• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Manjola Hasani,ne skene dhe ne jete ..

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Olesia, vajza qe sapo ka ardhur ne jete e ka shkeputur Manjola Hasanin pjeserisht nga puna e saj si balerine dhe koreografe ne Top Channel.

Vogelushja eshte fryt i dashurise mes saj dhe Ezdalinit, dhe ky nje balerin i njohur i skenes. Jane njohur bashke qe ne moshen 10 vjecare, baleti i bashkoi ne nje klase dhe keshtu bashke me kercimin ata investuan per diten ku do t’i shpreheshin njeri-tjetrit se “do te lidheshin perjete”.

Nje vajze e rezervuar ne dashuri, por elegante dhe me shpirt ne skene. Ne televizion ajo u shfaq si “veline” ne edicionin e dyte te emisionit “Fiks Fare” per t`u bere me pas “balerine e pare”, njekohesisht edhe koreografe e mjaft spektakleve qe ka prodhuar Top Channel, se fundmi “Portokalli” dhe “E Diell”. Autorja e show-t te se dieles Alesia Vesichio na tregon pershtypjen e pare qe pati nga njohja me Olen.

“E kam njohur sapo arrita ketu, nje vit e gjysme me pare. Nuk me krijohet ndonje ide nga impakti i pare pasi personat i njoh dalengadale duke i pare ne sy. Ne momentin e pare me eshte dukur nje femer e veshtire dhe e ashper. Ky ka qene impakti i pare. Por Ola eshte nje grua shume me e embel ka nje shpirt te madh, perndryshe nuk do te kercente ashtu sic kercen”, thote Alesia.

E sigurt ne skene per ate qe ben dhe jep, perkrah Ezdalinit, ajo impulsive, ndersa ai me i permbajtur, ata e njohin shume mire njeri-tjetrin ne jeten e perditshme dhe ne balet. Pas nje pune intensive sezon pas sezoni, Ola prej bashkepunetoreve te saj rremben kete vleresim profesional.

“Ajo eshte nje profesioniste, eshte shume e pergatitur teknikisht, edhe te tjeret jane te mire, por ajo eshte profesioniste”, shprehet Alesia. E kenaqur per ate qe ka arritur dhe kerkuese per te ardhmen, njerezit qe e rrethojne ne pune flasin per perplasjet dhe ate cfare ndodh kur kerkohet progresi.

“Me kujtohen Krishtlindjet e vitit te kaluar, pas shume muajsh te veshtire, edhe me perplasje, sepse te dyja jemi njesoj, kokeforte, u takuam si dy gra, u perqafuam me emocionin qe kishim punuar bashke”, tregon Alesia.

E dhene pas familjes dhe baletit, me kujdesin e madh per te mos shteruar kurre, Manjola Hasani mund te konsiderohet “nje pike referimi ne skene dhe jeten e perditshme”.
 
Top