• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ligji i Tërheqjes, sekreti i madh i jetës ,

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Njerëzit që e kanë ditur këtë, kanë qenë figurat më të mëdha historike: Platoni, Shekspiri, Njutoni, Ajnshtajni, Hygoi, Bet'hoveni, Linkolni, Emersoni etj., të cilët e kanë ditur dhe e kanë përdorur sekretin

Ligji i Tërheqjes, sekreti i madh i jetës

Shumë nga sunduesit e së shkuarës e kanë ditur "sekretin" dhe e kanë përdorur atë.

Ai është mbajtur larg nga masat, në mënyrë që të kishin pushtet dhe të sundoni më lehtë mbi ta.

Njerëzit që e kanë ditur këtë, kanë qenë figurat më të mëdha historike: Platoni, Shekspiri, Njutoni, Ajnshtajni, Hygoi, Bet'hoveni, Linkolni, Emersoni etj., të cilët e kanë ditur dhe e kanë përdorur sekretin. Dhe "sekreti " ka qenë çelësi i suksesit të tyre. Po bëhet fjalë për sekretin, i cili të mundëson të kesh çfarëdo që të dëshirosh.

Kjo shpjegon atë që pse një grup i vogël njerëzish kanë patur pushtet dhe ndikim mbi një grup tjetër më të madh, të cilët për nga aftësitë dhe rrethanat mund të kenë qenë të barabartë. Ata dinin diçka, ata kuptuan "sekretin".

Zoti, krijuesi i Gjithësisë, e ka përsour krijmin dhe ka vendosur ligje që veprojnë mbi të. Këto ligje bëjnë të mundur që të mbretërojë rendi, rregulli dhe qëndrueshmëria.

Ne të gjithë punojmë me fuqi të pashtershme, ne të gjithë udhëhiqemi nga të njëjtat ligje, kudo që të ndodhemi. Ligjet e Universit janë gjithpërfshirëse, ato realizohen njëlloj në çdo vend dhe në çdo kohë. Pas kësaj fshihet një sekret që jo gjithkush ka arritur të kuptojë në kohë.

Sekreti është " LIGJI I TËRHEQJES ", një nga ligjet më të mëdhenj të Universit, i cili mbretëron kudo në Univers dhe që mundëson harmoni në çdo nivel të krijimit, duke filluar që nga galaktikat gjigande, planetet e deri tek atomi dhe kuantet, grimcat më elementare të materies. Çdo nivel ka një bashkëveprim në bazë të këtij të cilin Zoti e vendosi mbi materien.

Por si funksionon kjo tek njeriu?

Njeriu është krijesa më e mrekullueshme në natyrë. Ndryshe nga krijesat e tjera, njeriu ka një dhuratë të paçmueshme, e cila bën që të ketë diferencë të dukshme ndërmjet tij dhe krijesave të tjera dhe e bën më superior se ato në shumë aspekte dhe kjo dhuratë është mendja.

Mendja është burimi nga ku lind sekreti. Gjithçka që vjen në jetën tuaj e tërhiqni ju aty dhe ju e tërhiqni nga virtyti i imazheve që ndodhin në mendjen tuaj...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Ligji i Tërheqjes, sekreti i madh i jetës ,

O Kryeplak,pershendetje,si shume e ngateruar me duket !.Ka vene bashke personashe qe nuk kane asgje te perbashket midis tyre,te pakten mbi njohurin e ligjeve,"qofte ai i terheqjes e qofte ai i keputjes".(Shekspiri nuk dihet se kush person ka qene...e si mund ta dime se çfar ligji ka perdorur..Pastaj se per çfar i duhej Ligji i Terheqjes eshte diskutim tjeter..).
 
Top