• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Lufta për të vërtetën, autopsia e një sistemi..

juanito02

V.I.P
Anëtar
Aug 28, 2010
Postime
1,175
Pikët
63
Shqiptaret e Amerikes sdine ku kane koken jo me te ndikojne ne levizjet ne Shqiperi. Shqiptaret e Amerikes i jne turrur cekut te fundjaves e morgixhit dhe shumekush eshte arsimuar e integruar eshte dhe natyralizuar. Per mendimin tim mos prisni ng shqiptaret e Amerikes me shume se nje llaf te mire.
Une jam nje nga ata e vetem korona me uli pas kaq kohe ne pc se nuk me del as te fle kur km pune.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,377
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Dhoma Kombëtare e Avokatisë u shndërrua në kompani ndërtimi për të tretur 10 milionë euro, para të qytetarëve shqiptarë”.
Klodian Tomorri
Damka 12.6 mln euro mbi Drejtësinë e Re. Një institucion “hibrid”, domethënë as publik dhe as privat, ndërton një godinë me kosto më pak se 2 milionë euro. Dy vjet pas përfundimit, godina shitet, por tashmë për 12.6 milionë euro. Ky nuk është një skenar filmi, por histori e vërtetë. Institucioni “hibrid” është Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Blerësi është qeveria. Paratë janë të qytetarëve shqiptarë. Javën e kaluar Këshilli i Ministrave miratoi një vendim të posaçëm, i cili finalizon blerjen e Polit të Drejtësisë, godinës ku janë vendosur institucionet e reja të drejtësisë. Vendimi u mbajt sekret duke mos u publikuar as në faqen e Këshillit të Ministrave dhe as në fletoren zyrtare sic e kërkon ligji. Arsyet gjenden në përmbajtjen e tij!

Sipas aktit të miratuar, buxheti i shtetit do t’i paguajë Dhomës Kombëtare të Avokatisë 12.6 milione euro për blerjen e ndërtesës, e cila ka kushtuar 6 herë më pak dhe mbi të gjitha është ngritur në tokë të falur shtetërore. Në vitin 2013, qeveria e Sali Berishës i fali Dhomës Kombëtare të Avokatisë 25 mijë metra tokë publike tek Fusha e Aviacionit. Sipas vendimit, toka shtetërore falej për të ndërtuar Korpusin e Avokatisë, pjesë e të cilit do të ishin zyrat e Dhomës Kombëtare, por edhe shkolla ku do të trajnoheshin avokatët. Kjo ishte një kërkesë e hershme nga Bashkimi Europian dhe në vendim qeveria sanksionoi shprehimisht se Dhoma e Avokatëve e kishte të ndaluar të ndryshonte destinacionin e tokës. Por çfarë ndodhi më pas?
Dhoma e Avokatëve e ndërtoi me fondet e veta godinën duke e mbajtur sekret çmimin e ndërtimit. Por ajo nuk mund të mbante dot sekret tatimin e paguar në Bashki. Sipas regjistrit të taksave në Bashki, taksa e ndikimit në infrastrukturë që është paguar për Korpusin e Avokatisë është 19.4 milionë lekë. Meqë kjo taksë është sa 8 për qind e vlerës së investimit, atëherë e gjithë ndërtesa ka kushtuar 232 milionë lekë ose më pak se 1.9 milionë euro., Por pas përfundimit të godinës, dikujt në qeveri i lindi idea për te bere biznes. Në prill të vitit të kaluar, qeveria ngriti një grup të posaçëm pune me përfaqësues nga disa ministri për të bërë vlerësimin e godinës dhe për të hartuar projektkontratën e blerjes. Grupi bëri vlerësimin, përgatiti projektkontraten dhe javën e kaluar godina me vlerë 2 milionë euro e ndërtuar mbi tokë të falur shtetërore, u pagua nga taksapaguesit shqiptarë plot 12.6 milionë euro. Pyetja tani është se kujt po i shkojnë paratë?
Dhoma Kombëtare e Avokatisë është një OJF, e cila financohet nga kontributet e anëtarëve dhe donacionet e ndryshme. Në një farë mënyre, një institucion “trans” as publik dhe as privat. Institucione të tilla zakonisht bëhen ura korrupsioni, pasi marrin favore publike për të kënaqur interesa private. Në këtë rast skema është flagrante. Dhoma Kombëtare e Avokatisë u shndërrua në kompani ndërtimi për të tretur 10 milionë euro, para të qytetarëve shqiptarë. Tashmë institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë mbi të gjitha, shtëpinë e tyre dhe zyrat ku ulin të ndenjurat çdo ditë. Si u ble një godinë e ndërtuar mbi tokë shtetërore të falur 6 herë më shtrenjtë nga kostoja e ndërtimit? Si u përllogarit vlera e blerjes dhe ku do të shkojnë paratë? Këto përgjigje duhet t’i kërkojnë me forcë edhe ambasadorët apo ish ambasadorët e partnerëve strategjike, të cilët ishin të ftuarit specialë në inaugurimin e godinës një vit më parë. Nëse nuk kane interesa okulte, do te duhet ta bëjnë me patjetër. Në të kundërt, reforma në drejtësi do të ketë një damkë të madhe pas vetes. Atë të drejtësisë së ngritur mbi Tempullin e Korrupsionit, i cili nuk hedh dyshime vetëm brenda vendit.
 
Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
4,896
Pikët
83
Bedrija shkruan mire per te djeshmen pas '90, thua se para '90 kemi qene ne parajse. Prabllemi esht se e djeshmja diktatoriale ka lene nje shemti shum te madhe ne spektrin e gjere te shoqerise ashtu dhe te politik-berjes ne Shqiperi, pavarsisht emrave bashkohor qe perdoren komunistet e konvertuar ne çfardo emri e xhakete qe kerkon situata.
___________________________________________________________________________________________
Dita Online
Mosndëshkimi i së djeshmes nuk mund të jetë alibi për të sotmen
Nga Bedri Islami

E keqja e pandëshkuar ka gjithnjë tagrin të rikthehet në një të keqe tjetër, rishtas të pandëshkuar. Në tri dekadat e fundit, megjithëse qeveritë janë ndërruar sipas një cikli periodik, përgjithësisht 8 vjeçar, e keqja ka qenë e përgjithshmja e tyre dhe mosndëshkimi ka qenë qëndrueshmëria e tyre.

Secila qeveri, para ardhjes në pushtet, ka shpallur si prioritet të saj ndëshkimin e korrupsionit, grabitjeve, vjedhjeve masive, por të gjitha janë zhytur në harresën e tyre dhe e keqja ka pasur të drejtën e riciklimit, deri sa është bërë normë e përgjithshme qeverisje dhe, çfarë është më e keqja, e pranuar si e tillë.

Fryrjet e bujshme për ndëshkimin në fushatat zgjedhore kanë plasur pas ardhjes në pushtet dhe e gjitha është zhvendosur në kahun e kundërt: të akuzuarit e djeshëm janë kthyer në akuzues dhe akuzuesit e opozitës, kur erdhën në pushtet janë akuzuar. Por asnjë nuk është dënuar.

Shumë vetëve mund t’u duket e largët dita kur plasën dy skandale njëherësh, të lidhura me të njëjtën kompani fantazmë, pas së cilës qëndronte njëri ndër oligarkët e qeverisë Berisha, i afërt tani me qeverinë e së majtës, që ndikon drejtpërsëdrejti në vendimet e saj, Bashkim Ulaj: skandali i Unazës së Madhe dhe i Energjisë elektrike, të cilat “i gllabëroi” një sportelist hoteli, që nuk dihet se ku është.

E gjitha është harruar, skandali është arshivuar, për më tepër institucione të rëndësishme financiare, ku lëvizin shuma të pallogaritshme dhe ku janë gjendur gjithnjë shkelje të mëdha, nuk pranojnë, përmes një mijë e një arsye, as Kontrollin e Lartë të Shtetit, si ndodh me ERE dhe Agjencinë e Auditimit të Programeve të Asistencës.

Sikur vetëm një urdhër të nxirrej nga Qeveria për zbatimin e rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, çka ka qenë një detyrim ligjor, do t’u kursente shqiptarëve disa qindra milionë euro.

