• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Liqeni i shkodres rrezikohet nga peshkimi i paligjshem

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,965
Pikët
0
Ky fenomen, qe i ka fillesat ne fillim te viteve ‘90 te dhe erdhi duke u bere me i mprehte gjate viteve ne vazhdim me rritjen e numrit te personave qe ushtrojne peshkimin ne ujrat e liqenit dhe te lumit, duket se nuk do te zhduket deri ne momentin kur shteti nuk do te nderhyje me vetem me vendime, por me masa konkrete ndaj “peshkatareve”, demtues te peshkut.

Peshkimi me korent

Ne lidhje me problemin qe po kalon peshku ne liqenin e Shkodres dhe ne lumin Buna qe buron prej tij, komandanti i trupave “Rengjers”, Isa Harusha, shprehet se si pasoje e ushtrimit te peshkimit nga persona qe nuk zoterojne njohurite e nevojshme profesionale dhe kriteret baze te peshkimit, por nisur edhe nga etja per fitime, nje pjese e “peshkatareve” po e ushtrojne peshkimin me ane te energjise elektrike.

“Peshkimi me korent, shprehet kryerengjersi Harusha, eshte gjithnje i demshem per peshkun, por sidomos gjate kesaj periudhe te kohes se shumimit te tij, kjo metode sjell pasoja teper negative ne riperteritjen e peshkut, pasi e demton ate qe ne veze.

Perdorimi i korrentit gjate kesaj periudhe, sqaron komandant Harusha, eshte duke rrezikuar riprodhimin e gjeneratave te reja ne liqenin e Shkodres, faktor qe shpie ne nje humbje te madhe ekonomike dhe zvogelon kontributin e madh ushqimor qe sjell peshku”.

Nisur nga ky dem i jashtezakonshem, komandanti i trupave “Renxhers”, Isa Harusha, u ben thirrje personave te papergjegjshem ose te paditur ne fushen e peshkimit, qe pavaresisht nevojave per fitim, gjate kesaj periudhe te shumimit te peshkut, ne asnje menyre te mos perdorin korentin ne ujerat e liqenit te Shkodres dhe te lumit Buna.

Aksioni i “Renxhers”

Gjate kesaj periudhe, trupat “Rengjers” jane duke punuar pa nderprerje per ndalimin e peshkimit nga peshkataret e palicencuar, por sidomos nga personat qe perdorin korentin si nje mjet me te shpejte per grumbullimin e tij ne sasi te medha. Fale nderhyrjeve te tyre, deri tani jane sekuestruar rreth 20 gjeneratore, te cilet perdoreshin per zenien e peshkut me korent.

Por sipas komandant Isa Harushes, siperfaqja e madhe qe ka liqeni i Shkodres nuk mund te kontrollohet vetem me dy varka me motore te vegjel e mjaft te vjeter qe shpeshhere pesojne defekte. Pervec kesaj, personat qe peshkojne me korent, e ushtrojne veprimtarine e tyre te paligjshme dhe demsjellese gjate nates dhe trupat “Renxhers” nuk kane mjete te fuqishme ndricimi per t’i dalluar ata nga larg. “Jemi te vetedijshem se kushtet ekonomike i detyrojne njerezit te futen ne uje per peshkim dhe me ane te kesaj pune jetojne me qindra familje, por gjuetia ne mase, e palicencuar, pa kriter dhe me mjete te demshme, eshte e paligjshme.

Ne si trupe mbrojtese e liqenit, jemi perpjekur qe me mjetet tona ta eliminojme kete lloj gjuetie, por edhe nga ana e vete banoreve te zones se ligatinave ne fjale, kerkohet nje ndergjegjesim me i madh, pasi demtimi i peshkut sot do te thote demtim edhe i ekonomise se tyre neser”, shprehet komandanti i trupave “Rengjers”, Isa Harusha.

