• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mamaja më e shkurtër se i biri 14-muajsh

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Ajo është nëna më e vogël e Britnisë së Madhe, me 93 centimetra gjatësi. Është aq e vogël, sa që i biri i saj Aidan, edhe pse vetëm 14 muajsh, është më i gjatë se ajo.


Amanda Moore, 25-vjeçarja nga Hinkley (zone afer Coventry), vuan nga një sëmundje e rrallë rritjeje që i ka ndaluar rritjen fizike që në një moshë të vogël.

E lindur me 14 kocka të thyera, Amanda ishte dorëzuar për të mos pasur fëmijë, edhe sepse mjekët duhet t’i kenë thënë se do të kishte qenë tepër e rrezikshme për shkak të trupit të saj të vogël.

Por pasi zbuloi se kishte mbetur shtatzënë, 25- vjeçarja refuzoi abortin dhe që prej 27 shkurtit te vitit te kaluar shtrëngon në gjoks Aidanin e vogël.

Ndryshe nga Amanda, burri i saj* Steven Fyfe, 20-vjec, është në fakt i gjatë 1 metër e 85 cm dhe pikërisht nga ai duket se do të trashëgojë gjatësinë vogëlushi. “Aidan po rritet shumë shpejt – ka deklaruar Amanda – e dija që do të bëhej më i gjatë se unë, por s’e mendoja kaq shpejt.

Ai është vetëm 14 muajsh. Megjithatë do të mbetet gjithmonë vogëlushi im, edhe pse shpejt do të më duhet t’i them të mos tregohet shumë superior ndaj të ëmës…”.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Përgjigje e: Mamaja më e shkurtër se i biri 14-muajsh

e mir mir paska pas ne fat gjith ky burr hahahahahaha
 
Top