• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lidhja e PHP-së me MySQL

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,608
Pikët
113
Vendndodhja
Deri tani pamë se si shkruhen dhe ekzekutohen PHP skedarët. Ne pamë se si krijohen bazat e shënimeve në mysql dhe se si punojmë me rekorde. Tani do të shohim se si i komunikojne skriptat e PHP-së me MySQL-in. Sic e cekëm më lartë, PHP përkrahë një numër të madh të bazave të shënimeve, e në rradhë të parë MySQL. PHP disponon me një numër të madh të funksioneve për mysql.
Para se të shohim se këto funksione, së pari duhet të sigurohemi nëse PHP është kompiluar dhe instaluar me përkrahje te mysql-it. Për të parë këtë, krijojmë një skedar të PHP-së dhe e thërrasim funksionin phpinfo(). dmth.
info.php



<phpinfo>
Dhe e ekzekutojme këtë skriptë psh. http://serverijuaj/info.php. Nëse PHP është instaluar me përkrahje të MySQL, atëherë në pjesën "Configure Command" duhet të shohim dicka si "--with-mysql=/usr" varësisht se ku ndodhet mysql-i.

Të gjitha funksionet për mysql, fillojnë me fjalën mysql_, p.sh.
mysql_connect - Hap lidhjen me MySQL serverin
mysql_select_db - Zgjedh bazën në server.
mysq_query - Dërgon MySQL query.
mysql_fetch_array - Nxerr rrezultatin (rreshtin) si matricë.
mysql_close - mbyll lidhjen me server.
e shumë të tjera.

Tani do të shohim hap pas hapi se si të lidhemi për MySQL përmes PHP skriptave dhe se si do të kemi mundësi të fusim informata në MySQL përmes HTML formave, dhe njëkohësisht si t'i lexojme rekordet nga MySQL-i dhe t'i shfaqim ato në web-faqen tonë.

Kthehemi pak prapa dhe e analizojmë tabelën "informatat" në bazën "personi". Tani do të dizajnojmë një faqe ku kemi me pasë mundësi të fusim informata në atë tabelë duke përdorur format e HTML-së. Duke e analizuar tabelën shohim se na nevoiten 4 tekst fusha (emri, mbiemri, gjinia, ditelindja).
E krijojmë një skedar shto.php me këtë përmbajtje.
shto.php




<html>
<head>
<title>Aplikacioni im - Shtimi</title>
</head>
<body>

<form>
Emri
<input>

Mbiemri
<input>

Gjinia
<input>

Ditelindja
<input>(viti-muaji-dita)


<input>

</form>
</body>
</html>


Pjesa e interfejsit përfundoi, Tani dëshirojmë që pasi që forma e HTML-së të procesohet, shënimet që i dërgojmë, të futen në tabelën "informatat". Për të bërë këtë duhet të perdorim funksionin "mysql_connect" që të lidhemi për server, të përdorim funksionin "mysql_select_db" për të zgjedhur bazën personi, dhe funksionin "mysql_query" për t’i futur shënimet.
Kodin e mësipërm e bëjmë kështu:

shto.php




</color>

<html>
<head>
<title>Aplikacioni im - Shtimi</title>
</head>
<body>
</color>
<form>
Emri
<input>

Mbiemri
<input>

Gjinia
<input>

Ditelindja
<input>(viti-muaji-dita)


