• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Londër 2012: Interesante nga lojrat olimpike

lojra_shqip

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 29, 2012
Postime
3
Pikët
0


Kampionia sikur edhe të gjitha xhudistet më të mira të botës u eliminua në xhiron e dytë të turneut olimpik të xhudos në peshën deri 52 kg. Megjithatë, pejania është vetëm 21-vjeçe dhe para saj janë së paku edhe dy Olimpiada

Një pakujdesi e vogël dhe mund të eliminohesh, ky është rregulli i pashkruar i sportit, që kësaj here i ka kushtuar me mësim të shtrenjtë olimpistes së vetme nga Kosova, Majlinda Kelmendi, në “Londra 2012”.

Palestra kishte marrë ngjyra të Kosovës, dy flamuj të shtetit ishin vendosur në tribuna. Përkundër rregullit të organizatorit se nuk lejohet paraqita e flamujve të shteteve jopjesëmarrëse, kjo nuk është përfillur ndërsa paksa edhe anglezët kanë mbyllur njërin sy. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri, Hashim Thaçi kanë arritur para fillimit të garës së parë të xhudistes nga Kosova me emblemë të komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë. Shallat me emrin Kosova ata sikur të sinkronizuar i kanë nxjerrë me të zënë vend në palesër, derisa një koleg kur ia kërkoi një kryeministri Hashim Thaçi ia ktheu buzagaz: “Është dashur të vini të përgatitur”.

PARAQITJA – Kampionia nga Peja është eliminuar në xhiron e dytë të turneut olimpik të xhudos për peshën deri 52 kilogramë, që është mbajtur në palestrën ExCel. Ajo ka filluar mirë paraqitjen, kur në xhiron e parë eliminoi finlandezen, Jaana Sundberg, e cila zë vendin e 23-të në ranglistën botërore.

Pas pushimit të shkurtër në xhiron e dytë, pejania është përballur me sportisten e ardhur me ftesë në Olimpiadë, Christianne Legentil nga Mauricius. Edhe në këtë duel Majlnda ka filluar me paraqitje të mirë, duke krijuar epërsi me një vazari (10:0). Pas një minute e 50 sekonda, si pasojë e një pakujdesie në tatami, që humbi baraspeshën e trupit të saj, Majlinda u mposht me një Ippon.

DESHPËRIMI – Heshtja ka kapluar për një herë një numër jo të vogël të delegacionit të Kosovës, të prirë nga presidentja, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Sportit, Memli Krasniqi.

Trajneri, Driton Kuka, i cili ka krijuar një sportiste të nivelit botëror brenda dhjetë vjetëve me mund dhe angazhim vetjak, vetëm ka vënë duart në kokë dhe nuk ka qenë në gjendje të flasë asnjë fjalë i shokuar.

Nga arena deri në teshatore, Majlinda Kelmendi ka shkuar e dëshpëruar tërësisht, pa thënë asnjë fjalë të vetme. Një gabim i vogël i ka kushtuar asaj humbjen e katër vjetëve punë investim dhe mundim të përgjthshëm. Eliminimi është i mundshëm, por duket se humbja më shumë Majlindën e trajnerin e saj e ka goditur se ajo u pësua nga një sportiste pak e njohur, e cila ndoshta edhe nuk është llogaritur fare nga pjesëmarrëset. Pas humbjes dhe shkuarjes në teshatore, më kot gazetarët aziatikë specialistë të këtij sporti kërkonin një deklaratë nga Majlinda, emrin të cilës ia shqiptonin me saktësi, duket se kanë mësuar nga sukseset e saj.

