• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lirikat e mia

Besoja

V.I.P
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
715
Pikët
93
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
TEK VËNDI I TAKIMIT

Te vëndi i takimit shkova përsëri
Ndërsa në krahun tënd burri yt po dehej
Mendova mos ndoshta, ndoshta kushedi
Në çastin e fundit mëndja të të kthehej

Dhe prita më shumë se herët e tjera
Prita mos hiqje vellon dhe vije
Kaluan dimëra, kaluan pranvera
Sa pritje, sa lot, ky mall dashurie

Dhe që andej dola me shkop në dorë
I plakur...i plakur njëqind vjet
Me flokët e bardhë, të bardha deborë
Me brengë e mall sa një det...
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
34,553
Pikët
113
Përgjigje e: Lirikat e mia

Nice Beso, por duam ndonje humoristike , por nga ato me dashuri te madhe fare..(IoI) , tani ne pranvere. `thankyou`
 

Besoja

V.I.P
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
715
Pikët
93
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Përgjigje e: Lirikat e mia

TË MENDOJ TY TANI

Të mendoj ty tani, një plakë gjashtedhjetë vjeçe
Të takohesh me mua shtatëdhjetvjeçarin plak
Hë të them, ti atëhere nuk deshe
Të putheshim një herë se do ikja larg

Të mendoj ty tani, një plakë gjashtëdhjetë vjeçe
Të takohesh me mua shtatëdhjetvjeçarin plak
Dy të rinj atje tej të dehur...në epshe
Dhe ne duke pirë një kafe...me pak
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,528
Pikët
113
Përgjigje e: Lirikat e mia

Shume e bukur....
Por me teper me pelqen toleranca e juaj!
 

Besoja

V.I.P
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
715
Pikët
93
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Përgjigje e: Lirikat e mia

Nice Beso, por duam ndonje humoristike , por nga ato me dashuri te madhe fare..(IoI) , tani ne pranvere. `thankyou`
Të falenderoj për kohën që gjen për të lexuar poezitë e mia dhe njëkohësisht edhe për fjalët e mira që shkruan!
 

Besoja

V.I.P
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
715
Pikët
93
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Përgjigje e: Lirikat e mia

AH,KITARËN QË NUK MUNDA TA MËSOJ

Nuk e fsheh më merr malli shum’ për ty
Edhe pse tash nuk jetoj prap të kujtoj
Në mes nesh dhe tani kjo largësi
Në mes nesh një kitarë më mungoj

Ah kitarën që s’mësova tash sa vjet
Në çdo çast veten time e qortoj
Në k’të bot’ do të isha i vetmi mbret
Pa ushtri edhe pa një trupëroj’

Serenatë në çdo nat’ do të t’këndoja
Kishte yje apo të binte dhe shi
Si i marrë atëher’ të dashuroja
Edhe pse më i marrosur jam tani

Edhe prap po mundohem që të shkruaj
Dhe pse zërin tënd më se dëgjoj
Edhe pse nuk ankohem që po vuaj
Ah,kitarën që nuk munda ta mësoj
 

Besoja

V.I.P
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
715
Pikët
93
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Përgjigje e: Lirikat e mia

MOS MË LER' TË NDJEHEM I VETËM...

Mos më ler' të ndihem i trishtuar
Kur largohesh nga unë
Je një ëndërr e sapofilluar
Je ajo që dua më shumë

Më ler' një fjalë për nesër
Një fjal' me pak dashuri
Mos më ler' të ndjehem i vetëm
Më thuaj që do vish përsëri

Më ler' një vështrim dashurie
Pak paqe në shpirt të trazuar
Pak naze, një trill vajzerie
Dhe nëse s'më ke dashuruar...
 

sendid

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 9, 2011
Postime
6
Pikët
0
Përgjigje e: Lirikat e mia

...Dhe vargu yt i la vajzat pa fjale
Te cuditura, te pane ne sy
Sikur te te thoshin ''C'thua djale''
Nuk eshte mjaft nje buzeqeshje per ty?...

1994
 

Besoja

V.I.P
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
715
Pikët
93
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Përgjigje e: Lirikat e mia

HEJ TI ME MINIFUND

Hej, ti me minifund që pranë më kalon
Ktheje dreqin kokën, pse nuk më shikon?
Se vërtet unë moshën për ty nuk e kam
Por edhe i vjetër ta dish që nuk jam

Hej ti me minifund që pranë më kalon
Ndali pakëz hapat, për ku po nxiton?
Ktheje dreqin kokën, se më plasi xhani
Se jam dyzet vjeç, jam në mosh' vullkani

Hej, ti me minifund, që s'te ndjek dot pas
Në e vrafsha veten, për ty do ta vras....
 

Besoja

V.I.P
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
715
Pikët
93
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Përgjigje e: Lirikat e mia

KUR…?!

