• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lufta për të vërtetën, autopsia e një sistemi..

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
10,916
Pikët
113
Ju lutem, hiqeni nga ekrani këtë klloun!

14:27, 06/10/2019
Nga Ermal Mulosmani.

U bë ca kohë që zv/Kryeministër i Shqipërisë është emëruar Erion Braçe, një emër i spikatur i Partisë Socialiste në vite, i papërfolur për afera korruptive apo skandale, por gjithmonë qesharak në daljet televizive.


Sapo i vjen një kamera përballë, Erioni skërmitet, është i mllefosur, dikush ia ka helmuar ditën…


Në periudhën që ishte në Opozitë edhe e kuptoja. Mendoja se i vinte nga abuzimet e pushtetit të atëhershëm dhe nga përkushtimi që kishte për zgjedhësit. Gjithsesi, gjuha e trupit të tij, ngërdheshjet e kërcënimet, lëvizjet e shpeshta të syve majtas djathtas, gishti tregues që lëvizte po aq sa sytë, sharjet dhe vulgariteti i denjë për një çerr lagjeje, e kishin kthyer në një qenie tmerrësisht antipatike dhe qesharake.

Kontrasti që krijohej mes trupit të tij të imcak dhe shkumëzimeve titanike, përpëlitjet e tij “si zorra në prush” dhe ecjet si ai pordhaci që mendon se ua dha turinjve kundërshtarit dhe i takon të “ngrefet”, bënin që pakkush ta merrte seriozisht.

Djali im argëtohej pafund me të. Gjente video të tij në youtube, ua hiqte zërin dhe shkrihet së qeshuri. Një lloj relaksi pas shkolle.

Programet e humorit e kishin personazh të preferuar, ishte kthyer në një klloun që argëtonte shqiptarët.

Edhe Kryeministri me siguri argëtohej kur e shihte si merrte flakë. Por sensi i humorit të Kryeministrit nuk është si i ne të tjerëve. Ai, “kllounin” e bën zëvendës Kryeministër!

Një ndër qëllimet e emërimit të Braçes, jam i sigurtë për këtë, është edhe kontrasti që krijohej mes shefit dhe zëvendësit. Sa më i shkurtër dhe i imët zëvendësi aq më gjigand e mbinjerëzor duket Shefi!

Qasja e Erionit-zv/Kryeministër nuk ka ndryshuar. Ai vazhdon të skërmitet megjithëse socialistët kanë hyrë në vitin e shtatë të pushtetit. Ai u vërsulet shtetasve që i qeveris në FB, Instagram, në televizor. Mendon që mund ta ndajë jetën personale me atë të publike. Në jetën private mund të jetë çerr, çerr-ultras, mundet t’u thotë shtetasve që qeveris “ju jeni e zeza”, “ta mbani ne goje emrin tim sa te doni; tju rrije mire e ta keni gojen plot!”. Sepse mendon që Erioni pasditeve është çerr-ultras ndërsa në mëngjes është zëvendës Kryeministër!

Askush nuk i thotë “Boll more koqe se le nam, je i njëjti njeri”.

E kështu ai merr përpjetë. Kryeministri gajaset kur e sheh, e ndërsen duke i dhënë në dispozicion televizionin e tij privat… Duket sikur i thotë : “Vazhdo bjeru se mirë e ke”!

Dje e pashë në televizor. Doli prapë i mllefosur dhe shau mbarë e prapë një prokuror të Durrësit që kishte burgosur një zyrtar. Skërmitej çdo sekondë. Vibrimet e frekuencës së zërit të tij mund të krahasoheshin me hetuesit e kohës së komunizmit kur përballë kishin kriminelët më ordinerë.

Ishte në televizor, në frekuencë publike! Po çfarë kishte ndodhur?

Ky karagjoz kishte shkuar vetë në Gjykatën kur gjykohej zyrtari i shtetit. Donte të ishte vetë i pranishëm sepse nuk mund t’ia besonte ndonjë nëpunësi të vet këtë detyrë. Zv/Kryeministri ulet në sallë, diku në fund, mbante shënime dhe jepte intervista pas gjyqit!

Ku e akuzonte Prokurorin e çështjes si kriminel dhe gjykatën që e kishte pranuar akuzën pa prova. Këtë nuk e bënte avokati i zyrtarit por zv. Kryeministri! Mendova me vete, në një çështje tjetër do vijë vetë Shefi i Madh e do ulet në fund të sallës së gjyqit.