GARA – Vetë gara e kategorisë së Majlindës ka pasur një rrjedhë të çuditshme me eliminimin e favoriteve kryesore. Nënkampionia e botës, Bundmaa Munkhbaatar humbi në xhiron e parë nga Yanet Acosta (Kuba). Ish-kampionia e botës, Misato Nakamura pësoi humbje befasuese në xhiron e dytë nga Kum Ae Ann (Koreja e Veriut). Edhe e katërta në botë (Erika Miranda, Brazil) u eliminua në xhiron e dytë. Nga top 10 më të mirat e botës vetëm dy kanë arritur deri në gjysmëfinale, Ilse Heyen (7) dhe Janet Acosta (10). Dy gjysmëfinalistet tjera Rosalba Forciniti (Itali) dhe An Kum Ae (Korea Veriut) nuk janë as ndër 20 të parat në botë.

ARRITJA – Vetë paraqitja e Majlindës në Olimpiadë dhe sigurimit i normës olimpike paraqet një sukses në vete për të treguar nivelin e saj sportiv. Fakti se ajo është ndër 5 më të mirat në botë e bën atë model të rëndësishëm të sportistes që ajo është. Humbjet janë pjesë të garave dhe i kanë ndodhur edhe kampionëve të mëdhenj. Gjithsesi ajo me moshën e re që ka, 21-vjeçare, ka para vetes në afatin e moshës së paku edhe dy Olimpiada, madje ndoshta qysh të ardhshmen në Rio de Janeiro të Brazilit, më 2016 edhe me flamurin e Kosovës.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,580
Pikët
113
Përgjigje e: Humbje dëshpëruese e Majlindës në Olimpiadë

Sukses heren tjeter.
 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,266
Pikët
0
Përgjigje e: Londër 2012: Interesante nga lojrat olimpike



Përvec garave interesante dhe rezultateve të përditshme që shohin në Lojrat Olimpike Londër 2012, gjithsesi se ka edhe momente tjera që tërheqin vëmendjen e opinionit. Kështu, kampioni i ri olimpik Ivan Uhov në të kaluarën ka qenë nën ndikim të madh të alkoholit. Në peshëngritje për pak sa nuk pësoi gjermani Shtajner, që duroi mbi vete 196 kilogramë, ndërsa storje interesante sjellin 7 sportistë kamerunas, të cilët kanë vendosur të ‘ikin’ nga fshati olimpik në Londër, duke mos dashur të kthehen në vendin e tyre.

DIKUR PIJANEC, TANI KAMPION OLIMPIK

Atleti rus i cili Ivan Uhov, i cili mbrëmë fitoi medalje të artë në diciplinën kërcim për së larti dhe solli gëzim të madh për Rusinë, paraprakisht disa vite me radhë ishte shembull i keq dhe turp për atletikën ruse. Për shkak të shprehisë që të konsumojë alkohol para garave të rëndësishme, Uhov para tre viteve në mitingun e Lozanës doli në pistë totalisht i dehur. Kuptohet pasoi pezullimi i tij, ndërsa pamjet e paraqitjes së tij u bën hit në gjithë botën. Njëkohësisht, Uhov u pezullua edhe nga Federata Ruse e Atletikës, mirëpo më vonë i’u lejua që përsëri t’u kthehet garave. Uhov, asokohe arsyetohej se ka konsumuar alkohol për shkak të tremës së madhe që ka ndjerë para paraqitjeve të tij. Mbetet e paqartë nëse edhe mbrëmë Uhov kishte konsumuar alkolhol, mirëpo definitivisht kishte paraqitje të shkëlqyeshme, duke kërcyer 238 centimetra, pesë më shumë se amerikani Kinard.

196 KG NË KOKË

Gara e peshëngritjes në Lojrat Olimpike Londër 2012 mundej të rezultonte fatale për gjermanin Matijas Shtajner. Edhe pse në të kaluarën ai ka ngritur edhe mbi 200 kilogramë, kësaj rradhe nuk mundi të kalojë kufirin e 196 kilogramëve. Dhe jo vetëm kaq, pasi që gjithë pesha që ai kishte në duar i ra në kokë dhe përmes qafës përfundoi mbi këmbët e Shtajnerit. Fillimisht pamjet ishin trishtuese dhe mendohej se gjermani kishte pësuar lëndime të rënda, mirëpo për fat të mirë ai shpejt mori veten, u cua në këmbë dhe përshëndeti publikun.

