• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lokalizohet Google!

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Në kuadër të motorit të saj të kërkimit, gjiganti amerikan Google ka lansuar funksionin e avancuar të lokalizimit gjeografik të cilin e ka quajtur – Place Search.
Thuhet se funksioni i ri i Google - Place Search, së shpejti do të jetë në dispozicion në më shumë se 40 gjuhë të ndryshme.

Funksioni i ri do të nisë automatikisht kur motori i kërkimit vlerëson se përdoruesi është duke kërkuar informacione lokale, ka thënë zëdhënësi i kompanisë Google, Jack Bavaro, përmes blogut zyrtar të kësaj kompanie.

Sipas të dhënave, “më shumë se 20 për qind e trafikut të kërkimit në motorin e kërkimit të Google, ka të bëjë me informata lokale”.

"Testet e zhvilluara kanë treguar se funksioni i ri mundëson shkurtimin e kohës së kërkimit të informacionit lokal për rreth dy sekonda," tha Bavaro.
 
Top