• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mangësitë në Ligjin për të drejtën e autorit

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,531
Pikët
113
Vendndodhja
Koha ka diktuar se Ligji “Për të drejtën e autorit” ka mangësi. Në fakt, kryetari i Forumit të Mbrojtjes së Autorëve Audiovizualë (FMAA), Esat Musliu, ngre si problem rishikimin e ligjit. Ligji aktual, sipas tij, është në nivele evropiane, por që me kalimin e viteve, ashtu si dhe shumë ligje të tjera, ka lindur nevoja që ai të rishikohet, që do të thotë se ligji duhet të shihet dhe të përmirësohet në drejtim të ndryshimeve që dikton ekonomia e tregut. Dy janë pikat e rëndësishme ku Musliu mendon se ligji aktual ka nevojë për ndërhyrje. “Në Shqipëri funksionojnë një sërë televizionesh kabllore, të cilat ashtu siç ne kemi denoncuar herë pas here piraterojnë programe nga televizionet e tjera, si dhe filma të ndryshëm artistikë. Në këtë pikë ligji aktual ka mangësi përsa i përket të drejtës së transmetimit të televizioneve sekondare kabllore.”- shprehet Musliu. Ai sqaron se në ligjin për të drejtën e autorit duhet të përfshihet edhe ligji për transmetimin kabllor, në mënyrë që shoqata dhe forumet të kenë mundësi të mbrojnë të drejtën e autorit. Një tjetër pikë që konsiderohet si mangësi në ligjin aktual është dhe e drejta e kopjes private. Në fakt, kjo duket se është dhe “humbja” më e madhe që kanë autorët në tregun e të ardhurave. Bëhet fjalë për regjistrimet private që bëhen përmes kompjuterave, dvd, usb, që falë teknologjisë secili prej nesh mund të kopjojë lehtësisht muzikë, filma apo çfarëdolloj “produkti” të kopjueshëm. Sipas Musliut, ligji duhet të parashikojë që këto “produkte kopjace” (kompjuterat, usb, dvd. etj.) duhet të taksohen që në momentin që hyjnë në Shqipërinë dhe 4-6 për qind të të ardhurave nga taksat t’u shkojnë autorëve. Vetëm në këtë mënyrë Ligji do të shkojë drejt standardid europian. “Një nga vërejtjet që bën BE është edhe përmirësimi i ligjit të së drejtës së autorit”- mbështet tezën e tij Musliu. Kërkesa për të riparë ligjin për të drejtën e autorit i është dërguar edhe KKRT-së dhe ZSHDA-së nga të gjitha agjencitë e mbrojtjes së të drejtës së autorit, që operojnë në vendin tonë, përfshi dhe ajo që drejtohet nga zoti Musliu. E drejta e autorit në vendin tonë u njoh në vitin 1992 me hapjen e agjencisë “Albautor”, që kishte si funksion mbrojtjen e prodhimit artistik nga pirateria nga përdoruesit, producentët dhe distributorët. Kjo e drejtë është përcaktuar edhe në ligjin “Për të drejtën e autorit”. Në fakt, problemet kanë qenë të shumta për FMAA-në në lidhje me abuzimet që bëhen për të drejtën e autorit. Vetë Musliu pohon se forumi që ai drejton i është drejtuar disa herë gjykatës për shkelje të ligjit të së drejtës së autorit, por që në asnjë rast nuk është vënë drejtësia në vend. Për këtë arsye ai dhe agjencitë që operojnë në këtë drejtim kërkojnë që të rishikohet ligji në mënyrë që ata të mos jenë të detyruar t’u drejtohen gjykatave. /MAPO
 
Top