ZHDUKEN 7 KAMERUNAS

7 sportistë kamerunas janë ‘zhdukur’ nga fshati olimpik në Londër dhe për momentin nuk ka informata për vendndodhjen e tyre, ka njoftuar shefi i ekspeditës olimpike të Kamerunit, David Oxhong. Megjithatë nuk bëhet fjalë për ndonjë kidnapin apo akt kriminel, por ‘të humburit’ kanë ikur qëllimisht, duke mos dashur të kthehen në shtetin e tyre ku mbizotron krizë e madhe ekonomike. Në mesin e të humburve janë 5 boksierë, një notues dhe një futbolliste, të cilët kanë vizë qëndrimi deri në nëntor, ndërsa me shumë gjasa këtë hap e kanë ndërmarë me qëllim të vazhdimit të qëndrimit në Evropë, duke mos përjashtuar edhe mundësinë që të kërkojnë azil.

Faton Zylbehari
 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,266
Pikët
0
Përgjigje e: Londër 2012: Interesante nga lojrat olimpike

Lojrat olimpike, shqiptari që po shkëlqen në Londër

Një sportist shqiptar duket se po shkëlqen në Londër, teksa sportistët shqiptarë, pjesë e ekipit olimpik të Shqipërisë, nuk lanë asnjë gjurmë. Donald Suxho, i lindur në Korçë më 1976 dhe i zhvendosur në SHBA në 1996, është një nga shqiptarët e natyralizuar në amerikan, që po lë gjurmë në këtë olimpiadë. Volejbollisti i përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Suxho, deri më tani është shqiptari me i suksesshëm në ‘Londra 2012’.

Në ndeshjet e fundit ekipi amerikan ka fituar ndaj Gjermanisë, fitore që i atribuohet Suxhos falë lëvizjeve të tij. Volejbollisti korçar ka përcaktuar rezultatin në dy setet e fundit, që shënuan dhe fitoren për amerikanët. Pa kësaj fitoreje, SHBA kryesojnë në Grupin B me 6 pikë të grumbulluara, sa ka edhe përfaqësuesja e Brazilit.

36 vjeçari, i cili ka shërbyer si trajner për skuadrën e tij është një profesionist volejbolli dhe një lojtar në ekipin olimpik amerikan.Ai mori pjesë në Lojërat Olimpike 2004 në Athinë në Greqi, po ashtu dhe në Lojërat Olimpike në ‘Londra 2012’. Suxho dhe familja shkuan në Amerikë në vitin 1996 dhe jetonin në Massachusetts. Ai u bë një nga lojtarët më të njohur të volejbollit me një karrierë mbresëlënëse.

Suxho ka luajtur për ekipin kombëtar shqiptar që i vogël nga 1991-1996 dhe kaloi me ekipin kombëtar, ndërsa ishte ende një adoleshent.

 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,266
Pikët
0
Përgjigje e: Londër 2012: Interesante nga lojrat olimpike

SHBA dhe Afrika e Jugut, rekorde botërore në not

Në një zhvillim dramatik në Lojrat Olimpike dje, Xhordan Viber, kampjonia e botës në gjimnastikë, nuk u kualifikua për në finalet e shumëgarëshit.

Viber doli në vend të tretë dje pas anëtareve të skuadrës amerikane, Ali Reisman dhe Gebi Dagllas. Nga secili vend në finale marrin pjesë dy gjimnaste.

Ndërkaq, vendi mikpritës i Lojrave, Britania e Madhe, fitoi medaljen e parë dje, medaljen e agjentë në garën e çiklizmit për femra.