<input>

</form>
</body>
</html>


Nese e ekzekutojme skripten e mësipërme kështu http://serverijuaj/shto.php do të shfaqet forma. Pas shtypjes së informatave dhe shtypjes së butonit "Shto", Shënimet do të futen në tabele.
Vëreni më lartë që e kemi përdorur metodën HTTP POST, kështuqë i çasemi variablave me anë të matricës super globale $_POST. Bëni rregull që në raste të tilla të përdoren variablat super globale $_POST apo $_GET në vend të $HTTP_POST_VARS apo $HTTP_GET_VARS dhe asesi të ju çaseni direkt psh. $emri në vend të $_POST[emri] sepse në këtë mënyrë do t'ju ikni kokëçarjeve që mund të shkaktojnë serverat e konfiguruar në mënyra të ndryshme (register_globals direktiva në php.ini). Ky ishte një shembull i thjeshtë i futjes së informatave në tabelë. Nëse keni projekte serioze, kushtoni rëndësi sigurisë ndaj SQL injekcioneve ku sulmuesi mund të shtyp komanda të SQL-it në vend të ditëlindjes të cilat do të bëhen pjëse e query-it nëse PHP nuk është e konfiguruar si duhet.

Tani do të shohim se si t'i lexojme informatat nga MySQL.

Në shembullin e mësipërm e vërejtët se si njëri mund të futen informatat në bazë të shënimeve përmes PHP-së dhe Formave të HTML-it. Për t'i lexuar informatat nga baza e shënimeve të MySQL-it, ne përsëri mund ta përdorim gjuhën programuese PHP. Leximi i informatave nga MySQL bëhet përmes query-it SELECT FROM.
lexo.php




</color>

<html>
<head>
<title>Aplikacioni im - Leximi</title>
</head>
<body>
<h2>PERSONI</h2>
</color>
</body>
</html>


Siç e shihni më lartë query nga baza e shënimeve ruhet gjatë unazës WHILE, e cila i ruan të gjitha informacionet vazhdimisht në vektorin $rreshti . WHILE hyn në çdo rresht të bazës së shënimeve dhe i ruan kolonat në $rreshti. Kolonat pastaj mund të thirren kështu: $rreshti[‘emri_i_kolones’].
Përveç SELECT * FROM informatat, ju mund të jeni më specifik dhe ta kurseni procesorin e memorien e serverit. P.sh nëse vetëm ju nevojitet kolona “emri” nga tabela “informatat” atëherë ju mund të zëvendësoni variablën $q me këtë:





$q = mysql_query("SELECT informatat.emri FROM informatat");

Nëse dëshironi që t’i zgjidhni të gjithë personat në tabelën “informatat” të cilët/cilat e kanë mbiemrin Gashi, atëherë ju përdoreni këtë variabël $q:




$q = mysql_query("SELECT * FROM informatat WHERE mbiemri='Gashi'");

Përshkak se ju mund të futni variablat $emri, $mbiemri, $gjinia, dhe $ditelindja me tagat kudo në kodin HTML, atëhere vetëm imagjinata juaj mund të ju ndaloj se si dëshironi të i prezentoni ato variablat ndaj klientit.

Konkludimi

PHP dhe MySQL pa dyshim janë dy vegla që punojnë shumë në mirë në mes vete. Këto vegla janë të bazuara në burimet e hapura (ang. Open source) dhe janë gratis për t'u shkarkuar nga PHP dhe MySQL.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,593
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Lidhja e PHP-së me MySQL

`thankyou`,,,,,,,,

________________________

upss se harrova : -mos-,,,, e di si eshte puna, plss ?! -
:OA t`vi perseri n`provim, ne sezonin e vjeshtes une ??? :(


;)
 

OsoKuka

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 15, 2013
Postime
7
Pikët
0
Vendndodhja
Lindje te mesme
Përgjigje e: Lidhja e PHP-së me MySQL

Ddhe pse zhvillimi i Front-End (pjeses se formave te klientit) dhe Back-End (zvilimi tabelave dhe Query-ve, funksioneve dhe Procedurave) jan dy fusha te ndryshme, shum te gjera dhe kerkojn shum per tu shpjeguar, ndersa ju, keni bere nje permbledhje te mrekullueshme.
ju lumte :)
shprehsoj te kete me shum tema dhe diskutime per problemet te cilat i hasim ne punen e perditshme, ashtu do te mundemi se bashku te gjejme zgjidhje problemeve.
 
Top