Ça ka këtu, gjyqi është publik – mund të thotë edhe Kryeministri?!

Këta janë çmendur! Ky nuk qenka presion nga ekzekutivi?! Nuk ka folur Zv/Kryeministri por çerri ultras?! Kujt po i bërtiste? Kujt Erion?! Kujt zoti zëvendës Kryeministër?! Kush të ka borxh që na del në televizor e na bërtet? Po i bërtisje Prokurorit? Po me ç’të drejtë? A ka institucione që i rregullojnë këto punë apo duhen kërcënimet “live” në televizion?

Është Prokurori i lidhur me bandat? Po Gjykatësi pse nuk e liroi në sallë atëherë zyrtarin?! Nëse edhe ai është i korruptuar, a e di ti zoti Zëvendës Kryeministër që këta prokurorë e gjykatës, kanë dhënë me qindra e mijëra vendime si ky që asistove ti. Po ata të tjerët, kush do t’i mbrojë, ti do shkosh në çdo gjyq?!

A nuk ka institucione ku mund të parashtrosh këtë çështje? Ju e keni marrë përsipër Reformën në Drejtësi, i keni formuar Komisionet e Vetingut. Nxirreni pra, hiqjani gangrenën popullit. Keni parë ndonjëherë një zyrtar kaq të lartë t’i hakërrehet popullit në televizion?

Ky ishte një karagjozllëk i tmerrshëm i një zyrtari shumë të lartë e po kaq qesharak.

E kuptoj shumë mirë dëshirën e televizioneve për ta pasë Erionin në kronikat e lajmeve. Edhe djali im e pëlqen se e ndjek në versionin “mute”. Por, ju lutem, mos abuzoni me audiencën, hiqeni nga ekrani këtë klloun.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,018
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
"ENI TE VAJTOJME SHQIPËRINË - HAVZI NELA
( fragment )
Eni ju o motra , eni ju o gra
Eni ju o vasha , qe dini me qa
Eni ju reçjanka , vajtimtare n'za
Eni t'marrim vajin , sot hije na ka
Eni gjithe s'bashku , le t'a shpallim zine
Me gjamë e me kuje t'a vajtojme Shqipnine
Le t'a qajme me lot , ta qajne pa pushu
Me afshin e zemres , te rrezojme gur e dru
Le t'a qajme kete nane , le t'a qajme kete bije
Le t'a qajme kete nuse pa foshnje ne gji
Le t'ia heqim vellon , stolisjet e kota
Le t'ia zbulojme shtatin , t'a shohe gjithe bota

Nda e përçundue , larg prej shoqesh tjera
Shikoni si dergjet , si lengon e mjera
Mundohet qyqarja , rron me shpirt ndër dhambë
Banditet e vendit e kan vu nën kambë
E mposhten , e shtruen , me hekur e zjarr
Neronet e kohes ia bane jeten varr
E veshen me gjemba , me tela e ferra
E kyçen nga brenda , se lanë as te dera
N'dere , as ne dritare , se lanë me pa fare
Ia kane qepë syte , per faqe te zezë e m

Lidhun me zinxhire , shkoqun krahe e flete
Ne diten plot diell , ne lumë e terr ka mbete
E thithen shushunjezat , i ligu mizori
E thane , e ćnderuan , epshori e hori

A e dini shqiptare , ç'ngremine kemi ra
Hangrem njeni-tjetrin , u mbytem vella me vella
Hangrem njeni-tjetrin me kurthe e t'pabese
Me thase e intriga shamata rri ndeze

O Zot , çka po heqim , cfare na shohin syte
S'na gezohet mbramja , as kur zbardhen drite
S'na tremb burgu , plumbi e as litari
Kur na shkel me kambe , na zhagmit zuzari
Ngrehuni o vllazen , ngrehuni o shoke
Ngrehuni shqiptare sot te gjithe ne kambe
Nuk rrohet me zor , nuk lihet kjo nane
A lulezon dheu pa diell e hanë?
Jo jo , nuk durohen sarhoshet e marrë
Banditet e vendit ti shporrim sa me pare
Seline e pergjakun , ta bejme rrafsh me token
Ngrehuni o vllazen , ngrehuni o shoke

A jeton shqiponja e shembun pertoke
Thye krahe e pende , lidhun kamb e koke?
A jeton kjo zonje ne llum e batak
Ne lengim e vaj , e mbytun ne gjak?