Notarët e Shteteve të Bashkuara dhe Afrikës së Jugut shënuan rekorde botërore. Notari Majkëll Felps fitoi medaljen e 17-të olimpike, një është një më pak nga rekordi të të gjitha lojrave.

Pas dy ditë të plota garash, Kina është në krye me 12 medalje, e pasuar nga Shtetet e Bashkuara me 11 dhe Italia me 7. Japonia dhe Koreja e Jugut kanë fituar nga 5 medalje secila.

 

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,266
Pikët
0
Përgjigje e: Londër 2012: Interesante nga lojrat olimpike

Michael Phelps me i miri i te gjitha koherave “I did it”



Medalje ari ne garen e fundit. Kjo gare ka kurorezuar sportistin me te mire te te gjitha koherave ne lojerat olimpike. Michael Phelps tashme eshte nje legjende. Ai ka deklaruar perfundimin e karrieres se tij. 18 medalje ari ne lojerat olimpike. Tani ai nuk mendon me per sportin.



Gara e fundit per Phelps. Kjo gare beri qe te harroheshin rekordet e shumta boterore te thyera ne ate dite garash ne Londer 2012. Vetem pak minuta me pare skuadra perfaqesuese e notit per femra te USA kishte thyer rekordin boteror ne 4 x 100 stil i lire. Ne konference per shtyp pas perfundimit te gares te gjitha notaret duhet te pergjigjeshin pyetjeve per Phelps dhe jo per arritjen e tyre.

22 medalje olimpike. 18 ari

Notaret amerikane duhet te flisnin per temen e dites, sepse me 4 gusht 2012 ishte dita e fundit e karrieres se sportistit me te madh te gjitha koherave ne lojerat olimpike. Michael Phelps kishte zhvilluar garen e fundit te tij. 4 x 100 metra stil i perzier. Sigurisht qe ai fitoi medalje te arte.

Per te tetembedhjeten here ai fiton nje medalje ari ne lojerat olimpike. Gjate pjesemarrjes se tij ne lojerat olimpike te vitit 2004, 2008 dhe 2012 ka fituar dhe 2 medalje argjendi dhe 2 bronzi. Kjo e con ne 22 numrin e medaljeve te fituara ne total.

Nje rekord qe mendohet te ekzistoje per shume kohe. Rekordi i gjimnastes ruse Larissa Latynina me 18 medalje olimpike qendroi i pathyer per 48 vjet. Por rekordi i Phelps?



Nje inspirim per adoleshentet


“Kur e kam takuar per here te pare Michael Phelps kam qene 13 vjec. Isha perpara tij dhe isha skuqur e tera. Zoti i madh, perpara meje eshte Michael Phelps. Sot them ja ku eshte Phelps. Njohja personale me te dhe mundesia qe mu dha per te pare nga afer se si ai u shnderrua ne sportistin me te mire olimpik te gjitha koherave ishte shume inspiruese per mua”.

Ajo eshte vetem 17 vjec dhe ne lojerat olimpike te Londer 2012 ka fituar 4 medalje ari dhe nje bronzi. Eshte Missy Franklin qe mund te quhet notarja me e suksesshme e Londer 2012.

Nese inspirohesh nga Phelps duhet te behesh si Missy. “Vetem te shohesh se si ai noton dhe rreshket ne uje eshte nje kenaqesi e madhe. Nese e sheh per here te pare menjehere mendon se ky njeri ka lindur per te notuar”, shton Missy.



Pekin 2008. Phelps thyen rekordin e Spitz


Ishte vetem 15 vjec kur mori pjese ne lojerat olimpike te Sidnei 2000. U be notari me i ri i te gjitha koherave qe perfaqesonte Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne lojerat olimpike. Nuk arriti te fitoje medalje.

Ne vitin 2004 ne Athine ishte koha kur notari nga Australia, Ian Thorpe dominonte ne garat e notit, por Phelps 19 vjecar do ta thyente hegjemonine e australianit. Phelps fiton 6 medalje ari dhe 2 bronzi.

