshëse e cila të mban peng të të ëuarit deri në fund të fjalës, pa rrudhur idhësisht turinjtë e pa thënë shprehjen e zakonshme mbirë në buzët tona "kur do mbaroj dhe ky se na hëngri kot kohën". Nga ndodhitë, bëmat të cilat ai i ka përjetuar në mënyra të ndryshme, gjendja shpirtërore në të cilën është ndodhur në ëdo moment, prania e tij si qytetar e poet e ka bërë të shkrihet shpirtërisht me vargjet duke daltuar individualitetin e tij. Të veëantat e kopshtit të Shallvarit nuk mund t’i mbjellë e vjel ëdo kush, ndaj ai mëngëpërveshur si një Kadmus, e ka vënë kapelën përmbi sy, e pregatitë parcela të reja ku me durim shkërmoq e shkërmoq fjalën, që të mbijë ashtu si do ai, nga vlaga e duhur jo artificialisht e nga zori. Kras antitezës që është e pranishme gjithandej, atje ku do që vargu të "bubullojë" Etmondi përdor me sukses anaforën si në poezitë, Nëse, Ka ëaste, Pres, Valsi, Fataliteti i mundimit, S’pres, Prindërve të mi etj, pa harruar të përdor me sukses edhe metaforën, epitetin e vazhdueshëm, neollogjizmat, retiëencën... Përdorimi i antitezës dhe anaforës nga poeti (anaforën e kanë përdorur me sukses Fishta, ëajupi, Poradeci, Naimi etj)e bëjnë të ketë një poezi plot forcë dhe atje ku duhet, pa e tepruar.

Pra kjo është poezia e Shallvarit me një strukturë të lidhur e të qëndrushme midis vargjeve e strofave që edhe nëpër ato "prita" ku mund të duket se ka pengesa ai me takt e mjeshtëri ka ditur të ngrerë mbi kalime e nënkalime që të nxjerrin lirshëm. Largimin e të atit dhe të nënës nga kjo jetë ai e sheh disi ndryshe dhe forcën e vetë poezia e ka pikërisht tek ai bashkëbisedim at-bir, nënë-bir (rrënjë-filiz) (pemë-rrënjë) i bërë vite e vite të tëra dhe e vazhduar dhe atje përtej jetës...duke e lidhur dy jetët (Pak ju jap e shumë më jepni) me atë fjongon e mallit që ikja të duket si një "shëtitje e zakonshme" që kjo ikje të jetë sa më e lehtë sa më pak e dhimbëshme. Dikush do të thotë se në këtë poezi mund të shohim prirje të një filozofie idealiste që dashur pa dashur i jep të drejt tezës së pranimit të shpirtrave e quajtur ndryshe spiritualizëm, por dihet se spiritualizmi është pjesë botkuptimore e poetëve të shumtë rreth e qark globit, pa lënë këtu mënjanë edhe botkuptimin fetar, tabu këto do t’i quanim në këto vite edhe për ne janë të tejkaluara. Përdorimi me takt i dialektizmave (tëndet, kllëngjo, zhëngë, murmur, felat etj.) në disa poezi do të thoja se nuk ia ulin, por ja shtojnë më tepër vlerën vëllimit "ë’u bëmë kështu!", duke qënë dora e fundit e penelatave për ta potretizuar e njohur më së miri nga larg si korëar poetin. Po në këtë vëllim po të vëresh me kujdes do të piqesh diku edhe me fjalë të reja, neollogjizmat të cilat i përmeda më lart, që autori ka ditur t’i përcjellë natyrshëm tek lexuesi, si pararojë "të armatave" të tjera në kohët e mëpasme.

S’pres ëasti ëdo më sjellë
Po ëfarë do t’i sjell unë ëastit
S’pres hapin ku do bjerë
Po ku do ta hedh un’ hapin

Shallvari nuk i përket asaj kategorie poetësh me poza akademike që poezitë për atdheun, kalldremet e rrugëve ku u rritën i quajnë të dala mode dhe për hirë të përqafimit të modernes e abstraktes kanë kohë që i braktisën. Labirinteve të modernizmit ku si idhull i tij mbeten Kafka me shokë, Mondi di sekretet se si të futet e të dalë prej tyre, se ato kokrrizat e dheut, prej Parnasit shqiptar, nga ku ushqehet muza e tij, janë si filli i arianës. Poezia e Mondit mbart edhe sinqeritetin e dashurisë për atë vend që e priti. është ai hap i poezisë së lart cituar ku poeti shpalos jo ngutshëm në tokën mikpritëse të kulturës, ullirit e dafinës...dhe që i dhuron padyshim ndjesi që ai mos t’i duket vetja i braktisur me një botë, mikrobotë... sa një valixhe refugjati. Poezi të tilla si Shpirti shqiptar, I dola botës, Korëa ime, Atdhe, Shqipja etj janë vrulle të kreshpëzuara vargje himnizuese të shpirtëzuara, pa dorashka në adresë të dheut nga erdhëm. Një kapitull të konsiderueshëm do të thosha se zënë vend dhe poezitë dashurore që Edmondi si ka të pakta. Atë dashuri konkrete ai e ka hedhur nëpër vargje në mënyrë të rrjedhshme pa shtrengime deformuese, ashtu butë-butë si shiu i majit dhe aroma e stinëve pranverë-vjeshtë që ndjellin e sjellin veë për ata që dinë dhe e ëmojnë dashurinë.Gruan ai e sheh jo thjesht si një partner i domosdoshëm të prirur ndaj punës, edukimit strikt të fëmijve, rregullave të rrepta shtëpiake, por edhe si pikën tjetër të atij poli ku mblidhen meridianët e asaj që quhet dashuri.

Dhe kur pak koha na ndau
Kohën tonë s’e ndau kurrë
Dhe kur shpirti ynë qau
Lotët tanë i patëm urë.

Nuk e di se sa e vjetër
është fjala e dëgjuar
“Larg syve , larg zemrës”
ne më shumë na ka afruar.

Pra ky është poeti i ëuditshëm Edmond Shallvari që meriton më shumë radhë e respekt dhe padyshim vendin e duhur në shtëpizën poetpritëse e të larmishme të poesisë shqipe, gjithmonë me të veëantën e papërsëritshmërinë e tij. Do të desha që në poezitë e Shallvarit, ashtu sië janë bërë pentagrame për serenatat, të ishin bërë strehë e degë bredhash e pishash për atë...borën që dhe ne që sjemi korëarë e jo veë ne, s’mund ta kuptojmë e kujtojmë ndryshe, Korëën. Mos ndoshta qënia për një dekadë a më tepër në Selanikun e pa dimërt, ku stinët bëjnë paradën ndërruese pa u kuptuar, e ka bërë tu largohet disi bukurisë dimërore të Korëës në vargje, e përgjithësisht pejsazheve të mirfillta poetike, apo vetë stili krejt i veëantë "arisokrat"që nget ndryshe nga të tjerët, plot meditime filozofike e ndryshojnë dhe e zvogëlojnë në një fare mase raportin poet - natyrë në krahësim me të tjerët, si Gjikuli që mund ta përfytyrosh si një njeri-shkemb në buzë të detit, apo gati-gati si një Poseidon në miniaturë, Kapuranin e Floqit si një njeri-pemë, njeri-lis mes lisave kryelartë apo mes ahishtës së blertë që jep e merr me to dekada të tëra aq sa e kanë pagëzuar me nofkën Poet i Blertë, Bedri Dibranin si një Muj që s’rresht tuj kuvendu këmbëkryq a majëkrahi me malet dhe kërkon të matet me lugjet, qafat, grykat... e tyre, Selimin e urtë si një buronjë e kthjellët Trebeshine që s’lodhet së puthuri e përqafuari Vjosën... duke bërë xheloz e vënë në merak Përmetin e Goricën e tij të vogël. Sidoqoftë unë me sinqeritet ju ftoj një vizitë tepër ëlodhëse mes vargjeve të librit "ë’u bëmë kështu!", dhe besoj se kur të ndaheni prej tyre do t’i thoni autorit: ë’e paske bërë një punë të mirë bre Mondi!
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Pak nga libri tim, "E megjithate...jetojme!"



