• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mamografia është më mirë dixhitale

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113


Metodat e reja diagnostikuese për gjoksin do të thonë më pak dhimbje dhe më shumë saktësi. Por edhe ekografitë duhet të bëhen në një qendër të specializuar, moderne e ku punojnë mjekë specialistë. Disa këshilla për të qenë më pak të rrezikuara nga kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të vdekjes mes grave, por ato vazhdojnë të mos interesohen dhe të kujdesen për veten, duke i dalë të keqes përpara. Nëse sëmundja do të zbulohej në fazat e para të zhvillimit të saj, duke pasur përmasa të vogla, ajo mund të kurohet në 98 për qind të rasteve. Ja përse është kaq e rëndësishme të bëhen konsulta dhe kontrolle të vazhdueshme që kur jeni të reja, me analizat e duhura, mamografinë dhe ekografinë e gjirit. Mjekët onkologë flasin shumë për parandalimin e kancerit të gjirit, por kur është mosha e duhur për të filluar kontrollet? Sipas tyre femrat duhet të paraqiten për të bërë ekzaminimet e para nga mosha 20 deri në 25 vjeçe. Është mirë që çdo femër të konsultohet me doktorin e saj personal. Nëse për momentin nuk shfaqet asgjë, atëherë kontrollet e radhës mund t’i bëni pas moshës 30-vjeçare. Në këtë fazë ju mund të bëni çdo vit ekografinë e gjirit dhe duke filluar nga mosha 40-vjeçare (flasim gjithmonë për femrat që nuk kanë shqetësime) ato mund të bëjnë mamografinë. Kjo vlen si fillim. Ndërsa në rastin e femrave të ashtuquajtura “kategoria në rrezik” (që e kanë të trashëguar sëmundjen e kancerit të gjirit), atëherë programet e parandalimit janë më të forta.

Sa i rëndësishëm është parandalimi? Në sajë të fushatave të parandalimit është rritur numri i femrave të sëmura, por gjithashtu është zvogëluar numri i vdekjeve. Çdo vit nga kjo sëmundje preken shumë femra dhe kanceri i gjirit mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjes. Megjithatë statistikat tregojnë se numri i vdekjeve po ulet. Aktualisht nga tumoret e vegjël, femrat arrijnë të shërohen në 90 për qind të rasteve. Tumor i vogël do të thotë mundësi e madhe shërimi dhe qëllimi i onkologëve është ta çojnë këtë shifër në 100 për qind.

Specialistët mund të jenë vetëm ata që merren me gjirin, apo edhe gjinekologët? Nuk ka rëndësi nëse specialisti është gjinekolog, mjafton që ai të jetë i informuar rreth kësaj sëmundjeje. Femrat duhet të jenë shumë të kujdesshme dhe vigjilente ndaj këtyre ndryshimeve: asimetria, skuqja dhe tkurrja e lëkurës, ënjtjet apo kokrrat e vogla, të cilat dallohen lehtë duke bërë dush. Ende sot pjesa më e madhe e problemeve verifikohen nga vetë gratë.

Sipas ekspertëve, vetëkontrolli mbetet një element i rëndësisë së madhe, por nuk mund ta zëvendësojë vizitën te doktori, sepse kur ato vërejnë një ndryshim në gjinjtë e tyre mund të jetë shumë vonë, ndërkohë që mund të jetë edhe një cist i thjeshtë.

Për të gjitha femrat që nuk e dinë dhe kanë dyshime nëse të dhemb apo jo mamografia, përgjigjen mund ta marrin në vazhdim. Po është e vërtetë që ky lloj ekzaminimi të dhemb, prandaj edhe gratë hezitojnë të bëjnë një kontroll. Megjithatë, ky lloj kontrolli është i nevojshëm të bëhet, sepse nuk mund të zëvendësohet nga ekzaminime të tjera, gjithashtu është plotësuesi i ekografisë dhe anasjelltas. Natyrisht që lidhur me gjoksin e një pacienteje thuhen gjëra nga më të ndryshmet, madje ka nga ata që pohojnë se po të bësh një mamografi dixhitale, rreziku i rrezeve është më i vogël dhe për këtë arsye është më pak e dëmshme për gruan dhe gjinjtë e saj. Rezultati: ekografia të dhemb më pak dhe zgjat vetëm për disa sekonda.

Një pyetje tjetër që bëjnë të gjitha femrat lidhur me mamografinë është se përse dhemb aq shumë. Mos është lloji i makinerisë, apo dora e doktorit? Është mirë që këto lloj kontrollesh të bëhen në qendra të mëdha mjekësore e moderne, sepse aparaturat janë më të mira. Në rastin e mamografisë dora e doktorit nuk ka lidhje fare, sepse të gjitha pamjet që u shfaqen në monitor doktorëve ata arrijnë t’i lexojnë dhe ta kontrollojnë gjirin në të gjithë tërësinë e tij. Ndërsa në rastin e ekografisë, përveç aparaturës, dora e mjekut është shumë e rëndësishme, sepse është ky i fundit që vendos se cilat pamje duhet të privilegjojë dhe në këtë rast onkologët i kanë paksa duart e lidhura, sepse duhet t’u besojnë fotove të realizuara nga doktori i ekos, zonave të zgjedhura nga ai. Është shumë e rëndësishme që ekoja të jetë realizuar nga një profesionist i zoti dhe nga një aparaturë moderne: sa për t’u kuptuar sonda, e cila përdoret për gjoksin, nuk është njëjtë me atë të mëlçisë.

Nëse nga mamografia mjekët arrijnë të dallojnë diçka të pakëndshme, që në këtë rast është kanceri në gji, pacientja duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, e cila mbetet edhe trajtimi i parë, por ndonjëherë nëse tumori është i madh duhet medoemos të parandalohet me rreze, në mënyrë që të zvogëlohet fusha e operacionit dhe masa që do të hiqet.

Sa ndikon ushqimi, mënyra e shëndetshme e jetesës, ushqyerja me gji për të parandaluar kancerin e gjirit? Të gjitha këto gjëra janë të rëndësishme: femrat duhet të konsumojnë shumë fruta dhe zarzavate, pak yndyra, të konsumojnë pak ose aspak pije alkoolike, të mos pinë duhan, të bëjnë shumë aktivitet fizik dhe të ushqejnë bebet me qumësht, (sepse për këtë arsye janë krijuar biologjikisht qelizat e gjoksit dhe si pasojë duhet rinovuar cikli i tyre jetësor), të gjitha këto janë faktorë të rëndësishëm për të parandaluar kancerin e gjirit. Por nuk janë të vetmit. Nëse në familje kjo sëmundje është e trashëguar, atëherë duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut.
 
Top