• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Libri i profetit Jona

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Jona ka jetuar rreth viteve 780 para lindjes se Krishtit.Ishte nga Izraeli pra nga mbreteria e veriut sepse ne ate kohe mbreteria ishte ndare ne dy e veriut(Izraeli) dhe e jugut(Juda). Por sic thashe Jona ishte nga Izraeli. Ai ishte nje nacionaliste i forte. Pasazh tjeter ku profeti Jona permendet eshte 2 Mbreterve 14: 23-29.
Ketu permendet pra qe kish profetizuar se Izraeli do te fitonte nje beteje me Sirin dhe do te rimerrte territore te humbura me pare.Ai ka filluar te profetizoje ne kohen e Jeroboamit te dyte.

Ka me teper rrefim historik.
Ne fillim Zoti i thote Jones te profetizoje ne Ninive (kryeqytet i Asirise). Kjo ndodhi pra ne vitin 780 para Krishtit. Nderkohe qe Izraeli u shkaterrua ne vitin 722 para Krishtit nga perandoria Asiriane. Pra Zoti i thirri Jonen per kete sherbese 58 vjet me pare se te ndodhte kjo ngjarja e shkaterrimit te Izraelit nga Asiria.Dhe Zoti po i therret Jones te shkoje pikerisht ne Ninive vend qe ishte kryeqytet i Asirise.

Jona nuk pranoi , ai shkoi ne tarshish.
Kjo profeci lidhej me beselidhjen e Abrahanit qe Zoti tha se permes pasardhjes se Abrahamit Ai do te bekonte kombet.
Lexojme Jona 1:16 Cfare ka ndodhur?
Ata njerez atehere i zuri nje frike e madhe nga Zoti, i ofruan nje flijim Zotit dhe u betuan.
Jobesimtaret permes Jones pranuan se Zoti i Izraelit eshte Zoti i vertet.

Ne shikojme dicka ketu: Edhe kur kombi i Izraelit rebelohej Zoti i perdorte per te shpetuar kombet ose per te treguar veten e Tij qe kombet ta njihnin dhe te besoni e te bekoheshin. Zoti do te bekonte te gjitha kombet jo vetem Izraelin, Izraelin po e po sepse permes tij do te vinte Mesia.
Keshtu edhe me Jonen Zoti e perdori edhe pse ishte ne rebelim.

Permes peshkut Zoti e shpetoi Jonen pastaj Jona shkoi ne Ninive dhe njerezit atje shpetuan permes Jones , e mrekullueshme apo jo?

Qendra e librit eshte : Shpetimi i perket Zotit.
Disa gjera te tjera qe veme re jane keto:
peshku, era, deti, bima, krimbi, u binden Zotit
por Jona ne fillim nuk u bind.
Ja si mund ta ndajme librin ne pjese:

1. Durimi i Zotit me Jonen kap1:1 deri kap2:11
a- mosbindja e Jones 1.:1-3
b- Zoti shpeton marinaret 1:4-16
c-Zoti shpeton Jonen 2:1 -11

2. Durimi i Zotit me Niniven. kap 3 dhe 4
a-Zoti fali ninivasit kap3
b-Pse Jona nuk iu bind Zotit kap4

Sic thame me larte Ninive ishte kryeqytet i Asirise kishte 120000 banore. Ninive eshte 800 km larg nga Izraeli dhe nga kryeqyteti i tij samaria.
Kur Zoti e thirri Jonan ai tha me vehte nuk do te iki do te iki ne tarshish qe te largohem nga prania e Zotit. Ai nuk donte te kryente vullnetin e Zotit.
Por do te shohim ndryshimin e qendrimit te tij
Tek kap1 vargu 9 Jona thote se Zoti eshte krijuesi.
Tek kap 2 vargu 10 Jona tha qe shpetimi i takon Zotit.

Gjithashtu shikojme tek kap 4 vargu 2 qellimin pse Jona nuk ju bind Zotit. Pse ai nuk shkoi ne Ninive.
kap4:2 Keshtu ai ju lut Zotit duke thene: < Ah Zot, a nuk ishte valle kjo qe une thoja kur isha akoma ne vendin tim? Pransaj ika ne fillim ne tarshish, sepse e dija qe je nje Perendi i meshirshem dhe plot dhembshuri , ingadalshem ne zemerim dhe me shume dashamiresi dhe qe pendohesh per te keqen e hakerruar.
Jona pra jo se kishte frike nga njerezit atje ne ninive por ai po citon nga eksodi ne lidhje me karakterin e Perendise dhe kur njerezit pendohen Zoti i fal ata.Kjo ishte aresyeja pse Jona nuk donte qe te shkonte sepse e dinte qe Zoti do ti falte nese pendoheshin.
Nuk donte te profetizonte sepse donte qe te mos shpetonin dhe nuk donte te ofronte shprese. (Ketu duket ca nacionaliteti i tepert i Jonas)
Ne fakt ai nuk foli per lajmin e mire qe nese pendoheshin mund te shpetonin.
E shikojme edhe kur profetizoi qe ai foli me pasion duke thene se qyteti edhe 40 dite dhe do te shkaterrohej. Tek kap 3: vargu 4 lexojme:

