• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lindja e fëmijës kapet nga “Google Street View”

fegi

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
362
Pikët
0

25-11-2010
Lindja e një bebeje në një trotuar rruge në Gjermani me sa duket është kapur nga teknologjia “Street View” e gjigantit botëror të kërkimeve në internet “Google”.

Një fotografi e bërë në lagjen Wilmersdorf të kryeqytetit të Gjermanisë, Berlinit, shfaq një grua të shtrirë në rrugë pas lindjes së një bebeje, përderisa një njeri i ulur në gjunjë mban në duar beben e porsalindur.

Një grua tjetër shihet duke u përkulur për t’ia mbajtur kokën nënës së re, e cila duket se është e shtrirë mbi një peshqir në trotuar. Një veturë e vogël ngjyrë blu është e parkuar kuturu pranë tyre në trotuar, me njërën derë të hapur.

Fotografia, e bërë në rrugën “Hubertusallee”, ka bërë bujë në uebsajtet botërore për teknologji, por disa përdorues kanë spekuluar se e tërë kjo mundet të jetë edhe një rreng.

“Është një spital matanë rrugës dhe ata nuk janë në dijeni për një lindje para derës së tyre. Në shtëpinë aty gjithashtu gjendet një agjenci që nuk është në dijeni për një lindje para derës së tyre”, shpreh dyshimin e tij një lexues gjerman në uebsajtin “Gizmodo”.

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për fotografinë, të cilën “Google” menjëherë e ka zëvendësuar me një fotografi të re të rrugës. Fotografia në të cilën gruaja shihet duke lindur është vetëm e fundit në një varg ngjarjesh bizare që janë kapur nga “Street View”. (The Daily Telegraph)
 

Perla

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 10, 2010
Postime
104
Pikët
0
Vendndodhja
Città Alta
Përgjigje e: Lindja e fëmijës kapet nga “Google Street View”

E shkreta femer ç'paska hequr :S
 
Top