Prap po ulem qe te shkruaj
Po c’te shkruaj…nuk e di
Kur me ben kaq per te huaj
Kur me mban moj kaq meri

Kur e puthura harruar
Vite larg nje perqafim
Per te gjitha c’te kam shkruar
Ti nuk ndjen me dritherim

Kur nje kafe s’na bashkon
Kur s’na deh nje got’ me vere
Pa pasion dhe emocion
Mijra vargje nuk kan’ vlere

Ndaj nuk di se cfar’ te shkruaj
Dhe pse ulem mbi tastier”
Kur me ben kaq per te huaj
Kur dhe malli nuk te merr
 

Besoja

V.I.P
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
715
Pikët
93
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Përgjigje e: Lirikat e mia

EJA PRAPE

Ne pangopesi kam ndjere
Dhe uria po me zgjat
Eja moj prap dhe nje here
Eja prap ne ate shtrat

Tek ai vend ku s’kam me mend
Shpartalluar embelsisht
Lakuriq’si e trupit tend
Me c’nderon aq ndershmerisht

Luftrat vec nga ju fillojne
Paqe s’keni as ne shtrat
Eja…luftrat te vazhdojne
Eja prap e prap e prap
 

Besoja

V.I.P
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
715
Pikët
93
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Përgjigje e: Lirikat e mia

ME THONI VALLE…

Nuk di sa koh’ ka kaluar
Nuk di dhe sa do kaloj
Cfar’ s’kam ber’ per ta harruar
Cfar’ kam ber’ mos ta harroj

Edhe ja…keshtu gjithnje
Ne cdo ore qe jetoj
Cfar’ s’kam ber’ qe ta perze
Cfar’ s’kam ber’ qe ta afroj

Me ke cmenduri ju ngjan?
A po vall’ s’esht’ cmenduri…
Cfar’ s’kam ber’ mos t’i rri pran
Cfar’ s’kam ber’ pran saj te rri
 

Besoja

V.I.P
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
715
Pikët
93
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Përgjigje e: Lirikat e mia

EJA EJA

Eja shtym’ prap ne mekate
Dhe pse pak i vjeter
Dritherim’ e asaj nate
Si asnje nat’ tjeter

Ne plot puthje perqafime
Kaluar magjis’
Kurr’ sdo bie ne pendime
Thomeni dhe vdis

Eja pra si ate nat’
Zhvishu ti serish
Mos ma quani mekat
K’te dehje dashurish

Kush me con ne at’ rini
Qe prap ta jetoj?
Ne mekat ajo magji
Kurr’ sdo ta pranoj
 

Besoja

V.I.P
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
715
Pikët
93
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Përgjigje e: Lirikat e mia

VEÇ PAK GJUMË MË JEP TI HUA

Në dashuri më s’do ket’
Dhe m’i fsheh ti ata sy
Lermë pra një nat’ të qet’
Lermë mos mendoj për ty!

Në për mua asgjë s’ndjen
Dhe ska mbetur një çik’ mall
Pse në ëndrra prap më vjen
Hallit pse m’i shton prap hall?!

Në s’të kujtohet asgjë
Dhe një tjetër përqafon
Lermë pra një nat’ të flë
A e di ç’mundim më çon?

Në vazhdoj prap të të dua
Në të vuaj prap vazhdoj
Veç pak gjum’ më jep ti hua
Tjetër gjë nuk të kërkoj
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
34,553
Pikët
113
Përgjigje e: Lirikat e mia

veç pak gjumë më jep ti hua

në dashuri më s’do ket’
dhe m’i fsheh ti ata sy
lermë pra një nat’ të qet’
lermë mos mendoj për ty!

në për mua asgjë s’ndjen
dhe ska mbetur një çik’ mall
pse në ëndrra prap më vjen
hallit pse m’i shton prap hall?!


në s’të kujtohet asgjë
dhe një tjetër përqafon
lermë pra një nat’ të flë
a e di ç’mundim më çon?

Në vazhdoj prap të të dua
në të vuaj prap vazhdoj
veç pak gjum’ më jep ti hua
tjetër gjë nuk të kërkoj
bukur!! :)
 

Besoja

V.I.P
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
715
Pikët
93
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Përgjigje e: Lirikat e mia

TY MOJ PRAP TE SKUQEN FAQET

Rrudhat mbi faqe po shtohen
Dhe tash jemi ne pension
Porse zemrat prap s'dorezohen
Prap nje prekje na trazon

Prap nje puthje na ben mire
Perqafimi si gjithmon'
Kjo dashni si embelsire
Dhe ne pleqte na "helmon"

Na kthen pas ne vitet tona
Kur merrnim jepnim nje leter
Per dashni o zot urona
Dhe atje ne boten tjeter

Un' po plakem ti po plakesh
Por dashnia s'ka ndyshu
Ty moj prap te skuqen faqet
Kur te them sa shum te du
 

Besoja

V.I.P
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
715
Pikët
93
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Përgjigje e: Lirikat e mia

AH TI...!

Ti moj vajz' e bukur
Po më lë pa mend
Her' me bën të lumtur
Herë her' më çmëd

Her' më qëndron pranë
Her' më ikën fare
Her' si tramundanë
Her' her' si manare

Her' më ndjek nga pas
Her' nuk të zë dot
Her' më bën të plas
Her' të qesh me lot

Her' epshet m'i ndez
Her' m'i shuan fare
Her' më zhvishesh vet'
Her' si namusqare

S' kanë të mbaruar
Këto që tregoj
Moj ç' më ke punuar
Po un' prap...njësoj
 
Top