• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Marigona Dragusha kërkon ujë për Haitin

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Me organizmin e Organizatës Botërore të Ujit, me mandat humanitar, bukuroshja Marigona Dragusha është duke marrë pjesë në një fushatë, e cila ka për qëllim sensibilizimin e shtetit të Haitit për ujin e pijshëm.


Si pjesë e këtij organizimi, përpos Marigonës, janë edhe disa artistë nga Koreja Jugore, përderisa fushatës i prin profesori i artit Hai-Kyung Suh, i cili është një pianist i njohur në botë.

Madje, pianisti korean do të mbajë një koncert në “Lincoln Center” të New Yorkut”.
Fushata quhet “Drinking Water for Haiti”, përderisa Marigona është e ftuar speciale në këtë eveniment.

Ndryshe, Marigona është zgjedhur edhe si Ambasadore e Vullnetit të Mirë nga Organizata Botërorë për Ujë.

Në këtë mbrëmje do të merr pjesë edhe shkëlqesia e tij, ambasadori Waheed Waheedulla, për të cilin thuhet se ka bërë shumë që në Kosovë të ketë paqe dhe i cili po ashtu do ta përcjellë ngjarjen.

Lajmi për pjesëmarrjen e bukuroshes shqiptare është dhënë nga ueb-faqja theworldwater.org.

Ndryshe, Marigona Dragusha vitin e kaluar ishte zgjedhur si përcjellësja e dytë e “Miss Universe 2009”. Ajo kishte thënë se ka dëshirë që në të ardhmen të merret me politikë, përderisa karrierën e saj Dragusha e zhvillon në SHBA, ku është pjesë e agjencisë së modës “Donald Trump Models”.

Dragusha në fund të këtij viti po ashtu nuk mundi të merr pjesë në një eveniment që ishte organizuar në Brazil, për shkak se ky shtet nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës./express/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top