Maliqaret 1997-a i beri pronare tankesh, fale repartit tankist ne zonen e tyre. Nje grup i tmerrshem korcar, i njohur per vjedhje e krime te renda, 1997-a i beri pronare mallrash elektroshtepiake(vec mijra te tjerave), fale dyqaneve dhe supermarketit te vetem ne qytetin e tyre. Te dy grupvjedhesit korcaromaliqar, realizuan shkembimin me te cuditshem te te gjitha koherave, te vjetra apo moderne qofshin.
Nga grupi korcar:"Mirdita. Si vene punetë"
Nga grupi maliqar:"Bereqaves. Jo aq sa juve ama".
Nga grupi korcar:"Mos u qani. Nga armet jeni me mire se ne".
Nga grupi maliqar:"C'i duam vetem armet. Ju keni tere dyqanet ne dore".
Nga grupi korcar:"Ha,ha,ha! Po pse jemi ketu, te merremi vesh me njeri-tjetrin. Troc muhabeti! Duam nje tank!"
Nga grupi maliqar:"Nje e dy po te doni, ju cfare na jepni nga ato tuajatë"
Nga grupi korcar:"C'te doni. Pranoni nja dhjete video e ndonje televizor per nje tankë"
Nga grupi maliqar:" E thene e bere!"
Shtrengim duarsh dhe ne prezence te dy grupeve, realizohet kembimi i mesiperm. No koment!


......
Nuk di, nese mund te kete pas kesaj jete, ferr me te keq dhe parajse me te mire, nga c'ka provon ne kete jete krijesa njerezore. Nuk di, nese arshiva e ferrit dhe parajses imagjinare mund te kete me shume djaj e engjej, nga c'ka djaj te kthyer ne njerez dhe njerez te shfaqur si engjej, arshiva pa mbarim e realitetit njerezor.
Por di ama, qe ndryshe nga c'thuhet per mevetesine e ferrit dhe parajses imagjinare, ne te gjalle tone ka nje mpleksje kaq te koklavitur mes tyre, sa dhe Zoti vete eshte terhequr dhe na i ka lene ne ne dore t'ja dalim mbane.
"Ama keshtu, qenkaë", ka menduar gjithmone krijesa njerezore dhe qysh ne hapat e para te shoqerise e deri me sot, s'ka bere gje tjeter, vecse ka krijuar jete parajsore me mjetet e ferrit dhe jete ferri me mjetet e parajses.Nuk eshte aspak e zorshme ta ndjesh, ta shohesh dhe ta provosh, ne forma e reaksione te ndryshme, kete te vertete mijravjecare, qofte dhe ne caste te zakonshme te jeteses.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

TITULLI
E megjithatë jetojmë


Redaktoi: Edmond Shallvari
Kopertina: Autori
Botim i Klubit të Shkrimtarëve "Bota e Re" Korëë
Korëë 2006



Dedikim

Këtë libër ja u dedikoj:
Prindërve të mi të paharruar,
që sa shumë më dhanë
dhe sa pak munda t'ju jap në të
...............gjallë të tyre.


Mirelas sime, të vetmes grua që
i jep kuptimin e vërtetë jetës bashkëshortore.
Jorgos dhe Piros, djemkave të mi,
që me siguri do më falin për ëdo
mosplotësim dëshirash fëminore dhe rinore.


..........................E megjithatë jetojmë!





Në vënd të PROLOGUT

I ulur para kompjuterit jam në dilemë. Të shkruaj apo jo kujtimet e mbresat e kësaj jete, të meditoj e konkludoj për ngjarje, njerëz, që me dashje apo pa dashje më kanë lënë gjurmë në jetesën time, apo të vazhdoj t'i mbaj të mbyllura në arkivën e trurit, deri sa dalngadalë t'i amortizojë koha dhe sië thuhet t'i marr me vete në botën tjetërë
....Për ëudi, kaq ishte dilema, sa unë i quajturi Edmond (Andrea) Shallvari është e pamundur të pres botën tjetër, pa i lënë kësaj bote shumicën e të panjohurave tepër të ëuditshme, të besueshme e të pabesueshme, serioze e qesharake, të bukura e të shëmtuara njëkohësisht. Dhe për të rruajtur disi ekuilibrin mes këtyre dy botëve, më lejoni që e shkrojtura të ketë më shumë simbole e domethënie, se sa reportazhe, më shumë njerëz realë, se sa emra realë, duke lënë diëka e për botën tjetër.
....Mos prisni të gjeni llogjikën e një romani, ndonëse ka dramat e tij, mos prisni të gjeni llogjikën e një autobiografie, ndonëse ka të vërtetat e saj. është një rrëfim, por edhe bisedë, është nje debat me monologun dhe dialogun e vet. Ashtu sië ndodhemi në një takim miqsh dhe biseda kap tema e ngjarje të ndryshme në kohë, dua të veproj dhe unë në këto shkrime.





1997

....Ju uroj mirseardhjen të gjithëve dhe ndërkohë që Mira do merret me qerasjen, po filloj me shkrimin e parë, që mund të jetë i njëzeti në rradhën e kujtimeve.
....Ishte fillimi i 1997-s dhe ndofta unë me Miran ishim të vetmit jashtë shtëpisë, atë natë, kur krisma e parë shpoi errësirën dhe paralajmëroi ardhjen e ditëve kataklizmike dhe për Korëën tonë të dashur. Ishte një paralajmërim pa afat, që nuk priste përgjigje nga askush, ndaj dhe përmbante të thënën e të bërën menjëherë, që ithtarë të ndryshëm më pas e interpretuan sipas ithtaritetit përkatës. Ishim për vizitë në shtëpinë e Fredi Blushit, kur trokiti dera dhe dëgjova zërin e të vëllajt taksixhi të thotë lajmin më absurd e të ëuditshëm, "Po vinë!" Ceremonia e mikpritjes u la në mes dhe ne si të ngrirë nga ajo thënie hutuese u ngritëm dhe ikëm, si për t'ju larguar asaj që po vinte atë natë. Qyteti i errësuar nga nata dhe mungesa e dritave, m'u duk si i lënë në mëshirën e atyre që po vinin s'dihej se nga ku e për ëfarë.Kur u afruam para bibliotekës, një krismë na ndali për një ëast frymën e na shpejtoi ecjen e trembshme. Pra ata që "Po vinë" kishin ardhur ëuditërisht bashkë me natën, duke veshur petkun e zi të saj, që paralajmëronte të tjera veshje të zeza të nënave e motrave korëare. Arritëm me një frymë në shtëpinë tonë, kur aty nga lulishtja e Shën Marisë filluan dhjetra krisma armësh të ëanin errësirën e natës së parë korëare. Morra shpejt kasetofonin dhe hapa derën e ballkonit. Pasi vura një jastëk poshtë, u shtriva mbi të dhe shtypa butonin e inëizimit. Mira më lutej të futesha brenda se s'dihej ku shkonin plumbat, por unë vazhdoja të merrja ëdo krismë duke folur e rënkuar, i përfshirë nga një trishtim deri në dhimbje e dëshpërim. Ajo kasetë është dëshmia më e padeshifruar e absurditetit njerzor, por dhe akuza më ironike ndaj kujtdo analisti apo ithtari, që ato krisma netësh e ditësh të 1997-s nxituan t'i pagëzonin kryengritje e revolucion popullor. Mund të më gënjeni me kohën e kryengritjeve dhe revolucioneve të pajetuara dhe unë të mirëbesoj, por mos bëni krim ndaj të ardhmes me pseudointerpretimet e të sotmes.
Dhe kështu, pas asaj nate të parë krismash, Korëa u gdhi e pushtuar nga ata që "Po vinë". Këto qënie me këtë emër pa emër, atë natë të parë krismash, përdhunuan qytetin tim, vendlindjen time, jetën time, tënden, tuajën, por edhe vetveten.

* * *

Akte komedie të një tragjedie të saponisur.......

