• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Mark Strand

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,491
Pikët
113
Mark Strand


Mark Strand është i lindur në Kanada në ishullin Princ Eduard më 1934 dhe është ritur dhe edukuar në Sh.B.A. si dhe në disa prej vendeve të Amerikës së Jugut. Mban autorësinë e dhjetë librave poetik duke përfshirë më të njohurin "Blizzard of One" (1998) fitues i Pulitzer Prize. Libra të tjerë janë "Bregu i errët" (1993) , "Vazhdimsia jetësore" (1990) , "Poema të zgjedhura" (1980) , "Historia e jetëve tona" (1973) , "Arsye pr të lëvizur" (1968) . Ka publikuar gjithashtu dy libra në prozë dhe shumë volume të përkthyera si The Golden Ecco Anthology (1994), The Best American Poetry (1991) . Ka përgatitur shumë monografi mbi artist bashkëkohor dhe tre libra për fëmij. I njohur si fitues i çmimeve : Bollingen Prize, National Endowment for the Arts, National Institute of Arts and Letters Award, Edgar Allen Poe Prize, Rockefeller Foundation Award, është anëtar i Academy of American Poets, MacArthur Foundation, Ingram Merrill Foundation. Anëtar nderi : Poet Laureate of the United States si dhe ka qënë ish Chancellor of The Academy of American Poets. Poeti Mark Strand sot jep leksione në Committee on Social Thought në University of Chicago.


Duke ardhur këtu

Ne kemi bërë e provuar çfarë kemi dashur
Ne kemi hedhur përtej ëndrat
Duke preferuar në vend të tyre industrinë e rrëndë
Të njëri-tjetrit,
dhe i kemi dhënë mirseardhjen depresionit
dhe thirrjeve të rrënojave
zakonin e pamundur për t'u thyer.

Dhe tashmë ne jemi këtu
Tryeza është gati dhe nuk mundemi të hamë.
Mishi qëndron në liqenin e bardhë të pjatës së tij
Shishja e verës është në pritje.

Duke ardhur këtu
si për borxh :
asgjë nuk është grabitur
asgjë nuk është premtuar.
Ne nuk kemi zemër ose falje hyjnore
Jo vend për të ikur
Jo arsye për të qëndruar.

Duke dhënë vetveten

I nxora dhe i dorëzova
sytë e mi si vezë të qelqta.
E dorëzova gjuhën.
E dhashë gojën,
ëndrën konstante të gjuhës time.
E dhashë pshertimën që është mbështjellja e zërit tim.
E dhashë zemrën që në fakt është një mollë e djegur.
I dhashë mushkritë e mia që në të vërtetë janë
pemë që kurrë nuk e kanë parë hënën.
E dorëzova kutërbimin tim që në të vërtetë
është udhëtim i ngurtësuar nëpër shi.
I dhashë duart e mia që përngjajnë me dhjet lutje.
I dhashë krahët që gjithmonë janë përpjekur të më ngrehin.
I dhashë kofshët që janë veçse dashnorë përgjatë natës.
I dorëzova bolet e mia që në fakt përngjajnë
me hënëzat e fëmijërisë.
E fala palloshin tim që i dekurajuar zhduket
nëpër vrima.
I dhashë robat e mia që janë mure të hedhura në erë
duke dorëzuar fantazmën që jeton brenda tyre.
E dorëzova vetveten.
E dhashë vetveten.
Dhe ju nuk do të keni asnjë copë të saj
Sepse do ja rifilloj përsëri nga e para
Pa patur me vete asgjë.

