• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Më thuaj në ç’stinë ke lindur, të të them ç’sëmundje do kesh

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Stina e lindjes përcakton edhe sëmundjet nga të cilat je më i predispozuar të prekesh gjatë jetës.

Një fakt i tillë pohohet në një studim të fundit të Institutit të Imunologjisë në Boston, sipas të cilit, ekziston një rrezik më i madh përshembull që të vuajnë nga alergjitë ushqimore më shumë bebet e lindura në dimër dhe në vjeshtë, krahasuar me ata të lindur në verë apo pranverë.
Por kjo vlen të thuhet në tërësi për sëmundjet imunologjike dhe astmën, të cilat prekin shumë njerëz gjatë jetës së tyre.

Sipas ekspertëve, roli i muajit të lindjes lidhur me alergjitë gjatë jetës shpjegohet me shkëlqimin e vetë sezonit. Kështu, në dimër dhe në vjeshtë, duke qenë më pak të ndritshme, fëmijët janë të lidhur me ekspozimit më pak të UV-B dhe për këtë arsye më pak vitamine D, e prodhuar nga ekspozimi ndaj diellit.

Kështu, fëmijët e lindur në muajt e dimrit të errët kanë shumë të ngjarë që gjatë jetës të ndeshen me sëmundje që shkaktohen nga mungesa e vitaminës D si alergjitë, dermatiti, astma alergjike etj.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Më thuaj në ç’stinë ke lindur, të të them ç’sëmundje do kesh

....sa e pakapshme qeka ..:O :O ``8````12``:eek:
 
Top