Pak histori

Per vite me radhe, gjuetia e paligjshme me mjete demtuese te peshkut ne liqenin e Shkodres dhe ne lumin Buna, ka alarmuar mjaft shoqata mjedisore, te cilat me ane te specialisteve te tyre kane arritur ne perfundimin, se ky lloj peshkimi i bere per vite me radhe pa nderprerje, ka demtuar ndjeshem rezervat peshkore ne liqenin e Shkodres dhe ne lumin Buna, qe rrjedh prej tij.

Duke iu referuar shifrave te nxjerra ne bashkepunim edhe me specialistet e Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit, reniet me te medha qe shkojne deri ne 50 per qind, llogariten ne speciet autoktone dhe sidomos ne ato migratore si levreku, ngjala, qefulli.

Deri ne vitin 1991 ziheshin 200 250 ton peshk ne vit nga keto specie, ndersa ne vitet e mepasme ky aktivitet pesoi renie te theksuar, aq sot llogariten vetem 20 25 ton ne vit. Si shkaktar kryesor te kesaj renie, specialistet llogarisin mbipopullimin e peshkatareve dhe peshkimin pa asnje kriter.

Po te verejme dhe krahasojme numrin e peshkatareve, shohim se ndersa ne vitin 1991 kishte 100 peshkatare, nga viti ne vit numri i tyre erdhi ne rritje, derisa viti 1999 arriti kulmin me rreth 1000 peshkatare.

Me pas u vu re njefare renie e numrit te peshkatareve, si pasoje e mosplotesimit sa duhet te te ardhurave te tyre, gje qe erdhi jo vetem nga renia e sasise se peshkut, por edhe nga mosnjohja sic duhet e fushes se peshkimit. Aktualisht, ne ditet e sotme numerohen rreth 600 peshkatare.

Specialistet e bujqesise
Lidhur me rrugezgjidhjet per te frenuar problemet e peshkimit dhe per t’i hapur rruge zhvillimit te kesaj fushe, specialistet e Drejtorise se Bujqesise dhe Ushqimit ne Shkoder, shprehen se gjithmone ka rrugezgjidhje dhe se nuk eshte shume e veshtire qe te flasesh per rrugezgjidhje ne drejtim te ruajtjes dhe shfrytezimit racional te peshkimit, pasi ligjet biologjike ekzistojne ne favor te kesaj fushe, por veshtiresia qendron ne zbatimin e tyre.

“Edhe sjellja e ekuilibrit te strukturave peshkore ne nivelin e zhvillimit te meparshem nuk eshte e paarritshme, por natyrisht kerkon studime te shoqeruara gjithmone me investime. Nga ana tjeter duhet punuar per nje sensibilizim te te gjithe qytetareve, rreth liqenit apo edhe lumit, qe te shmangin dukurite negative, duke eliminuar krejtesisht gjuetine joracionale te peshkut. Pervec kesaj duhet qe te gjitha strukturat komunitare te krijojne nje tjeter vizion, duke krijuar nje vleresim per te gjitha pasurite ujore ne dobi te komunitetit.

Ky do te ishte nje ndryshim thelbesor, qe do te ndihmonte ne trajtimin e duhur te te gjitha burimeve te peshkut, qe vleresohen si mjaft te vlefshme per ndikimin qe kane ne ekonomine jo te mire qe ka perfshire banoret e zones se Shkodres” shprehen specialistet.

Per te ruajtur teresine ujore, faunen e liqenit te Shkodres nga nderhyrjet e jashtme mjaft negative, si dhe per te rritur shtimin dhe vleren e peshkut, specialistet e Drejtorise se Bujqesise ne Shkoder jane te mendimit se domosdoshmerisht ka ardhur koha e riaktivizimit te akuakultures, duke u bazuar ne te gjitha kriteret e nevojshme, nisur nga pozita gjeografike e Shkodres, qe do te sjelle shtimin e peshkut per konsum, shfrytezimin e te gjitha burimeve ujore dhe tokesore ne pershtatje me ruajtjen e vlerave te ambientit dhe kalimin e nje pjese te peshkatareve ne alivamente, pra rritesa te peshkut si dhe prodhimin e rasateve per popullimin e liqenit dhe ujembledhesave te tjere.