Rreshta për dimrin

Thuaji vetvetes
kur i ftohti vjen dhe akullima bie prej qielli
do të doje të ishe atje
duke ecur, dëgjuar
të njëjtën melodi, s'ka rëndësi se ku,
të gjesh vetveten
brenda izolimit të errësirës
ose poshtë thyerjes së bardhë
të hënëzave të përqëndruara
në luginën me dëborë.
Këtë natë ndërsa bën ftohtë
Thuaji vetvetes
Gjithçka që di është asgjë.
Por melodia e kërcimit tënd luan
ndërsa je duke ikur.
Dhe ti do që të kesh mundësi
për një herë të vetme të gënjehesh përposhtë
flakës së vogël të yjeve dimërorë.
Edhe po qe se ndodh dhe nuk ke mundësi
shko më tutje ose kthehu mbrapsht,
dhe do e gjesh vetveten përsëri
kur të kesh vajtur gjer në fund.
Thuaji vetvetes
në këtë rënie finale të ftohti mbi degëd e tua
Thuaji vetvetes
që e dashuron faktin se cili je.

Mbeturinat

E zbraza veten në emër të të tjerëve
I zbraza xhepat
I hoqa këpucët dhe buzë rrugës i lashë
Natën i ktheva akrepat e orës
E hapa albumin e familjes dhe vetveten gjeta aty djaloshar
O Zot, çfarë ka ndodhur ?
Orët e kanë kryer punën e tyre.
Thërita në to emrin tim.
Thash veçse një lamtumirë.
Fjalët ndoqën njëra-tjetrën tatëpjetë.
E dua fort gruan time por largojeni pë një moment.
Prindrit e mi të ngritur nga fronat e tyre,
Në dhomëzat e qumështa të reve qiellore.
E si mund të këndoj ?
Koha më thotë se cili jam.
Kam ndryshuar dhe kam mbetur i pa prekur.
E zbraza veten nga jeta ime,
Dhe jeta ime është gjithçka që ka mbetur.

Shqipëroi Flurans Ilia


Intervistë me Mark Strand mbas fitimit të çmimit Pulitzer
(për poezinë - 1999)

Fitues i çmimit Pulitzer për poezinë këtë vit (1999), është z.Mark Strand me librin "Blizzard of One" , i nënti vëllim poetik nga ky autor i cili ka publikuar gjithashtu libra me përkthime, antologji poetike, proza dhe libra për fëmijë. Laureat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht anëtar i shumë forumeve të njohura. Zoti Strand sot është pedagog në University of Chikago. Urime për çmimin dhe ju faleminderit për praninë tuaj sot.

Ju faleminderit për ftesën !

Ju keni fituar shumë çmime të njohura ndër to më prestigjozi MacArthur Genius Fellowship. Pulitzer a ka tërhequr më tepër vëmendjen e botës letrare ?

Besoj se po. Megjithse edhe MacArthur solli ndihmesën e vetë. Por ky çmimi i tanishëm është histerik. Telefoni nuk pushon së rrëni në shtëpi. Jam i nderuar të jem këtu sotë se nuk do më duhet t'i përgjigjem të gjitha telefonatave.

Jam shumë e interesuar mbi idetë tuaja se si funksionon poezia. Ju keni thënë : "Poezia e lëshon vet-veten. E fsheh veten e saj ngadalë. Disa herë ka natyrë helmuese në mëndjen e lexuesit" . Si mendoni se poezia e bënë këtë gjë ?

Mendoj se varet shumë nga lexuesi. Lexuesi duhet të dali nga vet-vetja dhe japi veten tek poezia. Më tej poezia e ç'vesh lexuesin nga normaliteti i jetës së zakonshme... natyrisht po qe se poezia është e aftë të kryej këtë funksion. Kjo vjen me rigjallërimin e fjalës aq sa krijohet një atmosferë krejt e re. Kjo vjen si rjedhojë e përdorimit të një gjuhe krejtsisht të veçantë nga ajo e rrugës dhe përdit'shmërisë të ditës së punës. Kështu që si lexues je i detyruar të kesh vëmendjen aty.

Funksionon e gjitha kjo ndryshe nga fiction ?

