• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lorik Cana: Shumë e vështirë ta gjej një vajzë shqiptare

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Cana, futbollisti i shkëlqyer i “Sunderland” me një karrierë për t’u pasur zili, ndodhet këto ditë pranë Kombëtares shqiptare, ku do të luajë në ndeshjen miqësore me Malin e Zi ditën e martë.


Cana në një intervistë të gjatë për “Bluetooth” ndan me lexuesit disa nga çastet më të bukura të jetës së tij si futbollist profesionist. I pyetur për një dashur angleze, nëse ekziston një e tillë, Cana thotë se nuk pëlqen të flasë për marrëdhëniet me femrat, por shpreson që të martohet me një vajzë shqiptare.

Shpresoj, shpresoj! Ashtu e kam dëshirën, por sa më shumë vitet kalojnë, aq më shumë e shoh që është e vështirë, sepse jetoj jashtë vendit dhe nuk takoj as shumë goca shqiptare, kështu që është e vështirë, jashtëzakonisht e vështirë”. Në një rrëfim të sinqertë, Cana pohon se ka pozuar nudo dhe se e ka bërë për bamirësi. “E kam bërë me Parisin, tani, nuk kam qenë komplet nudo.

Kam qenë nudo, por organet intime i kam mbuluar e atëherë kam qenë i ri, kam qenë 20 vjeç”. I pyetur nëse do ta bënte sërisht “Pfff, në qoftë se mban një lloj intimiteti po, por kështu komplet nudo jo, mund të jesh nudo, por të mbash një intimitet. Në qoftë se është për një gjë të rëndësishme. Në atë kohë ka qenë për bamirësi dhe e kam bërë”.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top