I pari veprim që bëra atë mëngjes të parë, ishte vajtja në shtëpinë e gjykos, sië i themi babajt të Miras dhe të dy në mënyrë instiktive morrëm rrugën drejt një reparti ushtarak në minierën e Drenovës. Si dy shqiptarë të rrezikuar nga pushtues shqiptarë, kërkonim armë për të mbrojtur familjen nga ëdo sulm i mundshëm barbarësh. Rrugës rrëzë maleve, lëvizje kaotike njerëzish më krijonin idenë e një beteje të dështuar, që ende s'kish filluar, Krisma të thata e më pas breshëri, mbushnin luginën dhe ne ulnim kokën për t'ju shmangur plumbave. Mundohesha të dalloja në ato qënie që ecnin në drejtime të kundërta, ata që "Po vinë" nga ata që "Po iknin", por le ta lemë për më vonë këtë dilemë, që në ato ëaste pak rëndësi kishte. Arritëm në një depo ushtarake, që ndofta një ditë apo disa orë më parë i vinte shtatë t'i afrohej vetë ariut të Bozdovecit, hymë brenda dhe të vetmet pajisje të pa rrëmbyera ishin ato kundërkimike. Gjykos i vajti syri në një pompë spërkatëse dhe kur e morri më tha se i duhej për të bërë me ilaë rrushtë e oborrit. Kaluam në një depo tjetër, ku të ikurit kishin lënë topat e tipit të lehtë (shyqyr që morrën të tyret), ca mushamara dhe armë zjarri gjysmake. Kërkuam gjithandej për ndonjë pushkë apo automatik, por zhdukja e tyre ishte bërë si me magji. Ca karikatorë i futëm në një ëantë, kur në një arkë të hedhur kuturu, gjetëm qindra fishekë. Disa arka që i kapërcenim pa i prekur, ishin dëng me bomba, por ë'na duheshin ato në kushtet e luftës brenda pallatit. Në hyrje të repartit, ndali një furgon i vogël dhe sa hap e mbyll sytë, bombat u zhdukën. As na shanë e as na ranë, por me një të thënë, "Bëni mënjanë!", mallin bombë e përlanë. Në të dalë të repartit, m'u afrua një kameraman dhe një person me mikrofon në dorë më pyeti greqisht, që përkthyer nga një shoqërues, kërkonte të dëgjonte diëka nga mua për ëka po ndodhte aty. Shpreha hutimin e shqetësimin tim për atë situatë anormale e të rrezikshme dhe bëra thirrje mos dëmtohej e keqpërdorej asnjë material në depon me mjete e materiale të karakterit kimik. Nuk mbaj mend me hollësi ëfarë thashë tjetër, por di që ai grup televiziv ishte një kanal grek dhe që persona që më njihnin e jetonin në Greqi më kishin parë në televizionin grek. Sië dukej, gjithëka po ecte si nëpër skenarë të njohur filmash, ku s'mungonte prezenca e një fotoreporteri, në këtë rast grek, as aty në një repart ushtarak mes humbëtirës së maleve.
Me një ëantë në sup, me ca karikatorë e fishekë brenda, më dukej vetja i ëarmatosur pas një beteje imagjinare, por me njerëz e protagonistë realë. Më i "fituari" ishte gjykoja me trofenë më të ëuditshme të betejave: Pompën spërkatëse! Kur u ndodhëm në rrugën anash varreve të qytetit, disa vetura kaluan me shpejtësi dhe gjysmatrupash jashtë dyerve, duke shkrehur kallashnikovët me tytat drejt qiellit, thërrisnin e ëirreshin si triumfatorë. Hymë në qytet dhe në një rrugicë prapa pediatrisë, ndaluam pak si për të marrë veten. Më ka mbetur në mëndje një skenë trishtuese atë ëast ndalimi. Një i njohur që në universitet, mësues i gjuhës së huaj, ecte nxitimthi duke mbajtur mbi sup një derë të shkulur në një objekt, që kur pa tek i bëra shenjë me, "Edhe tië", u skuq, uli kokën dhe iku pa më folur. Kjo logjikë absurde, shprehje e një primitiviteti që si atavizmë ekzistoka brenda qënies njerëzore, më ka munduar vazhdimisht dhe më ka vështirësuar analizën e mjaft situatave dhe rrethanave të realitetit shqiptar. Rregullimi i vetvetes, nëpërmjet ërregullimit jashtë saj, mikroparajsa e individit, mes ferrit shoqëror, janë prezencë në të gjitha shkallët e veprimtarisë së njerëzve e të rangjeve në shoqërinë shqiptare....... (vazhdon)






Libri është 273 faqe e përmban dhe foto të Korëës në vitin 1997...
__________________


Edmond Shallvari ka lindur në qytetin e Korëës më 1957. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën Ekonomist për Industrinë. 'E megjithatë...jetojmë!' është libri i parë i tij, me shkrime e kujtime të ndryshme, një pjesë e të cilave janë botuar në shtypin gazetaresk të Korëës. është larguar nga Shqipëria në vitin 1997, duke vazhduar e sot e kësaj dite jetën në Selanik, Greqi.

(PO BEHET GATI DHE ROMANI I TIJ I PARE TE CILIN E KA NE CD AKOMA(bledi) )
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

8.10.1991

As gjumi s'me mburret se me mund, as une s'i mburrem atij se e mund. Ai u bind se s'me mposht si gjithe te tjeret, sikurse une jam i bindur se nuk e mposht plotesisht ate. Kemi rene pra, po te shprehem me gjuhen e parlamentareve, ne nje konsensus te perbashket. Ai te me lere rehat gjysmen e nates e une gjysmen tjeter.
Ja tani qe po shkruaj, do dhe pese minuta te veje ora 23.00. Nuk ndjej aspak gjume, ndaj dhe vendosa t'i hedh keto mendime ne kete liber-bllok. Eh, si u nisen e si vazhduan shenimet e mia, lere pastaj fundin e tyre!
Nuk dua te perseris veten. Cdo shkrim, sado i dobet qofte, dua te jete i vecante ne llojin e vete. Lexuesi duhet te kuptoje se ne c'gjendje shpirterore jane hedhur shenimet. Ndersa shkrimtari, ne pergjithesi krijuesi, ka nje fare komoditeti, qetesie dhe kushte per te shkruar dhe ulet te shkruaje i cliruar nga hallet e dites, une ndryshe prej tij, kam shkruar ne caste te veshtira e te renda shpterore, ku perzjeheshin dhimbja, revolta, fatkeqesia, tronditja psiqike, etj, etj.
Mendoni castin kur ne telefon zeri i kirurges te thote lajmin e kobshem per vdekjen e sigurt s'afermi te mamase. Mendoni pra! Me nxitim ec drejt shtepise, drejt asaj qe me dha jete, per ta pare edhe ca kohe, duke ditur se s'do ta kem me. E pikerisht me lot ne sy, ne nje dhome me te, ulem e shkruaj me dore te dridhur revolten time ndaj padrejtesise se jetes. Mendoni pra!
Me shume dhimbje se gezime, shpirti im ka mundur te shpertheje, i shperqendruar ne faqet e bllokut.
E ne kete dhimbje familjare, per ironi te fatit, mplekseshin dhimbjet shoqerore, tronditjet e zhgenjimet e medha.
Mendoni nje djale te apasionuar pas filozofise, qe shfleton per dite Marksin, Engelsin, Leninin. Gjen aty mjaft te verteta, i ben pjese te botkuptimit e vjen nje dite kur gjithshka kthehet ne te kundert.
I semuri per mend, udheheqesi yne i "madh", qe na u shfaq e injektoi me nje ideologji te sajuar e shtremberuar ne kulm, doli se ishte i prire nga mania e madheshtise, duke e lene popullin ne pike te hallit. Mendoni pra kete te ri, qe me raste lexonte per Hegelin, Frojdin, si zhgenjehet nje dite per ata qe ndryshe thane e ndryshe bene.
Kishte te drejte i paharruari baba, qe prej kohesh e kishte kuptuar mashtrimin e pseudokomunisteve, duke mos pranuar kurfare lidhje me instancat e larta.
Bashkoju ketyre tronditjeve shpirterore, morale, veshtiresite e medha ekonomike dhe kuptoni se c'qenie njerezore del para perfytyrimit tuaj. E ne kete mugetire, une mundohesha te qetesoja shpirtin neper flete. Injektimi kishte bere te veten. Ne disa shkrime vazhdoja me moralizime, me politizime e me budallalleqe te tjera. I lumte injektuesit! Ideali i se mires na kishte zene syte para realitetit te keq. Ja qe keshtu u gatuam, ta marre dreqi! Vecse ne kete gatim, vec idealit ishte dhe frika, frika para cdo rreshqitje, shkarje goje, qe mund te te conin ne biruce. "Edhe murret kane veshe", ishte paralajmerimi familjar. Dhe flitej me ze te ulet per padrejtesite e jetes. Vetem duhet thene se ai, Zeusi, justifikohej prej nesh, me hallet e shumta qe kishte mbi koke. I lumte pra, sa bukur lojti me ne! A nuk ishin veprat e tij ne krye te bibliotekave e faqeve te murritë Mohojeni, po te doni! Po fotografiteë Ja ata, shoferet, qe u linden e mplaken mbi te njeten makine te amortizuar, e vinin ne krye te kabines ate, liderin e madh. Kudo ai shfaqej si nje perendi e gjithfuqishme. C'te zgjatem per te! Glorifikimi i madh do sillte patjeter te kunderten e vet, mohimin e madh.
Proletari i Marksit, i zhveshur nga cdo pronesi shekullin e shkuar, do te behej i lire dhe zot i fateve te veta ne socializem. C'ndodhië Kapitalizmi vazhdoi edhe pas Marksit, edhe pas Leninit e Stalinit, vazhdon sot e do vazhdoje s'dihet deri kur, kurse proletari i Marksit duhej te kishte mbaruar prej kohesh, po te shtrydhej. Ne fakt ai ofendohet ta qush proletar, pasi ka dinjitetin e tij ne shoqeri, nuk punon 12 apo 16 ore, nuk eshte ne minimumin e jeteses dhe ka se c'te haje, pije e vishet, ka banese ku te jetoje e keto te gjitha, jo minimale, por mormale. Se c'ka pronari, i ashtuquajturi shfrytezues, atij pak i intereson. E kamura e njerit, mund te jete nxitje e tjetrit dhe jo rrembim shkopi per ta goditur ate. Pra, s'kemi ekstremitetet absolute, varferine absolute, por nje varferi relative, qe s'te josh ne fushen e betejave te pergjakshme, te revolucionit me dhune. Por ja, tek ne propogandohej kapitalizmi i kalbur dhe jeta jone e lumtur socialiste. Eh, sikur te ishte keshtu me te vertete per ne! Ne ishim e mbetem proletari i Marksit dhe bota eci perpara, pa care koke per pozat tona.
Se sa proletare ishim ne, e tregon realiteti i sotem se sa proletare mbetem ne fund te ketij shekulli. S'kemi asgje vec kraheve tona, vec mendjes sone. Po kujt i vlejne ato sot, kur bota ka ecur kaq shume ne shkenca e dituri, ne teknologji, etj, etj.
Ja pra sa zoter te vendit e te vetvetes u beme ne, ne te ashtuquajturin socializem. Ne fakt ne ishim si ato kaviet laboratorike, qe provuam ne trupin tone eksperimente nga me diletantet, te kryelaborantit Enver.
Dhe ja ku arritem. Ku jemi, ku do vemeë Horizonti i famshem eshte i pakapshem. Sa me shume i afrohesh, aq me larg shfaqet ai. C'na dha "socializmi"ë Pyesni ndryshe: "C'na la ai ne faktë" Minuse, qe s'dime si do t'i kalojme ne kahun tjeter.
Dhe ne mburavecet, tani i themi kapitalizmit: "Ajde, na ndihmo!"
Sikur te mbante ai inatin e 46 vjeteve, c'do behej tek ne ne kete gjendje qe jemië
Tani une shtroj pyetjen: "Me mire nje socializem i kapitalizuar, apo nje kapitalizem i socializuarë"
Te ndodhte e dyta, sa mire.