Shiko, fiction të hedh jashtë vet-vetes. Fiction krijonë një botë ku ti e imagjinon veten, duke u identifikuar me karakteret e personazheve, ti lëviz në një kurth që është totalisht i ndryshëm nga ai i përdit'shmërisë tënde. Poezia besoj, të hedh veçse drejt vet-vetes prej ku ti del dhe je i angazhuar më tej me botën në një mënyrë krejt të ndryshme prej atij momenti. Domethënë, je në kontakt me mënyrën se si ti e njeh atë (botën), në një mënyrë sipërfaqësore më të alternuar. Ajo mbetet bota jote, nuk i përket të tjerëve, por veçse më e përparuar dhe moderuar.

Duke u rreferuar diku, ju keni deklaruar se detyra dhe destinacioni i poetit nuk është përparësia drejt publikut, por gjuha i vetmi faktor ku poeti shpreson se e vet-përsosë me kohën dhe përvojën e tij. Mundet të na shpjegoni diçka ?

Nuk besoj se gjithkush është poet pa lexuar poezi të të tjerëve më parë. Sikurse besoj se çdo poet e ka të qartë se ekziston një vazhdimsi, traditë, që ka bërë të ngrihen themelet, e gjuhës në të cilën ai shkruan. Dhe besoj me bindje se poeti pikërisht fokusohet në këtë detyrë. Të kryej më të mirën e mundëshme për ta përparuar dhe zhvilluar gjuhën e traditës së vet.

Le të shohim më nga afër se si funksionon kjo në poezinë tuaj. Mundet të na lexoni diçka ?


Po me kënaqësi : Në një tjetër kohë do të donim të dinim / Se si Toka do të dukej po qe se popullohej / Nga po këta njerës në format natyrore që ata janë sot / Në një tjetër kohë gjurmët e tyre do na bindin se jemi të pandryshueshëm / Dhe mundej të ishte më e lehtë në të shkuarën vetmia e së tashmes / Drejt së ardhmes ku të gjithë duhet të jemi të falur / Por mbas gjithë kësaj çfarë nuk mund të shihet apo shpjegohet / Gjithmonë ka për të qenë tjetërkund / Gjithmonë e supozuar / E padukshme, mbas shenjave / Sipërfaqe e bukur e së panjohurës / Kjo është pika vendimtare, ç'veshëse e njohjes / Në një tjetër kohë e padukshmja e sotme do na vet-përsosë / Dhe gadishmërisht duhet të dëshmojmë se gjuha që përdorim është e gabuar / Dhe të gjitha gjërat e tjera të gabuara janë nga mënyra se si i paraqesim / Vet-veten , duhet të themi, se asnjëherë nuk mundet ta shohim pa maskë / Në fakt, duhet thënë, nuk mund të kuptohet pa ato.(Maskat dy-fytyrëshe)

Kjo lloj poezie që ilustron mendimin tuaj në atë çka pretendoni e paraqet veten e vet ?

Besoj se po. Unë dhe poezia jetojmë së bashku nën të njëjtën çati në këtë botë. Por e vërteta e botës dhe e vërteta e vet-veteve tona, gjithmonë ka për të ngelur në dritë'hije mbas nesh. Gjithmonë ka për të ekzistuar diçka që nuk e dimë.

Nuk po ju pyes më se ç'nënkuptime ka kjo poezi sepse ju keni thënë se poezia nuk është e reduktueshme. Nuk është reprezantuesja e gjithçkaje. Poezia nuk nënkupton ose qëndron në jetë për një arsye apo për diçka tjetër. Mundet të jeni më i shpjegueshëm për të gjitha këto në raport edhe me rrolin e poetit ?

Të gjitha këto varen se çfarë poeti je. Disa prej poetëve bëjnë shumë kujdes me fjalët duke i paraqitur ato teknikisht të përkryera në mënyrë foliore. Disa të tjerë mundohen të krijojnë tjetër botë imagjinative me fjalë më të thjeshta imagjinare të cilat na drejtojnë veçse drejt po kësaj bote (jetëve tona reale) prej ku dalim , mbas leximit, qartësisht më sy'zgjuar. Dua të them se poezia si askund dhe askush tjetër ndihmon eksperiencat tona jetësore, nëpërmjet koloritit të fjalëve të përzgjedhura, në mënyrën më intensive.

