• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lezha

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Lezha
Lezha është qytet në Shqipërinë veriore. Lezha ndodhet në një pozicion gjeografik shumë të favorshëm për sa i përket klimës saj bregdetare. Bregdeti i detit Adriatik ndodhet jo më shumë se 8 km.
Statistika
Koordinatat 42,09° V ; 20,43° L
Popullsia
-dendësia 20000 banorë
? banorë/km²
Sipërfaqja ? km²
Administrata
Shteti Shqipëria
Rrethi Lezhës
Kodi Postar 4501-4502
Prefiksi telefonik 0 215
Faqe zyrtare Bashkia Lezhë
Pak histori

Lezha nder mote
Lezha si qytet dhe biostrukture përfaqëson diçka shumë të rëndësishme dhe te veçante. Nga pikëpamja gjeometrike dhe ekologjike, Lezha, përben një kaleidoskop te mrekullueshëm te natyrës, gati njëlloj principate te pashembullt ekologjike, ku mali, fusha, pylli, monumentet arkeologjike dhe historike, laguna dhe deti, përbejnë një unitet te spikatur. Ne ketë kuptim, Lezha, është e preferuara e shekujve, një sinteze e veprës se natyrës dhe te njerëzve me një vesk te ndritshëm te historisë dhe te artit. Ne portat e Lezhës mund te hysh pa trokitur, dhe duke e njohur fytyrën dhe thelbin e saj, vetëm mund te magjepsesh pambarimisht.
Lezha është një grishje e përhershme dhe një estetike e gjalle e sendeve dhe qytetërimit iliro-shqiptar, një stacion diturak i mijëvjeçareve dhe i kënaqësive te veçanta te banoreve dhe te udhëtareve. Çdo tregim mitologjik për Lezhën i paraprin historisë se saj plot motive dhe kontraste nga me te ndryshmet. Jo me kot, kronikania dhe eruditja bizantine Ana Komnena, në shek. XII, e quan Lezhën një qytet te ngritur ne ajër, qe mund te shihet nga te gjitha anët. Nuk është thjesht metafore e skajshme, por vetvetiu çdo shikues mund ta vështroje Lezhën në lartësinë e historisë se saj, në ajrin e shekujve si te dale nga frymëmarrjet poetike të poetit Mjeda, që ka shkruar mrekullisht dhe poetikisht për Lezhën. Ne Lezhë, nga te kater anët, të rrethojnë metaforat e historisë. Çdo njeri jeton midis tyre dhe këtu qëndron vete sekreti i mbijetesës.
[redakto]Historia e njërit prej qyteteve me te vjetër te Shqipërisë
Nuk mund të gabonte Ana Komnena, ne shek. XII, kur e quan Lezhën një qytet te ngritur në ajër, që mund të shihet nga të gjitha anët. Jo më shumë sesa metafore, Lezha është një qytet, ku janë përplasur dallgët e pafundme të historisë së Shqipërisë. Atje ka qenë Cezari, dhe po atje, Skënderbeu, u kërkoi besën princërve shqiptare. Duke iu "larguar" Krishtit, zbulimi më i madh arkeologjik i epokës se bronzit, është gjetja e thesarit prej 120 sopata prej bronzi, shumica të vogla, te tipit kelt dhe të tjerat më të mëdha te tipit "dalmato-adriatikas". Ky thesar u gjet në Torovica, 13 km në veri të Lezhës. Për historianet, Lezha, si qytet me hershmërinë e saj, përfaqëson një qerthull te një fisi ilir, prej të cilit trashëgonte emrin e tij "Lissitan". Ka një rimëkëmbje të Lezhës në fillimin e shek. VI. Kështjella e Lezhës është ne listën e rindërtimeve të mëdha të Perandorit ilir Justiniani i Madh dhe përmendet në librin e Prokopitë te Qezarese.

Lezha, njerëzit dhe besimi i saj
Qyteti antik i Lezhës cilësohet si "Lissitan". Janë bërë disa zbërthime etimologjike deri me sot nga dijetare të ndryshëm. Është përngjasuar emri Lezhë, apo Liss me fjalën shqipe "Lis" ç'ka përben një etimologji popullore. Nga qyteti kanë dalë disa personalitete shumë të njohura të vendit dhe të huaja.

Ekonomia

Lezha është një qendër e rëndësishme ekonomiko-industriale në Shqipëri. Për tu përmendur janë industria e peshkimit shumë e zhvilluar në zonën bregdetare të Shëngjinit. Ekonomia e qytetit bazohet më shumë në ...

Transporti

Lezha ndodhet rreth 60 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë...

Ishulli i Lezhës...dicka per tu admiruar ..
Ishulli i Lezhës është fshat në jugperëndim te Lezhës, Shqipëri.
Gjeografia

Reliev fushor, i rrethuar nga veriu nga lumi Drini nga juglindja laguna e Vainit, nga perëndimi nga plazhi i Vainit ndërsa në lindje rrethohet nga qyteti i Lezhës.
Turizmi

Turizmi në këtë zonë është shfaqur që herët me pushtimin turk (fshati ishtesi një zonë e qetë dhe frytdhënëse), por që kulminacionin e arriti në shekullin XX më ndërtimin e Hotelit të Gjuetisë gjatë Luftës së II Botërore, i cili ishte shumë i frekuentuar. Gjatë periudhës së komunizmit për çudi, frekuentohej më shumë.
Në vitet 1990-1992 rrënohet për tu kthyer turistëve në vitet 2000. Është akoma shumë i frekuentuar nga shqiptarët dhe të huajt. Nga vitet 1997-1999 në VAIN, zona bregdetarë e ishullit të Lezhës janë ndërtuar shumë restorante dhe lokale, që më shumë vizitohen nga politikanët.
Ndarja administrative

Fshati bënë pjesë në komunën e Shëngjinit Ndahet në katër njësi
Lagjja e re
Lagjja e pyllës
Lagjja kaskuqë
Lagjja e hotelit
Sipas ndarjeve të reja administrative që do vihen në fuqi në 2008, lagjja e re do të kalojë si pjesë e Qytetit të Lezhës.
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=DQ_kJUG0oM8"]YouTube- lezha
 
Top