Askush nuk mban përgjegjësi materiale për të keqen e ndodhur.

E mbani mend mesin e vitit 2005, sapo PD erdhi në pushtet dhe shefi i qeverisë ishte Berisha dhe ministwr i transportit Basha? Gjëja e parë që bënë prishën mbikalimin tek Zogu i Zi, edhe pse ishte pronë e Bashkisë, që drejtohej nga Rama?

U bë festë e madhe prishja e saj, disa militantë socialistë dolën e protestuan dhe një njeri i nderuar, jashtëzakonisht fisnik, vdiq në gropat që u hapën nga prishja!

Në fakt pas tyre qëndronte Berisha i vockël, që ndërhyri për t’i dhënë hapësirë një qendre tregtare, por prishja u bë në emër të shtetit!

Natyrisht nuk kam ndër mend të krahasoj vlerën historike të teatrit Kombëtar, e cila aq sa ishte e njohur si e tillë, kishte qenë edhe vendi i gjyqeve të bujshëm politikë, me Mbikalimin e Zogut të Zi.

Fjalën e kam tjetër kund: Gjykata Kushtetues e shpalli të paligjshëm dhe antikushtetues prishjen e Mbikalimit.

Disa milionë euro u hodhën në erë përmes cinizmit të pushtetit që sapo kishte ardhur.

Askush nuk mbajti përgjegjësi, askush nuk u dënua për shkeljen e Kushtetutës. Mbetën pas vetëm buzëqeshja ironike e disa qeveritarëve të rinj në çastin e prishjes dhe humori banal i tyre!

Nëse dikush do të ndëshkohej për këtë akt antikushtetues, vështirë se do të kishte ndërhyrje të tjera, pa i vënë mirë gishtin kokës.
Po vetë bredhjet me çantë të Berishës së vogël, aferën e stërmadhe të Gërdecit, pasurinë e pafund të tij, e kujtoni? Po Kosta Trebickën, të vrarët e 21 janarit?

Nëse do të miratohej ligji për “Përgjegjësinë Materiale të Nëpunësit Publik“, vështirë se dikush do e kishte vënë firmën për hir të politikës!

E mbani mend Kinostudion “Shqipëria e re” që qeveria Berisha e kaloi në pronësi të saj dhe pastaj e shkatërroi krejtësisht, e shiti me 1 euro metër katror, e fali tek ata që i shërbenin?

Vendimi i tyre ishte antikushtetues, në kundërshtim me të gjitha ligjet, por askush nuk u penalizua. Prishja dhe masakrimi i saj mbrohet ende nga ish shefi i qeverisë Berisha,i cili pak ditë më parë ngriti në qiell teatrin që u shemb dhe e krahasoi Kinostudion me lejfenët kinezë, a thua se të tjerë artistë luajtën në filma dhe të tjerë në teatër!

Shqiptarët e krahinave larg Tiranës i njohën artistët më shumë përmes filmit se sa nga teatri..kështu u njoh Sander Prosi me Dhaskal Todrin dhe Ismail Qemalin, Mirush Kabashi, Ndrek Luca, Robert Ndrenika, Rikardi, Mevlani, kështu u njoh Reshat Arbana me Isa Boletinin, Tinka Kurti me nwnë Pashakon, Roza Xhuxha-Anagnosti, Violeta Manushi, Margerita, Liza Laska tek “Dimri i fundit”, përmes filmit u shijua madhërisht muzika e Kujtim Laros, Aleksandër Lalos, Limoz Dizdarit, regjia e Milkanit, Anagnostit, u njoh Piro Mani dhe Edi Luarasi…

Askush nuk mbajti përgjegjësi për prishjet dhe masakrat! Nuk mund të bësh kauzë politike, aq më tepër një të suksesshme kur vetë ke qenë shëmbëlltyra e prishjeve!

Mosndëshkimi i së djeshmes nuk mund të jetë alibi për të sotmen!

