• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Liverpool FC

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,215
Pikët
83
Trofeu i fundit Kampion Anglie 1990...(Old Division 1)

A eshte ky viti duhur per Liverpoolin?

Deri tani 4 ndeshje 12 pike dhe vetem 1 gol i pesuar , si asnjehere me pare :D. Klopp si duket kte vit ka rregullu mbrojtjen , dhe afrimet e veres duken te goditura pamvarsisht gafes se Alisson ne fundjave.

Rivalet kryesor mbeten Man City , Chelsea dhe ndoshta Tottenham , ekip tjeter nuk shoh per titull.

Diskutim te kendshem ...4300F900-9047-4B8E-86E0-573D65366FD4.jpg
 
Last edited by a moderator:

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
53,441
Pikët
113
Përgjigje e: Liverpool FC

Trofeu i fundit Kampion Anglie 1990...(Old Division 1)

A eshte ky viti duhur per Liverpoolin?

Deri tani 4 ndeshje 12 pike dhe vetem 1 gol i pesuar , si asnjehere me pare :D. Klopp si duket kte vit ka rregullu mbrojtjen , dhe afrimet e veres duken te goditura pamvarsisht gafes se Alisson ne fundjave.

Rivalet kryesor mbeten Man City , Chelsea dhe ndoshta Tottenham , ekip tjeter nuk shoh per titull.

Diskutim te kendshem ...
Sipas meje TRAINIERI me IDEAL.

I VETMI EKIP veshderr i inglliteres qe LUANTE...TERREstra kane qene REDS.Te tjeret...kros ne ajer del nje i gjate dhe do e ...kryej.
 

Venom

Chill
Anëtar
May 16, 2018
Postime
7,304
Pikët
113
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Liverpool FC

Llogjikisht City eshte akoma ekipi per tu mundur ne Premier League.

Liverpool ka bere goxha merkato te mire e kete vit duket se e ka marre seriozisht kampionatin.

Chelsea do jete kocke e forte sepse ka nje trajner te mire dhe nuk luan ne Champions League, te gjitha forcat do i perqendroj ne kampionat.

Totenham, Man Utd, Arsenal nuk bindin.
 
Last edited:

Venom

Chill
Anëtar
May 16, 2018
Postime
7,304
Pikët
113
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Liverpool FC

Me ka bere goxha pershtypje cinizmi i Liverpool sot kundra Totenham.

Nuk ka rrezikuar thuajse aspak e po fiton 2 me 0 ne nje transferte shume te veshtire.


EDIT: Mbaroj 2 me 1 per Liverpool.
 
Last edited:

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,215
Pikët
83
Përgjigje e: Liverpool FC

Kishin mundesine ta mbyllnin ndeshjen pjesen e dyte por humben shume raste per gol.

Vjet ne te njejten periudhe Tottenhami ka fitu 4-1 dhe Liverpooli ka lujt pak a shume si sot. Ajo mbrojtja me Van Dijk , Robertson , Alexander i ka dhene shume siguri ekipit , edhe mesfusha me Keita , Wijnaldum , Millner eshte mire , plus Mane , Firminjo , Salah ne sulm formojne nje grup shume te mire. Ndoshta per titull u mungon stoli deri ne fund , por deri tani mire duken.
 

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
14,754
Pikët
113
Përgjigje e: Liverpool FC

S’ka kush e ndal kete liverpool sivjet.

Gjynah mos me e marr titullin.
 

Angel69

Mia San Mia
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,417
Pikët
83
Vendndodhja
Allianz-Arena
Përgjigje e: Liverpool FC

Liverpool dhe per mua duket i pandalshem sivjet. Deri tani duket ekipi me bindes per titullin kampion.


Endro harrove te permendesh Alison ne porte ;)
 

Beu_Shpata

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 8, 2016
Postime
3,417
Pikët
0
Përgjigje e: Liverpool FC

Unë jam tifoz i Cheals-it, por sivjet e kam qef Liverpool-in. Është skuadër që të bën për vete.
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,215
Pikët
83
Përgjigje e: Liverpool FC

Liverpool dhe per mua duket i pandalshem sivjet. Deri tani duket ekipi me bindes per titullin kampion.


Endro harrove te permendesh Alison ne porte ;)
Alisson po e po , edhe pse ne Angli portjeret kane pune shume te veshtire me gjithe at volum loje qe bejne ekipet , futboll fizik dhe dyluftime shume te ashpra.
 

