• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Letra e Dashurise se Atit

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Fëmija im. Ndoshta Ti nuk më njeh, por unë di gjithçka rreth teje …Psalmi 139:1 E di kur ti ulesh dhe kur ti ngrihesh Psalmi 139:2 I njoh mirë të gjitha rrugët e tua …Psalmi 139:3 Madje di edhe numrin e flokëve në kokën tënde …Mateu 10:29-31 Pasi ti u bëre në imazhin tim …Zanafilla 1:27

Në mua ti jeton, lëviz dhe ke ekzistencën tënde …Veprat e Apostujve 17:28 Ti je fëmija im …Veprat e Apostujve 17:28 Të kam njohur që përpara se të lindje …Jeremia 1:4-5 Të kam zgjedhur ty që kur planifikova krijimin …Efesianët 1:11-12 Ti nuk ishe një gabim, pasi gjithë ditët e tua janë shkruar në librin tim …Psalmi 139:15-16

Unë caktova kohën e saktë të lindjes tënde dhe vendin ku do të jetoje …Veprat e Apostujve 17:26 Ti je krijuar në mënyrë të mrekullueshme …Psalmi 139:14 Të formova në barkun e nënës tënde …Psalmi 139:13 Dhe të solla në jetë në ditën e lindjes tënde …Psalmi 71:6
Më kanë keqprezantuar ata që as nuk më njohin …Gjoni 8:41-44 Nuk jam i largët dhe zemërak. Unë jam shprehja e plotë e dashurisë …1 Gjoni 4:16 Madje është dëshira ime të derdh dashurinë time në ty …1 Gjoni 3:1 Thjesht sepse ti je fëmija im dhe unë jam ati yt …1 Gjoni 3:1 Unë të ofroj më shumë se ç'mund të të ofronte ati yt tokësor …Mateu 7:11

Sepse unë jam Ati i përkryer …Mateu 5:48 Çdo dhuratë të mirë që ti merr, vjen nga dora ime …Jakobi 1:17 Sepse unë jam siguruesi yt dhe plotësoj gjithë nevojat e tua …Mateu 6:31-33 Plani im për të ardhmen tënde ka qënë gjithmonë plot shpresë …Jeremia 29:11 Sepse unë të dua ty me një dashuri të pashterrshme …Jeremia 31:3 Mendimet e mia për ty janë aq të panumërta sa kokrrizat e rërës ...Psalmi 139:17-18 Dhe unë gëzohem për ty me britma gëzimi …Sofonia 3:17 Kurrë nuk do të ndaloj duke të të bërë mirë …Jeremia 32:40 Ti je thesari im i çmuar …Eksodi 19:5

Unë dëshiroj të të jap begati me gjithë zemrën dhe shpirtin tim …Jeremia 32:41 Dhe unë dua të të tregoj ty gjëra madhështore dhe të mrekullueshme …Jeremia 33:3 Nëse më kërkon me gjithë zemrën tënde, do të më gjesh …Ligji i Përtërirë 4:29 Gjej gëzimin tënd në mua dhe unë do të plotësoj dëshirat e zemrës tënde …Psalmi 37:4 Sepse unë jam ai që t'i ka dhënë këto dëshira …Filipianët 2:13 Unë mund të bëj gjëra që janë përtej imagjinatës tënde …Efesianët 3:20

Sepse unë jam ngushëlluesi yt më i madh …2 Thesalonikasve2:16-17 Jam gjithashtu Ati që të ngushëllon ty në të gjitha shqetësimet e tua …2 Korintasve 1:3-4 Kur je i lënduar, unë jam pranë teje …Psalmi 34:18 Ashtu si bariu kujdeset për qengjin e tij, ashtu edhe unë të kam mbajtur pranë në zemrën time …Isaia 40:11 Do të vijë një ditë kur unë do të fshij cdo lot nga sytë e tu …Zbulesa 21:3-4 Dhe do të largoj tutje çdo dhimbje që ti ke vuajtur në këtë tokë …Zbulesa 21:3-4