Jona nisi te futet ne qytet ne nje dite rruge dhe duke predikuar tha: Edhe 40 dite dhe Ninive do te shkaterrohet.
Jona ka predikuar duke thene per veprat e keqija por nuk ka treguar per pendimin ai ka menduar ta mbaje per vete.
Ai nuk donte ne fillim te profetizonte sepse donte qe Ninive te shkaterrohej (ishte nacionalist)
Ndoshta Jona mund te kewte ditur nga ndonje zbulese nga Zoti se Asiria do ta shkaterronte Izraelin pas rreth 60 vitesh

Le teshohim pak dicka te cuditeshme.
Ne kap 3 vargjet 5-10 ninivasit filluan te pendohen dhe te largohen nga e keqja dhe ne vargun 10 mbreti i atij vendi po thote le te kerkojme Zotin ku i dihet ndofta kthen mendje dhe na fal ne pa shprese qe pa shprese jemi te pakten te tentojme ta kerkojme. Pra nuk u ishte dhene lajmi i shpreses nqs pendoheshin., Po tek vargu 10 shohim se Perendia pa se cfare bene nnjerezit ne ate vend qe po largoheshin te gjithe nga e keqja dhe i erdhi keq per ta dhe u pendua per te keqen qe kishte thene se do tu bente dhe nuk e beri.
Por tek kap 4 vargu 1 shikojme qe kjo nuk i pelqeu aspak Jones i cili u zemerua dhe i citoi pra Zotit eksodin dhe i tha aresyen pse nuk donte te shkonte dhe i tha me mire ma hiq jeten sepse per mua eshte me mire te vdes se te jetoj.
Pastaj Jona tek vargu 5 doli nga qyteti dhe po priste i ulur te shihte se cdo te ndodhte me qytetin , akoma ai priste te shikonte shkaterrimin e qytetit dhe sigurisht nuk donte qe ta zinte vete shkaterrimi dhe prandaj doli nga qyteti.

Por Zoti veproi ne menyre tjeter me te.
Ai i beri te mbinte nje peme mbi kpoken e Jones. Dhe Jona u kenaq per kete. Kjo ishte simbol i rehatise personale te Jonas. Por Zoti i dergoi nje krimb bimes qe ti binte dhe kjo u tha. Mendoj qe kur thote nje krimb nuk po thote nje krimb i vetem por nj lloj krimbi qe mund te thane ate lloj bime., kur u ngrit dielli i ra ne koke Jonas. Jona u zemerua.
Zoti po i thote tek vargu 9 : A te duket e drejte te zemerohesh keshtu per bimen?
Jona tha po eshte e drejte te zemerohem per vdekje.
tek vargjet 10 -11 shohim
Por Zoti i tha :< Ty te erdhi keq per bimen per te cilen nuk je munduar dhe nuk e ke rritur, dhe qe nje nate u rrit dhe nje nate mbaroi.
Dhe mua nuk duhet te me vije keq per Niniven qytetin e madh ne te cilin ka 120 000 banore qe nuk dijne te dallojne te djathten e tyre nga e majte e tyre , dhe nje sasi kafshesh?

Eshte nje liber qe mbaron me pyetje retorike ku pergjigja eshte brenda pyetjes, njesoj si libri i vajtimeve.
Por eshte e cuditeshme te mendosh se Zoti e dinte qe Asiria do ta shkaterronte Izraelin pas rreth 60 vjetesh dhe do te ishin pasardhesit e ketyre banoreve te keqij ne ninive por Ai prap e shpetoi niniven. Shikojme qe Zoti eshte i drejte por ka me shume se kaq Ai eshte Zoti qe i perket shpetimi.
Zoti e dinte gjithashtu qe vet Izraelitet do te largoheshin nga rruget e Tij duke adhuruar idhuj dhe kjo gje do te bente qe ata te asimiloheshin dhe ne ket menyre do te vihej ne rrezik plani i Zotit per te sjelle Mesian permes tyre. Shpesh kur populli i Zotit largohej prej Tij Ai i ndeshkonte me shume per kete aresye.
Dhe prap qellimi i Zotit per te ndeshkuar popullin e Izraelit ose per ta mbrojtur nga armiqte ishte qe te realizohej plani i Tij per ardhjen e Mesias (Jezusit) permes Izraelit sic ia kishte premtuar Abrahamit, dhe permes Jezusit te bekoheshin te gjitha kombet. Amen.

Zanafilla 12:3
Dhe Une do te bekoj te gjithe ata qe do te bekojne, dhe do te mallkoj ata qe do te mallkojne, te ti do te jene te bekuara tere familjet e tokes.
 
Top