Ku e keni trimnine , krenarine e pare?
A jeni sot te denje te quhemi shqiptare?
A do ta lemë veten , Shqipnine ne kafaz
Ne det plot stuhi me dallge me u perplase?

Shikoni rreth e rrotull , shikoni prane nesh
Shihni popujt tjere me ç'gjuhe mirren vesh
Kane shpallur miqesine , vini vesh ksaj fjale
Po kapen dore per dore , po hyjne ne nje valle
Asht vallja e re , krejt ndryshe nga tjetra
Asht vallja hirplote qe i sheron plaget e vjetra
( Burrel , shkurt 1977 )"
 
Last edited by a moderator:

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
10,916
Pikët
113
Regjisori ‘ia numëron’ të gjitha Ramës: Zgjodha të jem ‘Sokrat i vuejtun’, jo derr i pakënaqun e budalla…

Regjisori dhe një prej aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Kastriot Çipi, përmes një postimi në rrjetet sociale, shpërthen ndaj kryeministrit Edi Rama.

Çipi rëndit të gjitha rastet kur ka dalë në mbrojtje të Teatrit e të gjitha rastet kur kreu i qeverisë ka heshtur.

Sipas regjisorit, ai ka zgjedhur të jetë “Sokrat i vuejtun” e jo “derr i kënaqun”, siç është Rama në optikën e tij.

“Kam zgjedhur të jem “Sokrat i vuejtun”, jo derr i pakënaqun e budalla, përballë derrit të kënaqun e “bir kurve”!”, shkruan ndër të tjera Kastriot Çipi.
Postimi i plotë i regjisorit:

Unë dola kundër Ligjit “Rama” për Teatrin, në vitin 2000. Ai heshti. Unë humba vendin e punës. Ai jo.

Unë dola kundër projektit të Ramës për ndërtimin e kullës në truallin e Teatrit Kombëtar, në vitin 2002. Ai heshti prapë. Unë isha pa punë, ai gjithmonë në punë.

Unë dola kundër projektit të Ramës për teater me kulla në truallin e Teatrit Kombëtar, në vitin 2018. Isha prapë pa punë. Ai në të njëjtin vend pune.
Këtë herë bëri sikur ishte me mua. Erdhi në protestë. Ulëriti. Shau me fjalor vulgar Ramën dhe një koleg që e mbështeste atë. Kërcënoi me dhunë fizike. Unë nuk shava, nuk uluriva dhe nuk kërcënova. Thashë vetëm se do të jem aty, kundër shembjes, si 20 vjet më parë.

Pastaj ai doli në foto, i zgërdhirë, me qenin e sulmit të Ramës. Të nesërmen vuri kapelen e muratorit në kokë dhe inspektoi punimet në stadiumin me kullë. Unë mblodha prapë firma për peticionin e artistëve kundër shembjes, si në 2002. Denoncova prapë në media.

Tani, pas më shumë se një viti, unë jam ende pa punë. Ai vazhdon të mbajë të njëjtin vend pune. Veç rrogës, merr edhe honorare. Sepse për të ka financime projektesh, për mua jo.

Nuk ia kam zili që është “derr i kënaqun”, sepse kam zgjedhur vetë të jem “Sokrat i vuejtun”.

Por nuk mund ta pranoj ta kem pranë asnjë çast. Ky është shpërblimi i vetëm që kërkoj për vuajtjet e mia. Derri le të zhdëpet duke ngrënë e të zhgrryhet në llucën e tij, por jo aty ku unë protestoj prej një viti e gjysmë!

Kam zgjedhur të jem “Sokrat i vuejtun”, jo derr i pakënaqun e budalla, përballë derrit të kënaqun e “bir kurve”!
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,018
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.


