• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Leximi i ben mire trurit.

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Një studim i bërë nga një ekip ekspertësh nga Evropa ka arritur në përfundim të asaj që shumica e njerëzve veçse e kanë ditur: Leximi i bën mirë trurit.
Neuroshkencëtari Kognitiv Stanislas Dehaene nga Institut National de la Santé et de la Recherche Medicale në Gif-sur-Yvette të Francës, dhe partnerët e tij prej Belgjikës, Brazili dhe Portugalisë, kanë përdorur një Imazhe nga Rezonanca Magnetike (fMRI) për të studiuar trurin e 63 të rriturve. Prej tyre 10 ishin analfabetë, 22 mësuan të lexojnë si të rritur, dhe 31 kanë mësuar të lexojnë qysh prej fëmijërisë.
Shkencëtarët gjetën se truri i të rriturve që mund të lexonin kishte një reagim më dinamik ndaj fjalëve të printuara në regjione të trurit që përpunon informatat vizuale. Ka pasur gjithashtu reagime të ngjashme edhe në zona të trurit që reagojnë ndaj informatave të ofruara përmes zërit.
Subjektet analfabet kanë përdorur zona të mëdha të regjionit të trurit që reagon ndaj imazheve të fytyrave, që është një dallim ndaj subjekteve të shkolluar. Kjo mund të nënkuptojë se njerëzit e shkolluar kanë më pak aftësi në njohjen e fytyrës, dhe eksperimentet janë veçse duke u marrë me këtë çështje për të shikuar nëse kjo është e vërtetë apo jo.
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
15,792
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Leximi i ben mire trurit.

Qe leximi ndihmon trurin per kete nuk kam dyshim.
Kjo aftesia per njohjen e fytyres me duket pak e habiteshme. Nejse esenciale eshte qe "Te lexuarit ndihmon ne mirfunksionimin e trurit"
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,596
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Leximi i ben mire trurit.

Subjektet analfabet kanë përdorur zona të mëdha të regjionit të trurit që reagon ndaj imazheve të fytyrave, që është një dallim ndaj subjekteve të shkolluar. Kjo mund të nënkuptojë se njerëzit e shkolluar kanë më pak aftësi në njohjen e fytyrës, dhe eksperimentet janë veçse duke u marrë me këtë çështje për të shikuar nëse kjo është e vërtetë apo jo.

....interesante kjo.Me kujtoi nje konstatim ,rezultat teorik-praktik per grup -moshen 2-5 vjec, ku femijet operojne vetem me imazhe dhe figura konkrete....
 
Top