Vazhdon--->
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Vazhdimi ...
Ne duhet te bejme te paren, per te arritur tek e dyta. E shihni c'rruge kemi per te bereë Aq me teper ne, qe patem nje socializem te cuditshem, te ngaterruar, te bastarduar.
Ndaj s'duhet zgjatur. Ndaj sa me shpejt, me ca dhimbje, ta bejme kete akt shpetimtar.
Durojeni kete dhimbje o njerez te vojtur, se dhe foshnja s'lind pa dhimbje!



tjeter

Po aty, diku me tej...
14.5.1990
Pas nje nderprerjeje te gjate, ja ku po shkruaj perseri per ty Donald.
S'ke pse te me qortosh per kete pauze. Pa shikoji me se jane mbushur fletetë Besoj se kur t'i lexosh ato(po ta kuptosh shkrimin tim te keq nga te nxituarit), do me japesh te drejte. Gjithshka o bir qe ka te beje me njerezimin, ka hyre ne jeten e gjithsejcilit. Jetojme si individe, por ne nje familje, qelize e shoqerise. Ja se si ingranohemi, si pjestare te shoqerise njerezore, ku nderthurren gjithe ato interesa. Te shkojme me tej, te dalim tej shoqerise sone, e perseri shohim grupime njerezish ne klasa, shtresa, popullsi. Pavaresisht nga vecorite, specifikat, a nuk perben gjithe kjo larmishmeri popujsh, vete njerezimin e Tokes soneë
Prandaj jemi te ndjeshem per kedo e per kudo ku lind, rritet nje jete njeriu, ku vdes e perseri vazhdohet breznia njerezore.
Ndaj o bir, babi tend s'mund te mbyllet ne guacken individualiste e te perserite vetveten. Ai eshte i ndjeshem per gjithshka ka lidhje me njerezimin, per hallet e gezimet, vuajtjet e humbjet, lindjet e fitoret, per qeshjen e sinqerte e te shtirur, per skenat e prapaskenat e drames se popujve, per vete dialektiken e zhvillimit te shoqerise njerezore.
Duhet t'i kuptosh keto ndjenja, t'i pastrosh nga veset e pasurosh me virtute, per te qene realist ne vleresimin e ngjarjeve. Nejse.
Tani po rikthehem perseri tek ty, pasardhesi im.
Po te perkushtohem ty, se ate qe humba une, s'dua ta humbasesh ti. Eshte humbje e shkaktuar nga kushtet, rrethanat, nga vete kufizimet e kohes. Babi tend do deshte te dilte me tej, fale sedres se tij, megjithate s'eshte humbje fatale. Ajo mund te zvogelohet, ndonese jo te zhduket plotesisht, pasi jeta rrjedh e ate c'ke lene mangut ne nje pjese te moshes, s'mund ta plotesosh kursesi me tej. Dicka mund te besh per te rifituar ose plotesuar pjese te saj, e megjithate jo perfundimisht. Ne disa drejtime mund te besh me shume, ashtu sikurse ne disa te tjera s'mund te besh asgje.
Per kete do flasim bashke me vone, kur t'i kuptosh gjerat me thelle e neqoftese natyra s'do ma cenoje jeten time. Duke qene i paditur per te ardhmen time, le ne shkrime pjese te mendimeve te mia, te gjykimeve e deshirave te mia. Mund qe dhe vetem me to lexuesi te zgjerohet vete, te depertoje ne vazhdimesine, ne kuptimesine e plote te tyre.
E sheh si me rrembeu e shkruara dhe "harroj" fillimin e sajë
---- . ----



Shkeputur nga Kapitulli i Shkrimeve e Reflektimeve te mia(1 Maj 1988-4 Mars 1992)

13.11.1990
....Tani e kam ndergjegjen te trazuar per c'ka po kalon kombi yne. Sejcili ka pergjegjesine morale per fatin e kombit te vet, qofte personalitet i cdo rangu, qofte qytetar i thjeshte.
Dua o bir ta heq krejt mikrocipen, qe dalngadale dikush na i veshi fytyres per te na bere dyfytyresh. Kujtdo i dukej se kishte fytyren e vet, pa vene re cipen, masken.
Padjallezia rinore nuk mund te kuptonte ironine e realitetit.
Por une, o bir, e njoha shpejt realitetin dhe po me ate shpejtesi shkaterrova cipen, sado e vogel te ishte ajo.
Une, Donald, kam bindjet e mia tashme. Ato me thone qe e verteta duhet pare ne sy, ne do te jesh i vertete vete. Ndryshe genjen veten me iluzione, ashtu sikurse shkaterron veten nga deziluzionet.
Bindjet e mia ne fillim rrjedhin si ajo ujvara mahnitese, por me pas perplasen si ne fundin e saj, shkumbojne dhe zhurmojne fort, derisa ne konflikt e polemike, gjejne shtratin rrjedhes te tyre.
Mendimet e mia, o bir, permbajne frymezimin adoleshent. (Oh sa teper zgjati kjo adoleshence mendimesh fluturuese!)
Teoria marksiste te ngjall frymezim ne moshen 15-20 vjecare. Enderrat e se ardhmes te japin krahe e ti kujton se i tille behet realiteti. Ti vrapon e kujton se po me ate shpejtesi vrapon dhe realiteti. Ndal pastaj vrapin per te marre fryme per me tej, por c'te shoheshë Je i vetem ne universin ku ke arritur. Mos valle deziluzionohesh per c'ka ke fluturuar ne ideë Jo! Megjithate, deziluzionohesh. Per cfare praë Per realitetin qe s'te ndoqi pas, apo per veten qe e cove aq perpara realitetitë Per te dyja bashke.
Atehere i rikthehesh realitetit dhe vetvevtes. Zbret nga maja e Olimpit, ne token tende. Fillon ta shohesh drejt e nesy realitetin dhe thua, dhe pyet: "Kush e ka fajin per prapambetjen e tijë"
Sic e fillova, aj te mbaroj. Prandaj boll per sot, per t'i shprehur me te permbledhura mendimet e mia.
C'kusur ti Donald te merresh me to, atehere kur s'dihet cfare realiteti do jete. Ndofta do cuditesh, ndofta do te te vije keq.
Vetem gjyq mos me bej, se ty do te te marr per avokat mbrojtes.