Kim Mehmeti

Problemi i Shqipërisë nuk është pse atë nuk e do Evropa, por pse Piktori e bëri shtet që të mos e duan edhe shqiptarët
Shkruan: Kim Mehmeti
Shqipëria nuk është e rrezikuar nga ambiciet e një Kryeministri që donë t’i kontrollojë të gjitha, por nga një ‘Piktor’ i dështuar dhe i frustruar që nuk mund ta kontrollojë vetveten.
Shqipëria u bë vend ku ka kush të vdes, por ku s’ka kush të të varrosë sepse aty është e turpshme të turpërohesh dhe pse thuajse çdo gjë në atë vend funksionon sipas logjikës: “Të gjithë qelbësirat tona, kundër plehut të tyre”.
Po pra, Shqipërinë nuk e dëmtojnë armiqtë e jashtëm, por patriotët e brendshëm të ‘Rilindjes’, të cilët atë e shohin si lopë të cilën duhet ta ushqejë populli, e ta mjelin ata.
Dhe Shqipëria nuk vuan pse ajo nuk ka njerëz të ndershëm e të vlefshëm, por pse në atë vend, më e nderuar dhe më e paguar është një dele që për çdo natë del në televizor, se sa një mësues fshati që ka në dorë ardhmërinë e vendit.
Në Shqipëri kurrë nuk do ketë zgjedhje të parakohshme, sepse aty çdo gjë është e jashtëkohshme dhe nuk i takon as të sotmes, as të ardhmes e as të shkuarës, por pashpresës.
Dhe problemi i Shqipërisë nuk janë vetëm elitat e gjithëllojshme tona të korruptuara, por edhe të gjithë ne që nuk shohim se mëmëdheu është shndërruar në një atelie ku ‘Piktori’ i ndërron brekushet e veta dhe ku prej moti e ka hapur ‘ekspozitën’ e pandjeshmërisë sonë të turpshme ndaj fatit kolektiv.
Andaj, problemi më madhorë i Shqipërisë nuk është pse atë nuk e do Evropa, por pse ‘Piktori’ e bëri atë shtet që të mos e duan edhe shqiptarët.
Dhe andaj Shqipëria do vazhdojë të mbetet vend kryesisht i banuar nga të pakënaqurit, por të cilët nuk e kanë kuptuar se pakënaqësia dhe revolta që nuk shndërrohet në veprim, përfundojnë ose në vajtim, ose në nënshtrim, se aty ku pakënaqësia mbetet vetëm lotëderdhje dhe vuajtje e heshtur, njeriu ose pajtohet të jetojë me të keqen, ose ndërmerr atë që bëjnë të rinjtë e mëmëdheut: ikin nga hapësirat ku sundojnë vrastarët e shpresës, ku fatin e të ndershmëve e përcaktojnë hajdutët dhe kriminelët dhe ku, njerëzit pajtohen që të keqen e sotme, ta arsyetojnë e ta mbulojnë me fatkeqësinë e djeshme!
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
7,201
Pikët
113
"Si ka mundesi qe Shqiperia i ka rrogat me te uleta se Maqedonia, Mali i Zi apo Kosova, nderkohe qe ka me shume pasuri natyrore per fryme se Gjermania apo Italia?

Si ka mundesi qe ne vendin tone ka 500 mije njerez qe jetojne me 2$ ne dite, nderkohe qe nga nentoka jone nxirret cdo vit 1 milion e 400 mije ton nafte dhe 1 milion e 300 mije ton krom? Ku shkojne keto para? Pse nuk shkojne per shqiptaret e zakonshem?

Si mund te jemi ne vendi me i varfer ne kontinent, kur ne kemi rezerven e dyte me te madhe te ujit, dhe vendburimin me te madh në shtrirje te naftes ne Evropen kontinentale?

Ky vend nuk eshte i varfer. Ky vend eshte vetem i vjedhur."
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
10,916
Pikët
113
622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE në dekadën e fundit
TREGU
Nga Klodiana 2 orë më herët0


Janë 622 mijë shqiptarë që në dekadën e fundit (2008-2018) kanë marrë leje qëndrimit në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor. Numri më i lartë i lejeve të dhëna ka qenë në periudhën 2008-2010, ku rekordi është në vitin 2008 me gati 100 mijë lekë, për të zbritur në 75 mijë në 2010-n, që përkon dhe me emigracionin e lartë të asaj kohe.
Më pas është shënuar një rënie e ndjeshme e lejeve, ku minimumi u arrit në 2013-n, me rreth 31.2 mijë leje. Rigjallërimi i ciklit të emigracionit shënoi dhe rritjen e lejeve në viet e mëpasshme, duke arritur në 2018-n, me rreth 62.5 mijë të tilla, niveli më i lartë që nga viti 2010.

