• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Libra për karakterin etnik ilir të epirotëve

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0
Libra për karakterin etnik ilir të epirotëve
Ragip Sylaj | 21-11-2010
Shkrimtari dhe studiuesi Arsim Spahiu (Prizren, 1942) ka ardhur në Prishtinë me librat e tij: “Varre në zemër”, “Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e vjetër”; “Iliriciteti i Maqedonasve”; “Orakulli i Dodonës dhe epirotët, I”; “Mbi arkeologjinë e Dodonës dhe te Epirit, II” si dhe “Gjuha e epirotëve të vjetër”.

Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku u paraqitën ditë më parë këto botime, një profil të autorit e përvijoi Ethem Çeku. Sipas tij, autori arriti të shtrojë, të shqyrtojë dhe të argumentojë një tezë interesante në shkrimet e tij: gjuhën e epirotëve të vjetër, njëkohësisht duke mbrojtur kështu një tezë interesante, delikate dhe komplekse: karakterin etnik ilir të epirotëve.

Përpjekjet e prof. dr. Arsim Spahiut për të argumentuar tezat e veta të paraqitura në librat e tij, si dhe në shkrimet e tij publicistike janë të mbështetura në të dhënat e pranueshme dhe të qëndrueshme, të cilat të sistemuara me kujdesin e një kërkimtari shkencor, janë të dokumentuara.

Me veprën e tij, Arsim Spahiut angazhohet për luftën e shqiptarëve për liri dhe bashkim kombëtar, që njëkohësisht është alfa dhe omega e orientimit ideor dhe politik të tij.

Rreth problemit më të vjetër që vazhdon ende të konsiderohet si enigma më e madhe e historisë botërore, sipas Jahja Drançollit, përgjigjen do ta gjejmë në veprën e prof. dr. Arsim Spahiu, përkatësisht në titujt: “Pellazgët dhe Ilirët në Greqinë e Vjetër”, “Orakulli i Dodonës dhe Epirotët”, “Mbi arkeologjinë e Dodonës dhe të Epirit” dhe “Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve”.

Profesor Spahiu i është përveshur një pune voluminoze për të rishqyrtuar tema, tashmë të harruara, të cilat janë ngritur përciptas nga historianë romantikë të shekullit XIX, si dhe nga historianë e arkeologë të shekullit të kaluar.

Studiuesi dr. Arsim Spahiu, sipas Muhamet Malës, ka pasur guximin e luftëtarit por edhe diturinë e mjaftueshme të shkencëtarit që të ballafaqohet me njërin ndër problemet më kontradiktore të lashtësisë së Ballkanit dhe më gjerë me problemin pellazgjik por edhe të ilirëve, maqedonasve dhe epirotëve.

Autori edhe pse punën e vet hulumtuese e ka organizuar në katër vepra, ato prapë se prapë në vete përbëjnë një tërësi përmbajtjesore dhe tematike.

Ky projekt voluminoz i përbërë nga këto katër publikime është punuar me pedanteri dhe përkushtim të madh. Një projekt i tillë ka plotësuar një hapësirë në fushën e studimeve historike të antikës por edhe ka plotësuar dëshirën e kahmotshme të shumë brezave të hulumtuesve për të pasur të përmbledhur në një vend një koleksion që trajton problemet e rënda të çështjes pellazgjike dhe të lidhshmërisë së tyre me ilirët.

Të pranishmit i përshëndeti edhe autori i librave të përuruar, sipas të cilit, ka ardhur koha që shqiptarët të mos shtyhen para dyerve të kancelarive botërore si dy shtete, por si një shtet, pra të bëhet bashkimi kombëtar, dhe kjo të fillojë nga Kosova.
 
Top