E mbani mend se si një kompani indiane, e panjohur dhe bosh nga kuleta, fitoi tenderin për ngritjen e një parku të madh energjetik në Karaburun, firmë që mendohej se ishte e lidhur me vëllain e një ministri të rëndësishëm? Firma u zhduk, për investimin nuk flitet më; ndodhi njëjtë, pavarësisht nga madhësia, me atë që bëri “biznesmeni” i naftës Taçi, kur iku nga vendi pa ndjerë as lagështirën e ligjit. Nëse do të ishte ndëshkuar Taçi dhe përkrahësit e tij në institucionet e larta të shtetit, nuk do të kishim pasur ripërsëritje të tenderëve fiktivë dhe pa mbulesë financiare! Shpatullat e Taçit u mbështetën në familjen kryeministrore, por Shqipëria nuk është një familje.

Jo vetëm në veprat e kulturës, por kudo. E mbani mend teorinë ta fillojmë nga zero, të çekut të bardhë, thënien budallaqe, “ne qeverisim, bota na ndihmon”, po atë tjetrën në kulmin e piramidave se “paraja shqiptare është më e pastra në botë” e kujtoni? Po PPP-të e tanishme që kanë krijuar humnerën financiare që nuk e dimë se si do të mbushet? Gjithçka u rrënua, por askush nuk mbajti përgjegjësi!

Rreth gjysma e trupës së sistemit të drejtësisë është larguar nga funksioni për shkak të keqpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe lidhjes me krimin. Kush prej tyre u ndëshkua? Ndërsa ndëshkimi i tyre zvarritet e nuk do të ndodhë, ata kanë pasur kohë të mjaftueshme të fshehin dhe të tjetërsojnë pasurinë e tyre!

Gjiri i Lalzit, resorti i politikës, drejtësisë dhe krimit është hapja e mosndëshkimit, por aty nuk guxon të vejë asnj hetues, asnjë prokuror, asnjë gjykatës. Asnjë qeveri nuk e ka prekur, qoftë edhe me ëajën e thoit vendin ku krimi k gjetur strehë dhe ku bashkëfajtorët, ndërsa gjatë ditës grinden në parlament e media, në darkë hapin bashkarisht kartat…

Figura politike, të drejtësisë, të forcave të ndërhyrjeve të shpejtë, që duhej të ishin pas hekurave, tani japin leksione demokracie nga resortet luksoze dhe përbuzin të varfërit.

Tani të kthehemi në ditët e sotme: Teatri Kombëtar u bë një kauzë politike dhe i hoqi tabanin thelbit të saj. Vazhdon të mbetet kauzë politike dhe si e tillë do të ketë zbehjen, deri në harresën e mëpasme. Diskutime pa fund ka patur, të prishet apo të qëndrojë, të hidhet në erë apo të ringrihet…mirëpo asnjëherë nuk kishte një ndalesë të sinqertë, oponencë të hapur, ku arti të ishte mbi politikën, por ndodhi e kundërta, politika u mbivendos dhe , si gjithnjë kur ajo mbivendoset, gjykimi errësohet.

Si shumë të tjerë, edhe unë, kam pasur nostalgji për të, nga një shkak i thjeshtë: disa muaj ,,në atë godinë, në një dhomë të madhe me dritaret nga rruga, aty ku bie sot pedonalja, mbrëmjeve dhe deri në mëngjes shpesh herë, kemi qëndruar me një mik timin të paharruar, Shpëtim Gina, dramaturgun që iku aq shpejt nga jeta dhe paguheshim si libretistë nga drejtori i asaj kohe, njëri nga më intelektualët e kohës, Bardhyl Kosova. Në atë dhomë zuri fill drama “Armiqtë” e Shpëtimit, që u ndalua në provën e përgjithshme dhe dhimbjen e ndjemë sëbashku me frikën se çfarë do të ndodhë, dramë e cila u rishfaq në vitet e fundit dhe askush nuk e besonte se ajo ishte shkruar në vitin e largët 1972; aty zu fill romani im “Ditët e një qyteti” që u dërmua më pas nga Shtëpia Botuese dhe u dërgua një relacion i gjatë në Sektorin e Shtypit në KQ, dhe vetëm vonë, tani vonë, lexova letrën , çuditërisht me shkrim dore, të Ramiz Alisë, i cili udhëzonte Piro Kondin që të këshillohesha dhe të mos kisha pasoja të tjera nga vetë mosha e re, 21 vjeçar; aty qëndruam herë të uritur e herë të pasur., aty shkrova poemën “Sytë e Margeritës”, ndërsa Shpëtimi skicoi më tej dramat e tij, që rrëzoheshin në provat e përgjithshme….pra, kisha nostalgji nga vetja.