Sipas shteteve, rekordin e mban Italia, me 308 mijë leje të dhëna në dekadën e fundit, ose rreth 50% të totalit. Në vend të dytë është Greqia, me 224 mijë lekë (36%). Nga të dy këto shtete ka një rënie të ndjeshme të ndjeshme të lejeve të qëndrimit vitet e fundit në raport me periudhën 2008-2010. (shiko grafikët e lejeve nga Greqia e Italia).

Në të kundërt, rritje të ndjeshme vitet e fundit ka shënuar dhe Gjermania, që ka dhënë gjithsej 28 mijë leje, nga të cilat 10 mijë i ka dhënë vetëm në 2018-n. Gjermania së fundmi është kthyer në destinacion të preferuar të profesionistëve shqiptarë, pasi për shkak të mungesës së fuqisë së kualifikuar punëtore, ekonomia më e madhe e Europës po josh infermierë, IT, inxhinierë (shiko grafikun më poshtë, lejet e qëndrimit dhënë nga Gjermania). Mbretëria e bashkuar është në vend të katërt me mbi 3 mijë lejë në vit gjatë 2017-2018 (total gati 20 mijë). Më pas renditet Franca, me 10.7 mijë leje, ku dy vitet e fundit janë dhënë rreth 2 mijë leje në vit.

Lejet e dhëna të vitin 2018 rriten me 20%
Në Bashkimin Europian vetëm për vitin 2018 janë dhënë 62,525 leje qëndrimi për herë të parë për shqiptarët, duke shënuar kështu një rritje me 20% në krahasim me një vit më parë. Në 2017-n, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat janë dhënë rreth 51 mijë leje qëndrimi. Në Itali dhe Greqi, shqiptarët janë popullsia e parë për nga numri i lejeve të dhëna. Kështu, Greqia në total ka dhënë për të huajt 35,571 leje qëndrimi, prej të cilave 16,900 janë dhënë për shqiptarët, apo rreth 47%. Ndërsa në vend të dytë renditen Kina me 12.7% dhe Gjeorgjia me 6.9%.

Në vendin tjetër fqinj, Itali, janë dhënë në total mbi 238 mijë leje qëndrimi, ku edhe këtu shqiptarët zinin vendin e pare me 23,147 leje qëndrimi, apo 9.7% e totalit, duke u pasuar nga marokenët me 20 mijë leje qëndrimi dhe nigerianët me gati 15 mijë leje. Në të gjithë bashkimin Europian janë dhënë në total 3,2 milionë leje qëndrimi. Pjesa më e madhe e tyre janë dhënë për arsye familjare me rreth 28.4% të totalit, ndërsa në vend të dytë renditen arsyet e punësimit me rreth 27.5% të totalit, të ndjekur nga arsyet e shkollimit apo rreth 20%, ndërsa arsyet e tjera zinin rreth 24%.

Për sa i përket lejeve të dhëna për shqiptarët, në vitin 2018 rreth 34 mijë leje qëndrimi janë dhënë për arsye familjare, ku njerëz që punojnë dhe jetojnë në BE, marrin dhe familjarët e tyre. Në vend të dytë renditet lejet e qëndrimi për arsye punësimi, ku Be-ja dha 9900 leje, rreth 76% më shumë se një vit më parë. Lejet e dhëna për arsye të tjera ishin në total 15597 leje qëndrimi, apo 245 e totalit. Ndërsa për arsye shkollimi në 2018-n u dhanë 2587 leje. Rreth 65% e lejeve në total ishin në Itali dhe në Greqi, ndërsa një peshë të konsiderueshme zinin dhe lejet e dhëna nga Gjermania, përbënin rreth 17% të totalit të lejeve. /Monitor
 
Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
4,721
Pikët
63
"Si ka mundesi qe Shqiperia i ka rrogat me te uleta se Maqedonia, Mali i Zi apo Kosova, nderkohe qe ka me shume pasuri natyrore per fryme se Gjermania apo Italia?

Si ka mundesi qe ne vendin tone ka 500 mije njerez qe jetojne me 2$ ne dite, nderkohe qe nga nentoka jone nxirret cdo vit 1 milion e 400 mije ton nafte dhe 1 milion e 300 mije ton krom? Ku shkojne keto para? Pse nuk shkojne per shqiptaret e zakonshem?

Si mund te jemi ne vendi me i varfer ne kontinent, kur ne kemi rezerven e dyte me te madhe te ujit, dhe vendburimin me te madh në shtrirje te naftes ne Evropen kontinentale?

