• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Marina dhe Luana, binjaket jo biologjike ...

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Marina dhe Luana binjaket jo biologjike !!!

Në fakt, as tani e as më vonë, nuk do të mund të arrij të besoj se dy njerëz do të mund të bënin mirë gjithçka së bashku.
Të shkonin në punë, në shkollë, të pinin një kafe, e si rrjedhojë të takonin të njëjtët njerëz. Do të mund ta pranoja ndoshta për një farë kohe. Edhe në rast se do ngirni krye për të kundërshtuar që dy motra mund të ndodhë t’i bëjnë të gjitha këto, prap nuk do t’iu besoja.
Po ja që përjashtime paska (jo se i japin fund skepticizmit tim)! Marina dhe Luana Vjollca bëjnë gjithçka bashkë. Kjo histori nuk ka një vit apo dy që ka filluar.

Motrat kanë qenë në të njëjtën bankë apo oborr qysh në kopsht e më pas në shkollë. Do të thotë, vitet kur nuk janë ngritur në të njëjtën orë në mëngjes e janë grindur se kush do të shkojë e para në tualet, nuk i kujtojnë më. Motrat Vjollca nuk janë biologjikisht binjake, po kjo nuk ka qenë pengesë për të jetuar si të tilla. Megjithëse një diferencë e vogël mes të dyjave duket, por që nga ana tjetër është edhe rrjedhojë e ecurisë së punëve të tyre. Për shembull, nëse duhet të bësh një intervistë e s’di kë të zgjedhësh të parën për të marë në telefon, duhet ta kesh një informacion paraprak që e mira është të lidhesh njëherë me Marinën. Ajo padyshim nuk ka për të kthyer përgjigje pa u konsultuar më parë me Luanën, por sidoqoftë duket sikur fjalën e fundit në marrjen e vendimeve e thotë ajo. Po fundja le ta pranojmë që i lejohet, është më e madhe, ka qenë pjesë e televizionit më herët se e motra, angazhime në punë ka pak më tepër se ajo dhe e di më mirë se si funksionojnë gjërat përreth.

Takimi me ‘vjollcat’ u la në një bar, pranë njërit nga fakultetet, që të bënte të vrisje mendjen në kishte filluar apo jo shkolla?! Po nuk ishte kjo arsyeja e zgjedhjes. Shtëpia e tyre ishte fare afër me barin, kështu që përvec kohës që do donte kjo bisedë, nuk do harxhonin asgjë më shumë. Kafenetë nuk janë të preferuarat e tyre dhe kjo ishte një tregues. Kohën e raciononin në mënyrë që të mos humbisnin asnjë nga planet që kishin bërë në mëngjes, përpara daljes nga shtëpia. Ky rritëm nuk është vetëm tani që vajzat kanë nisur studimet e larta e kanë impenjime më shumë. Të bëheshin pjesë e “Top Channel”, paralelisht me shkollën, kërkonte të hiqje dorë nga të gjitha hallakatjet e adoleshencës. Daljet me miqtë, kafet e tejzgjatura deri në përtesë. Mësimet dhe puna ishin dy prioritetet që deri tani nuk janë zëvendësuar me asgjë tjetër. Është e vërtetë, motrat e pranojnë, që kanë hequr dorë thuajse tërësisht nga miqtë apo shoqëria për të arritur këtu ku janë sot, po fundja, të merrje përsipër një punë si ajo e tyrja në moshë aq të vogël, një kosto e kërkonte.
Tani që vitet e atyre “lodrave” të shpenguara janë larg, njëfarë keqardhje të dyja e pohojnë, por nuk është më e fortë se dashuria për televizionin. Edhe atyre vetë u duket e çuditshme, edhe pse ka kaluar shumë kohë që kur e ëma i merrte për dore gati me zor për t’i çuar drejt audicioneve. Tani natyrisht që qeshin, por atëherë, Marina ka ndenjur turivarur në shtëpi për një javë të tërë. Luana e kishte më të thjeshtë, sepse e kishte parë që me gjithë mosdëshirën e fillimit, punët e së motrës kishin ecur për bukuri.
Kështu që nuk e bëri të gjatë. Ju përgatitëm, Marina di të jetë bindëse! Diti ta bëj mirë këtë gjë edhe kur e motra përpiqej ta bindte se ekonomiku do ishte më i mirë për to se juridiku. Si përfundim? Fitoi kjo e fundit. Sot vajzat janë në vitin e dytë të studimeve për juridik dhe vijojnë të shkojnë të dyja në “Top Channel” për të ndjekur impenjimet që kanë marrë përsipër. Nesër ku i dihet mund t’i shohim të dyja bashkë duke marrë vendime nëpër sallat e gjyqeve por sot për sot, le të kënaqemi duke i parë njërën për parashikimin e motit e tjetrën për sportet.

 
Top