• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lizi, vajza me metabolizmin misterioz

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Teksania Lizi Velaskuez, 21 vjece, eshte me e holle nga sa cdokush prej nesh mund ta imagjinoje. Ajo e kalon kohen duke gelltitur sasi te jashtezakonshme ushqimi: hamburgere, patate te skuqura, embelsira. Me fjale te tjera konsumon trefishin e kalorive te nje personi normal. E me gjithe kerkimet e vazhdueshme mjeket nuk arrijne dot qe te zbulojne mekanizmin qe e mban ate ne nje peshe shume te ulet trupore.

Ajo e nis diten e saj me nje tas te madh me qumesht dhe drithera. Nje ore me vone, 21-vjecarja Lizi ka nisur qe te haje patatina, biskota dhe cdo gje tjeter qe i del perpara. Nuk kalon shume kohe nga ky konsumim kur ajo fillon ngrenien e pulave te pjekura me patate te skuqura dhe me “Cola”. Keto gjithsesi jane vakte qe i konsumon para drekes, sepse dreka eshte nje histori me vete.

Ne kete vakt ajo konsumon gjithsej 4000 kalori, ose te njejten sasi kalorish qe nje minator apo punetor ndertimi konsumon gjate gjithe dites se punes. E njejta mesele vazhdon edhe gjate oreve te tjera te dites. Lizi ka vetem nje deshire, qe te shohe perpara saj pjata te mbushura me ushqim, madje nje tryeze nuk do te ishte keq. Preferenca e saj jane djatherat e llojeve te ndryshme. Kur vjen koha per te shkuar ne shtrat Lizi pa frike mund te kete konsumuar gjate gjithe dites se saj 8000 kalori. E njejta procedure perseritet vit pas viti, e njejta diete, e njejta sasi jashtezakonisht e madhe ushqimi e konsumuar. Nese nje grua e zakonshme do te konsumonte nje diete te tille, do te ishte jashtezakonisht e shendoshe, ndersa per Lizin ndodh e kunderta.

Sa me shume gelltit, aq me e dobet behet. Ajo eshte kaq e dobet dhe peshon kaq pak, sa shpesh e sheh te irrituar tek troket ne deren e shtepise se prinderve per t’iu ankuar qe ata ta ushqejne sic duhet, sepse ajo ka raste qe vdes urie. Sigurisht nderkohe Lizi ka konsumuar nje sasi shume te madhe ushqimi, madje me te madhe se te gjithe pjesetaret e familjes se marre se bashku. E megjithate Lizi nuk ka asnje gram yndyre ne trupin e saj. Madje edhe ata qe merren me stervitje intensive dhe qe shquhen per trupa te lidhur dhe pa dhjame kane 8% yndyre. Nderkohe Lizi nuk ka asnje lloj muskuli apo mase muskulore. Kjo duket menjehere sapo e sheh. Lekuren e ka vertet te ngjitur pas kockave dhe te duket si nje skelet levizes. Ajo nuk ecen, por fluturon, sepse pesha trupore e ben shume te lehte dhe thuajse te tejdukshme. Pesha e saj trupore eshte 28 kilograme dhe gjatesia 157 centimetra. Edhe me keto parametra teper te rralla Lizi duket se ia kalon mire dhe per te ky ndryshim nuk eshte aspak fatal.

Ajo nje gje e ka te sigurt, qe situata e saj nuk do te perkeqesohet per sa kohe qe tryeza dhe stomaku do t’i qendroje plot. Metabolizmi i saj eshte nje mister i vertete jo vetem per te dhe njerezit e zakonshem, por edhe per specialistet e vertete. Cfare i ndodh gjithe energjise qe ajo konsumon permes ushqimeve te saj? Mjeket nuk dine te thone asgje. Gjithcka qe ata dine eshte se Lizi eshte pjese e nje pakice njerezish ne planet, te nje grushti njerezish, te cilet kane fatin qe te hane sa te duan, pa shtuar asnje gram ne peshe. Po nje situate e tille cfare eshte ne te vertete? Nje anomali? Nje semundje? Nje defekt gjenetik, apo nje dhunti? Ka nga ata qe madje spekulojne, duke thene se trupi i kesaj gruaje nga Teksasi mund te mbarte nje formule magjike per djegien e kalorive dhe si pasoje per gjendjen e zgjidhjes se ruajtjes se formes trupore, pavaresisht nga sasia e ushqimit te konsumuar. Ata mendojne se ajo fsheh gjenin e “dobesimit”.

