• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

LG Optimus 7 bazohet në Windows Phone 7

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
LG e ka konfirmuar lajmin për telefonin e saj të mençur, i cili bazohet në sistemin operativ WindowsPhone 7.
Më saktësisht, modeli i telefonit LG Optimus 7 do të bazohet në sistemin operativ WindowsPhone 7, ndërsa mediat botërore tashmë kanë shfaqur edhe disa pamje të këtij telefoni, me këtë sistem operativ.

Gazeta e përditshme koreane, Korea Economic Daily ka publikuar pamjet e para të LG Optimus 7, ndërsa në artikullin e saj gazeta thotë se modeli i mençur i kompanisë LG, do të përmbajë ekran me 3.8 inç dhe ndërfaqe LCD me rezolucion 500 x 480 pikselë.

Specifikat tjera të Optimus 7 përfshijnë edhe procesorin me 1GHz, memorie të integruar dhe bateri me1500mAh.

Ndër të tjera, thuhet se telefoni do të përmbajë edhe kamerë të integruar e cila do të mundësojë fotografi në formë panorame, gjë e cila duket të jetë një risi tjetër që e ofron ky telefon.
 
Top