Ky vend nuk eshte i varfer. Ky vend eshte vetem i vjedhur."
Keto dukuri mundesohen prej korrupsionit, prej efekteve degjeneruese te njeriut te ri te diktatures, prej "sifateve" qe kemi ndaj njeri-jatrit, per te nxjerr nje sy per ta ber krejt te verber komshiun, per tu bere me kedo te huaj vetem per te kenaqur nevojat e deshirat tona imediate pa menduar per me tutje, per t'i lene fqinjet e te huajt te livadhisin si iu ka enda ne trojet tona ne b/punim me nje ser shqiptaresh qe ia kan shitur shpirtin shejtanit.
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
9,346
Pikët
113


Pesë rastet kur Rrajat tronditën opinionin publik
11:46, 05/11/2019

Kur kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje Rrahman Rrajën, deputetin e tij në zonën problematike të Fushë Krujës, la të kuptohej se ai ishte një njeri që po i binin në qafë më kot.

Megjithatë emrat e Rrajave nisën të lakohen gjithmonë e më shumë duke treguar qartë se sa e rrezikshme është simbioza e krimit me politikën.
Fillimisht opinioni publik mësoi për ta kur djali i deputetit, Rexhep Rraja, u akuzua se kishte dhunuar barbarisht ish- të dashurën, ndërkohë që policia nuk kishte lëvizur për të mbrojtur vajzën me emrin Xhisiela. Pikërisht kur opinioni publik i tronditur u vendos në krah të Xhisielës, kjo e fundit vendosi të mbronte ish- të dashurin e saj.

Pasi kjo histori u ftoh duke u lënë shqiptarëve një shije të hidhur, një video do trondiste opinionin publik. Një person do dhunonte një grua në mes të Tiranës. Sërish policia nuk reagoi edhe pse ishte e pranishme. Protagonist i dhunës ishte Ramazan Rraja, nip i deputetit socialist. Ashtu siç ndodh rëndom, për ngjarjen nuk u fol më shumë se tre ditë.

Për Rrajet nuk do flitej më deri në fillim të nëntorit. Të hënën e parë u raportua se ishte vjedhur filiali i Postës së Krujës, duke marrë plot 110 milionë lekë dhe një sasi valutë. Drejtori i postës? Vëllai i deputetit Rraja, Xhelali.

Pa u shuar akoma diskutimet për këtë ngjarje, mediat raportojnë se është arrestuar edhe Redjan Rraja. Ky i fundit akuzohet për një nga ngjarjet më të rënda të kohëve të fundit, atentatin me armë ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Emri i Redjan Rrajës del edhe në një tjetër ngjarje që tronditi opinionin publik para disa kohësh: vrasjen e Elton Çiços. Edhe pse akuzohej për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngjarjen ku mbeti i vrarë miku i tij Elton Çiço, Rraja u dënua nga Gjykata e Tiranës vetëm me 8 muaj burg. Dy vite më pas, emri i Redjan Rrajës shfaqet në çështjen “Xhisiela”, ku i përfshirë ishte kushëriri i tij, Rexhep Rraja. Oficeri Emiljano Nuhu përmendi emrin e Redjan Rrajës si një prej nipërve të deputetit Rraja që e kishte kërcënuar për shkak të hetimeve që po kryente pas denoncimit të shtetases Xhisiela Maloku.

© SYRI.net
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,547
Pikët
113
Kush do jete zgjidhja??????????????????????????????????????????????
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,547
Pikët
113
Ne kto 10 minuta keni=AUTOPSINE apo 26.20-36.20.

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=P2NmbiYMRsI[/ame]

Pastaj na duan miqte apo jo kete nuk e dime(sipas meje).

-paqe-
 

Si Bora

V.I.P
Anëtar
Sep 27, 2014
Postime
22,602
Pikët
113
Ish një grua sot në urbanin e Kombinatit, që e mori te spitali. Pasi hipi në autobus, ndërroi dorën e qeses së madhe që po mbante dhe futi dorën në xhep, nxori 20 lekë. Ia zgjati faturinos dhe i tha se gjysmën që mungonte do ia jepte herës tjetër. Faturinoja solidar nuk ia mori as atë 20 lekësh dhe fytyra e gruas shkëlqeu nga gëzimi. Zuri një kënd në autobus, pranë meje dhe po rrinte. Me fytyrën plot rrudha dhe të dyja duart që mbanin qesen e madhe, ktheu vështrimin nga dritarja e autobusit, prej ku dukej qartë rrëmuja e kryeqytetit me shi.
Pak minuta më vonë, pranë gruas po qendronte një burrë, i cili hipi disa ndalesa më vonë. Gruas iu duk sikur ai zotëria iu ngjesh më shumë seç duhej.