Nje kujdes i vecante sipas tyre duhet te tregohet edhe ndaj peshkimit sportiv, qe ka qene gjithmone mjaft i perhapur dhe i zhvilluar ne rajonin e Shkodres, per shkak te vlerave te medha argetuese e clodhese, pa harruar ato turistike. Ne vitet e fundit eshte theksuar dukshem mungesa e vendeve te ndryshme ne sherbim te amatoreve, te cilet jane ndjere te privuar nga sporti aq i bukur e terheqes i peshkimit.

Liqeni i Shkodres, “Shtepia” e 45 llojeve te peshkut

Liqeni i Shkodres, me i madhi ne Ballkan, permban ne brendesi te tij rreth 45 lloje peshqish, prej te cileve me teper se gjysma jetojne vazhdimisht ne ujerat e tij dhe pjesa tjeter ndodhet nen efektin e migrimit biologjik. Jane rreth 12 lloje peshqish, si blini, ngjala, qefulli, levreku, kubla, shtojza dhe disa te tjere te kategorise se vogel, qe normalisht shkojne e vijne ne detin Adriatik nga liqeni, nepermjet lumit Buna.

Nje grup tjeter peshqish vijne ne liqen nga ujerat e embla qe ndodhen perreth tij, sic eshte trofta e malit, qe iken ne vere ne lumenj dhe me pas ne periudhen e vjeshtes shumohet, apo sic eshte edhe ngjala qe riprodhohet ne lumenj. Pervec mrenes se eger, qe njihet si peshk i liqenit te Ohrit dhe vjen tek ai i Shkodres nepermjet lumit Drin, jane te perhapur edhe peshqit e intruduktuar me perpara si karasi, apo ballegjeri.

Por liqeni i Shkodres eshte bere i famshem per peshkun krap, i cili ka gjetur vendin e tij ideal te rritjes. Kjo ka ardhur kryesisht nga karakteret subtropikale te ketij liqeni. Krapi i njohur per mishin e tij shume te shijshem, eshte nje peshk shume i rendesishem i liqenit te Shkodres.

Gjatesia e tij arrin mbi 1 meter, ndersa pesha deri ne 20 kg. Tradicionalisht, liqeni i Shkodres ka qene burim jetese per banoret e rajonit.
Gjate periudhes paraviteve ‘90, sasia e peshkut te zene ka qene e mjaftueshme per te furnizuar me peshk te fresket, te gjithe zonen veriore dhe verilindore te vendit.
 
J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,965
Pikët
0
Shoqatat dhe vëndorët e Shkodrës tallen me pasurinë më të madhe të qytetit të tyre.

Liqeni i Shkodrës vazhdon me papastëritë dhe mungesën e vëmëndjes së pushtetit vëndor.
Qindra takime dhe mbledhje me kosto marramëndëse që vetëm sensibilizojnë, por nuk vendosin asgjë për mirë në sistemin liqenor më të madh në Shqipëri.Pengohet drejtimi turistik dhe ekologjik, sepse shoqatat dhe vëndorët nuk do të përfitonin fonde për dreka dhe darka, por edhe për programe asgjëbërës me fletushka dhe fjalime.Shkodër---Liqeni i Shkodrës është kampion i harxhimeve për takime dhe sensibilizime nga shoqatat e ndryshme të jo vetëm Shkodrës, por edhe ato kombëtare. Janë me qindra projekte të trajtimit të temës së liqenit të Shkodrës të cilat nga disa burime jo zyrtare prej 10-të vitesh kanë kaluar shifrën e 2 milion dollarëve të harxhuara dhe që praktikisht nuk ka asgjë të vendosur materialisht dhe me projekte të tillë në liqen. Të huajt kanë dhënë fondet për krerët e shoqatave dhe ato i kanë çuar kryesisht në xhepat e tyre dhe kush ka mundur edhe në vila dhe askush pastaj nuk është kujdesur në se është bërë gjë me liqenin. Liqeni tashmë është tepër i papastër dhe jo i integruar në sistemin e mbrojtjes ndërkombëtare sëpaku realisht dhe që shikohet dhe preket. Ka shumë projekte dhe shumë tema të shoqëruara me fonde shpesh herë që arrijnë shifra prej 500.000 dollarë dhe projekt serioz akoma të pa filluar nga BB-ja me një shifër prej 4.5 milion dollarë dhe asgjë nuk shikohet. Në përgjithësi shoqatat nuk kanë vendosur qoftë dhe një mur dhe nuk kanë vendosur një pemë dhe nuk kanë bërë asgjë që liqeni të kishte tjetër pamje degradimi që në fakt ka sot.
Por edhe pushteti lokal nuk është më mirë.
Deri dje liqeni dhe sidomos Shiroka administroheshin nga një komunë ngjitur me Shkodrën, por sot Shiroka është nën juridiksonin e Bashkisë së Shkodrës dhe është për tu thënë se vazhdon të qëndrojë larg mëndjes së këtij institucioni të rëndësishëm, në veri të Shqipërisë.