Metabolizmi i trupit njerezor eshte studiuar shume prej kohesh dhe shkenca e te ushqyerit nxjerr jave pas jave zbulime te reja. Jane zbulime te cilat mbushin faqet e revistave femerore ne formen e shkrimeve qe rekomandojne dieta dobesimi, apo dieta qe kane te bejne me nje trup dhe mendje te shendetshme. E megjithate deri me tani ekspertet nuk dine t’i japin pergjigje pyetjes se perse disa persona kane nje metabolizem te mire dhe disa te tjere nuk e kane nje te tille. Lizi ka disa shoqe, te cilat e kane zili per menyren sesi funksionon trupi i saj. Ajo mund te konsumoje tre hamburgere te medhenj menjehere dhe te mos i ndodhe asgje, e madje pas nje ore eshte e gatshme qe ta perserise edhe njehere kete menyre te ngreni pa asnje pasoje.

Nga ana tjeter, ka shume edhe nga ata qe e tallin pikerisht per kete vecanti dhe kryesisht per pamjen e saj te jashtme qe i ngjan shpesh nje fantazme. Me nje menyre te tille kundershtie ajo ka aplikuar nje qendrim te caktuar ndaj problemit te saj. Keshtu eshte e bindur qe asnje kure nuk do te mundet qe t’ia ndryshoje situaten dhe mbi te gjitha ajo vete nuk ka deshire ta ndryshoje kete situate. “Nuk dua qe te dukem si gjithe dynjaja. Jam mesuar me te qenet ndryshe dhe nuk do t’i ushtrohesha asnje mjekimi per te ndryshuar”, deklaron Lizi. Ne familjen e saj, brez pas brezi, si nga ana e mamase ashtu edhe nga ana e te atit, nuk ka pasur kurre nje person me nje veti te tille.

Vellai i saj Kris dhe motra Matia jane femije te zhvilluar normalisht. Prinderit e saj, qe jane shume besimtare, i kane thene qe ne femijeri se Zoti e ka vecuar nga te tjeret per nje plan te tijin dhe se ajo nuk duhet qe te hidherohet per nje gje te tille, sepse ne fund te fundit eshte ne njefare menyre e perzgjedhur. Ky kendveshtrim duket edhe ne nje liber qe ajo ka shkruar: “Lizi bukuroshja”. Dhe ishte pikerisht ky liber qe terhoqi vemendjen e mediave dhe te mjekeve ndaj kesaj gruaje me kete dhunti e trup te vecante.

Ne rinine e hershme, Lizi shfaqej ne disa programe televizive brenda dhe jashte Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Per audiencen ajo ishte vajza super e dobet, qe mund te hante sasi te medha ushqimi pa u shendoshur. Lizi ishte si nje kuriozitet levizes qe shkaktonte habi dhe kureshtje te njerezit e thjeshte dhe te mjeket. Ne fakt ajo ka terhequr vemendjen e te tjereve qe ne castin qe erdhi ne jete.

Ajo peshonte ne ate moment vetem 1900 grame dhe ishte vetem 40 centimetra e gjate. Ishte e vogel sa per t’u futur ne nje kuti kepucesh. Shqetesues per mjeket ne ate kohe ishte fakti se bebja nuk kishte yndyre ne trup. Arteriet e saj ishin qartesisht te dukshme poshte lekures se saj dhe vajza i ngjante gjithnje e me teper nje kukulle prej druri. Mjeket ishin te gjithe te mendjes se vajza nuk do te ishte e afte qe te mbijetonte, por me pas doli se te gjitha organet e saj te brendshme ishin teresisht funksionale. Lizi ishte teper e forte per te vdekur.

