• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lojë: Fjalë e re nga tri shkronjat e fjalës paraprake

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,878
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Fjalë e re nga tri shkronjat e fjalës paraprake

Shembull:

Po e nisim, ta zëmë me fjalën: paraprake

* ecuria e punës

Sqarim:
1. Duhet të zgjedhësh tri shkronja të njëpasnjëshme të fjalës për të gjetur një fjalë të re.

2. Vendi i shkronjave të fjalës nuk është i caktuar, kështu ti ke mundësinë të zgjedhësh tri shkronjat e para të fjalës ose tri në trungun e fjalës, ose tri të fundit, të cilat do t’i përdorësh për fjalën e re. P.sh. Te fjala ”paraprake” ke mundësi të zgjedhësh këto grupe shkronjash: par, ara, rap, pra, ake.

3. Po e zëmë se je përcaktuar për grupin e shkronjave „rap“. Tash ti je ai që vendos,d.m.th. sipas dëshirës tënde, se ku do ta vëndosësh këtë grup shkonjor në fjalën tënde të re: në fillim të fjalës, në trugun e fjalës apo në fund të fjalës së re: raport( në fillim të fjalës), krapuliq ( në trungun e fjalës) ose satrap( në fund të fjalës)

Rregullat e lojës:

1. Fjala e dhënë duhet të jetë e saktë gjuhësisht.

2. Gjithmonë duhet referuar përgjigjes së parë. (Nëse ka shumë përgjigje për të njëjtën fjalë, aktive është përgjigja e parë e saktë).

3. Je i obliguar që pjesëmarrësve të lojës t’u bësh të ditur se cilin grup nga fjala paraprake ke zgjedhur për fjalën tënde të re. Kështu nga fjala ”paraprake” ke zgjedhur grupin shkronjor:”rap”. Pastaj ke krijuar një fjalë të re, ta zëmë ”raport”. Teknikisht grupin e zgjdhur do ta shkruash me shkronja të trasha, do ta nënvizosh, ose do ta bësh me ngjyrë: raport ose raport ose raport.

4. Përgjigja duhet të bëhet duke klikuar në ”cito”, d.m.th. për të treguar se cilës fjalë po i referohesh.

5. Nëse konstatohet më vonë se një fjalë është dhënë gabimisht, personi që e gjen se fjala para disa përgjigjesh ka qenë gabim bën një postim ku shkruan p.sh: fjala e dhënë në postimin 56 nuk është e saktë gjuhësisht dhe kështu merr të drejtën për të postuar një fjalë të re.

Shpresoj se do të kënaqemi me këtë lojë.

Argëtim të këndshëm!

P.S. Përveç argëtimit qëllimi i lojës është:
1. Të mësojmë sa më shumë fjalë burimore shqipe,
2. Të mësojmë për të shkruar saktë gjuhësisht.
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Shume postim interesant keto lojera jan vertet ndihme per pasurimin e gjuhes
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,878
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
fillojmë me lojën

fillojmë me fjalën pranvera

Sqarim: nga kjo fajlë ke këto mundësi për të gjetur një fjalë të re nga këto grupe shkronjash: pra, ran, anv, nve, ver dhe era

shembull: ja unë ta zëmë po e marr grupin e fundit "era" dhe po jap fjalën

beratas

sqarim: postuesi i radhës ka mundësi ta gjejë një fajlë të re nga këto grupe shkronjash: ber, era, rat, tas
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Meri nga rokjet qe ka ndare ademi duhet te krijosh nji fjale shqip qe ka kuptim
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,878
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Përgjigje e: Lojë: Fjalë e re nga tri shkronjat e fjalës paraprake

..."Rat"ifikim.

po tani ? ca duhet tjeter per ta kuptuar me mire Lojen
Më falni për vonesën, sepse isha i zënë. edhe pak shpejgim.
prapë duhet të ktheheni tte kjo fjalë sepse e keni filluar gabim. nga fjala "ratifikim" që ke dhënë Meri, ju duhet të merrni këto grupe shkronjore: rat, ati, tif, ifi, fik, iki dhe kim
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,878
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Përgjigje e: Lojë: Fjalë e re nga tri shkronjat e fjalës paraprake

E me keto pjese fjalesh duhet te formojme fjale te plota kshu?

po belle vie. ta zëmë nga grupet: rat, ati, tif, ifi, fik, iki dhe kim duhet gjetur një fjalë e re. dhe ky grup shkronjor nga fjala paraprake mund të jetë në fillim, në trungun e fjalës apo në fund, sipas dëshirës tënde.

Ja unë po e marr grupin e fundit "kim" dhe po jap të gjitha rastet e mundshme: në fillim, në trung dhe në fund:

kimiste ... në fillim të fjalës
takimet ... në trungun e fjalës ( ose eskimez )
bashkim ... në fund të fjalës


P.S. Për fillim provoni edhe ju me ndonjë fjalë me grupin "kim" ose me grupet tjera të fjalës që ka dhënë Meri: rat, ati, tif, ifi, fik, iki dhe kim
 

valdetshala

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
21
Pikët
0
Vendndodhja
Pejë
Përgjigje e: Lojë: Fjalë e re nga tri shkronjat e fjalës paraprake

kimiste ... në fillim të fjalës
takimet ... në trungun e fjalës ( ose eskimez )
bashkim ... në fund të fjalës


P.S. Për fillim provoni edhe ju me ndonjë fjalë me grupin "kim" ose me grupet tjera të fjalës që ka dhënë Meri: rat, ati, tif, ifi, fik, iki dhe kim
Pershemdetje i nderuar, mire se vjen,
Kimone
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
19,878
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Përgjigje e: Lojë: Fjalë e re nga tri shkronjat e fjalës paraprake

Pershemdetje i nderuar, mire se vjen,
Kimone
oooo, mirë se erdhe mik i dashur. Hë për hë më duket ky një forum shumë i mirë. besoj kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

mirë. vazhdojmë me lojën.

bimore

Sqarim për fillestarët: sic po e shihni nga fjala "kimone" që solli valdeti, unë mora grupin "imo" dhe solla fjalën "b-imo-re"
 

valdetshala

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
21
Pikët
0
Vendndodhja
Pejë
Përgjigje e: Lojë: Fjalë e re nga tri shkronjat e fjalës paraprake

oooo, mirë se mik i dashur. Hë për hë më duket ky një forum shumë i mirë. besoj kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

mirë. vazhdojmë me lojën.

bimore

Sqarim për fillestarët: sic po e shihni nga fjala "kmone" që soll ivaldeti, unë mora grupin "imo" dhe solla fjalën "b-imo-re"
Shtazore
 
Top