Liqeni i Shkodrës nuk ka rregull në vijën e ujit ku çdo kush hedh mbeturina të shumta. Nuk ka kazana plehrash edhe për pushuesit dhe në përgjithësi gjatë vijës së liqenit.
Liqeni nuk ka një moment kontrolli të saktë edhe për mirëmbajtjen e tij në vijën e afërt të ujit dhe po ashtu nuk ka infrastrukturën turistike si masive dhe atë elitare, që përbëjnë edhe thelbin e ekoturizmit.
Liqeni i Shkodrës vazhdon të jetë jashtë vëmëndjes së vëndorëve dhe po ashtu një nyje të rëndësishme turizmi që nuk funksionon përveç faktit të disa amatorëve të peshkimit dhe të larjes, që nuk kanë asnjë kusht normal për këtë gjë.
Liqeni ka vetëm 16-të lokale normale dhe nuk vlen më tepër se sa të ulesh të pish një kafe apo konsumosh një tavë me krap.
Vetëm kaq ka turizmi, për pasqyrën më të madhe ujore liqenore në Shqipëri.
Nga fjalët boshe dhe përfitimet me anën e programeve të shoqatave të vetë krerëve të tyre dhe nga mos vëmëndja e tyre, ky masiv ujor shumë i bukur i rrethuar me male dhe nga fusha të mrekullueshme, por edhe me lumin Buna në dalje, ka mbetur jashtë çdo lloj interesi.

Mjafton të themi se ka gjueti të pa ligjëshme akoma, se ka që vazhdojnë të gjuajnë me korrent dhe se Taraboshi vazhdon të gërryhet pa leje dhe se nuk ka asnjë ndërtim apo infrastrukturë të re dhe kuptohet qartë se për Liqenin e Shkodrës dhe Shirokën dhe Zogajn as që ka ndërmend kush të merret.
Shefi i rojave të mjedisit Ilir Amuli ka theksuar se “Bashkia nuk e kryen detyrën e saj për vendosjen e kazaneve të plehrave”. Po ashtu ai ka përmëndur si pengesë edhe pastrimin e liqenit të Shkodrës nga ky institucion. Kurse kopetenca jonë është vetëm vënia e gjobave dhe zbatimi i ligjit kur në rastin tonë konkret ai thyhet. Po ashtu Amuli ka shpjeguar edhe gjuetinë me gjenerator dhe se ka bllokuar 9-të persona që peshkonin me këtë mjet shfarosës së peshkut dhe janë çuar në prokurori për ndjekje penale. Ai ka deklaruar edhe vënien e shumë gjobave por që gjtihsesi nuk kanë sjellë ndonjë impakt të madh në liqen.
Ajo që shikohet qartë është se liqeni i Shkodrës, një nga pasuritë më të mëdha natyrore të Shkodrës dhe Shqipërisë, është i harruari i rradhës në qytetin e madh verior. Nga të dhënat e duhura dhe të ditura është mësuar se ato fonde që janë dhënë për kokteje, takime e të ftuar, sëbashku me takimet e zyrtarëve të lartë të deklaruar për liqenin ka dalë se “liqeni i Shkodrës do të ishte më i pastërti dhe me statusin e mbrojtjes si ndërkombëtare dhe kombtare”. Kjo tregon qartë se të gjithë në përgjithësi e kanë me “hije” problemin e liqenit të Shkodrës dhe veprojnë kështu sepse nuk duan ta kanë zonë turistike dhe të pasur në këtë drejtim mbasi nuk do të kenë më fonde për të përfituar. Ky është pak a shumë edhe mendimi i shumë njerzve në Shkodër, sepse nuk shpjegohet ndryshe gjithë ky publicitet dhe takime si qeveritare dhe shoqërore për liqenin dhe degradimin e vazhdueshëm të tij, për më tepër daljen jashtë për turizëm dhe zhvillimin në këtë drejtim.