Atehere per rastin e saj nisi nje ndermarrje e vertete kerkimesh dhe analizash shkencore, por prej tyre nuk doli asgje e vecante ne drite. Doktoret, me gjithe perpjekjet e tyre te medha, nuk arriten qe te zbulonin kurre se cfare i mungonte vajzes dhe se si funksiononte metabolizmi i saj shume i nderlikuar dhe i vecante. Me kalimin e kohes mjeket zbuluan se ajo ishte e verber ne syrin e djathte dhe kur ishte e vogel u thane prinderve te vajzes se ajo nuk do te ishte ne gjendje qe te fliste dhe te komunikonte, madje as te ecte. Kur Lizi mbushi 4 vjece, nisi qe jo vetem te ecte, por edhe te fliste dhe interesant ishte fakti se ajo po rritej. I vetmi problem qe kishte, ishte se nuk po arrinte qe te fitonte peshe. Gjithcka e saj ishte e cuditshme dhe me i cuditshem ishte fakti i mbijeteses se saj ne kushtet e nje trupi me shume probleme.

Kur Lizi ishte 13 vjece, e ema e beri te ditur situaten e se bijes edhe ne media dhe terhoqi vemendjen e disa studiuesve te Universitetit te Teksasit. Ata ishin mjaft te interesuar qe te studionin mekanizmin e metabolizmit te Lizit dhe i bene te gjitha llojet e analizave, si dhe vezhguan rrjedhen e jetes se saj per nje periudhe relativisht te gjate kohore. Si perfundim doli se organizmi i saj ishte jashtezakonisht i shendetshem per nje grua qe teorikisht nuk mund te jetonte me parametrat e peshes trupore.

Megjithate mjeket dolen ne nje teori ne lidhje me nje sindrome shume te rralle, qe kishte te bente me gjenin e personit qe e kishte. Por njerezit qe e kishin kete sindrome nuk kishin shendetin e Lizit dhe zakonisht nuk jetonin shume. Behet fjale per raste te rralla, qe ne te gjithe boten mund te numerohen me gishta. Edhe pse mjeket mendojne se eshte nje sindrome gjenetike, eshte e veshtire per ta qe te percaktojne se cili eshte gjeni i perfshire ne kete rast.

Disa prej tyre besojne se situata mund edhe te kurohet, nderkohe qe te tjere mendojne se ai eshte nje rast i pashprese. Ndersa per vete Lizin opsioni i vetem per te mbetur gjalle eshte qe te ushqehet ne menyre te vazhdueshme. Ushqimi eshte e vetmja gje per te cilen ajo ka nevoje per te pasur nje jete normale. Lizi thote se preferon disa ushqime te caktuara, si ushqimet pikante, mishrat dhe nuk preferon sallatat, apo edhe frutat. Te parapelqyera ka edhe ushqimet e fastfudit. Dhe vecanerisht parapelqen per te pire “Coca Cola”.

Per te, te ushqyerit eshte momenti me i bukur i dites dhe pse rrefen se ndonjehere eshte e lodhshme qe te rrish vazhdimisht duke pertypur. Askush nuk eshte ne gjendje qe te shpjegoje se cfare u ndodh ushqimeve kur futen ne trupin e Lizit. Ne organizmat normale cdo teprice shnderrohet ne depozite yndyrash, ndersa tek ajo yndyra e ushqimeve “avullon”.

Vete Lizi eshte e kenaqur me idene se perben nje rast te rralle mjekesor dhe se do te mbahet mend ne historine mjekesore si nje mrekulli e gjalle, madje ajo e di edhe se mjeket e shohin si nje kavie eksperimentale, apo si nje shans te tyren per te pasur sukses. Por kjo nuk e pengon aspak qe te ndihet mire me veten dhe me jeten, duke pasur te njejtin oreks jashtezakonisht te madh per ushqimin./Gazeta Shqip/
 
Top