tjeter

Dhe "hera tjeter", erdhi pak si shpejt. I jam qepur librit tim dhe bej c'bej i "vjedh" pjese te ndryshme. Kete rradhe i "vodha' dicka ku flet per hrimatistirion(bursen).
....Le t'i leme, miq te te dashur, te miret e te liqte imagjinare, ne boten e llafollogjise televizive. Cdo e folur e tille, duket sikur kenaq degjuesin, ashtu sikurse cdo e degjuar e saj, duket sikur kenaq folesin.
Le te prekim realitetin e fjaleve dhe mos stresohemi nga fjalet e realiteteve te sajuara e hiperbolizuara per keq. Sepse, bursa e fjaleve te tilla eshte kaq e fuqishme, sa jo vetem ja kalon, por edhe mund t'i ndroje kursin, burses se aksioneve.
S'ka me lire se shitja dhe blerja e fjaleve, por s'ka me fatkeqesi se abuzimi me to. Sepse vjen casti i krizes se fjaleve, kur shitesi s'ka me c'te shese dhe bleresi mbetet me gisht ne goje. Dhe atehere...
Tamam si me piramidat ne Shqiperi dhe me hrimatistirion(bursen) ne Greqi.
Eshte, s'eshte vendi, me doli vetvetiu kjo teme, qe s'ka pse ta le per me vone. A nuk eshte vete jeta jone e mbarsur me sa e sa vetvetira, sa s'merret vesh, ku dhe kur fillon njera e ku dhe kur tjetraë
Dy fqinjet e perjetshem, me rrenje kaq te thella ne Ballkan e te perzjera me njera- tjetren, sa zor t'i seleksionosh ne disa raste per efekt identiteti, do pesonin sipas menyres se vet te njejtin fat humbes te parave, labirintheve te lojes se ndyre te burspiramidave apo hrimapiramidave.
Per humbesit pak rendesi ka komoditeti apo primitiviteti i kesaj loje, kur duart e futura ne xhepa nuk gjejne as nje kacidhe vec zbrazesise se tyre. Ndryshimi ne kohe ne kufijte e dy shekujve dhe mosberja e analogjive te peraferta mes piramides shqiptare dhe hrimatistirios greke, jo vetem qe s'ndalen perseritjen e historise se krizave te tilla financiare, por jane nje deshmi e pashmangesise se ekstremitetit polarizues te shoqerise se sotme. Ne rast se ne Shqiperi u shkaktua nje 1997-e, qe s'beri gje tjeter vec ndroi me dhune portat e protagonisteve, por jo vete ata, ne Greqi, sofistikimi i mekanizmit ekonomiko-financiar shmangu nje tragjedi te tille. Por ama nuk mund te shmangte kursesi tragjedine e perditshme, te pabujshme, te qindra e mijra njerezve, qe e pesuan me gjithe mend si Sizifi.
E pesoi shqiptari ne vitet e fundit te shekullit te njezete, qe sa filloi te ngopte pak syte me nje prone e ca para, ja zhduken si me magji mumjet e ringjallura te piramidave.

Vazhdon akoma....
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

E pesoi greku ne fillim te shekullit te ri, qe kur kujtoi se paradiso(parajsa) mund te provohet edhe ne kete jete, ja shtyne per ne boten tjeter, te sterngopurit e pangopur afendikoj te hrimatistirios e cdo celesi tjeter te ekonomise greke.
Ca miliona dhrahmi, qe kishin vene nje jete te tere Dhimitri me babane, i shnderruan ne aksione imagjinare, me shpresen e shtimit te tyre ne perqindje me te madhe se ajo e bankes.
Sikur te hipnotizon kjo aparence verbuese e shumefishimit te parave jo vetem pa djerse, por thjesht me nje shetitje apo telefonate zyrave te hrimatistirios. Ikin ditet e javet dhe parate e hedhura, sikur t'i kishte mbarsur ndonje makineri cudiberese parash, fillojne e shtohen, bile ne rastin baba-Dhimiter u dyfishuan. Atehere, ne vend te nje operacioni te menjehershem per terheqjen e tyre, lindin te tjera plane jetese qe jo vetem ndalin kete operacion, por kush ka te tjera dhrahmi i kthen perseri ne aksione. E kur s'ka para te thata, merr kredi, e kur s'merr kredi, shet ndonje prone, e kur s'ka prone shet shtepine e keshtu kjo joshje drejt parajses te enderruar, rrezikon ta coje drejt kolasit(ferrit) te vertete. Sepse vepron ai, efekti joshes i tabeles sugjestionuese te hrimatistirios, qe te thote se shuma e sotme neser do rritet, pasneser akoma me shume. Edhe ai qe i dyfishoi dhe i terhoqi, i hodhi perseri per trefishimin apo katerfishimin e tyre.
Po udhetoja me makinen e afendikojt te madh dhe erdhi biseda per hrimatistirion.
Me thote: "E shikon Andrea si ju dyfishuan dhrahmite Dhimitritë Po te kishim hedhur edhe ne, mund te fitonim me shume. Tani jane shtrenjtuar aksionet dhe s'ja vlen te blesh".
"Ndonese s'eshte njelloj me piramidat e Shqiperise, me duket se e njejta gje po ndodh dhe ketu. Si mund te dyfishohen e trefishohen parate kaq shpejt, kur ekonomia s'ecen me kaq rritemë Perkohesisht mund te fitohet, ndryshe po vazhdove humbet e humbet vence. Per mendimin tim tani nuk duhet hedhur asnje dhrahmi".
"Jo, jo! Ndonese djali do qe te blere aksione ne nje ndermarrje qe po ecen mire".
"Ju e dini. Mbaj mend kur babai i Mirelas, pasi fitoi ca para ne fillim, vajti prape per t'i hedhur. Nuk e merr me mend sa ishte rradha. E kur ka rradhe nga ata qe hedhin, vazhdon loja edhe nerradhen e marrjes me fitim. Megjithate, ndersa veprimet e arketimit te parave beheshin pa pengese, nuk po ndodhte e njejta gje me dhenien e tyre. Jo ajde me vone, jo tani e mbyllim, jo ka ndryshuar koha e terheqjes, etj, etj, justifikime te tilla. Pra dicka po calonte e per mua ky ishte nje sinjal jo i mire. Vajta shpejt me biciklete dhe i thashe vjehrit te dilte nga rradha. Me gjithe ngulmimin tim, ai pranoi vetem mos i hidhte te tera. Gjysma e te keqes".
"E pesuat nga piramidat e Berishes, heë"
"Tjeter emer kane per mua ato piramida, por nejse. Nuk eshte vendi per analiza te tilla".
Pas pak ditesh, tek rrinin ate e bir ne pjesen e siperme te dyqanit, i pashe te degjonin ne radio te dhenat e hrimatistirios me nje perqendrim jo te zakonshem. Pra dhe ata nuk munden t'i shpetonin rrezes joshese te saj. Brenda saj po dukej me i kollajshem dhe me i shpejte shtimi i parave, se sa nga perpjekjet e perditshme ne biznesin e dyqanit.
Por, aq ishte fuqishmeria pasqyruese e tabeles se hrimatistirios, pasi duar te padukshme, jo vetem ndalen butonat e dyfishimit, trefishimit, ne mos dhjetfishimit te vleres se aksioneve, por me nje buton shkaterrues, i zhvleresuan ato, sa hap e mbyll syte. Dhe si ne perrallen e cironkes se arte, qindra e mijra njerez u kthyen ne govaten e tyre te drunjte!
Edhe ketu nuk munguan etiketimet si ne Shqiperi, qe per mua shprehin pafuqishmerine depertuese te njerezve ne rrenjet e fenomeneve te tilla polarizuese te parave. Nuk ka, jo, miq te mi, as piramida te Berishes, as hrimatistirio te Simitit, as bursa te Klintonit, Bushit, Blerit, Shirakut e ndonje japonezi, qe s'po ja kujtoj dot emrin. Jane pjese e domosdoshme e mekanizmit ekonomik e financiar te sistemit, me oshilacionet e tyre te pashmangshme, qe ne caste kohe c'akordimi, shndrohen ne nje lloj xhunami katastrofik per njerezit.
Ka ndodhur e do ndodhe si me poshte:
Une ble
Ti ble
Ai shet

Refreni
Une humbas
Ti humbet
Ai fiton!

