• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Më të kërkuarat në Google për 2010

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Gjiganti i kërkimit në internet, motori i kërkimit Google ka vëzhguar dhe kontrolluar me miliarda terme, fjalë dhe fjali edhe gjatë këtij viti, dhe interesimet e njerëzve këtë vit ishin të ndryshme krahasuar me ato të vitit 2009.
"Chatroulette", "iPad" dhe "Justin Bieber" janë tri fjalët më të kërkuara për vitin 2010, ndërsa "Twitter" dhe "Facebook" janë gjithashtu në listë, në vendin e 8-të dhe të 10-të.

Në mesin e atyre fjalëve që kanë humbur interesin e njerëzve gjatë vitit 2010, janë (gripi i derrit), romani i Stephanie Meyer (dhe versioni i filmit) "Twilight: New Moon", "Susan Boyle", "Slumdog Milioner", "MySpace Layouts "dhe" Michael Jackson ".

"iPad" është fituesi i pacenueshëm në kategorinë e teknologjisë, ndërsa menjëherë pas tij radhitet "iPhone 4", "Nokia 5530", "HTC EVO 4G" dhe "Nokia N900".

Në kategorinë e lajmeve më të kërkuara gjendet Haiti, i cili është dëshmuar të jetë lajmi më popullor, i ndjekur nga lajmi për sport, përkatësisht lajmet rreth klubit turk të futbollit "Besiktas".

Mirëpo, si terme të kërkuara gjithashtu janë edhe Lady Gaga, iPhone 4, derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës, etj.
 
Top