Por nostalgjia nuk është argument, nuk mund të ngrihet një kauzë mbi nostalgjitë, ashtu si nuk mund të hidhen në erë ato përmes një vendimi.

Ta zëmë se nesër Gjykata Kushtetuese do e gjykojë si veprim antikushtetues, kush do të mbajë përgjegjësi?

Po nëse Gjxkata Kushtetuese do e shpallë vendimin për prishjen e saj si të ligjshëm dhe të drejtë, kush do të mbajë përgjegjësi për përplasjet,, gjendjen e rëndë politike, mungesat në inventarin e saj?

A do të ketë ndonjë titullar, i cilësdo shkallë që do të përgjigjet për antikushtetutshmërinë e një vendimi?

Apo, edhe kësaj here, si ndodhi me demokratët , do të ndodhë edhe me socialistët, të hedhin lumin me një ” ndodhi,tani” dhe gjërat të vazhdojnë?

Ndërsa ata që nxitën dhunën të thonë se ne ishim vetëm shikues të zakonshëm, pavarësisht se donin të flijoheshin nën gërmadhe?
Mosndëshkimi i së keqes është ndëshkimi i të mirës! Është folur kaq herë për ndëshkimin si domosdoshmëri, por gjithçka ka mbetur në fjalët e pafund?

Një shtet, në gjendjen e tij të natyrshme është krijesë e arsyeshme, që respekton gjithnjë ligjet…

Shumë shekuj më parë anglezët vërenin në parlamentin e tyre se djalli i së keqes merr shpesh pamjen e engjëllit të reformës.
E pra, çfarë do të ndodhë nëse e keqja do të jetë vazhdimisht e pandëshkueshme!
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,377
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
52,880
Pikët
113
Kriegsübung trotz Pandemie (II)
Am Wochenende beginnen Kriegsübungen auf der Ostsee.

Një stërvitje e madhe lufte në Detin Baltik fillon në fundjavë, pavarësisht kufizimeve të vazhdueshme në jetën civile në luftën kundër pandemisë Covid 19. Si pjesë e manovrës BALTOPS 2020 të udhëhequr nga SH.B.A., trupa nga 17 vende të NATO-s dhe dy vende aleate do të praktikojnë së bashku luftë detare për gjithsej nëntë ditë. Pavarësisht krizës së koronës, fuqitë perëndimore po i përmbahen stërvitjes, si dhe manovrës në shkallë të gjerë amerikane Defender Europe 20, e cila po teston vendosjen e trupave amerikane në forcë ndarëse përtej Atlantikut drejt kufirit rus.


BALTOPS 2020.

Këtë vit, fuqitë perëndimore do të riprovojnë luftën në Detin Baltik si pjesë e BALTOPS 2020 nga 7-16 qershor. Për më tepër, 17 anëtarë të NATO-s dhe dy vende partnere, me 29 anije dhe avionë, dhe 3000 ushtarë do të vijnë në rajon. Siç ndodh zakonisht me manovrat ushtarake, vetëm disa detaje dihen për skenarin themelor. Do të ketë dy faza të manovrës: së pari ushtrime luftarake, pastaj =trainim i integrimit të forcës, në të cilën forcat e armatosura të 19 vendeve pjesëmarrëse përpiqen të luftojnë së bashku. Ky është gjithashtu qëllimi kryesor i ushtrimit: Ndërveprueshmëria dhe fleksibiliteti i trupave duhet të zgjerohen pas Luftës së Dytë Botërore. Qëllimi është të koordinojnë forcat e armatosura e përfshira dhe t'u mundësojnë atyre,të reagojnë shpejt në kohë krize...................... së bashku.

04.Juni 2020.

Per me teper.....

U.S. Navy to Join 18 Allied, Partner Nations in Annual Baltic Exercise. navy.mil 01.06.2020.

FAZITI.....hajde brodhers,mos e rruni.