Une shes
Ti shet
Ai ble.

Refreni
Une humbas
Ti humbet
Ai fiton!
(fund)
Nese disa qindra greke u mblodhen te revoltuar para hrimatistirios greke, nese disa te falimentuar lajthiten dhe ja keputen vetes, nese disa gazetare paten me se te mbushin faqet e gazetave dhe ekranet televizive, kjo jo vetem nuk ktheu parate e humbura, jetet e vrara, apo enderrat e venitura, por perkundrazi, refreni i mesiperm vazhdoi dhe vazhdon avazin e vet.(Po e le me kaq, se m'u lodh dora)

Fund.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Ja edhe disa pjese nga libri Edmond Shallvari..

Nisur nga koefidencat me ju miq forumiste, po paraqes ketu nje pjese te vogel nga libri ende ne shkrim. Eshte pjese ndermjetese mes ngjarjeve te librit.

Ε ëuditshmja për Zotin dilte tej aftësisë së tij krijuese. Ai kurrë në veprën e vet nuk kishte patur ndjesinë e ëudisë, kështu që s'kish si të ndodhte kalimi i saj në krijesën njerëzore. Ai e dinte ë'do bënte, kështu që s'kish pse të ëuditej, veë të kënaqej. Bile dhe kënaqësia ishte më shumë një ndjesi lehtësuese për mbarimin e një pune dhe jo sië gëzoheshin dhe harboheshin njerëzit, edhe për gjënë më të vogël që realizonin. Sipas kësaj logjike, si ëudia, ashtu dhe kënaqësia, do ishin produkt i produktit të Tij, që s'kish pse mos e pranonte.
Për Të mjaftonte thelbi krijues material dhe shpirtëror, forma tokësore e të cilit në plotësinë e vet më të lartë kishte qënien njerëzore. Nuk ishte e lehtë arritja e kësaj plotësie kaq të ndërlikuar, që do kishte brenda saj diëka nga vetë thelbi i Zotit. Duke pranuar këtë kalim të diëkasë nga vetvetja tek njeriu, Ai duhet të pranonte veë të mirës dhe pasojat e ëdo devijimi nga kjo e mirë. Sepse duke mos i dhënë tërësisht përkryerjen e vet njeriut, ky njeri do ndodhej gjithmonë i ngatëruar, i paditur deri në gabueshmëri, në pjesën boshe të vetvetes.
Ishte e pamundur për Zotin të vinte dorë më pas. Përkryerja e mangët kishte mijra vjet ndeshjeje, sa brenda njeriut, aq dhe mes njerëzve me njeri-tjetrin.
Duke ndjekur këtë ndeshje të pashmangshme, në më të shumtën e saj tragjike për njeriun, vetvetiu edhe vetë Ai po ndjente pjesë të ndjesisë njerëzore, mes të cilave dhe ëudinë.
Por që kjo ëudi do t'i bëhej pjesë e pandashme edhe në arratinë e Tij më të largët nga Toka, nga një mikropjesë e saj me emrin Shqipëri, këtë s'e kishte kaluar në mendje as në fantazitë më ekstreme.
Kishte nge Ai të merej me mikrokohën tokësore, aq më shumë shqiptare, që në të 1966-tën, 1967-tën e më tej vit të saj sipas llogaritjes pas birit të Tij, Krishtit, po e ëudiste vërtet me sulmet e papara ndonjëherë ndaj vetë Atij dhe kulteve fetareë
Ja që kjo po ndodhte, ishte e vërtetë dhe Ai për herë të parë duhej të rrinte duarkryq e të pranonte të kryqëzohej si i biri.
"Kështu e paskam shkruar të ndodhë, apo të tjerë po përdorin shkrimet e mia kundër mejeë Kushdo qoftë, dua apo s'dua, qenka e thënë të ndodhë. Kryqëzimi dhe ringjallja s'paska qënë vetëm për birin tim".
I dorëzuar para këtij fati tokësor, Atij si mbetej gjë tjetër veëse të shikonte e të dhimbsej për kryqëzimin e madh të një populli të vogël.
Sado që nga lart dukej si një vetkryqëzim kolektiv, me thirrje kënaqësie e jo dhimbjeje, kjo mund të mashtronte vetëm tokësorët, por kursesi At
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Qe eshte akoma ne shkrim e siper ...

Habia shqiptare për prishjen me mikun e madh, nuk tejkaloi habinë e miqve të tjerë të kampit socialist. Edhe nëse në ndonjë pikë dikush mund të lëkundej, kursesi s'mund të pajtohej me kryeneëësinë e udhëheqësit shqiptar. E ë'ju duhej atyre futja labirintheve të një teorie aq të gatshme, sa ëdo trazim i saj kushedi nga mund t'i flakteë Sa për praktikat, pse mos i mernin për zbatim krijues të teorisëë Mos kishte më Marks e Lenin për t'i dëgjuar e besuar në vazhdimë Lanë ë'lanë ata, mjaftonin apo jo, nuk ishte punë e tyre të rëmonin më tej. Se mos ai kryeneëi shqiptar po bënte më shumëë Punë e tij atëhere! Le të ikte më tutje po të deshte.
Dhe me sa dukeshin ujrat, tutje po ikte, në tjetër mik të madh, shumë të madh bile, aq sa si bënte më tër syri.
Paradoksi i habive, aq e pati kohën e vet.Bile për shqiptarët më shumë se habi, ishte zhgënjim përzjerë me inat e revoltë. Merej apo s'merej vesh në shikim të parë të njerëzve, pak rëndësi kishte, përderisa në opinionin botëror gjithshka dilte forcërisht e gati triumfalisht, nga goja e Enver Hoxhës. Me sa duket kaq mjaftonte për Enverin. Kapërcimi i lëkundjes deri në rrëzim të pushtetit të tij, ndodhi ëuditërisht me dhimbje të durueshme. Bile ai përmes dhimbjes, përfshihej nga një ndjenjë e brendshme triumfi, që pastaj merte formën shfaqëse, sa të një mendimtari të madh, aq dhe të një oratori elokuent. Duartrokitjet e brohoritjet po bëheshin refreni më kumbues e gjëmues. Entusiazmin popullor, s'kishte forcë tokësore dhe qiellore ta veniste, jo më ta ndalte. Gjithshka që po ndodhte në ndarje anijesh lufte e nëndetësesh, në lënie mesit të ndihmave, fabrikave dhe uzinave nga ish miku i madh sovjetik, pritej dhe ndjehej me një kundërvënie krenarie të të voglit që s'pyet, haet dhe fiton mbi të madhin.
Ndarjet dhe lëniet në mes të marrëdhënieve, nuk kishin vetëm emra armësh e veprash. Prishja mes shtetesh po shtrihej deri në më të pabesueshmen e saj, prishjen mes ëifteve e familjeve. Ngjante sikur tokës po i shkëputeshin pjesë të saj, që kurrë s'do bashkoheshin hapësirës kozmike. Dhe sejcili në këto pjesë, duhej të zgjidhte për fatin e vet. Nuk kishte kohë të mendohej, nuk dihej si të mendohej. Por, duhej vendosur. Largimi i pjesëve po ë'fejonte, po ë'martonte, femrën ruse, polake, ëeke, me mashkullin shqiptar, po linte fëmijën lurek apo në bark të mamasë, pa babanë e vet. E megjithatë, ndryshe nga ndarjet e sendeve pa shpirt, mes lidhjeve njerëzore pati dhe mosndarje. Duke u pranuar fati i zgjedhur për mirë në fillim, ndodhi në këto femra nënshtrimi para fatit të keq ndarës me prindët e tyre.
Jarka nuk e pati asnjë ëast veten e saj në mëdyshje. Përkundrazi, ajo u shtrëngua më fort pas Thomajt, përzjeu puthjet me lotët në faqet dhe buzët e tij, si për t'i thënë pa fjalë, se vetëm me të kishte lidhur e mund të ndante, dashurinë dhe dhimbjen e saj.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

I fola vetvetes

Ashpër i fola vetvetes sot
Dhe ndjeva se ë'është ashpërsia
U mundova ta zbut, por më kot
Dhe ndjeva se ë'është mëria.