- O zotëri, pa shtyhu çik andej.
- Po mahem, ku t'mahem? - iu përgjigj me pyetje zotëria.
- Ku të duash, mua mos m'u ngjesh këtu.
- Ça t'boj që je gru, se t'ishe burrë, kishim fol nryshe bashkë. Ec tashi.

Dhe gruaja u rikthye me vështrimin nga dritarja. Varfëria e kish bërë paranoiake. Të mos kesh 20 lekë për të plotësuar çmimin e urbanit në një ditë me shi? Kjo të bën të urresh. Mirëpo, e njëjta varfëri të bën të harrosh fajtorin kryesor: shtetin. Është ai që i ka degjeneruar të varfrit dhe ka veshur me diamantë ata pak të pasur. Dhe nuk kërkon askush t'i hiqet pasuria të pasurve, kërkohet minimalisht të bëjnë të gjithë një jetë normale.

Ndodhin përditë historira të ngjashme nëpër urbanet e kryeqytetit. Nëse të paktën një herë në muaj nuk merr urbanin në një ditë me shi, apo të paktën një herë në vit s'ke një hall në gjykatë apo spital, mos gënje veten duke menduar se e njeh Shqipërinë. Çdo gjë tjetër jashtë kësaj është një iluzion; një opium i mpirë nga propaganda.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,018
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Ish një grua sot në urbanin e Kombinatit, që e mori te spitali. Pasi hipi në autobus, ndërroi dorën e qeses së madhe që po mbante dhe futi dorën në xhep, nxori 20 lekë. Ia zgjati faturinos dhe i tha se gjysmën që mungonte do ia jepte herës tjetër. Faturinoja solidar nuk ia mori as atë 20 lekësh dhe fytyra e gruas shkëlqeu nga gëzimi. Zuri një kënd në autobus, pranë meje dhe po rrinte. Me fytyrën plot rrudha dhe të dyja duart që mbanin qesen e madhe, ktheu vështrimin nga dritarja e autobusit, prej ku dukej qartë rrëmuja e kryeqytetit me shi.
Pak minuta më vonë, pranë gruas po qendronte një burrë, i cili hipi disa ndalesa më vonë. Gruas iu duk sikur ai zotëria iu ngjesh më shumë seç duhej.

- O zotëri, pa shtyhu çik andej.
- Po mahem, ku t'mahem? - iu përgjigj me pyetje zotëria.
- Ku të duash, mua mos m'u ngjesh këtu.
- Ça t'boj që je gru, se t'ishe burrë, kishim fol nryshe bashkë. Ec tashi.

Dhe gruaja u rikthye me vështrimin nga dritarja. Varfëria e kish bërë paranoiake. Të mos kesh 20 lekë për të plotësuar çmimin e urbanit në një ditë me shi? Kjo të bën të urresh. Mirëpo, e njëjta varfëri të bën të harrosh fajtorin kryesor: shtetin. Është ai që i ka degjeneruar të varfrit dhe ka veshur me diamantë ata pak të pasur. Dhe nuk kërkon askush t'i hiqet pasuria të pasurve, kërkohet minimalisht të bëjnë të gjithë një jetë normale.

Ndodhin përditë historira të ngjashme nëpër urbanet e kryeqytetit. Nëse të paktën një herë në muaj nuk merr urbanin në një ditë me shi, apo të paktën një herë në vit s'ke një hall në gjykatë apo spital, mos gënje veten duke menduar se e njeh Shqipërinë. Çdo gjë tjetër jashtë kësaj është një iluzion; një opium i mpirë nga propaganda.
Më shumë se varfëria që po vret njeriun në Shqipëri është pasiguria e të sotmes & së ardhmes mbi atë ç'ka shohim, si përballemi me administratën kur ke një problem.
Varfëri ka patur më shumë në 1990 por Shqipëria ishte shumë më e shëndetshme psikologjikisht.
Sot !!!!!!!!!!!!!
Ajo që më shumë po e shkatërron shoqërinë shqiptare brenda kufijëve shtetërorë është të qenurit i dobët përballë krimit që ka kapur pozicionet kyçe në administratë dhe jo vetëm.
Si mundet një mjek me 20 vite shkollë dhe me një eksperiencë në profesion e tij të përballet për zgjidhjen e një problemi me Rr Rrajën dhe nipat e tij !!!!!!!!!!!
Po Sadriu!!!!!!!!
Unë kam punuar tek Connolly në Angli dhe kur pronarët vinin ndonjëherë , gjithmonë ishin korrekt me punëmarrësit.
Provo të kesh një eksperiencë të tillë me punëdhënësit shqiptarë!!!!!!!
Kështu është kur ekonominë e kap maskarallëku dhe padituria.
 
