• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lidia Paillard zgjohet pas kishte vdekur

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥


Ndihem shumë mirë dhe kam fjetur shkëlqyeshëm”. Këto kanë qenë fjalët e para të Lidia Paillard, pas një gjumi prej 14 orësh.
Deri këtu nuk ka asnjë problem për pacienten e shtruar në spitalin e Bordosë…e vecanta është se e moshuara u deklarua klinikisht e vdekur dhe mjekët i kërkuan familjarëve lejen për t’i hequr tubat që mbanin organet e saj në jetë.
Paillard ishte shtruar në një klinikë të Bordosë për një seancë kimioterapie, kur humbi ndjenjat dhe nuk jepte më shenja jete. Pak minuta më parë kishte pirë medikamentet dhe kishte nje flakon në krah për t’i ndaluar të vjellat.
Një mjek përshkroi momentet e rizgjimit të gruas: “Ishim në kokën e saj kur papritur ajo hapi sytë, qëndroi ulur në shtrat dhe tha: Ndihem shumë mirë, kam fjetur shkëlqyeshëm”.
Një prej djemve të gruas tha se personeli i spitalit i kishte kërkuar atyre si familjarë që t’i lejonin të hiqnin tubat që e mbanin gruan në jetë.
“Ishte një kërkesë e tmerrshme ajo që na u bë. Natyrisht që jemi të lumtur që nëna jonë është gjallë por kemi nevojë për shpjegime se si ndodhi kjo gjë dhe cfarë fund i hidhur do të ishte sikur të kishim pranuar heqjen e tubave”, thotë djali i gruas.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,146
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Lidia Paillard zgjohet pas kishte vdekur

Jete gjati nuk behet jete shkurter..
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Lidia Paillard zgjohet pas kishte vdekur

Një prej djemve të gruas tha se personeli i spitalit i kishte kërkuar atyre si familjarë që t’i lejonin të hiqnin tubat që e mbanin gruan në jetë.
“Ishte një kërkesë e tmerrshme ajo që na u bë. Natyrisht që jemi të lumtur që nëna jonë është gjallë por kemi nevojë për shpjegime se si ndodhi kjo gjë dhe cfarë fund i hidhur do të ishte sikur të kishim pranuar heqjen e tubave”, thotë djali i gruas.
Që këtu fillon mungesa e informacionit nga gazetari/ja. Nuk e di sa ka studiuar apo lexuar për të shkruar këtë artikull, por duket si nata me ditën që nuk është konsultuar apo pyetur një ekspert të fushës për të marrë një përgjigje fikse. Ka parapëlqyer të shkruaj idiotësira...!

Tubat e oksigjenit dhe ushqimit, janë për njerëzit që bien ne koma. Jo për ata që pësojn vdekje klinike, pasi atyre nuk ke çfarë ti japësh kur nuk punon asnjë organ jetësor dhe vetëm thjesht kthehet në jetë papritur. Ç'do spital apo poliklinik e ka për detyrë dhe mbas vdekjes ta mbaj 24-orë trupin nënkujdesje. Hajde lexo përralla dhe idiotësira nga fantazia e shkruesit të këtij artikulli...!
 
Top