Fjalë të ndyra vetvetes i thash'
Dhe ndjeva se ë'është ofendimi
Përkulshëm ju luta, "Më fal, më fal!"
Dhe ndjeva se ë'është pendimi.

E mbusha vetveten me lëvdata
Dhe ndjeva se ë'është mburrja
Ajo iku tutje, më la prapa
Dhe ndjeva se ë'është humbja.

U ula shtruar me vetveten
Dhe ndjeva se ë'është logjika
Vendosa, kështu do të mbetem
Dhe ndjeva se vetvetja ësht' timja!


Prush dhe flakë

Shumë i dhamë njeri-tjetrit
Dhe prap' lamë pa i dhënë
Ndaj diëka mangut na mbeti
Nëpër ëndrra na ka lënë.

Dhe naivë dhe të shkrehur
I dhamë flakë dashurisë
Në s'ka zjarr, prushi ka mbetur
Mes të ftohtës së vetmisë.

Rri pran' prushit e zhuritem
Të ndez flakën që u shua
Dhe pa flakë ndër ndjenja ndizem
Prush dhe flakë je për mua.


I verbëri dhe unë

I verbëri më shikon, ëfar' unë s'shikoj
Më ndjen gjithshka, që unë nuk e ndjej
Më thotë gjithshka, që unë s'e them dot
Më prek gjithshka, që unë dot s'e prek.

Unë pengohem, kur i sigurt ai ec
Nevrikosem, kur ai është vetë qetësia
Verbohem, kur ai diellin e sheh
Mos vallë vuaj unë nga verbëriaë


Për hir

Për hir të harresës
Të sotmen zhurmojmë
Për hir të kujtesës
Zhurmimin qetsojmë.

Për hir të dashurisë
Urrejmë urrejtjen
Për hir të lirisë
Vdesim vdekjen.

Për hir të së nesërmes
Të sotmen mbjellim
Për hir të njerëzores
NJERëZORë mbetshim!


Krenaria ime

Nuk kërkova krenarinë
Rrugëve të botës
As e mbajta përmbi shpinë
Si reklamë të kohës.

Nuk e mbura krenarinë
Me rrahjet e gjoksit
As rrëfeva historinë
Me gjuhë të Ezopit.

Nuk e fsheh krenarinë
Pa ëka se ma shajnë
Unë vazhdoj që shqiptarinë
Ta kem mëmë e atë.


Deri sa...

Shpirtra hibridësh të vetëmbarsur
Që pillni shterpësi dështake
Humnerës mitrore të stërgjakur
Tjetërsuar kurvërisht në piedestale!

Mbetsha ende embrion i kohës
Mes plazmës parajsore krijuese
Deri sa ju fëlliqësira të kohës
Të mbarseni përjetësisht me zhdukje!


Si burri-burrit!

Si burri-burrit po të flas, o Zot
Kurrë s'më ka pëlqyer, si burri-priftit
E di që pranë teje nuk arrij dot
Le të flasim pra, si shpirti-shpirtit.

Mos ma mer për keq, i paprekshmi Zot
Sot unë po guxoj, të provoj prekjen
Me priftin u zura, por me Ty s'besoj
Në dorë më ke, lindjen dhe vdekjen.

Kështu na krijove, për hesap të kujt
Të lindim së vdekuri, të vdesim së linduri
Po dhimbjes njerëzore, ëfar t'i bëj un'ë
Si burri-burrit fol, mos më ler' së prituri!


Refreni im

Le të zhgryhem, le të ndotem, i përzjerë djersë e pluhur
Të pengohem, të rrëzohem, gjak koriëka në trup mbushur
Nënë dhe a përmbi dhe, i llucuar, i baltuar
Veshurzhveshur, mbathurzbathur, copra arnesh i arnuar!

Ka burime Toka ime, të më lajë e të më shplajë
Në mes pyjesh, në mes malesh, të më ndejë e të më thajë
Peshën e dheut të ma bëjë dhe të rëndë dhe të lehtë
Të më ngrohë në të ftohtë dhe freskojë në të nxehtë.

Mos cënofsha, mos coptofsha, trupin e jetës-shpirtin tim
Mos gabofsha dhe lëndofsha, asnjë qënie me qëllim
Mos gëzofsha, u mallkofsha, nëse shpirtin tjetërsoj
Në parajsë kurrë mos shkofsha, veten ferrit ja dhuroj!

S'ke ë'e do një trup të larë, qelbur brenda nga një shpirt
Për të qeshur, për të qarë, ekzistent më keq se hië!


ë'u dashka nganjëher!

S'më patë, s'më njohëtë ëudi!
I djeshmi, i pardjeshmi, sot jam
Mbase ë'do jem nesër s'e di
Veë Jounë, ndryshe shkofsha në djall!

Kujtova se xheë dinit për mua
Pa ëka se unë shumë di për ju
Prapë do rri mes jush i ngujuar
Në qoshkën e qoshes, diku.

Me qeshjen e mosqeshjes, qesh
Me shikimin e mosshikimit-verbëri
Me të folurën e mosfoljes-memec
Me dëgjimin e mosdëgjimit-shurdhëri.

ë'pati vallë me mua Nastradini
Që veshur sot më la xhyben e tijë
ë'patët që syhapur po më shihnië
Ju betohem, nuk jam tjetër njeri!

I djeshmi, i pardjeshmi, jam sot
Mbase ë'do jem nesër s'e di
Pa xhybe për ju qenkam një KOT
ë'u dashka nganjëher, Nastradin!


Sikur...

Sikur sytë të shikojnë,
ë'dëgjojnë veshët.
Sikur veshët të dëgjojnë,
ë'shikojnë sytë.
Urtësia e mbetur do ë'mendej
ëmenduria, akoma më shumë.

Sikur zemra të rrahë,
ë'vuan shpirti.
Sikur shpirti të vuajë,
rrahjet e zemrës.
Dashuria do ishte vetë njeriu
Njeriu, dashuri e vetë jetës.

Sikur jeta ta vdesë vdekjen
Sikur vdekja jetën ta jetojë
Bota do dojë më shumë vetveten
Vevetja, më shumë botën do doj
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Nga Edmond Shallvari

Dy vota më pak!ë

.... një gjendje e absurditetit, apo absurditeti i nje gjendjeje.