Sot liqeni ka shumë plehra. Shumë gardhe në ujë, peshkatarë që vazhdojnë të shfarosin peshkun, Taraboshin që vazhdon të gërryhet, por edhe harresën se ai egziston dhe po shkon drejt kenetëzimit masiv. Këto nuk kanë nevojë për mbledhje dhe takime “pune” për të ngrënë dreka, paguar hotele dhe të ftuar, dhe proklamuar e krijuar fletushka, sepse shikohen me sy të lirë. Qytetarët shkodranë tashmë nuk e përdorin liqenin për plazhë dhe kjo është një fatkeqësi që dikush e shfrytëzon për qëllime të mbrapshta përfitimi dhe pushtetet lokal dhe ai qëndror me sa duken e aprovojnë.

Ajo që shikohet qartë është se liqeni i Shkodrës, një nga pasuritë më të mëdha natyrore të Shkodrës dhe Shqipërisë, është i harruari i rradhës në qytetin e madh verior. Nga të dhënat e duhura dhe të ditura është mësuar se ato fonde që janë dhënë për kokteje, takime e të ftuar, sëbashku me takimet e zyrtarëve të lartë të deklaruar për liqenin ka dalë se “liqeni i Shkodrës do të ishte më i pastërti dhe me statusin e mbrojtjes si ndërkombëtare dhe kombtare”.

Kjo tregon qartë se të gjithë në përgjithësi e kanë me “hije” problemin e liqenit të Shkodrës dhe veprojnë kështu sepse nuk duan ta kanë zonë turistike dhe të pasur në këtë drejtim mbasi nuk do të kenë më fonde për të përfituar. Ky është pak a shumë edhe mendimi i shumë njerzve në Shkodër, sepse nuk shpjegohet ndryshe gjithë ky publicitet dhe takime si qeveritare dhe shoqërore për liqenin dhe degradimin e vazhdueshëm të tij, për më tepër daljen jashtë për turizëm dhe zhvillimin në këtë drejtim.
Sot liqeni ka shumë plehra. Shumë gardhe në ujë, peshkatarë që vazhdojnë të shfarosin peshkun, Taraboshin që vazhdon të gërryhet, por edhe harresën se ai egziston dhe po shkon drejt kenetëzimit masiv. Këto nuk kanë nevojë për mbledhje dhe takime “pune” për të ngrënë dreka, paguar hotele dhe të ftuar, dhe proklamuar e krijuar fletushka, sepse shikohen me sy të lirë. Qytetarët shkodranë tashmë nuk e përdorin liqenin për plazhë dhe kjo është një fatkeqësi që dikush e shfrytëzon për qëllime të mbrapshta përfitimi dhe pushtetet lokal dhe ai qëndror me sa duken e aprovojnë.

infoshkodra
 
J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,965
Pikët
0
Përgjigje e: Liqeni i shkodres rrezikohet nga peshkimi i paligjshem

Liqeni i Shkodrës, po rrezikohet seriozisht nga ndërhyrjet e paligjshme dhe gjuetia pa kriter. Një projekt shqiptaro-malazez synon shfrytëzimin racional të burimeve liqenore.