Nje yll i ri i notit kishte lindur. Nje yll qe 4 vite me vone do te kthehej ne legjende. Pekin 2008. Phelps merr pjese ne 8 gara dhe fiton 8 medalje ari. Thyhet rekordi i vendosur nga Mark Spitz me 7 medalje ari te fituara ne lojerat olimpike te Mynih 1972.

Mark Spitz pas ketij triumfi e perfundoi karrieren e tij. Edhe pse ishte 22 vjec ai nuk mund te gjente me motivimin e duhur per te vazhduar.



Stervitje e forte


Edhe Phelps pas Pekin 2008 kishte probleme me motivimin. Ai argetohet dhe ben skandale te ndryshme. Por kjo periudhe zgjat vetem 1 vit. Ne vitin 2009 ai vendos qe te rifilloje stervitjen per tu pergatitur per Londer 2012.

“Besoj se une kam qene me i tensionuar per garat e tij se sa vete Phelps. Jam stervitur me te dhe e kam pare nga afer se sa shume ka punuar ai”, deklaron partnerja e tij e stervitjes Schmitt. Ajo e inspiruar nga Phelps ka fituar 3 medalje ari, 1 argjendi dhe 1 bronzi.

“Phelps ka perhere nje buzeqeshje ne fytyre”


Ne Londer Michael Phelps vjen ne formen e tij me te mire pas stervitjes se forte. Edhe pse ne garen e 400 metrave ai renditet i katerti dhe nuk fiton medalje, ne garat e tjera ai arrin te fitoje 4 medalje ari, dhe 2 argjendi. Ai ka arritur te ktheje garat e notit ne nje spektakel, ashtu si ne Athine dhe Pekin.

“Ne keto lojera ai tregoi qe eshte nje lider i vertete. Jo per shkak te fitoreve te tija por menyra se si sillej kur renditej i dyti. Ai perhere buzeqeshte dhe dukej se po i shijonte ne maksimum keto gara”, shprehet 3 here kampionia olimpike ne Londer, amerikania Dana Vollmer.



Phelps: “Nuk kam arsye per te vazhduar karrieren”


Ne konferencen per shtyp, notaret e perfaqesueses amerikane kane folur per veten e tyre dhe per Phelps. Kjo deri ne momentin kur ne salle hyn vete Phelps me nje trofe ne dore dhe me nje buzeqeshje ne fytyre. Po perse nje sportist i tille vendos te perfundoje karrieren e tij ne moshen e tij dhe ne kulmin e suksesit? Ai eshte me i mire ne bote, perse duhet ta beje kete? “Une kam bere ate qe doja. Une dhe trajneri im Bob Bowman kemi arritur cdo objektiv qe deshironim. Tani nuk shoh me asnje arsye per te vazhduar karrieren. Eshte kohe per te bere gjera te tjera”, deklaron Phelps.



Krahasimi me Michael Jordan


Phelps i cili ato qe perjeton i shkruan ne ditar, per kete arritje te madhe te karrieres se tij ka shkruar thjesht ‘I did it’. Ia dola.

Versionin paksa me te gjate ai e shpjegon ne konference per shtyp. “Une kam bere gjera qe askush nuk i ka bere me pare. Ky ishte objektivi im. Eshte nje cmenduri qe te shohesh statistikat dhe te mesosh se jam sportisti me i mire i te gjitha koherave ne lojerat olimpike. Une kam pasur perhere si idhull Michael Jordan sepse ai ka qene basketbollisti me i mire i te gjitha koherave, tani une jam notari me i mire i te gjitha koherave”.

Nese dikush do te thyeje rekordin e tij kjo eshte nje pyetje qe eshte e veshtire te marre nje pergjigje. 22 medalje jane nje numer gjigant. “Askush nuk mund te arrije dhe te kaloje kete rekord te Phelps. 22 medalje jane shume”, deklaron Missy Franklin.