Unë jam Ati yt, dhe unë të dua ty ashtu si dua birin tim, Jezusin …Gjoni 17:23 Dashuria ime për ty u shfaq me Jezusin …Gjoni 17:26 Ai është përfaquesi i vërtetë i qënies time …Hebrenjve 1:3 Ai erdhi të të tregojë se unë jam me ty, jo kundër teje …Romakeve 8:31 Dhe të të tregojë se unë nuk i numëroj mëkatet e tua …2 Korintasve 5:18-19 Jezusi vdiq që ti dhe unë të mund të pajtohemi …2 Korintasve 5:18-19 Vdekja e tij ishte shprehja më e madhe e dashurisë sime për ty …1 Gjoni 4:10 Unë dhashë gjithçka që doja në mënyrë të fitoja dashurinë tënde Romakeve 8:31-32 Nëse ti pranon dhuratën e birit tim Jezus, ti më pranon mua …1 Gjoni 2:23 Dhe asgjë nuk do të na ndajë kurrë më nga dashuria ime …Romakeve 8:38-39

Eja në shtëpi dhe unë do të bëj festën më të madhe që është bërë ndonjëherë në qiell …Luka 15:7 Gjithmonë kam qënë Ati, dhe gjithmonë do të jem Ati …Efesianët 3:14-15 Pyetja ime është…A do të jesh ti fëmija im? …Gjoni 1:12-13 Unë po të pres …Luka 15:11-32
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Letra e Dashurise se Atit

Kjo eshte nje leter e cila e tregon vertet dashurine e Zotit.

Shpesh kur hedhim veshtrimin ne boten ku jetojme sot ne e kemi te veshtire te besojme kete leter.

Kjo leter eshte zemra e Bibles eshte qendra e fjales se Zotit.

Por per te besuar kete leter nuk duhet te shikojme drejt kesaj bote por drejt kryqit , atje ku Krishti dha jeten per gjithsecilin prej nesh.

Mos kujtoni se eshte e lehte te japesh jeten per gjithe mekatet e botes.

Dikush mund te thote se , Jezusi ishte Zot mund te bente kete kollaj.

Por pervecse Ai ishte Zot , kur erdhi ne toke erdhi si njeri.
Ai e dha jeten e tij ne kryq jo vetem si Zot por edhe si njeri.

Nuk ka dashuri me te madhe se kjo, qe dikush te jape jeten per ty.

Mos mendo se ishte e pavlefshme ajo qe beri Krishti per ty.

Sepse mekati jot nuk te jep mundesi te takosh Perendine.
Prandaj tani ke mundesine qe te jesh i falur dhe te jetosh me Perendine pergjithmone.

Eshte kollaj te thuash se kjo nuk ka ndodhur kurre.
Por kjo nuk eshte gje tjeter vecse nje besim ose nje supozim.
Emri i Krishtit nuk ka ngelur kot ne histori
AI e dha vertete jeten per ty o mik, qe ti te shpetohesh nga mekati jot.

Mos me thuaj se nuk ke mekat , sepse te gjithe ne njerezit kemi mekat.

Mekati eshte mekat dhe duhet denuar.

Kur dikush vuan , ndodh sepse ka mekat
Kur dikush ka humbur nje send se ia kane vjedhur, ndodh se ka mekat
Kur dikush nuk jeton me sepse e kane vrare , ndodh sepse ka mekat
Kur dikush eshte semure rende dhe askush nuk kujdeset per te, ndodh se ka mekat
Kur dikush eshte papune ndodh se ka mekat
Kur dikush qe eshte i ri merr droge, ndodh se ka mekat
Kur dikush lind pa babane qe kujdeset per te, ndodh se ka mekat
Kur dikush lind pa prinderit prane , ndodh se ka mekat
Kur dikush qan dhe derdh lot , ndodh se ka mekat
Kur dikush eshte ne depresion dhe stres , ndodh se ka mekat

Dhe lista nuk ka fund.

Por Biri i Perendise erdhi qe te na jape jeten dhe te na c'liroje nga te gjitha keto.

Gjoni3 :16
Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.


Romaket 5:8
Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Letra e Dashurise se Atit

Tema eshte shume e bukur, pergezime per temen.
 
Top