Ndërsa lexoni një poezi çfarë kërkoni të shihni tek ajo ?

Shikoj për dritëdhënie. Pres duke lexuar të vihem në lëvizje imagjinare. Të kem përpara tabllonë e botës në të cilën jetoj, të ndryshuar , të zmadhuar, që të dyja së bashku të konsoliduara dhe super-metaforizuara në poezi. E më tej, të jem në gjendje të shoh aty ndër vargje, të gjithë këtë ndryshim. Më paradoksialisht të jem në distancë ndjekje pasionante së bashku me poezinë. Të bashkudhëtoj me imazhin e saj.

Kur shkruani z.Strand, a përdorni dorëshkrimin ?

Po. Ndërsa shkruaj përpiqem me sa mundësi të kem që të mos e lexoj atë që shkruaj. Kjo ndodh gjer në finale pasi e kam mbaruar plotësisht dhe vihem në daktilografimin e saj. Ndërsa përdor dorëshkrimin kam përshtypjen se e shtyj poemën gjak'nxehtësisht më tej sa të jetë e mundur. Ndërsa daktilografimi dhe më tej printimi i fletëve të shkruara është më tepër një proces final që i jep fund poezisë, megjithse në mendje ka kohë që ka përfunduar.

Mendimet, a ju vijnë lirshëm në mendje ndërsa krijoni ?


Jo. Qartësisht jam një mendimtar i ngadaltë nga natyra, ç'ti bëshë ?!

Atëherë mundet të na thoni se si vijnë mendimet tek ju ?

Ato vijnë në çdo kohë. Jam duke ecur në rrugë dhe fjalët apo figura hop- kërcen në mendje prej nuk e di se ku. Ose jam duke lexuar një roman dhe mos'leximi korekt i fjalisë në prozë shndërohet në mendje si të thuash në vargun e ardhëshëm poetik. Mundet që figura të dali prej një dialogu me një mik dhe prej aty të konsolidohet në mendje. Gjithmonë gjej fjalë të cilat më zhvasin dhe më tërheqin me dobinë dhe funksionin e tyre figurativ.

Kur shkruani, sa kohë merr përfundimi i një poezie apo poeme ?

Varet. Disa vijnë menjëherë. Disa prej tyre janë të përfunduara në mendje përpara se t'i përfundosh në letër. Disa poezi marrin edhe muaj për t'i përfunduar. Ndërkohë që kam shkruar poemë edhe përgjatë një ose dy vjetë.

Së fundi kjo është pyetja jonë finale. Të më falni që po ju pyes por shumë lexues kureshtar duan të dinë nëse mund të jetohet vetëm duke shkruar poezi apo duhet të ushtrosh diçka tjetër për të siguruar jetesën. Si për shembull profesionin e arsimtarit ?!

Mendoj se duhet patjetër të punosh në arsim e japësh leksione. Poetët nuk janë shumë të paguar. Edhe po qe se je poet shumë i njohur dhe i sukses'shëm. Edhe po qe se ke publikuar dhe shitur shumë libra. Besoj se do të duhet të kruash dhe shtërngoshë shumë fort xhepat dhe vet-veten që të mbijetoshë duke shkruar vetëm poezi.

Kjo është përgjigja juaj finale në raport me shoqerinë e sotme industriale ?!

Atë që mendova sapo e thashë se poezia nuk është shumë e paguar në ditët tona. Nga ana tjetër si të thuash kjo është një gjë shumë e mirë dhe e shëndetshme për poezinë. Duke mos patur presionin e pagesës dhe parasë për atë që shkruan je krejtësisht i lirë të bëshë dhe japësh ide dhe krijime krejt të lira dhe origjinale.

Atëherë edhe një herë ju faleminderit dhe urime për çmimin Pulitzer, z.Strand !

Ju faleminderit !

Përgatiti Flurans Ilia
 
Top