Venom

Chill
Anëtar
May 16, 2018
Postime
7,304
Pikët
113
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Liverpool FC

Nga tel e provova e u hap.

Rojadirecta.me futu ketu shko tek ndeshja e provo link se ka shume aty.

Nese je nga pc instalo acestream software dhe i shikon me cilesi shume te mire.
 

Angel69

Mia San Mia
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,417
Pikët
83
Vendndodhja
Allianz-Arena
Përgjigje e: Liverpool FC

Super Liverpool! Redsat moren fitoren e rradhes sot, kesaj here kunder gjigandeve francez PSG. Jo vetem ne ishull po dominojne djemte e Jurgen Klop, por po shpartallojne cdo skuader qe i del para!
 

Venom

Chill
Anëtar
May 16, 2018
Postime
7,304
Pikët
113
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Liverpool FC

Shume euforik je.

Gjingandeve te PSG? LOL

PSG nuk ka qene naiher gjigand ne Europe dhe pse vitet e fundit kane shpenzuar nje mal ne euro.

Ne leter kane nje sulm te frikshem dhe pse deri tani Neymar ska treguar asgje.
Mesfushen dhe mbrojtjen si kane gje.

Pastaj te thuash e shpartalluan kur ndeshja deri ne minutat shtese ishte 2 me 2 me duket e ekzagjeruar.
 

Angel69

Mia San Mia
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,417
Pikët
83
Vendndodhja
Allianz-Arena
Përgjigje e: Liverpool FC

Euforik?

Ndoshta se dike kuptimin e sakte te fjales.

Gjigandet e PSG ne France? Jane akoma me shume se gjigand, tregojne rezultatet, se them une.

Sulmi i PSG?

Kam dyshime qe eshte ne top sulmin me te mire te historise.


Shpartallim? Po, mund ta quaj dhe pordhunim. Dominoi gjith lojen Liverpool me raste qarkullim topi dhe saktesi loje.

PSG golin e beri per super merite te Nejamar & Mbape!

PSG eshte kanidat kryesor per te fituar Champions sivjet!

Spo meremi vesh me duket, po te theksoj qe mbrem luhej Liverpool - PSG jo Liverpool - Evian.
 

Venom

Chill
Anëtar
May 16, 2018
Postime
7,304
Pikët
113
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Liverpool FC

Behej fjale per CHL dhe PSG ne europe vetem gjigand nuk mund te quhet.

Liverpool luajti mire se e pashe ndeshjen por te thuash shpartallim eshte e ekzagjeruar per nje ndeshje qe deri minut 92 ishte 2 me 2.

PSG favorit kryesor se di si e shikon ti me ate mbrojtje dhe mesfushe qe ka....

Ka nja 3 vite qe lexoj qe jane favorit por qe as nuk i afrohen fare fitimit te kupes.
 

Angel69

Mia San Mia
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,417
Pikët
83
Vendndodhja
Allianz-Arena
Përgjigje e: Liverpool FC

O Venom, meri kuptimin e duhur metaforave.

Me ate ekip qe ka PSG vlerat jane stratosferike.


Patjeter qe gjigand jane momentalisht.

Dakort jam qe nuk ka histori ne Europe, por lojtaret e PSG i kerkon dhe i enderron cdo klub me historine me te madhe ne Europe.

Si do ti qe ta zevendesoj fjalen Gjigandet e PSG?

Ka sens te themi qe Liverpool mundi modestet dhe varfanjaket francez? Lol
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,215
Pikët
83
Përgjigje e: Liverpool FC

Se kuptova sjelljen e Salah mbas golit te Firminjos?
 

Semiku

Style & Substance
Anëtar
Oct 12, 2013
Postime
2,606
Pikët
63
Përgjigje e: Liverpool FC

Liverpool duket mire,por nga ajo qe pash mbreme ndaj PSG duket qarte qe nuk jane ekip i balancuar,mbrojtja dhe sulmi jane ne nivel por ne mesfushe ka mungese kualiteti.Lojtaret mesatare qe jane ne mesfushe ne fund do ti kushtojne Liverpoolit edhe ne kampionat edhe ne Champions league...me siguri do te mbesin pa asnjeren.
Ndersa Sallah gjithnje e me shume me bind,qe sezonin e shkuar e ka luajtur mbi mundesite e veta.
Gjithsesi ekip interesant dhe shume i motivuar.

Sa i perket PSG ekip teresisht jofunksional,duken edhe me keq se vitin e shkuar.
 
Top