Shnetov.
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
10,464
Pikët
113
Tritan Kalo

14orë ·

KOHË KOVIDIANE…15.09.2020…Dita Ndërkombëtare e Demokracisë dhe “Poema jonë Migjeniane e varfërisë”…DEMOKRACIA është sistemi i shanseve te barabarta, sistemi i zbutjes së dallimeve shoqërore, sistemi ku ekzistenca e sigurisë së jetës, e strehimit, e punësimit, e shkollimit, e përkujdesit shëndetsor, i drejtësisë për të gjithë janë të garantuara….A është DEMOKRATIK sistemi ynë??....LEXOJENI sy dhe veshë hapur ju “Rollinghillasat dhe Gjirëlalistat” tanë, ju autorët Pusht-Shtetarë të DEMON-KRACISË “Made in Albania”….JENI JU dhe sëra e juaj që i rikthyet ditët Migjeniane të “Legjendës së Misrit” dhe të “Poemës së Mjerimit”, sepse për fatin tonë të zi “KOHA ËSHTË E MASKARENJVE” (A.A.)…. E përjetuar SOT në vetë të parë….Dëshiroja të bleja bukë këtë pasdite në një Punishte prodhuese të produkteve të brumrave ngjitur me Spitalin Gjerman te Rruga e Kavajës. Para meje një zonjë që pasi bleu një llallë 50 lekëshe i tha shitëses: “Të lutem më jep një panine 10 lekëshe, që ta ha së bashku me llallën. PO BËRA më vonë një tjetër 50 leksh do të vi të blej një bukë për në shtëpi.”….MU bë një lëmsh në grykë dhe sytë mu mbushën me lot…I thashë shitëses që ti ofrojë zonjës dy bukë e ndonjë gjë tjetër të nevojëshme, që tua shpjerë fëmijëve të saj, sepse e paguaj unë së bashku me bukën time….Zonja dëgjoji fjalët e mia dhe syhapur u kthye e më tha se: “A je i sigurtë që do t’i paguash?”….”Është më e pakta gjë që mundet të bëj për ju në këto çaste” – iu përgjigja unë….Fjalët e saj të mirënjohjes dhe sytë e saj plot lot, KURRË nuk do t’i haroj sa të frymoj në këtë botë jarane….JU “FUKARENJTË tanë” që banoni në vila disakatëshe, disa edhe me dhjetë banjo kudo në këtë TOKË të bekuar nga PERËNDIJA, por të MALLKUAR nga sëra e juaj plangprishëse dhe e pangopur, U KAM LËNË PERËNDINË të marë hak për këta të mjerë, që NUKU NGOPIN DOT BARKUN me bukë në ndërkohë kur ju, zonjat tuaja e barkëgicat fëmijët tuaj notoni mes lluksit e vanitetit….JU “ish brekëgrisur të para 1990” dhe sot “PASHALLARË të kuq, blu, rozë apo pink”, të asaj që quhet SHQIPËRI e andej dhe e këndej Drinit, JU RIKUJTOJ se do të vijë shpejt një ditë që populli do zgjohet dhe do ngrihet…..NUKU do të ketë vrimë ku do mundeni të fshiheni….Vërtet që ”KOHA ËSHTË E MASKARENJVE, POR ATDHEU I SHQIPTARËVE” (A.A.)....Quo vadis Shqipëria ime Natyrale e 28.11.1912!!!


 
  • Like
Reactions: par

ciarli

Super Anëtar
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
432
Pikët
28
...me shkaterrimin e Mafjes Italjane si nje nga fuqite kryesore kolonjale te tokave te kontinentit Amerikan(new war order), te gjithe protektoratet Italjane ne bote pesuan nje luhatje te madhe dhe rrezikonin egzistencen e tyre. po ashtu edhe shqiperia komuniste, varej nga pushteti Italjan si duket, u godit per vdekje dhe pothuaj sa nuk e asimiluan apo pushtuan fqinjet. qe fat qe gjarperinjte, padrinot, italjane nuk u dorezuan por filluan nje 'loje' te re rimekembje dhe pretendim te ish protektorateve ne bote, po ashtu edhe shqiperine.
 
Top