• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Letra e ushtarit boshnjak arrin në destinacion pas 95 vitesh

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Ushtari boshnjak i cili luftoi në Hungari më 1915 ia nisi familjes një fotografi bardh e zi. Letra ndërkohë mbeti rrugëve, por pas 95 vitesh, më në fund gjeti adresën e saktë, shkruan korrespondentja e agjencisë së lajmeve AP në një rrëfim përplot emocione.


Nihad Eric Dzinovic, pensionisti 63 vjeçar dhe adhurues i antikiteteve, i cili jeton në Kaliforni, kishte blerë librin në panairin e Long Beach dhe e kishte ruajtur në koleksionin e tij, ndërmjet 200.000 gjërave tjera dhe kartolinave të vjetra të cilat i kishte grumbulluar gjatë jetës.

Pasi ai shpesh viziton vendlindjen e tij Sarajevën, nganjëherë i merr me vete këto kartolina për t’ua treguar miqve të tij dhe koleksionistëve tjerë. Këtë javë rastësisht u takua me Nadir Bicakcic.

Mbiemri i tij iu duk si i dëgjuar më parë, dhe ia tregoi fotografinë, të cilën e kishte blerë 50 dollarë.Dzinovic pyeti Bicakcicin për adresën në zarf: “Asim Bicakcic, Sarajevë, Bashçarshi”.Letra ishte shkruar me një dorëshkrim elegant, e dërguar nga Villanya në Hungari, dhe kishte një postë postale hungareze.

Atë e kishte dërguar Edhem Bicakcic më 13 qershor 1915. Ai kishte shkruar se po e dërgon një fotografi në të cilën është edhe ai, ndërsa Nadir Bicakcic sapo e pa tha “O Zot”. Në fotografi shihet një grup ushtarësh, ndërsa i treti nga ana e djathtë ishte një burrë me mustaqe – gjyshi i tij.

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore Edhemi u kthye tek bashkëshortja e tij Razija dhe u bë kryetar i Sarajevës. Vdiq më 1941. Letra e tij më në fund arriti në shtëpi.Nipi i tij planifikon t’i zmadhojë fotografitë dhe t’i varë në mur. Origjinalin do ta mbyllë në sef së bashku me gjërat tjera me vlerë dhe nuk do ta humbë kurrë.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Letra e ushtarit boshnjak arrin në destinacion pas 95 vitesh

Бозе што се случи сфка и свашта ...........:eek:
 

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Përgjigje e: Letra e ushtarit boshnjak arrin në destinacion pas 95 vitesh

i shkreti sa gjynah...puffe ma perkthe pak ca ke shkruar mi :p
 

Ganimet

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2012
Postime
5,385
Pikët
48
Vendndodhja
Ne toke
Përgjigje e: Letra e ushtarit boshnjak arrin në destinacion pas 95 vitesh

Бозе што се случи сфка и свашта ...........:eek:
Zot çfarë ndodhë sfka dhe çdo gjë... kshtu me doli si perkthim.


Jone kujtime te bukra historit e moqme!-pis-
 

Poeti

Anëtar i ri
Anëtar
May 2, 2011
Postime
4,510
Pikët
0
Vendndodhja
Ferizaj-Kosovë
Përgjigje e: Letra e ushtarit boshnjak arrin në destinacion pas 95 vitesh

Na e perkthen Puffe!

Une ketu bej lufte te mos perdorim fjale te huaja, kjo na sjell edhe shkrimin edhe fjalet e anmikut...bravo!
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,957
Pikët
113
Përgjigje e: Letra e ushtarit boshnjak arrin në destinacion pas 95 vitesh

Mbiemri i derguesit te letres qeka Bicak-cic? Ne shqiperi kemi mbiemrin Bicaku. Thua edhe ky ka qene shqipetare?
 
Top