• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lidhen Office dhe Google Docs

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa




Kompania Google ka paraqitur një shtojcë për paketën softuerike për zyre Microsoft Office e cila mundëson lidhjen e dokumenteve të krijuara në Office me shërbimin Google Docs.
Shtojca e emëruar Google Cloud Connect for Microsoft Office është zhvilluar nga ekipi i cili ka punuar në kompaninë DocVerse të cilën Google e ka blerë më herët gjatë këtij viti.



Softueri u mundëson përdoruesve të Microsoft Office të cilët kanë llogari edhe në Google Docs sinkronizimin e dokumenteve pa pasur nevojë që të punojnë në të njëjtën kohë edhe brenda shërbimit të internetit nga Google për menaxhim me dokumente për zyre.

Cloud Connect for Microsoft Office funksionon me versionet 2003, 2007 e 2010 të paketës softuerike Office.
 
Top