Që në fund të numurimit të votimeve, do jenë dy më pak, këtë ja u them me 100 përqind siguri dhe argument bashkë, sikurse di që deri në sekondën e fundit të votimit, do vijë për të votuar dhe më i moshuari i paralizuar. Mjafton pak ment t’i kenë mbetur në pjesën lëvizëse të trurit, se lëvizjet e duarve dhe hedhja e fletës në kuti s’ka problem.
Mos pyesni me padurim, se si është e mundur që të dalin dy vota më pak, kur do ngrihet dhe i vdekuri nga varri për të votuar. Po ju them që në këtë ndodhi, më lehtë e ka të votojë i vdekuri, se dyshja që s’do ketë fatin e lumturisë votuese. Vetëm në ndodhtë ndonjë ëudi sekondën e fundit, do më duhet që të shuaj gjithshka po shkruaj dhe të kërkoj ndjesë tek lexuesi për nxitimin.
Prapë po më nxitoni e s’po më lini t’i hy temës. ë’zakon i keq xhanëm, që doni menjëherë fundin, pa njëëikë mes, mesin pa një ëikë fillim, apo fillimin, pa një ëikë hyrje. Dhe mos u ëuditni tani, as mos hapni tej normales sytë, kur të lexoni se dy votat më pak do regjistrohen në qytetin e njohur për mosnjohjen e ngujimeve njerëzore për arsye hakmarrjeje, në qytetin e mallaxhinjve e mallaxheshave që kanë lënë nam për harmoninë mes tyre, që me përshëndetjet mëngjesore e pirjet e kafeve nëpër oborret brenda shtëpive, vazhduar me nënat, gratë e nuset me fshesat nëpër duar, që s’lenë plehra jo e jo, por as guriëkën mes kalldrëmeve të sokakëve. Po ato, ëupkat e gufuara në gjoks për bandillët e ëndërrave, ulur gurëve si stola anash dyerve dalëse në rrugicë, me shtijat, grepat, gjilpërat, duke thurrur, qëndisur, apo bërë ojka lloj-lloj për pajën e nusërisëë Lere aman, ë’pata tani që hyra këtyre lezeteve të shkuara, apo të më pengojnë lotët mallëngjyes për të vazhduar më tejë Ja që më rrëmbejnë ca karakteristika të qytetit tim korëar, aq më tepër tani, kur përballë tyre më ngrijnë shpirtin dhe ngrenë zërin e ankesës ca ndodhira që kurrë s’do desha t’i dëgjoja, jo më pastaj ti shkruaja.
Prandaj dhe s’më bën shpirti e dora t'ju shuaj sa më parë kuriozitetin e titullit, që ende ma ve veten në ëndërr. Më duket se pas vënies së pikës së fundit në këtë shkrim, do zgjohem dhe lehtësohem, kur të dal në rrugicë dhe thith ajrin mëngjesor. Do tallem e qesh pastaj me veten, që po e merrte ëndërrën për të vërtetë dhe do ulem e shkruaj të kundërtën e saj.
ë’pres atëhereë Nipin që sapo del nga dyqani me një ëantë ushqimesh në dorë.
Si pa kuptim ju duket kjo përgjigje, me siguri. Kështu dhe mua në fillim, por ajde të ecim bashkë tani deri në fund, me pak durim ju lutem dhe gjakftohtësi bashkë.
Nipi më afrohet, më përshëndet, por nuk hyn brenda. I hap rrugën se mos isha unë pengesë, por ai më thotë ta ndjek pas për ta ndihmuar. Ndihmë për ëfarë, për ku, apo bën lojë me mua, se kështu hedh e pret sa herë në mesenxher kur jemi larg dhe hymë internetit. Më kërkon ta ndjek dhe unë pranoj, qoftë kjo dhe ndonjë nga lojrat shakatuese të tij.
As tridhjet hapa në ngjitje të rrugicës, ndalon para portës së një shtëpie. E hap si të ishte zot i saj, më pret sa të hy dhe unë dhe pas pak lëshon nga poshtë ballkonit të brendshëm të shtëpisë thirrjen, “Teta Kaliroo!!”
Gërvishtja e derës së drunjtë të ballkonit, shoqëruar më pas me fishkëllimën fërkuese, vazhdoi me daljen e Kaliroit, me një kovë plastike në dorë. Më pas kova rrëshqiti ajrit rrugës së litarit, mbajtur nga duart e Kaliroit. Përshëndetemi me njeri-tjetrin, por mua më rënkoi veshit e shpirtit, zëri i saj i mekur. Pleqëri, hesapi, mendova dhe e pyeta për xha Vasilin. Prapë mekësia e zërit, psherëtima shoqëruese e të thënës për siklete sëmundjeje. I thashë se do vij t’ju takoj para se të ik, kur psherëtima u shtua bashkë me ëudinë pyetëse, “Nuk di gjëë”
ë’të dijaë ë’lidhje ishte kjo pyetje me thënien timeë Por nipëja, si më i shkathët, i bëri zë për të ngritur kovën me ushqimet, duke më pëshpëritur mua diëka në vesh. I tha një, “Ikëm teta, se kam mësimet tani!” dhe nxitoi drejt daljes. Më mbeti dhe mua të them një “Mirupafshim!”, bashkë me të falat për xha Vasilin.
Nxitova të arrij nipëen, këtë rradhë jo vetëm me kuriozitetin e mbetur pezull, por dhe me ca inat për sikletin që pësova.
Ishte nipëja me rrëfimin e tij, sebepi i këtij shkrimi. Në rrëfimin e tij kishte përzjerje keqardhjeje e humori bashkë, që vërtet i shkon për shtat tragjikomedisë njerëzore.
Hall me pronë e hall pa pronë, që jo vetëm i ka ndarë njerëzit në kundërti mendimesh e veprimesh, por ë'është më e keqja ju ka nxjerrë nga thellësia e karakterit njerëzor, veset më të ndyra antinjerëzore. ë'emër t'i ve unë e ë'emër do t'i vini ju lexues kësaj gjendjeje absurde, kur ëifti i moshuar ka rreth një muaj ngujuar në katin e dytë të një shtëpie me tjetër pronar, por që paguan rregullisht qiranë deri në virgjinë e tokësë Në këtë shtëpi ky ëift hyri i ri dikur dhe aty kaloi gjithë fazat e jetës ëiftore e prindërore, deri në pleqërinë e pashmangshme. Por ë'kusur, që pa rënë kurrë në gjynahe e mëkate, të vuajë kusurin e absurditeteve nga më antihumanet, që pjell kategoria e famshme ekonomike e pronës në Shqipërië Absurditet, që pronarin e xhveshur padrejtësisht dikur nga prona e tij, e kthen në raste të tilla, në pozitën e ish shpronësuesve të dhunshëm. Dhe më keq akoma. E ngre mesnatës nga gjumi si lugat, i jep në dorë vegla shkatërruese dhe me instiktin e ligësisë e shkatërrimit, fillon të prishë që në krye e deri ne rrëzë shkallën e drunjtë, të vetmen mundësi ngjitjeje e zbritjeje për qiranxhinjtë. Instikti shkatërrues mbaron me ngujimin lart të atyre njerëzve, që e kanë mbushur me frymën e shpirtit një jetë të tërë ëdo hapësirë e materie të kësaj shtëpie të vjetër. Por tani, pronari i ligjshëm, me kartën e tapisë në dorë, nuk përmbahet. Ai do pronën e vet, pa një , pa dy. Qiraxhinjtë e varfër, le të gjejnë strehë ku të duan, aq i bën. Ku, si, me se, as që i bëhet vonë. Tapia i jep të drejtën e zotërimit të gjithshkaje në shtëpinë e tij dhe sipas kësj logjike interesi, edhe ëdo mjet përdorues për ta shtënë në dorë. Para kësaj karte dorëzohet dhe policia që vjen në vendin e ngjarjes dhe me një fjalë justifikuese për pafuqishmëri vepruese, kthehet në punën e vet. Ngujimi mbetet akoma ngujim, deri këtë ëast që po shkruaj dhe komshinjtë dashamirës janë bërë të vetmit ndërlidhës shpirtërorë dhe materialë me ëiftin. Ndërlidhja tjetër e tyre me të rejat e jetës në Shqipëri është televizori. Ai i merr magjisë së tij, i udhëton bukurisë së ndryshimeve, ju buzëqesh dhe jep kurajo nga buzët e fjalët e liderëve partiakë, për jetë akoma më parajsore pas futjes në NATO dhe arritjes në pragun e Bashkimt Evropian. Reklamat ju sjellin në dhomë bollëkun ushqimor dhe kushtet e një jete pensioniste për t'u patur zili nga vetë bota. Ja, dëgjojnë zërin e nipëes tim , që ju bën realitet dërgesën ushqimore dhe Kaliroi merr mjetin modern ndërlidhës, që tak-fak ja sjell bollëkun para syve e gojës.
ë'i duhet shkalla në këto kohë modernizimeshë Me shkallë, pa shkallë, a nuk po ngjitet lart demokracia jonëë
I vetmi merak tani për ëiftin me siguri është dita e votimit. Të jetë shpikur ndonjë mënyrë tjetër hedhje flete në kuti, pa ndërmjetësinë e shkallës zbritëseë Apo rroftë prapë litarkaë Se ja, veë zërave të komshinjve dhe ngjitjezbritje kovës me fatura pagese dhe ushqime, shfaqen me raste dhe ekipet e aktivistëve të partive me kandidatët për deputetë. Sa bukur buzëqeshin, përshëndesin, premtojnë dhe sa ëmbël kërkojnë votën për njeriun e tyre, që sa të ulet në karriken e Kuvendit do t'i zbresë e ngjitë, jo nga shkalla(akoma me shkallëë), por nga ashensori . Mjafton që hë për hë, me ca durim pleqëror, të zbritet me litarkë, ajo fleta me Po-në për të.
U zgjata, e shikoj, po ë'të bëj. Kështu më ndodh kur më rrëmben një gjendje e absurditetit, apo absurditeti i nje gjendjeje.
ëifti i moshuar, me sa morra vesh nga burime të sigurta, e ka hedhur me kohë fletën e votimit në boshësinë e një kove plastike, që me sa pashë duhet ndruar nga gryerja e kohës përdoruese. Litarka mban akoma...

21-22 qershor 2009
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,561
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Titulli: Letersia shqiptare ( Moderne )

Dritëro Agolli


Jeta dhe veprat

Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjëmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhëDritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. është fitues i disa ëmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveëme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat".
Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradizionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.
Në prozën e tij Agolli solli risi lo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata lanë sa të ëuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.
 
Top