Liqeni i Shkodrës, më i madhi në të gjithë Ballkanin, përbën një potencial me rëndësi të veçantë gjeografike e jetësore, jo vetëm për banorët përreth tij, por edhe për biodiversitetin e pasur, burimet, vlerat natyrore dhe mikroklimat që ofron.
Qeveria shqiptare e ka kuptuar rëndësinë e tij: Për Ministrin e Mjedisit dhe Administrimit të Ujërave, Lufter Xhuveli ”Liqeni i Shkodrës deri në bregdetin verior të gjirit të Drinit, zona e Lumit të Bunës së bashku me Delten edhe Ishullin e Franc Jozefit, Rezervati i Velipojës, Laguna e Vilunit, Plazhi i Baks-Rrjollit, Këneta e Domit dhe territoret përreth tij, është një prej ekosistemeve më të pasura të Shqipërisë.” Për ruajtjen e tij: "“ekzisotn një projekt prej mbi 5 milion eurosh i qeverisë shqiptare së bashku me palën gjermane, për të trajtuar ujërat e ndotura të qytetit të Shkodrës dhe për të mos lejuar më derdhjen e tyre në liqen, të papërfunduara e të papastruara."
Por, gjatë këtyre viteve të fundit në Liqenin e Shkodrës, konstatohen mjaft dukuri negative të shkaktuara prej ndikimit të njeriut. Gjuetia pa kriter, dëmtimet e sipërfaqeve bimore, introduktimet e tjerë, kanë çuar në çrregullime ekologjike të tij. Peshkatarët e vjetër thonë se Liqeni i ngjan një kënete të stërmadhe, dhe ekosistemi dhe vlerat peshkore të tij vazhdojnë të dëmtohen rëndë. “Ndotja e liqenit është duke u ban pa kriter. Hedhin mbeturinat, klubet wc-të i hedhin mrendë, gja që ashtë komplet jashtë rregullit. Përsa i përket sasisë së peshkut, ai ashtë largu prej ndotjeve, mbasi çdo gja e gjallë don një vend të pastërt e jo plastmasa e ambjent të keq. Ky liqen ka mbajtë gjithë Shkodrën dhe gjithë zonën e veriut me peshk,” thotë njëri prej peshkatarëve. “Bregu i liqenit mund të thona, që është i ndotun nga mbeturinat që hidhen, nga plastmasa e shishe. Këtu ka miliona shishe në ujë dhe bregut dhe nuk preken prejkërkuj. Ma keq s`ka ku shkon," thotë një peshkatar tjetër. “Njëkohësisht kemi humbur edhe një mundësi tjetër, që ka qënë turizmi. Brigjet e Shirokës kanë ndotje të mëdha. Klubet e ndryshme që janë hapë, hedhin ujërat e zeza në këtë liqen. Njëkohësisht edhe mbetjet teknologjike, apo inertet, që hedh qyteti i Shkodrës në këtë liqen, kanë krijuar një situatë të pafavorshme për ne," thotë peshkatari i tretë.
Përfaqësuesi Agjensisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik, GTZ, Shpëtim Çuku, thotë se të dy vendet kufitare që ndajnë resurset natyrore të përbashkëta, shprehin dëshirën dhe vullnetin e mirë të shkëmbimit dhe bashkëpunimit të kësaj hapësire ujore: “GTZ-Shqipëri dhe GTZ-Mali i Zi, kanë filluar zbatimin e projektit të planifikimit hapsinor ndërkufitar, i rajonit të Liqenit të Shkodrës. Ky projekt drejton zhvillimin urban, social-ekonomik dhe mjedisor të krejt rajonit të Liqenit të Shkodrës. Trajtimi është i njëjtë si për pjesën shqiptare, ashtu dhe për pjesën malazeze, megjithëse problematikat janë të ndryshme."
Pas përfshirjes së Liqenit të Shkodrës në Konventën ”Ramsar”, qeveria shqiptare nëpërmjet projekteve pilot është angazhuar për nisjen e investimeve, mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komponentëve më kryesorë të tij.

infoshkodra
 
Top