• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mëngjes energjik për fëmijët shkollar

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Për shumë nëna përgatitja e mëngjesit për fëmijët e vegjël para se të ikin në shkollë është një çështje mjaft e vështirë. Një pjesë e madhe e fëmijëve nuk konsumojnë fare mëngjes dhe preferojnë zgjidhjet e shpejta të byreqeve ahe sandviçëve.
Nga ana tjetër mjaft prindër mendojnë se e vetmja zgjidhje e përshtatshme për t'u ofruar një mëngjes të plotë fëmijëve të tyre është qumështi dhe buka e shoqëruar me gjalpë, marmelatë ose ushqime tjera. E vërteta është se ushqimet e lartpërmendura janë të nevojshme për zhvillimin e organizmit fëmijëror, por ekzistojnë edhe lloje të tjera ushqimesh, të cilat u ofrojnë fëmijëve gjallëri dhe energji, duke ndihmuar në ripërtëritjen dhe funksionimin e mirë të trurit.

Sidomos, sot, mjaft nëna preferojnë të ashtuquajturat smoothies, të cilat nuk janë tjetër veçse përzierje frutash, lëngjesh frutash, qumështi etj, të rrahura në blender. Konsumimi i tyre në mëngjes, para orarit shkollor, i ndihmon fëmijët të marrin energjinë e duhur. Më poshtë po ju ofrojmë një recetë mjaft të thjeshtë, por që përmban të gjitha vlerat ushqimore për të cilat ka nevojë fëmija juaj për të filluar sa më mbarë shkollën.

Nevojiten:

* l vezë e freskët
* l banane
* l filxhan çaji lëng portokalli
* l mollë e kuqe, me gjithë lëkurë, por pa farëza.

Hidhni në blender të gjitha ushqimet e lartpërmendura dhe rrihini mirë derisa të dalë një masë homogjene. Konsumojeni menjëherë!
 
Top