• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
34,098
Pikët
113
Përgjigje e: Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

Faleminderit!
 
unlovely

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 11, 2009
Postime
483
Pikët
0
Vendndodhja
Lost in the air
Përgjigje e: Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

me pelqen kjo tema e drejtshkrimit e gjuhes shqipe,pasi gabimet qe behen ne te folur nuk mund te vihen re aq sa vihen re ne te shkruar..Kam vene re ne forume te ndryshme dhe ketu qe shume vete bejne disa gabime qe per mendimin tim jane te pafalshme...
 
Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

Ftese ne studio...Kadare..
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
12,529
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Përgjigje e: Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

Rregullat e drejteshkrimit ne shqip jane te vendosura prej kohesh, dhe fatmirsisht jane te qarta dhe te studiura mire nga profesore me emer dhe te mencur! Une jam rritur dhe kam studiuar me ato rregulla, dhe tani qe kam vite jasht shtetit duke folur dhe shkruar gjuhet e huaja verej qe standartet e gjuhes sone ishin ne perputhje edhe me disa standarte nderkombetare! Per ta ilustruar kte qe them po sjell disa shembuj te vegjel por domethenes: Verej qe ne titrat e filmave emrat e personazheve perkthehen, psh JOHN-XHON,JACK-XHEK, etj me rradhe, dhe jo vetem kaq por dhe ne shtypin e shkruar ndodh e njejta gje! Kjo eshte komplet e pa pranueshme dhe bie ndesh me standartin e gjuhes sone por edhe ate nderkombetare i cili shprehet qarte: Emrat e pervecem NUK PERKTHEHEN!!!!!! Vini re cdo lloj shtypi perendimor apo titrat e filmave ne TV e huaja me prestigjioze (ndizni teletekstin per ato raste ku filmi ka dublim) dhe do vini re korrektesine e shkrimit te emrave! Shembull tjeter qe me acaron nervat kur e shoh te shkruar eshte fjala Cunam????. Kjo fjale eshte shume e vecante sepse eshte fjale japoneze dhe origjinali eshte TSUNAMI- pra emer i pervecem dhe ne shqip- Cunam- nuk egziston aspak, nga e nxorren kta pseudoletraret e sotem kte fjale? Nuk kemi te bejme me pershtatje ne shqip aspak ne rastin ne fjale, sepse eshte dicka tjeter pershtatja e cila do ishte korrekte nese perdorej per fraza te konfeksionuara qe jane shprehje te nje kulture gjuhesore te huaj si psh: gimme five- (me jep pese) ne shqip e pershtatur do ishte- qe palla, toke nje here, ose klasikja me jep doren, ose nje rast i kundert psh, nese nje i huaj do te perkthente shprehjen tone popullore: erdhi ne kembe te te jatit(erdhi ne vend te te jatit i cili mungonte), si do e perkthente ky i huaj nga shqipja kte fraze? Natyrisht qe i duhet ta PERSHTASE ne gjuhen e tij, sepse PERKTHIMI do ishte i pakuptimte ose i pa mundur! Kjo eshte diferenca midis PERKTHIMIT dhe PERSHTATJES! Nuk po zgjatem ne fjalet e huaja qe jane futur pa kritere dhe me shemti te madhe ne gjuhen tone shume te bukur shqipe (kemi alfabet me 36 shkronja qe mundeson shkrimin dhe shqiptimin e cdo lloj fjale shqipe, gje jo e vogel ky si fakt) sic jane- agravuar, surprizuar, lancuar,puntate,etj etj idiotsira te ktij lloji! E keqja me e madhe eshte se kto "rregulla"absurde po institucionalizohen (pra po behen zyrtare) qe eshte gje mjaft kriminale (Naim Frasheri do perpelitej ne varr po ti degjonte)ndaj gjuhes shqipe!
 
Pajtim Pirasi

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 13, 2014
Postime
141
Pikët
0
Përgjigje e: Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

Jam shume dakort me gjithçka shkruan. Do shtoja qe eshte e papranueshme qe gjuhen shqipe e shkaterrojne edhe ata qe e kane studiuar e njohin mire. Kur lexon qe shkruajne siç flitet ne bisedat e rruges edhe nga prof. si A.Fuga , ne dem te gjuhes per tu bere "popullor" e "te thjeshte" qe te kuptohen edhe nga te pashkolluarit. Ne vend qe te terheqin masat e lexueseve ne nivele te larta jane ata qe zbresin ne nivele te uleta gjuhesore.
 
Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
7,515
Pikët
113
Përgjigje e: Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

Faleminderit Bato!
 
murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
6,253
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

Pse kosovaret e ngaterrojne shkronjen c me q dhe xh me gj?
Duhet Thaci e shkruajne Thaqi. Duhet Korca e shkruajne Korqa. Duhet valixhe e shkruajne valigje ose valingje. E keshtu me rradhe.A ndryshon abetare e Kosoves me abetaren e Shqiperise?
 
Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,881
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Re: Përgjigje e: Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

Sepse për dallim nga trevat tjera, në Kosovë nuk i shqiptojmë mirë tingujt e gjuhës shqipe dhe për pasojë edhe shkruajmë keq.

Kështu në të folmen e shqiptarëve të Kosovës shkronjat ç ( paraqiellzore - mbylltore e shurdhët ) dhe q ( qiellzore - mbylltore e shurdhët ) shqiptohen njëjtë, ashtu siç shqiptohen edhe shkronjat xh ( paraqiellzore - e zëshme ) dhe gj ( qiellore - e zëshme ).

Po nuk po hyj në këtë më gjatë, po sjell diçka nga jeta shkollore.Kur ishim në ciklin e ulët të shkollës fillore, që të dinim me cilën shkronjë duhet të shkruhet një fjalë, mbaj mend mësuesi për shkronjat ç e q na thoshte: Q e qenit dhe Ç e çekiçit, kështu kur i thoshim ta zëmë: mësues me cilën shkronjë duhet të shkruhet emri "qytet", ai na thoshte: me Q të qenit; ose emri "çantë", na thoshte me ç të çekiçit.

* Thaçin bën nganjëherë ta shkruajmë edhe me Q!
 
murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
6,253
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

qika e migjes e shkruante njeri,duhet cika e mixhes. qfare mendon, duhet c'fare mendon. E nejse me duket pak e habitshme sepse ne shkrim te pakten duhet te ishte permiresuar ky fenomen,ndersa e folura eshte tjeter gje.Kudo ka dialekte dhe nen-dialekte. Ne ne Tirane ne dialket themi Tirone e jo Tirane.Themi gamori dhe jo gomari, themi ca bone e jo c'fare bere, e keshtu me rradhe.
 
murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
6,253
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Përgjigje e: Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

Kam pasur nje shok te ngushte kosovar kur jetoja ne Austri vite perpara, dhe i thoja qe sa here te jeshe ne dileme se si ti shkruash fjalet me q apo c, shkruaj te kunderten e asaj qe je mesuar te shkruash. Sukses 100%.
 
Fshatari

Jam me Kosovën por s'jam kundër Amerikës !
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
11,145
Pikët
113
Përgjigje e: Re: Përgjigje e: Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

Sepse për dallim nga trevat tjera, në Kosovë nuk i shqiptojmë mirë tingujt e gjuhës shqipe dhe për pasojë edhe shkruajmë keq.

Kështu në të folmen e shqiptarëve të Kosovës shkronjat ç ( paraqiellzore - mbylltore e shurdhët ) dhe q ( qiellzore - mbylltore e shurdhët ) shqiptohen njëjtë, ashtu siç shqiptohen edhe shkronjat xh ( paraqiellzore - e zëshme ) dhe gj ( qiellore - e zëshme ).

Po nuk po hyj në këtë më gjatë, po sjell diçka nga jeta shkollore.Kur ishim në ciklin e ulët të shkollës fillore, që të dinim me cilën shkronjë duhet të shkruhet një fjalë, mbaj mend mësuesi për shkronjat ç e q na thoshte: Q e qenit dhe Ç e çekiçit, kështu kur i thoshim ta zëmë: mësues me cilën shkronjë duhet të shkruhet emri "qytet", ai na thoshte: me Q të qenit; ose emri "çantë", na thoshte me ç të çekiçit.

* Thaçin bën nganjëherë ta shkruajmë edhe me Q!
Shume i qarte ky shpjegim , Gi ! veçanerisht fusnota ! lol!
 
Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,554
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

bashke me kete liber kishte dale njekohesisht edhe fjalori i gjuhes shqipe...do ishte mire sikur te ishte dhe ky fjalor ne pdf se eshte fjalori me i sakte...une e kam fjalorin, por aktualisht ndodhet ne itali dhe ja ndjej shume mungesen...
 
Onyx

Unpredictable
Staff member
Anëtar
Mar 27, 2016
Postime
6,076
Pikët
113
Përgjigje e: Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

Bato, temë e qëlluar.

Njëra nga arsyet që j'u riktheva forumeve ishte edhe nevoja për të shkruar gjuhën shqipe në formën e saj më të mirë, nga që komunikimet ditore të gjithë ne i bëjmë kryesisht në zhargon, edhe pse tentojmë të ruajmë të shkruarit në formën e saj letrare.

Kam edhe unë disa libra, do i skanoj dhe do i hedh këtu.
 
Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,881
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Re: Përgjigje e: Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

qika e migjes e shkruante njeri,duhet cika e mixhes. qfare mendon, duhet c'fare mendon. E nejse me duket pak e habitshme sepse ne shkrim te pakten duhet te ishte permiresuar ky fenomen,ndersa e folura eshte tjeter gje.Kudo ka dialekte dhe nen-dialekte. Ne ne Tirane ne dialket themi Tirone e jo Tirane.Themi gamori dhe jo gomari, themi ca bone e jo c'fare bere, e keshtu me rradhe.
duhet çfarë
 
Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,881
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Re: Përgjigje e: Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

Bato, temë e qëlluar.

Njëra nga arsyet që j'u riktheva forumeve ishte edhe nevoja për të shkruar gjuhën shqipe në formën e saj më të mirë, nga që komunikimet ditore të gjithë ne i bëjmë kryesisht në zhargon, edhe pse tentojmë të ruajmë të shkruarit në formën e saj letrare.

Kam edhe unë disa libra, do i skanoj dhe do i hedh këtu.
BATO është larguar dhe jo vetëm këtë temë, ai na ka lënë material me vlerë këtu.

Është hera e parë që po lexoj me vëmendje shkrimet tua, pikërisht këtë shkrim tëndin dhe më bëri përshtypje dëshira jote për të mësuar gjuhën e njësuar letrare.

Nga sot, ashtu sic kam vepruar edhe miqtë tjerë, po pate nevojë diçka nga ky lëm, do ta kesh ndihmën time.

Edhe nga ky lëm kam kontribuar. Kam sjellë për miqtë libra elektronikë. Për sonte, dhuratë të veçantë për ty, Fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe: kliko këtu dhe shkarkoje librin

Respekt miku, për ty e për gjithë ata që e shkruajnë dhe flasin pastër gjuhën shqipe.

Demka,

P.S. Nëse i skanon librat, këtu nuk mund t'i postosh për shkak të madhësisë së kufizuar. Nëse ke nevojë për ndihmë prej meje - do ta kesh. Më shkruaj në privat.
 
Last edited:

Onyx

Unpredictable
Staff member
Anëtar
Mar 27, 2016
Postime
6,076
Pikët
113
Përgjigje e: Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

Gi de Masha,

Ju faleminderit që morët mundimin më në fund të lexonit edhe postimet e mia, por ju them me plot bindje "nuk keni parë gjë akoma..."

Paskeni krijuar vlerësim të gabuar për nofkën ONYX, por unë jam këtu për t'jua ndërruar bindjet.
 
Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,881
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Re: Përgjigje e: Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

Gi de Masha,

Ju faleminderit që morët mundimin më në fund të lexonit edhe postimet e mia, por ju them me plot bindje "nuk keni parë gjë akoma..."

Paskeni krijuar vlerësim të gabuar për nofkën ONYX, por unë jam këtu për t'jua ndërruar bindjet.
Kam frikë mos u keqkuptuam. Nëse po, kërkoj të falur dhe njëkohësisht po e sqaroj edhe pak atë që kam thënë më lart.

I thonë pra virtualitet dhe nuk marrim aq siklet për këtë punë. Vetë shkrimet janë ato që na bëjnë ta lexojmë dikë, a jo. Postimet tua i kam parë vetëm të përshëndetjet dhe ... nga një "mirëmëngjes" nuk mund të formosh një bindje për dikë ( ndonëse përshëndetja dhe respektin për tjetrin është tipar i njeriut me kulturë). Shkrimi/postimi yt i sontem bëri që në të ardhmen t'i përcjell edhe shkrimet tjera.

Vetë shkrimet e miqve kanë bërë që të dalim nga virtualiteti dhe të bëhemi edhe miq, madje me ndonjërin edhe jemi takuar në botën reale.

Suksese në drejtimin që paske nisur.

Respekt,
 
Pal Gjatoshi

Besa i ri jam!
Anëtar
Jul 17, 2015
Postime
29
Pikët
0
Përgjigje e: Libra për drejtshkrimin dhe gramatikën e gjuhës shqipe

Bato, temë e qëlluar.

Njëra nga arsyet që j'u riktheva forumeve ishte edhe nevoja për të shkruar gjuhën shqipe në formën e saj më të mirë, nga që komunikimet ditore të gjithë ne i bëjmë kryesisht në zhargon, edhe pse tentojmë të ruajmë të shkruarit në formën e saj letrare.

Kam edhe unë disa libra, do i skanoj dhe do i hedh këtu.
Besa e ke kuptu qe une shkruj shqypen ma tpaster. Hqypja ma e bukun asht ashtu si ta ndi zamna.
Pasha zotin ene une kam shkrujt shum kur kam cen i ri. Kam shkru une letna dashniet, sa ma asht lodht kyci dons. Ja shkruja mor ti Anxhelins motres se Drandes. Po e kecja ishte se Anxhelina nuk dinte me lexu. I lexonte te tana Drandja dhe u dashnu pas mejet. Me thojte shpesh se i pelqejte shume mbiemni jem.
 
Top