Last edited:

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,547
Pikët
113
Keta mjeket me shkolle.
Keta mesuesit me shkolle.
Keta inxhinieret me shkolle.

Studionin ne ...SHKOLLE.

PS...pastaj manushaqet,butkat,fevzinjte dhe putanat nga scutari KETO=ARRITJE i...SHQETESONIN.
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
7,201
Pikët
113
Sa duheni ju të dy më lart.... s'bëni dot pa njëri jatrin
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,547
Pikët
113
Mark marku profesor..... Imagjino cfar lloj kamikazesh dalin nga ato shkolla, o Zot o Zot 🙏
Dikush ti japi nje varre ne dor se ky vetem per te thy bunkera ben.

Fund jave te mbare,dhe na jepni noi varg te Fishtes.

Ju dua shume

ALE.-paqe-
 
Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
4,721
Pikët
63
Mark marku profesor..... Imagjino cfar lloj kamikazesh dalin nga ato shkolla, o Zot o Zot 🙏
Dikush ti japi nje varre ne dor se ky vetem per te thy bunkera ben.

Fund jave te mbare,dhe na jepni noi varg te Fishtes.

Ju dua shume

ALE.-paqe-
Nuk ban ti per vargjet e Fishtes - - ty asht per me t'dhan ndonji varg me fiq te that, apo mos don hudhra! Edhe kto i ke shum. :d
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
10,916
Pikët
113
Ish një grua sot në urbanin e Kombinatit, që e mori te spitali. Pasi hipi në autobus, ndërroi dorën e qeses së madhe që po mbante dhe futi dorën në xhep, nxori 20 lekë. Ia zgjati faturinos dhe i tha se gjysmën që mungonte do ia jepte herës tjetër. Faturinoja solidar nuk ia mori as atë 20 lekësh dhe fytyra e gruas shkëlqeu nga gëzimi. Zuri një kënd në autobus, pranë meje dhe po rrinte. Me fytyrën plot rrudha dhe të dyja duart që mbanin qesen e madhe, ktheu vështrimin nga dritarja e autobusit, prej ku dukej qartë rrëmuja e kryeqytetit me shi.
Pak minuta më vonë, pranë gruas po qendronte një burrë, i cili hipi disa ndalesa më vonë. Gruas iu duk sikur ai zotëria iu ngjesh më shumë seç duhej.

- O zotëri, pa shtyhu çik andej.
- Po mahem, ku t'mahem? - iu përgjigj me pyetje zotëria.
- Ku të duash, mua mos m'u ngjesh këtu.
- Ça t'boj që je gru, se t'ishe burrë, kishim fol nryshe bashkë. Ec tashi.

Dhe gruaja u rikthye me vështrimin nga dritarja. Varfëria e kish bërë paranoiake. Të mos kesh 20 lekë për të plotësuar çmimin e urbanit në një ditë me shi? Kjo të bën të urresh. Mirëpo, e njëjta varfëri të bën të harrosh fajtorin kryesor: shtetin. Është ai që i ka degjeneruar të varfrit dhe ka veshur me diamantë ata pak të pasur. Dhe nuk kërkon askush t'i hiqet pasuria të pasurve, kërkohet minimalisht të bëjnë të gjithë një jetë normale.

Ndodhin përditë historira të ngjashme nëpër urbanet e kryeqytetit. Nëse të paktën një herë në muaj nuk merr urbanin në një ditë me shi, apo të paktën një herë në vit s'ke një hall në gjykatë apo spital, mos gënje veten duke menduar se e njeh Shqipërinë. Çdo gjë tjetër jashtë kësaj është një iluzion; një opium i mpirë nga propaganda.
Nga e ke marre kete? Nga adriatik dosti,..:p

Cudi si ste jane kundervene rilindasit-party-
 
Top