Rikthim? Phelps e mohon

Nese askush nuk mund te jete trashegimtari i tij atehere mbase ai vazhdon? Gazetaret amerikane e pyesin menjehere partneren e tij te stervitjes nese Phelps mund te rikthehet te garon ne lojerat olimpike te Brazil 2016. “Do te ishte fantastike”, pergjigjet notarja e re Allison Schmitt. Kur kjo pyetje iu be kolegeve te Phelps qe fituan medaljen e arte ne stafeten 4 x 100 metra, eshte vete rekordmeni olimpik qe pergjigjet. “Une nuk do te rikthehem. Perse duhet ta bej kete? Une e kam mbyllur karrieren time ne menyren qe deshiroja”.



Phelps - planet e tij per te ardhmen


Notari Michael Phelps, sportisti me i dekoruar ndonjehere, thote se i ka arritur te gjitha qellimet dhe endrrat e tij ne sportin e notit dhe tani deshiron te shijoje jeten. Phelps mban tani 3 rekorde Olimpike - fitues i 22 medaljeve olimpike; fitues i 18 medaljeve te arta; fitues i 8 medaljeve ne nje olimpiade te vetme - Pekin 2008.

Kur u pyet ne nje konference shtypi ne Londer se cila medalje ishte me e rendesishme, Phelps permendi medaljen e arte qe fitoi ne Lojerat Olimpike te Athines ne vitin 2004, ne garen 400 metra. “Kjo eshte medalja ime e pare olimpike. Imagjino te qendrosh ne krye te podiumit e te degjosh himnin kombetar qe luhet vetem per ty. Ishte nje nga momentet me te paharrueshme te jetes sime.” Atehere Phelps ishte 19 vjec.

Phelps thote se qellimi i tij ne Londer ishte per te thyer rekordin e te gjitha koherave per nga numri i medaljeve olimpike, por ai u merzit shume pas daljes ne vend te katert ne garen individuale 400 metra. Megjithate besimi iu rikthye pas fitores se medaljes se arte ne garen 200 meter.

Ne moshen 27 vjecare, Phelps tani ka dale ne pension persa i perket notit. Ai thote se synon te mbetet i angazhuar me fondacionin e tij qe inkurajon te rinjte per te notuar. Pertej kesaj, ai thote se vetem deshiron te argetohet. “Nuk ndjej ndonje frike rreth se ardhmes. Kam notuar per 20 vjet dhe kam qene ne gjendje te perqendrohem ne qellimin tim. Edhe tani kam besim tani se mund te permbush cdo qellim qe i ve vetes.”

Phelps thote se para se te kaloje ne fazen tjeter te jetes se tij, do t'i duhet pak kohe per t'iu pershtatur gjendje se tij te re - te pajtohet me rendesine e arritjeve te tij olimpike.


infoalbania
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,580
Pikët
113
Atalanten nuk e pashe por............10 euro qe del kampion me kuoten 35.

Atalanta30,034,035,035,0
30,026,035,034,031,0

Tashti..........perse GORJA Nr-2,eshte me favorit se REDS dhe Reali NUK e di.
Apropo..............
OSE Po.....
YESSSSSSSSSSSSSSSSSSSSS.
PS.....e kena kqyrna qe kinse ishte e dopuar.
FAZIT: naten e mire.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,580
Pikët
113
Nje tjeter FEMER nga LINDJA....
Quhet APET=SHKOLLE...........NATYRISHT dhe TALENT+SAKRIFICA.
FAZIT.............Die Eisschnellläuferin Claudia Pechstein ist die erfolgreichste deutsche Wintersport-Olympionikin e...............te GJITHA VREMENA-ve.
PS....ne moshen 45 vjece,merr cfar <droge> te duash,NUK del dot e PARA.
HUT AB....ZONJA POLICE und
Herzlichen Glückwunsch zum Geburtstag.
AproPO.....nuk asht komuniste...ju DARAT.
 
Top