• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Marsela Lena: Rifillimi nga e para në Shqipëri

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Të jesh e diplomuar në Akademinë e Arteve nuk është një nga zgjedhjet më të mencura që mund të bësh, pasi mundësitë për të gjetur hapësira në tregun e vogël të aktorëve janë shumë të limituara.


Por as kjo dhe shume pengesa të tjera nuk e bindën Marsela Lenën që të ndryshonte mendim. E larguar nga Shqipëria në moshën 5 vjeçare, rikthimi i saj në atdhe ndodhi vetëm për një arsye, konkurimi për degën e aktrimit.

Pasioni i madh për skenën dhe filmin dukej tek Marsela që në fëmijërinë e saj dhe ata që e njohin që ateherë, kanë shumë për të treguar si Andon Koci, aktor i teatrit. “Këtë rrugë të gjatë, këtë kalvar artistik e ka nisur që e vogël, duke qënë shumë më herët në kontakt me teatrin”, shprehet ai.

Nje mori rolesh edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë qe nga diplomimi i saj, jane shtuar ne CV-në e Marselës, filma, teatër dhe ndonjë çmim, janë shpërblimi i sakrificave të vajzës së ndrojtur që nuk ka frikë nga skena, por më mirë se kushdo e njeh pedagogu i saj, Birce Hasko. “Eshtë një vajzë me një sedër të admirueshme, e kërkon rezultatin tek vetja jo tek të tjerët. Kjo është një fisnikëri”.

Ndërkohe që për punën e saj të madhe mësojme pothuajse gjithçka natyrshëm interesohemi per kohen e saj të shpenzuar jashtë aktrimit dhe mesa duket ky është nje koncept i panjohur për Marselen. “Jeta private e saj është disi jo delikate, por aq edhe intime, po sa intime po aq edhe e përkushtuar. Ajo ka një inamoratizim drejt pasionit të aktrimit”, shprehet Koci. Nje aktore që është njëkohesisht një vajzë e qeshur, me bicikleten e saj karakteristike dhe me dëshiren e madhe për punën, për punën dhe sërish për punën./tch/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top